Çelet zyrtarisht Panairi i Punësimit 2014/ Veliaj: 6 mijë vende të reja pune (VIDEO)

30 Prill 2014, 18:10Politika TEMA

Me mbi 80 kompani dhe 6 mijë vende të reja pune, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, çeli sot zyrtarisht “Panairin e Punësimit 2014”, një ambient i ndërtuar në formën e një zyre punësimi, ku gjatë tre ditëve në vazhdim qytetarët kanë mundësi të njihen me tregun e punës.

“Megjithë situatën e vështirë, parashikimet e FMN-së për Shqipërinë janë pozitive dhe me rritje ekonomike prej 2.2 % këtë vit. Por, pyetja është: si do të ndikojë në punësim kjo rritje ekonomike? Jam shumë i lumtur që sipas statistikave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, nga tetori i vitit të kaluar e deri sot, numri i njerëzve të siguruar dhe i vendeve të reja të punës ka kapur shifrën 25 mijë”, deklaroi Veliaj.

Duke prekur paketën e fondit prej 2.7 milion dollarësh për nxitjen e punësimit, konkursi për të cilin do të prezantohet zyrtarisht nesër (1 maj) në ambientet e Panairit të Punësimit, ministri Veliaj tha se synon ato kompani që punësojnë sa më shumë njerëz.

“Fondi mundëson pagesën për një vit të sigurimeve shoqërore dhe katër paga për të gjitha ato kompani që do të punësojnë punëtorë nga kategori të ndryshme, sidomos gra dhe vajza, të rinj, persona me aftësi të kufizuara ose nga komuniteti rom dhe egjiptian”, tha Veliaj.

Sipas tij, aksesin në këtë fond do ta kenë jo vetëm kompanitë e vendosura në aksin Tiranë-Durrës, por edhe bizneset e zonave rurale.

“Përveç fondit 2.7 milion dollarë, do të kemi edhe një fond tjetër prej 5 milion dollarësh ekskluzivisht për biznesin fason. Do të vazhdojmë me hapjen e zyrave të reja të punës në çdo qark të vendit, por jam i lumtur që 5 zyrat e reja të punës që kemi hapur deri tani u kanë shërbyer më shumë se 6300 punëkërkuesve duke siguruar ndërmjetësimin e 5500 vendeve të punës”, vijoi ministri Veliaj.

Nga janari deri në 30 prill, në sistemin e zyrave të punësimit janë shpallur 10.757 vende të reja pune gjithsej. Sektorët ekonomikë që kanë publikuar më shumë vende të lira punë në këtë periudhë janë: industria përpunuese, tregtia, teknologji, transport-telekomunikacioni, hoteleri-turizëm, sektori i ndërtimit, i bankave etj.

20 komente në “Çelet zyrtarisht Panairi i Punësimit 2014/ Veliaj: 6 mijë vende të reja pune (VIDEO)”

  1. Per ne @Tepelene says:

    6000 vende pune per 1,000,000 te pa pune sjan as pak aritje keni edhe 994,000 njerez per te punsuar. Shifrat tuaja keto zt.Veliaj doni me shifra me keto do flasim.

    1. Flog says:

      Me vjen mire qe po hapen mundesi te tilla. Kjo eshte nje e mire e cila prek kedo qe prek papunesia. Mundesite keshtu hapen dhe me vjen mire qe shteti po ndihmon ne kete plage sic eshte mungesa e konkurences ne treg,. Papunesia do ulet me me shume investime

      1. Poli says:

        Pune e mire nga mmsr. Me vjen mire qe ka mundesi te tilla per ata qe jane te papune. Kam bindjen se qeveria po mbeshtet ne menyren e duhur duke i dhene besim investimeve te huaja dhe vendase per te rritur vendet e punes

        1. Denada says:

          Se di por per ate qe i perket qeverise eshte me e mira. Se di pse flet pd kur dje beri me te pabesat gjera duke futur militante e bere monopole. Bravo veliaj

