Basha takon përfaqësues të BB dhe FMN: Situata ekonomike e përkeqësuar, shkak korrupsioni qeveritar (VIDEO)

30 Prill 2014, 12:29Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se në themel të përkeqësimit të ekonomisë shqiptare qëndrojnë paaftësia, arbitrariteti, evazioni dhe korrupsioni qeveritar. Këtë deklaratë Basha e bëri gjatë takimeve me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, përkatësisht Tahseen Sayed dhe Nadeem Ilahi.

Në bisedat me përfaqësuesit e dy institucioneve ndërkombëtare financiare, Basha shprehu shqetësimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës për kursin e gabuar ku qeveria ka futur ekonominë shqiptare. Sipas kreut demokrat, ka një rënie të mbledhjes së të ardhurave, jo vetëm krahasuar me periudhën e mëparshme, por edhe duke marrë parasysh vetë parashikimet e qeverisë.
Kryetari i opozitës tha se është shumë shqetësuese mungesa e transparencës nga qeveria në lidhje me vendimet dhe të dhënat zyrtare.

“Qeveria ka krijuar pasiguri juridike, çka ka dëmtuar biznesin dhe ka stepur investitorët. Treguesit e ekonomisë janë në përkeqësim, rënie, ose dobësim. Ulja e ndjeshme e mbledhjes së të ardhurave, theksoi Basha është tregues i evazionit, korrupsionit dhe rritjes së informalitetit në ekonomi. Nga ana tjetër është rritur praktika e prokurimit të drejtpërdrejtë nga ana e qeverisë”, u shpreh Basha duke shtuar se Qeveria po vonon informacionin në këtë drejtim të kërkuar nga opozita në rrugë parlamentare.

Duke u ndalur tek arbitrariteti, shkelja e ligjit, moszbatimi i vendimit të gjykatave, prishja e ndërtimeve me leje ose në proces legalizimi, spastrimet në administratën publike dhe emërimet e personave me precedentë apo të kaluar kriminale, Basha tha se është krijuar një klimë pasigurie e përgjithshme që ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe biznesin dhe si rezultat ka mbyllur vende pune dhe zvogëluar shanset për punësim.

Kryetari i Partisë Demokratike i njohu përfaqësuesit e Bankës Botëroe dhe Fondit Monetar edhe me rënien e nivelit të pagesave nga qeveria të detyrimeve ndaj subjekteve të përfshira në investimet publike krahasuar me periudhën e qeverisjes së mëparshme, dhe me uljen e rimbursimit të TVSH-së.

20 komente në “Basha takon përfaqësues të BB dhe FMN: Situata ekonomike e përkeqësuar, shkak korrupsioni qeveritar (VIDEO)”

  1. Vespa says:

    Ama futja kot.hahahahah FMN tha qe pritet rritje 2.1 % e gjerat po ecin mire, luli ja fut ne ajer tani

    1. Elsa says:

      Si perhere basha ben ate qe ka bere dhe saliu. Tendence per te lene vendin mbrapa ne rrugen e progresit/

      Nga ana tjeter FMN eshte shprehur pozitivisht per gjerat ne shqiperi

      1. bashkimi says:

        jepi luli jepi se i bie bukur! shko more vagabond se je mesuar qe te mbaje per dore ai katili e tani mendon se po ndenje kot do te besh hajer! maskara.

        1. besa says:

          nuk kuptohen asnje here kto te pd , diten te qajn edhe naten te vrasin. tjeter gje thon ne shtyp te kunderten plotesojn ne raporte.

          1. Pilo Lala says:

            Ky Basha sikur nuk donte qe te hynte FMN ne Shqiperi. Cfare ndodhi tani?
            I shkreti i kupton gjerat me vonese.

      2. anton says:

        hajde lul DUMA-CILJETA hajde ky qenka kallom shurre fare,po mire sipas ideollogjise tende 8-vjet paragonohen 8-muaj qeverisje,ku e evidenton ti korrupsionin,ikore dreq grisu ul koken e puno ne bashki dava plere…

    2. ceni says:

      si rradhe here ekonomia shqiptare po stabilizohet , kot FMN nuk e deklaroj qe ne do kemi rritje 2.1 % .

      1. daniela says:

        edhe pse sju pelqen ekonomia shqiptare po ndryshon , mbeshtetja e fmn edhe shum e shum vendime qe po merren po rezultojn te sukseshme.

