Qeveria përmes një p/ligji që ia propozon Kuvendit për miratim ka përcaktuar rregullat e karrierës për Forcat e Armatosura. Ligji ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Subjekte të këtij ligji janë ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, studentët ushtarakë, si dhe ushtarakët në rezervë. Ky ligj zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe jashtë territorit të saj për ushtarakët shqiptarë kur ata janë dërguar me mision, shërbim, studime, stërvitje të përbashkëta, mision diplomatik ose në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dy- ose shumëpalëshe.
Gradat dhe karriera ushtarake në FA
Sipas p/ligjit, karriera ushtarake është ecuria në funksion dhe rendin e gradave gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak aktiv. Në draft përcaktohet se ushtarakët e Forcave të Armatosura janë ushtarakë të shërbimit aktiv dhe ushtarakë në rezervë. Ushtarakët e shërbimit aktiv janë ushtarakë të shërbimit të përkohshëm dhe ushtarakë të shërbimit të karrierës. Ushtarakët e shërbimit të përkohshëm janë oficerët me gradë nëntoger, toger dhe kapiten, nënoficerët me gradë nëntetar dhe tetar dhe ushtarët/detarët. Ushtarakë të shërbimit të karrierës janë oficerët me gradë major, nënkolonel, kolonel dhe oficerët me gradë madhore dhe nënoficerët me gradë rreshter, kapter dhe kryekapter. Ushtarakë të shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura janë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë/detarë. Në Forcat e Armatosura gradat u jepen oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve/detarëve, studentëve ushtarakë dhe ushtarakëve në rezervë.
Sipas p/ligjit të propozuar për miratim gradat ushtarake në Forcat e Armatosura klasifikohen:
a) Për oficerët aktivë: grada madhore; grada të larta;grada të ulëta.
b) Për nënoficerët aktivë: grada të larta; grada të ulëta.
Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë
Ushtarakët e Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit, si më poshtë vijon:
a) Oficerët:
i. Nëntogeri, për të fituar gradën e togerit, të ketë kryer kursin bazë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
ii. Togeri, për të fituar gradën e kapitenit, të ketë kryer kursin e avancuar të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iii. Kapiteni, për të fituar gradën e majorit, të ketë kryer kursin themelor të oficerit të shtabit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iv. Majori, për të fituar gradën e nënkolonelit, të ketë kryer kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
v. Nënkoloneli, për të fituar gradën e kolonelit, të ketë kryer kursin e lartë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
vi. Koloneli, për të fituar gradën gjeneral brigade, të ketë kryer kursin e lartë për sigurinë dhe mbrojtjen ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
vii. Gradimi gjeneral major/nënadmiral dhe gjeneral lejtnant/admiral bëhet në bazë të meritave, përgatitjes dhe aftësive profesionale, të vlerësuara nga Komisioni i Veçantë i Karrierës.
b) Nënoficerët:
i. Nëntetari, për të fituar gradën tetar, duhet të ketë kryer kursin bazë të nënoficerit;
ii. Tetari, për të fituar gradën rreshter, duhet të ketë kryer kursin e avancuar të nënoficerit;
iii. Rreshteri, për të fituar gradën kapter, duhet të ketë kryer kursin e lartë të nënoficerit;
iv. Kapteri, për të fituar gradën kryekapter, duhet të ketë kryer kursin e kryekapterit.
c) Ushtarët:
i. Kursanti, për të fituar gradën ushtar/detar I, duhet të ketë kryer stërvitjen bazë;
ii. Ushtari/detari I, për të fituar gradën ushtar/detar II, duhet të ketë kryer stërvitjen individuale të avancuar.
Kurset dhe kualifikimet e kryera brenda dhe jashtë vendit, për efekt të përparimit në gradë, për të gjitha llojet e gradave, njësohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Kurset dhe kualifikimet e kërkuara nga legjislacioni në fuqi, që rregullon aktivitetin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të shërbimit të policisë kriminale ushtarake, njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave sipas këtij ligji, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
Pezullimi i ushtarakëve nga detyra
Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve të punës për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe, ushtaraku emërohet në përputhje me gradën që mban, me përjashtim të rastit kur dënohet me burgim.
Ushtaraku pezullohet: a) kur ndaj tij fillon ndjekja penale dhe vendoset masa e sigurisë, arrest në burg ose arrest në shtëpi, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose kur ndaj tij fillon procedimi penal për vepra penale që lidhen me detyrën; b) për periudha studimi më shumë se 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë ushtarakut dhe në lidhje me profesionin që ai ushtron; c) me kërkesën e ushtarakut për të shoqëruar bashkëshortin/bashkëshorten, që emërohet jashtë shtetit në funksione zyrtare. Në këtë rast, pezullimi nuk mund të zgjatë më shumë se katër vjet.
Gjatë periudhës së pezullimit, ushtaraku nuk paguhet. Në rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, kur çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ai emërohet në detyrë, i jepet paga bazë me të gjitha përfitimet e tjera që nga çasti i pezullimit. Periudha e kohës së pezullimit nga detyra njihet si vjetërsi grade dhe shërbimi në Forcat e Armatosura, kur pezullimi ndodh për rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, dhe çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ndërsa për rastet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij neni, periudha e pezullimit njihet vetëm për efekt të vjetërsisë së gradës. Pezullimi i oficerit nga detyra bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndërsa pezullimi i nënoficerit dhe ushtarit/detarit bëhet me urdhër të autoritetit që ka kompetencën e emërimit.
Gradat ushtarake, sipas klasifikimit dhe shërbimit, të renditura nga më e larta te më e ulëta, janë:
a) Për oficerët aktivë:
Klasifikimi Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detare
i. Gradë madhore Gjeneral lejtnant Admiral;
ii. Gradë madhore Gjeneral major Nënadmiral;
iii. Gradë madhore Gjeneral brigade Kundëradmiral;
iv. Gradë e lartë Kolonel Kapiten i rangut I;
v. Gradë e lartë Nënkolonel Kapiten i rangut II;
vi. Gradë e lartë Major Kapiten i rangut III;
vii. Gradë e ulët Kapiten Kapiten Lejtnant;
viii. Gradë e ulët Toger Lejtnant;
ix. Gradë e ulët Nëntoger Nënlejtnant;
b) Për nënoficerët aktivë:
Klasifikimi Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detare
i. Gradë e lartë Kryekapter Kryekapter;
ii. Gradë e lartë Kapter Kapter;
iii. Gradë e ulët Rreshter Rreshter;
iv. Gradë e ulët Tetar Tetar;
v. Gradë e ulët Nëntetar Nëntetar;
c) Për ushtarët aktivë:
Titulli Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detare
i. Ushtar Ushtar IV Detar IV;
ii. Ushtar Ushtar III Detar III;
iii. Ushtar Ushtar II Detar II;
iv. Ushtar Ushtar i Detar I.
Koha e qëndrimit në gradë
1. Koha minimale e qëndrimit në një gradë për fitimin e gradës së radhës është:
Forca Tokësore/Ajrore Forca Detare Koha në gradë
a) Ushtar i Detar i 1 vit;
b) Ushtar II Detar II 1 vit;
c) Ushtar III Detar III 1 vit;
ç) Ushtar IV Detar IV 3 vjet;
d) Nëntetar Nëntetar 3 vjet;
dh) Tetar Tetar 4 vjet;
e) Rreshter Rreshter 6 vjet;
ë) Kapter Kapter 5 vjet;
f) Nëntoger Nënlejtnant 3 vjet;
g) Toger Lejtnant 4 vjet;
gj) Kapiten Kapiten lejtnant 5 vjet;
h) Major Kapiten i rangut III 6 vjet;
i) Nënkolonel Kapiten i rangut II 5 vjet;
j) Kolonel Kapiten i rangut i 5 vjet;
k) Gjeneral brigade Kundëradmiral 3 vjet;
l) Gjeneral major Nënadmiral 3 vjet.
Në rast mospërparimi në gradë, ushtarët me gradën ushtar IV, nënoficerët me gradat nëntetar, tetar dhe oficerët me gradat nëntoger, toger, kapiten, që plotësojnë 14 vite shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të nenit 14, të këtij ligji, dalin në rezervë. Koha e qëndrimit në një gradë në shërbimin aktiv llogaritet nga data e hyrjes në fuqi të urdhrit përkatës për dhënien e gradës.Koha e shërbimit në rezervë nuk llogaritet si kohë qëndrimi në gradë për gradim në shërbimin aktiv. Kriteret për gradimin e oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve në rezervë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes.
Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv
Oficeri me gradë madhore, pavarësisht nga mosplotësimi i moshës së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, dhe i kritereve të përcaktuara në nenet 26 dhe 27, të këtij ligji, nxirret në rezervë apo lirim, kur plotëson njërin nga këto kritere: a) Kur pas kalimit të kohës së qëndrimit në një gradë sipas pikës 1, të nenit 13, të këtij ligji, nuk ka marrë gradën e radhës; b) Kur nuk ka kuota të lira për konkurrim për gradën e radhës, sipas tabelës së organizimit dhe pajisjeve. Oficerët, pas marrjes se gradës major dhe nënoficerët pas marrjes së gradës rreshter, nuk nënshkruajnë kontratë, por vazhdojnë shërbimin aktiv të karrierës dhe shërbejnë në shërbimin aktiv sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij neni.
Mosha minimale e pranimit në Forcat e Armatosura është 18 vjeç. Shtetasit, në momentin e titullimit oficer aktiv dhe ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen oficerë dhe ushtarë/detarë aktivë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.
Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv është:
Forca Tokësore/Ajrore Forca Detare Mosha në shërbim aktiv
a) Ushtar i Detar i 28 vjeç;
b) Ushtar II Detar II 29 vjeç;
c) Ushtar III Detar III 30 vjeç;
ç) Ushtar IV Detar IV 33 vjeç;
d) Nëntetar Nëntetar 37 vjeç;
dh) Tetar Tetar 41vjeç;
e) Rreshter Rreshter 54 vjeç;
ë) Kapter Kapter 55 vjeç;
f) Kryekapter Kryekapter 57 vjeç;
g) Nëntoger Nënlejtnant 30 vjeç;
gj) Toger Lejtnant 34 vjeç;
h) Kapiten Kapiten lejtnant 41 vjeç;
i) Major Kapiten i rangut III 55 vjeç;
j) Nënkolonel Kapiten i rangut II 57 vjeç;
k) Kolonel Kapiten i rangut i 59 vjeç;
l) Gjeneral brigade Kundëradmiral 61 vjeç;
ll) Gjeneral major Nënadmiral 63 vjeç;
m) Gjeneral lejtnant Admiral 65 vjeç.
65 vjec robin e lejne mendt, sbo dot shurren, pi viagra, jo te boj admiralin apo gjeneralin lejtnant qe eshte pune qe do bole! Si mundet qe jane kaq qypa kta qe kane bere ligjin… minimalisht karriera ushtarake duhet te ishte ne kulm ne moshen 50-55 vjec, kur fuqite intelektuale dhe fizike jane te qendrueshme jo 65 + qe vitet per grade duhet te ulen ne rast se ushtaraket kryejne misione, plotesojne norma, tejkalojne pritshmerite etj… po ktu jemi ne vendin allahu na rujt
Bravo qeverise Rama qe mbajti premtimin qe ju dha ushtarakeve. Projekt-ligji te kaloje sa me pare ne Parlament, pasi do te gezojne/perfitojne shume ushtarake qe jane pjesa me e kualifikuar e FA. Qeveria e meparshme bente sikur donte te pergatiste nje ligj te tille, por per disa vjet u tall me ushtaraket te cilet faktikisht nuk i ka dashur asnjehere. Kete e provoi edhe sulmi i fundit, i ashtuqujtur “operacioni droga”.
Te lumte Arben!
Kjo eshte qe mimi centalistja dhe sander mafishha kane kaluar nga faza – do bej ne ilegalitet nje ligj qe e deformon edhe me shume poziten e ushtarakeve
Ku ka ne nje vend te natos ose bukina faso gjeneral 65 vjec
Jo kane rrjedhur por edhe kane pjerdhur bashke me sulejmanin e madherishem
Arben o rilindas I ndritur @
edhe ti paske rrjedhur dhe pjerdhur qe tregon perralla me qeverine e kaluar
d
Mire e ke o Altin po lexoje mire komentin me siper mos e lexo me kembet perpjete se ta mer me xixa.Askush si detyron ushtaraket te rine me zor ne detyre deri 65-vjec.Ti si duket ke dale ne pesion me deshire.Ta gezosh pensionin.
oburra per para tepelena i hapi dyert per ju dhe ushtria se policia i ka ha pur me kohe me moton o me dele o me kapele ky ligj hap dyert per militantet dhe i jep dore mimit te heq ushtaraket ne mes te karrjeres kesaj i thone rilindje dale zotri ushtarake se nuk keni pare gje akoma keshtu eshte shprehur edi KESAJ I THONE NDRRIM I RREGULLAVE TE LOJES NE MES TE LOJES TURP TURP TURP
po na jepni ato leket e ushqimeve se na moret ne qafe, nuk ka dy standarte ne ushtri ku nje pjese trajtohen me ushqim dhe pjesa tjeter ngrohet ne diell. mos shikoni gradat e larta se ato nuk e kane problem trajtohen apo nuk trajtohen me ushqimsepse e nxjerin me menyra te tjera rryshfet, korrupsion etj.
hajde rilindje hajde. kaluan 1 vit dhe radiozbulimi akoma nuk ka marre leket e ushqimeve per muajt maj, qershor, korrik 2013 ! patem shume besim tek znj mimi por dhe ajo po qendron ne heshtje.gjithe repartet tjera i kane marre kurse rzb jo !kthej syte dhe kendej znj ministre !
na jepni urgjentisht leket e ushqimeve per muajt maj,qershor, korrik 2013 pasi jane djersa dhe mundi yne . me besim tek znj mimistre mimi kodheli qe do mbaj fjalen e dhene.