    2. Soni says:

      Bravo. Le te lehin qente e saliut qe bene vetem monopole dhe asgje tjeter te duhur. Nismat per te mos lejuar monopolet dhe hapur tregun, keshtu ka dhe me shume hapsira e zhvillim

  2. vlonjati says:

    Progresi eshte i dukshem. Nga 1 milione te papune jane shpallur 10 mie vende te lira puna dhe nuk dihet sa jane punesuar. Nuk ka problem se jane siguruar 25 mije persona qe kane paguar kontributet shoqerore, perfshire emigrantet nga Greqia qe u erhi mosha per pension e duan te marrin ate pak gje qe ju takon dhe keta numerohen si te punesuar nga Veliaj. Qe ketej e tutuje askush te mos thote se nuk puneson qeveria e Rames se plot 6 mije vende pune do hapen keto dy ditet ne vazhdim, pune sa per numer dihet, por serish nuk ka problem se duhen numrat jo puna ne vetvete. Vazhdoni keshtu se jemi ne rruge te mbare…Pika qe s’u bie…

  3. Erisa says:

    Super entuziasmi i rinise ne kete panair! Shume inovator!

  4. Mersi says:

    Ja dhe nje shembull tjeter nga qeveria shqiptare per premtimet e bera gjate fushates ! Premtim i mbajtur! Nje falenderim i madh per ministrin Veliaj per risite dhe mundesite qe po sjell per rinine shqiptare

  5. pyetje says:

    Sa te papune do te krijoje ndarja e re territoriale e Shqiperise???

  6. Trance says:

    Bo bo paskan komentuar te gjithe barktharet qe marrin 200 mije leke rroge tek ministria Erjon Leshit

  7. kthjellet says:

    O njerez!Kujtoni se jane reale kete vende pune.Sa naive qe jeni.
    Keto jane vende pune te supozuar.Por Erjoni i partise i shet me sikur.
    RRofte Erjoni!

  8. Macoku me cizme says:

    Erion Veliaj ky kokrra e mashtruesit qe genjen dhe nuk e ve ujin ne zjarr per nenen e vet,na ofron shfaqje teatrale te tipit makbethian. Ky skuth i vogel jep shfaqje duke kujtuar se njerezit hane bar. Ne qe votuam Rilindjen nuk e meritojme nje zhgenjim te tille. Eshte turp te shohesh individe si Erioni qe as nuk u skuqet faqja duke na mashtruar,se normal eshte nje njeri i rritur keq dhe nuk ka se cte humbe ne ket bote. Nderkohe njerez me vlera si Blushi ,Majko etj qe jam i sigurte se do te mendoheshin dy here perpara se te benin demagogjine e Rames,qendrojne ne hije dhe ju duhet te gelltisin cdo dite turpin qe po ju le Erioni me shoqet. Se si do veje halli i jone qe besuam tek Rilindja nuk e di ?

  9. Mondi says:

    Duhet te jemi koshent se jemi popull qe kemi qeveri te dobta qe na qeverisin.cilat jan pikat qe shqipria shkon ne unionin europian, dhe me ze te larte tju thot qe ne si komb dime te bejme. Qeverit tona nuk kan projekte konkrete, per te cuar perpara punsimin e shqiptarve.Shqipria do te duhet te forcoje pikat ku ne mund te bejme.1- bujqesia. Europa e industrializuar ka nevoj per produkte bio. 2-blektoria. Pra produktet blektorale cilsore dhe me cmime konkuruese. 3- turizem. Dhe turizmin me standartetve vendeve perreth, deri tani jemi large tyre.
    Per te gjitha pikat qeveria te reklamoje produktet shqiptare, te lidhe kontrata dhe punsimi ne vend rregullohet