        1. fredi says:

          per cdo akuze qe keni bere si para 8 vitesh si ne kto 7 muaj asnjehere nuk keni nxjerr fakte , thjesht keni bere show me fjale asgje me shume.
          Edhe pse nuk doni ndryshimi edhe rilindja e vertet po i vjen kti vendi.

    3. Andi says:

      Kush flet per korupsionin hajduti qe vodhi 200 milion euro nga ndertimi i rruges se Kalimashit. Por nese ka korrupsion ju e dini vendin se ku duhet te shkoni. Prokurorin e Pergjithshem e keni tuajin cojini akuzat ne prokurori dhe jo ke BB dhe FMN-ja.

  2. alvaro says:

    te gjithe e dime qe ne perdhjudhen e qeverise se sali berishes investimet publike apo shlyerjet e detyrimeve kane qen 0. prandaj u dha ndima nga FMN 300 mln euro per shlyerjen detyrimeve te prapa mbetura.

  3. miku says:

    Shyqyre qe jane ne opozite dhe qe genjeje me trashe se sa pinoku.
    Sezoni i blerjeve apo i shpetimeve eshte hapur vjet ne 23 qershor.Do tu propozoja partive te tjera te djatha te qendrojne sa me afer barkes se kalbur ( te renuar, erekeqe, djallosur)te p.d e cila po permbyset per te shpetuar ( dhe keshtu te rrisin antarsimet e tyre) ata qe do te largohen prej saj se ka dhe debila qe do ti qendrojne deri ne fund.

  4. endri says:

    PO SI KE GOJE E FOL ME FMN KUR VETE E SHPORRET NGA SHQIPERIA MORE KOQE GOMARI…

  5. donin te vinin vetullat nxoren syte says:

    Please o shoku Basha po bene shaka opo keshtu e do puna.

  6. Une says:

    Vetm mut di te nxjerresh nga haleja moj Luleshe e Sales

  7. Gjonoshati says:

    Ky viçi i palëpirë po e bën faqen shollë edhe me të huajtë e pa u skuqur e zverdhur dashka t’u bëjë leksion edhe atyre që i japin ujë në bisht të lugës. Ky vetëdemaskim donkishotesk është e vetmja vepër e “mire” e këtij stani bashibozukësh që kanë marrë rrokullimën në këtë fare feje sa që po na vjen ndot t’u përmëndim edhe emrat.

  8. liri drejtesi says:

    Kastriot Islami, dje ne “Panorama”, e citon John Kerry si vijon: John Kerry sekretari amerikan i Shtetit, në Samitin VIII të Sigurisë Globale në Munih, duke iu referuar situatës konfliktuale, në Ukrahinë, një vend me demokraci oligarkike, ndër të tjera ka deklaruar se qytetarët e vendeve të Ballkanit “përsëri janë të zhgënjyer se aspiratat e tyre po nëpërkëmben nga korupsioni dhe interesat e oligarkisë, 1) që blen vota, 2) shantazhon kundërshtarët ,3) tenton të eleminojë opozitën, 4) vendos nën kontroll Gjyqësorin, 5) blen biznesin dhe shoqërinë civile”.

    Kërkoni ne Google: Germany, US push aggressive policies at Munich Security Conference. By Stefan Steinberg, 3 February 2014.
    Dhe do te mesoni se: John Kerry announced: “We have detected a disturbing trend. Through many parts of Eastern Europe and the Balkans, the aspirations of citizens are being trampled beneath corrupt and oligarchic interests, interests that use money to stifle political opposition and dissent, to buy politicians and media outlets.”
    -A mund te jete nje ish minister i jashtem kaq abuziv?
    -Cfare mbetet per te thene per saktesine e citimeve që K. Islamit i ben Joseph Daul, te PPE, ne shkrimin e vet te “Panorama”, dje.

  9. SKLLAVI says:

    E drejta e prones qendron para cdo te drejte tjeter z Kryeminister i Repuklikes Popullore Komuniste te Shqiperise. Po si nuk e the nje fjale te vetme per pronaret apo si nuk te shkoje mendja ti ftoje te dyja palet e interesuara ne Kryeministri, apo pronaret nuk jane shtetas shqiptare.
    Prona merret nga qeveria vetem pasi te jete paguar me vleren e plote te tregut dhe vetem per nevoja publike ne te gjitha vendet demokratike te botes e madje edhe ne Kinen komuniste por ne Shqiperine staliniste kjo praktike duket se nuk ka ardhur akoma.
    Po per akordin me Gjykaten e Strasburgut si nuk e the nje fjale z Kryeminister. Po per parate qe duhet te paguash per vendimet e Gjykates se Strasburgut qe po shkojne ne miliarda Euro kur dhe ku do ti marresh nuk the gje gjithashtu.
    Vendimet e Gjykates se Strasburgut vazhdojne te behen pirg se bashku me miljardat e Eurove te papaguara e ju vazhdoni akoma te grabisni pronat e qytetareve shqiptare me vendime Qeverie Komuniste Staliniste duhet thene se perndryshe fyejme komunistet kineze.
    Qofshi ju qe jeni. D.M.TH mashtrues me te pafytyre nuk mund te kete qene as Enver Hoxha. Ndonjeri mundet te thote po Saliu . Per te verteten jane pothuaj njelloj por Saliu nuk ka thene ndonjehere se do jua kthej pronat por nxirrte kelyshin e tije Mediun te mashtronte si Rama gjate fushates.
    Qeveritare Shqiptare mos harxhoni parat e ppullit shqiptar duke shkuar ne Bruksel gjoja per integrimin se kur nje qeveri shkel te drejtat themelore te njeriut as ne Unionin Afrikan nuk e pranojne jo me ne Europe , pra thjesht shkoni per te fshehur parate e vjedhura e per turizmin tuaj e deri edhe per te pare kupat e europes ne futboll.
    Se dyti shqiptaret duhet ta kene te qarte te majte e te djathte me prone apo pa prone me qeveri komuniste neokomuniste apo demokrate se vendimet e Gjykates se Strasburgut do te paguhen deri ne lekun e fundit nese shqiptaret deshirojne te kene shtet Shqiptar gje qe nese vazhdojne keshtu ta dime te tere se nje dite edhe mundet te mos e kemi fare as keshtu bandit e grabites sic e kemi.
    Pronaret qe i kane kaluar hallkat e proceseve gjygjsore shqiptare ti drejtohen Gjykates se Strasburgut pa e humbur nje dite me he te mos presin mashtruesin e radhes me mashtrimin e ri.
    Persa i perket pronarve qe akoma jane qe 24 vjet ne procesin e zhvatjes se lekeve nga keta qeveritare te pafytyre e shppirt , por jo ne procesin e njohjes se prones pasi nekomunistet nuk kane ndermend te njohin krimet e baballareve te tyre e as te kthejne pronat e grabitura nga po ata kriminele te mos vazhdojne te paguajne me por te kalojne procesin sa me pare dhe ti drejtohen Strasburgut edhe ata.
    Ndersa brenda vendit ish pronaret te rithemelojne shoqatat e tyre ne tere shqiperine dhe te paralajmerojne qeverine me greva nje orshe e duke i pershkallezuar deri ne greve urie kombetare duke i ndaluar se bashku me institucionet nderkombetare vazhdimin e rigrabitjes se pronave nga regjimi nekomunist qe i kane lene vendin njeri tjetrit.
    Bijte dhe bijat e pronarve e te persekutuarve qe ne te shumten e rasteve i perkasin te njejten shtrese te njoftojne per kete rigrabitje te prones se tyre kancelarite perendimore nga vendet ku jetojne e punojne pasi ne te shumten e rasteve tashme jane shtetas perendimore.
    Baballaret kriminel te ketyre neokomunisteve pa fytyre e dinjitet njeriu na kane grabitur pronen, internuar, persekutuar e ne te shumten e rasteve na kane lene jetim apo jetim me prinder te gjalle pasi i kane mbyllur ne burgje prinderit tane me me shume se 30 vite e nuk duhet bere gjaku uje.
    Bashkevuajtes kemi me vete te Drejten, Zotin e Perendimin prandaj duhet te behemi te gjalle e te mos tulatemi nga mashtrimet pa fund te ketyre te pafytyrve qe i leshojne vendin njeri tjetrit ne kurrizin e popullit shqiptar qe mashtrojne pa u skuqur e pa u zverdhur qe 24 vjet me radhe e me tej se do hanim me luge floriri.
    Ata shqiptare qe kujtojne se perfitojne nga ky mashtrim i qeveritareve te pafytyre po ju them se kostoja e kaosit permanet ku e mbajne Shqiperine keta antishqiptare e kalon disa fish vleren e truallit te shtepise suaj se bashku me shtepine .
    Aji qe eshte shqiptar e di mire qe nuk eshte toka as trualli i tije e as i Qeverise grabitse te radhes prandaj mos vazhdoni te vetemashtroheni por blini trojet e tokat tek pronaret e vertete mbi te cilat jetoni sot nese nuk jane tuajat dhe keni per te fituar disa fish. Se pari fitoni qetesine fizike e mendore per ju e brezat qe do lini mbrapa. Se dyti fitoni qetesine me shpirtin tuaj nese realisht besoni pak ne Zot se nuk merret gjeja e tjetrit. Se treti po ju garantoj se fitoni financiarisht me se paku tre fishin pasi akoma cmimet ne Shqiperi jane shume poshte.
    Pyesni veten apo komshiun se sa e ka blere dynymin e tokes apo truallit mbas 91? Me 4-5 miljon te vjetra e sot me siguri mundet ta shesi 60-70 milion pra per 20 vjet kane fituar me shume 10 fishin.
    Shqiptare pronare apo jo pronare megjithse per te verteten sipas statistikave 87% e shqiptareve jane pronar te nje trualli sado te vogel mos vazhdoni te mashtroheni nga qeveritare ordiner qe duan tju mbajne ne kaos e vellavrasje me qellimin e vetem qe tju grabisin te sotmen e te ardhmen.
    Jam i bindur se dikur do ta kuptoni por do jete teper vone e qeveritaret e djeshem e te sotem nuk keni ku ti gjeni pasi me kohe do jene duke ngrene parate tuaja ne nje qoshe globi.
    Liria , demokracia, prona, dinjiteti gezohen vetem atehere kur lufton e perpiqesh cdo dite qe ti keshe. Cdo gje e ka nje fund edhe keta grabites te pafytyre qe ju kane hypur ne qafe duhet ta kene nje fund. A ka nje popull ne Europe qe e kane detyruar me varferi e kercenime nga me te ndryshmet te braktise Atdheun gjysma e popullsise pervec shqiptareve. Gjysma e mbetur nuk votojne pasi kane 24 vjet qe nuk e perfillin ndonjehere voten e popullit . Ata cfare mbesin i kercenojne me buk apo i blejne varferine javore me nje thes miell te vjedhur nga buka e tyre dhe ne fund shpallin mes kacafytjesh gjoja sundimtarin e radhes pasi nuk jane gje tjeter vetem dy pjese e nje bande kriminale.
    Kaq legjitim jane keta te pafytyre te pa ers me me gjak bastard qe as mendojne nje minut per Shqiperine e Shqiptaret por gjithnje te perulur para padronve te tyre qe kane rreth 100 vjet qe gjithnje e kane qene jashte kufirit shteteror.
    Ngrihuni shqiptare e shporrni vemjet e rradhes qe vazhdojne t’ju pijne gjakun me me intensitet se te paret e mos vazhdoni te vritni vllain per nje gardh se kemi vendin me te bukur qe Zoti ka dhene mbi dhe e te jetojme ne paqe e vllazni me njeri tjetrin e pse jo edhe te begate se i kemi tera mundesite.
    Ish-Sekretarja e Shtetit mikja e madhe e Shqiptarve Hillary Clinton tha se shqiptaret i kane potencialet qe te jetojne si populli me i pasur i botes.
    Zgjohuni shqiptare se jemi populli me i ri i Europes i mireshkolluar se paku gjer tani e me nje vend qe nuk e ka kush ne bote qe nuk e kane quajtur kot mesi i dheut.
    Rraca e shqiptarit me gjakun e Kastriotit nuk ka qene nuk mundet te jeojne me sidromen e skllavit.

  10. Leonardo says:

    Ky përfundimisht është i pa fytyrë dhe hajde të presësh që të na drejtojë ky i pa cipëë

  11. leo england says:

    Beme baba Sa leh qeni me te ngja. Kriminelet dhe hajdutet kudo jane njelloj, flasin me te njejten gjuhe dhe me e bukura ju ankohen atyre qe I perzune kur qe ne pushtet( FMN)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje