Partia Demokratike ka denoncuar shefin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Kavajë, Alket Hyseni se ka rrëmbyer pronën e një qytetari në Golem.
Deputeti Keltis Kruja ka thënë gjatë një deklarate për shtyp, se Hyseni ka marrë një vilë në Golem, të cilën nuk e ka paguar plotësisht, ndërsa tani ka rrëmbyer edhe një pronë në krah të vilës.
“Një shef i task-forcës së INUK, Alket Hyseni, ka zaptuar pronën private të një qytetari në Golem, në mes të ditës dhe nën hundën e të gjithë institucioneve.
Historia është kjo. Fatmir Musaj ka ndërtuar një fshat turistik. Shefi i INUK-ut të Edi Ramës ka blerë më parë aty një vilë. Jo vetëm që nuk ia ka shlyer të gjithë pagesën investitorit të fshatit turistik, por tani që ka marrë detyrën e rëndësishme, i thotë pronarit se ka ndërmend t’i marrë edhe parcelën ngjitur me vilën e tij, ende të papaguar. Dhe ashtu bën, e rrethon, e betonon, dhe e bën të tijën.
Investitori ankohet në polici. Ankohet tek INUK. Ankohet kudo, po nuk gjen zgjidhje. Punimet vazhdojnë. Pronari i tokës ka bërë kallzim në Prokurori. Partia Demokratike e denoncon këtë akt banditesk e të frikshëm të marrjes së pronës me dhunë, nga një përfaqësues i shtetit, duke abuzuar me postin dhe lidhjet qeveritare që gëzon. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë që të hetojë menjëherë dhe të vërë para përgjegjësisë këtë shef të INUK-ut të Edi Ramës”, ka thënë Keltis Kruja.
Pas kësaj deklarate ka reaguar INUK.
“Në përgjigje të deklaratës së sotme të deputetit të Partisë Demokratike, Keltis Kruja, konfirmojmë me përgjegjësi të plotë se shtetasi Alket Hyseni nuk ka asnjë funksion dhe nuk është në marrëdhënie pune me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK). INUK siguron se do të vijojë të kryejë me përgjegjësi të plotë, si deri më tani, detyrat që i ngarkon ligji,” thuhet në deklaratë.
Por pas lajmit ka reague edhe vetë Alket Hyseni.
Ai thotë se kjo është një shpifje, pasi ai e ka blerë pronën.
Madje ai shton se PD po merr në mbrojtje një person me precedentë penalë.
“Pas flluskave të radhës, sot PD me gojën e Keltis Krujës më atakoi personalisht duke gënjyer sic është bërë tashmë zakon nga foltorja e Shqup-it.
Gënjen, pasi prona për të cilën pretendohet zaptim është tokë shtetërore e blerë prej meje në vitin 2012 kur vetë këta zotërinj ishin në pushtet.
Madje edhe legalizimi e regjistrimi në ZRRPP Kavajë është bërë po nga ish- zyrtarë të PD në vitin 2013.
Zoti Kruja nga selia e SHQUP-it mori në mbrojtje një person me precedentë të shumtë penalë ndaj të cilit janë nisur disa procedime penale nga shtetas të ndryshëm. Edhe prej meje është bërë kallëzim penal për kanosje dhe shkatërrim prone më dt.16.04.2014 dhe është regjistruar procedimi penal përkatës nga Komisariati i Policisë, Kavajë,” thuhet në deklaratën e Hysenit, që ka ofruar edhe dokumentet përkatës.
Po per Griden nuk foli Ky/
po pse me detyrimet famlijare do te merret Edi Rama.pak po likujfon detyrimet e qeverise suaj!!!!!!!!!!!
ahahahah po po e mori pronen e hodhi ne supe dhe iku per gjermani! po ci keni keto more ci keni! si u rembeka prona pa vendim gjykate, e keto gjykatat jane tuajat!
Keta jane bere per te qeshur me keto derklarata kaq te uleta dhe qesharake qe bejen.
PD-ja e papare per thurje intrigash, bravo sa i perket kesaj pjese jeni njesha nuk ia u kalon asnje.
E vetmja pune qe vlen te lavderohet tek PD si opozite eshte denoncimi me emra i Personave te inkriminuar, ose kriminele, hajdute, te korruptuar.
Kjo eshte tamam opozite, edhe pse ben ndonjehere shpifje, ndihmon qe te pastrohet Administrata nga personat e rrezikshem.
Reflektimi i Qeverise eshte shume serioz ndaj verifikimit te vertetesise akuzave.
Ky raport duhet ndjekur.
Keta te vetmin mjet qe kane per te bere opozite eshte dizinformimi i shqiptareve tani qe jane ne opozite.
Kur ishin ne pozite, kishin baltosjen e opozites.
Politika e tyre e mashtrimit duhet te marre fund, shqiptaret nuk duhet t’i besojne me ketyre njerzve qe per shkak se po i iken mendja nga humbja e pushtetit, dhe tani nga shkermoqja e monopoleve te klienteve lidhur me pushtetin qe iku.
Fol, fol se mbetet naj gje, genje, genje se naj genjeshter do ta besoje populli. eshte per te ardhur keq, qe ne Shqiperi s’ka me opozite, qe merret vetem me llafe, me trillime, dhe ne vend qe te jape shpjegime per gjendjen ku e ka katandisur vendin, hedh balte serish mbi qeverine, ashtu si para 23 qershorit hidhte balte mbi opoziten.
Ky investitori qe flet zoterote ndonje miku juaj imagjinar.
Ne qoftese per vetem 6 muaj ne Shqiperi eshte vendosur “rregulli i xhungles”, dua te kuptoj, per 23 vjet me radhe, cfare “rregulli” egzistonte ne te ashtequajturin shtet, ne ate vend qe njihet si Republika e Shqiperise??!!
vazhdon tradita …….
Keto ngjarje jane te demshme per cdo krah politik qe eshte ne pozite dhe opozite dhe ligji duhet te zbatohet pa asnje medyshje.Neqoftese inspektori i INUK nuk kishte paguar parate e viles kur partria e keltisit ishte ne pushtet pse nuk e kerkoje ndersa tani thote se paska zaptuar pronen e tjetrit , pronari i saj neqoftese ka titull te prones te regjistruar ne ZVRPP nuk ka nevoje per mbrojtjen e Keltisit qe kur ishte Prefekt i Tiranes nuk beri asgje per Tiranen ,vetem se mori prej saj cfare te kishte qejf vetem se ishte shok me xenin tani eshte edhe deputet ne opozite.Mos te kete merak sepse ligji tani do te veproje jo si athere kur partia Keltisit ishte ne pushtet .Nuk ka me kohe per tu marre me keto gjera .Tani cdo institucion duhet te beje punen e tij dhe te pergjigjet deri ne nje, ndryshe do te vazhdojme te merremi vetem me fjale dhe qendrimin ne vend, ashtu sic kemi mbetur.
Epo tani e ka rradhen Mavijosme- Mafia, Rilindorie (e ‘yje mafiozve ne ngjitje’)
kimetlie,
Pra, Bir Derman i nones, tha,
ke te qaj me pare!
Tash duhen ene llahinga t’reja…
Psh ksaj qe i hapet barku per Demokracine
grides se vizioneve blu- are
E ksaj t’ mavijosmes irisluaraske….
Ah si tallin leshte
me deeeelet (blegeritese barngrenese e trushpelare),
c’mire na e bojne!
Zot na shtofte kopene e yjeve ne ngjitje
te (xh)ambazadoreve miq per koke!
Gjer m’gryke borxhli, o BrotherBigu, tung, poplli shqiptar.
Nga kjo opozite do presi populli shqiptar, nga kjo opozite qe po ben rrolin e
spiunit. Nga 23 qershori deri me sot, a ka ndonje denonsim serjoz dhe te vertetuar
nga kjo opozite mafjoze. Nuk po dine se ç’far te sajojne qe ti terheqin vemendjen popullit. Jane bere aq qesharake sa nuk po ja vene me veshet as simpatizantet e tyre.
Fatmir Musaj eshte njekohesisht banditi i cili shkaterroi dhe shiti per skrap te gjithe kinostudion!
Ku i gjeti leket per ndertim fshatrash turistik ky moster qe ska bere asgje ne jete, pervec vjedhjeve me Ylli Pangon e partise!!!
Mund te jesh familje e mire tironce,prandaj nuk te takon ty personalisht ti dalesh ne mbrojtje qytetareve ne emer te PD-es,se ne
vend qe ti vejsh vetllat do ti nxjerresh syt. Qytetaret sot ne shqiperi e kane humbur nje here e pergjithmon besimin tek ju..Se me c`po shofim me keto sy , dhe degjojme me keto veshe,te gjithe ju te rijt e sotem, mbi supet e juaja, keni vendosur koken e ish kryetarit
Berisha…Se sa me shum te ulerini,aq me shum thellohet urrejtja e
epopullit ndaj jush…