  10. alion says:

    mbi 30 mij te papun do dalin nga reforma teritoriale, vet rama tha qe te punesuaret ne shtet nga 90 mij do zvogelohet ne 60 mij. per shkurtimet ne administrat esht kusht i fmn, an tjeter qe qeverrija nuk e pranon e do veproj ne menyr hajdute, do thoj qe u be reforma teritoriale dhe keta 30 mij te punesuaret dolen teper. keshtu nga 1 milion te papun do behen 1 milion e 30 mij minus 6 mij qe punesoj tani rilindja do kemi mbas 7 muajes 1 milion e 24 mij. keshtu qe i bije qe mbas 1 vit e 3 muaj te qeverrisjes te kemi 1 milion e 24 mij te papun. bravo rilindja arritje shum e madhe.

  11. Analisti Politolog Komentator Qim Fevzi Nurellari says:

    Foli dhe Lule Velo partizani.
    Vetem pushka i mungon kaqolit.

  12. Ironike says:

    Isha sot dhe vura re qe kishte “6000 vende pune” per call center! Ju lutem gazeta Tema me serioze me keto reklama pro qeveritare.

  13. Mallakastrioti says:

    @@ C´fare Ironie..pa keqkuptime po kjo Shifra e 6000-mije vendeve te Punes duket shume e Ekzagjeruar….do ta Brohorisja nese me te vertet ne Shqiperi kete vite do te Punesohen 6000-mije Njerez..
    por Pozitive eshte qe Qeveria mbeshte me Fonde Sosjale te Punesuarit..
    Sa per keto “Fazanet” eshte nje lloje sikur te thuash:”Doni me per Belulin”…lol

  14. Ina says:

    Epo berishjanet kerkojne qe ndryshimin ta shohin sa ja dorzuan celsat pales tjeter.
    Aty ku pikon se shpejti do rrjedhe.

  15. Arben says:

    XHEPISTI AHMETAJ SAPO FIRMOSI NJE KONTRATE 1 MILIARD DOLLAR PER BLERJE ENERGJIE NGA RUMANIA
    KJO ENERGJI FARE MIRE MUND TE PRODHOHEJ KETU

    1. HEC-ET PRIVATE TE NGRITURA

    2- TEC I VLORES KREDINE E TE CILIT PREJJ 200 MILION EURO VAZHDOJME TA SHLYEJME DHE NUK ESHTE NDEZUR NJE DITE

    3- TEC I FIERIT I CILI ME 5 MILION EURO FUTET NE PUNE ME NAFTEN BRUTO TE ALBPETROL

    JA KU JANE 10,000 VENDE PUNE DHE DINJITOZE, JO SI SKLLEVERIT E FASONEVE

    E KEQJA E KETIJ VARIANTI ESHTE SE XHEPISTI AHMETAJ NUK “APLIKON” DOT KOMISIONIN PREJ 5%, PRA NUK VJEDH DOT 50 MILION DOLLAR.

  16. AK47 says:

    Nje njeriun tim e hoqen nga puna si socialist drejtoret e LSI kur ishin ne koalicion me PD, sot eshte I papune sepse perseri hajduti LSI st nuk e trazoi njeri… Ky njeri ka 20 vjet ne komisionet e PS ne Shkoder ne nje bastion te PD dhe sa here qe deputetet kishin nevoje I trokisnin ne dere.. edhe heren e fundit I trokiten ne dere dhe shkoi e mbrojti voten….

    Fitoi PS dhe shkon e takon deputetin fitues … I thote se me kthe ne pune se LSI me hoqi si socialist dhe deputeti I pergjigjet -pse ca jam une Jozefina me te gjet vend pune??!!

    Dhe shkon socialisti I shkrete , eshte 63 vjec, ne zyren e punes te kerkoje pune…. I thone lere numrin e telefonit se te gjejme ne pune… ia hodha thote ai…e marrin ne telefon dhe I thone hajde se te kemi gjetur pune…punetor betony ne nje firme ndertimi…paga 700 lek ne dite….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje