Rama: Qytetarët, më shumë siguri në fushën e mjedisit

30 Prill 2014, 12:43Politika TEMA

Qeveria miraton vendimin për që përmirëson rregullat dhe procedurat në shërbim të informimit dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen mjedisore dhe garanton transparencë të plotë.

Vendimi është publikuar në faqen e Facebook nga Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit qytetarëve do ti ofrohet më shumë siguri në fushën e mjedisit.

Qeveria përcakton rregullat, kërkesat dhe procedurat për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarjen mjedisore. Vendimi ngarkon Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM) për këtë procedurë. AKM-ja, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së aplikimit për procedurën paraprake të VNM-së, publikon në faqen e saj të internetit, për 20 ditë rresht, informacionin e plotë për projektin, siç është paraqitur nga zhvilluesi.

Sipas vendimit, informimi dhe përfshirja e publikut gjatë procedurës së thelluar të VNM-së përfshin këto faza:

a) Informimin e publikut për projektin e propozuar dhe marrjen e mendimit të tij në fazën e përcaktimit të çështjeve që do të trajtohen në raportin e thelluar të VNM-së, shoqëruar me sqarimet për procedurën në zbatim;

b) Informimin e publikut për komunikimin që AKM-ja bën me zhvilluesin për çështjet që duhet të trajtohen në raportin e thelluar të VNM-së;

c) Informimin, ndërgjegjësimin dhe konsultimin e publikut nga ana e zhvilluesit gjatë hartimit të raportit të thelluar të VNM-së;

ç) Informimin dhe përfshirjen e publikut për organizimin dhe realizimin e  dëgjesës publike;

d) Informimin e publikut dhe marrjen e mendimit të tij nga AKM-ja në fazën e shqyrtimit dhe miratimit të Deklaratës Mjedisore;

dh)  Informimin e publikut gjatë monitorimit të ndikimeve në mjedis të projektit.

Për të bërë të mundur informimin dhe marrjen e mendimit nga publiku dhe OJF-të, AKM-ja, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga zhvilluesi, publikon në faqen e saj të internetit, për 20 ditë rresht, informacionin e plotë të paraqitur nga zhvilluesi. Në publikim AKM-ja sqaron procedurën që do të zbatohet për informimin, konsultimin dhe dëgjesën publike për projektin deri në miratimin e Deklaratës Mjedisore. Gjithashtu ajo sqaron mënyrën dhe afatin kohor (20 ditë), duke sqaruar që brenda këtij afati mund të jepen mendime për çështjet, që duan të trajtohen në raportin e thelluar. Në rast se projekti i propozuar ka karakter kombëtar, AKM-ja, në komunikimin që bën me zhvilluesin, lidhur me kërkesat për raportin e thelluar të VNM-së, i thekson atij nevojën e informimit dhe përfshirjes së publikut, duke përfshirë të gjitha njësitë administrative vendore që ndikohen nga projekti. AKM-ja publikon menjëherë në faqen e saj të internetit komunikimin me zhvilluesin për çështjet që duhet të trajtohen në raportin e thelluar të VNM-së, ku përfshihen edhe mendimet e kërkesat e dhëna nga publiku. Në vendim përcaktohet gjithashtu  anketimi direkt i publikut të qendrave të banuara në zonën e ndikimit të mundshëm të projektit në mjedis.

 

13 komente në “Rama: Qytetarët, më shumë siguri në fushën e mjedisit”

  1. bashkimi says:

    Mjedisi eshte jete! Duhet te kujdesemi sa me shume!

    1. dani says:

      ky eshte kryeministri i shqiptareve edhe per shqiptaret. mendon per te miren e atyre edhe per mjedisin ku ne ku ndodhemi.

      1. bashkimi says:

        Zoti Rama duhet te kujdeseni me teper sepse ai mavria qe ishte perpara e pate cfare i beri liqenit te lures!

        1. umilia says:

          a mor edi rama sa mire do ishte te kishe vetem ti pushtetin…shpresoj qe socialistet te jene aq te zgjuar sa te nxjerrin me 71 mandate te vetem ne 2017!

    2. danja says:

      Qeveria Rama qeveri Konstruktive

  2. besa says:

    bravo qeverise qe mendon per sigurine e mjedist shqiptare.

  3. gjyshja says:

    premtime te dhene edhe po mbahen nga qeveria. Kjo eshte qeveria e punes edh jo e fjalve.

    1. beni says:

      sot spo degjojm me fjale , po vetem vepra , duket qe shqiperia po rilind.

      1. lorij says:

        Shume dakort, lajmi shume informativ.
        Mund te publikoni vendimin?

  4. duli says:

    po e shohim mjedisin e rames boll te shohesh pallatin ne qender te qytetit lezhe,qe po behet me bekimin e tij.e di se zdo ta publikoni.

  5. elda says:

    bravo Edi Rama, me ne fund dikush qe vepron. te risjellim ne shqiperi dashurin per natyren, tek e fundit natyra na ka mbetur neve.

  6. era says:

    Vendimi per permiresimin e rregullave dhe procedurave ne sherbim te informimit dhe perfshirjes se qytetareve ne vendimmarrjen mjedisore per te garantuar transparence te plote- si shprehet K/Ministri te jene me taban ne toke dhe jo show mediatik.
    As i shkon neper mend kesaj maxhorance te gjykojne qofte edhe moralisht ata mjeshtra mjedisore qe kane kontribuar ne sherbim te pushteteve per te shkateruar mjedisin dhe qe vazhdojne edhe sot e kesaj dite te jene violine e pare e atyre qe pretendojne se mbrojne mjedisin.
    Nderkohe qe kerkohet perfshirja e qytetareve per nje market apo ndonje qe rregullon bicikletat, vazhdojne te prishen shtrete lumenjsh dhe te priten pyje- ato dy çika qe kane mbetur pa prere dhe shkateruar, dhe te gjitha keto jane bere pa perfshirjen e qytetareve.
    Vazhdon nafta te shkateroje mushkerite e shqiptareve, dhe e sigurt qe qyteteret jane te informuar por jane jo vendimmarres.

  7. era says:

    Edhe une si nje komentues kerkoj te shoh vendimin dhe te gjithe detajet e tij te publikuar, per te mos patur abuzime nga zbatues te administrates shteterrore lidhur me kete vendim, si dhe ndergjegjesimin e te gjithe bizneseve apo individeve qe mund te kene impakt negativ mjedisor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje