Komisioni Hetimor mbi lëvizjet në Policinë e Shtetit u përfshi nga debatet në mbledhjen e tij të rradhës për shkak të një kërkese të bërë nga Kryetari Arben Ristani në lidhje me një shkresë që i përkiste vitit 2004. Gjithsesi mes debateve deputetët kanë rënë dakort hartimin e raportit përfundimtar më 7 Maj, që sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë me një qëndrim.
Sipas Ristanit, kjo shkresë duhet ti vihej në dispozicion Komisionit, pasi drejtuesit e policisë së asaj kohe bënin vlerësime mbi disa prej zyrtarëve të uniformave blu, që në atë kohë u liruan nga detyra, por që janë rikthyer tashmë sërisht në rradhët e Policisë së Shtetit.
“Ne do të çojmë sot në Ministrinë e Brendshmë një kërkesën për të marrë një kopje të firmosur nga MB-ja e këtij dokumenti dhe ta analizojmë, pasi ne vlerësojmë se informacioni që përmban ky dokument ka rëndësi për objektin e hetimit”, tha Ristani.
Por Taulant Balla, deputet i PS-së, e cilësoi kërë kërkesë si jo në përputhje me ligjin dhe rregulloren e Komisionit.
“Puna jonë bazohet tre dokumenta ligjor bazë. Jemi prej ditës së parë me konsensus, por kjo kërkesë nuk bazohet në ligj e as rregullore. Kjo kërkesë nuk ka lidhje me planin e hetimeve, i cili është plotësuar tashmë. Ne sot duhet të vendosim mbylljen e hetimeve dhe nisjen e përpilimit të konkluzioneve. Në rast të kundërt do të kishim mos-menagjimin e këtij komisionit, prandaj duke vlerësuar rolin tuaj dhe akoma më shumë ligjin, kalojmë tek konluzionet”, tha Balla.
Deputeti i PD-së, Eduard Halimi Ish- Ministër i Drejtësisë, deklaroi se ka apo jo dëshirë mazhoranca, komisioni do të vijoi punën e tij. Ai argumentoi me ligj deklaratën e tij.
“Neni 13 pika 4 na jep të drejtën të marrim prova, dhe akoma më tej kjo pikë thotë se kushdo nga anëtarët, pa votim, por thjesht me njoftim mund të marri dokumenta të rëndësishëm për objektin e komisionit dhe kjo brenda afatit të përcaktuar nga ligji, prandaj ju ftoj të vijojmë punën me konsesnus për të marrë dokumentin në fjalë”, theksoi Halimi.
Debati mori tone edhe më të larta, kur deputet i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu theksoi se materiali në fjalë është një shashkë, e ngjashme me shashkat e Visho Ajazit (i Referohej Kreut të SHISH për informacionet që opozita ka lidhur me përfshirjen e policisë në trafik droge.). Sipas Ndreut, materiali është jashtë objektit të punës.
“Materialin e njoh dhe në të një ministër i majtë, i cili është marrë me trafik vizash dhe që është urdhëruar për të njollosur elitën e policisë ka derdhur vrerin e tij. Janë si shashkat e SHISH. Sillni vendime gjykate jo broçkulla. Të mos ngelemi peng e materialeve banale. Asnjë nga pretendimet, që thuhen në atë dokument nuk është marrë në shqyrtim nga gjykata, të gjithë të përmendurit janë shpallur të pafajshëm, ose nuk janë shqyrtuar fare, prandaj mos u merrni me tymra boshe”, nënvizoi Ndreu.
Ndërsa, Deputeti i PD-së, Gent Strazimirim, tha se ne s’na intereson ish-ministri juaj është marrë me trafik droge, apo ndonjë nga anëtarët ka konflikt interesi (I referohej Pjerin Ndreut, ish drejtues në policinë e shtetit në 2004-ën), ne na intereson të hetojmë ata që po drejtojnë sot policinë dhe dokumenti na ndihmon. “Kërkesa jonë duhet të futet në planë hetimi. Disa anëtar kanë konflikt me atë material. Materiali ngreh një shqetësimim i cili mbështet edhe nga sms-ja, që Rama i ka dërguar Tahirit apo Tahiri vartësve të tij, por edhe nga droga që po trafikohet në shtetet fqinjë.”, tha ai.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu replikoi me Strazimirin duke thënë se unë skam asnjë konflikt interesi. “Materiali ka edhe emrin tim, i kam treguar vendit fabrikuesve të tij, nuk kam frikë të përballem sërsish me të, por ky dokument nuk i hynë në punë komisonit”, tha ai, ndërsa paralajmëroi “edhe ne kemi dokumenta ku ju jeni të cënuar”.
Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se ne duam transparencë. “Disa prej të pyeturve nga drejtuesit e policisë kanë gënjyer nën betim, se nuk kanë shkelur asnjëher ligjin dhe ky dokument vëreteton këtë”, theksoi Noka.
Ndërsa, Deputeti i PS-së Blendi Klosi kërkoi nga opozita të sqaroië pse nuk janë dënuar këta shtetas kur ishte në qeveri Partia Demokratike, ndërsa Noka u përgjigj se nuk kanë qenë pjesë e policisë gjatë kohës që PD ka drejtuar vendin. Ndërsa, ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha jemi gati të kërkojmë falje po të kemi gabuar.
Paulin Sterkaj, Depueti i PS-së akuzoj PD-në se po bënë zhurmë, pasi siaps tij opozita sot hecën me shprehjen, bëjzë shurmë se diçka do mbesë.
Nënrkyetari i Komisionit Hetimor, Taulant Balla, tha se ka ardhur momenti ti japim fund debatit. “Nëse kërkesa do ishte bërë më parë do ishte marrë parasysh, por tani është e pamundur, plani punës është realizuar, nëse doni ndryshimin e planit të punës hajde e votojmë, nëse jo, hajde nxjerrim përfundimet”, tha ai.
he dolen burra te mire kulici dhe burgaj?!!!! se e kishte me merak mul noka dhe ristani
C’ja fut kote o Bshkim,aty ku kane te drejte kane,dhe skemi pse te themi keshtu e ashtu,ne policine e shtetit jane rikthyer ca hora qe me pare kane bere kerdine,aq sa i nxori ne lirim vete ministri i P.S-se.Sa per sqarim ne ate dikaster jane kthyer kokrat e ish sigurimit te shtetit,Ilirjan Mustafarai zv/minisret i Hoxhes eshte sote zv/minister i Edvinit,dhe kjo pse ai dikur e ka patur ne lidhje si bashkpuntor.Mos shko me large Agim LLeshi nje ish sigurims i denuar per ‘genocid’,sote eshte emeruar nen/drejtor ne policine e qarkut Elbasan,do me teper…….
levizjet ne policine e shtetit jane bere per te miren e perbashket, ajo ska lidhje qe jane hequr per arsye politike them un
Komision Hetimor per Kulicaj,per Arian Muçen ,Kosta Belurin i cili eshte fshehur si Gjarper Gjergji Jorgon ,Shkelzen Aliaj,Bashkim Shehut,Met Rumbullakut,Tonin Vocaj,Ahmet Preçit(pamvarsisht se erdhi te PS)Hysni Burgaj qe tani bejne si profesionista por i kane sherbyer Berishes,nga Kembet deri te koka.Keto dhe te tjere i kan lyer duart me gjak,dhe jane me te Inkriminuaritqe ka sot Shqiperia,Fare e keqe e Ministrise Brendshme.Salmir Pirin Vereni ujin ne zjarr dhe shporrni kata bastarde,te cilet i ken akoma ne marrdhenie pune.