Bushati takon kongresmenët: Të vendosur përkrah SHBA

30 Prill 2014, 09:52Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, zhvilloi sot takime me kongresmenët Robert Aderholt dhe Eliot Engel. Kreu i diplomacisë shqiptare i informoi kongresmenët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe situatën në rajon.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të një rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin tonë”, theksoi Bushati. 

Ai shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së, në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

Kongresmenët amerikanë Aderholt dhe Engel vlerësuan progresin e Shqipërisë, reformat për forcimin e shtetit ligjor, sundimin e së drejtës në ekonomi dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ata veçuan rolin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si faktor paqeje në rajon. 

Përfaqësuesit amerikanë rikonfirmuan vijimin e mbështetjes për Shqipërinë, në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese. Bashkëbiseduesit u ndalën në projektet e bashkëpunimit rajonal, ku veçuan rëndësinë e gazsjellësve TAP dhe IAP, si mundësi reale për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit. 

Ministri Bushati shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tyre ndër vite në forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. 

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington,  ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, mbajti një fjalë në Konferencën e Këshillit të Atlantikut, një nga organizmat me kontribut të veçantë ndërkombëtar në farkëtimin e dimensionit transatlantik të politikës  së jashtme dhe të sigurisë  të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, si dhe ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes nga vendet e anëtarësuara në NATO gjatë dekadës së fundit, dominuan shqetësimet në lidhje me situatën e paqëndrueshme në Ukrainë si dhe sfidat që kjo situatë paraqet për të ardhmen e komunitetit euro-atlantik.
 
Në fjalën e tij Bushati theksoi se, “në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”.  

Gjithashtu ai u shpreh se as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.

 

8 komente në “Bushati takon kongresmenët: Të vendosur përkrah SHBA”

  1. Desara says:

    Politike e Jashtme FANTASTIKE
    Bushati eshte njeriu i duhur ndaj dhe Rama ka nje ekip fantastik qeverises ne cdo dikaster

    1. Andi says:

      bravo. Vazhdoni te na promovoni e bashkepunoni. Ameriak e vendet demokratike na duhen prane

      1. Arben says:

        politika e jashtme e jashtezakonshme, ky njeri ka shume vlera jo me kot rama e ka ven minister te jashtem.

        1. fredi says:

          mbajtaj e mardhenieve te mira me shtetet e bashkuara jane me verte shume te rendesishme , SHBA eshte faktor kyc i integritetit te Shqiperise.

  2. Taqka says:

    E cna duhet ameriqia. Shpetimi vjen nga greqia, andej duhet ti mbajme site

  3. Skela says:

    O po na spjegoni pak ku vene parate e shqiptareve. Perse i merr bota qyl? kete na spjegoni.

  4. Andreas says:

    Une propozoj qe te hiqet shqiponja bizantine nga flamuri dhe te vendosim nje banane ne vend te saj.

  5. SKLLAVI says:

    Nivel shume i ulet takimesh per nje Minister te Jashtem. OK o trushkulur qe i beni m… marshallah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje