Statusi/Gjosha: Vendimi nuk varet nga qëndrimi i opozitës, por reformat e Qeverisë

4 Maj 2014, 18:26Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha thekson se vendimin për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat nga Shqipëria për në Bashkimin Europian nuk varet nga qëndrimi i opozitës, por nga reformat që ndërmerr Qeveria. Megjithatë ministrja e Integrimit e vlerëson rolin e opozitës në këtë proces si shumë të rëndësishëm. 

“Çështja e statusit është ende e hapur dhe nuk ka një vendim nga vendet anëtare. Pavarësisht se shumë vendet anëtare kanë dhënë shenja optimiste, përgjigja përfunditmare e tyre do të vijë pas studimit të progres-raportit”, thekson Gjosha në një intervistë për A1 Report. 


1- Do doja t’ju pyesja për proçesin e integrimit. Si po shkon Shqipëria në qershor? Doza optimiste por si janë gjasat, do e marrim statusin apo jo?

Qershori është kthyer një fjalë shumë e madhe, jo vetëm për Ministrinë e Integrimit por për të gjithë shqiptarët që e kanë dëgjuar kaq shumë dhe e lidhin procesin e integrimit me qershorin. Megjithatë unë do të thoja se ky proçes është tepër kompleks dhe me të vërtetë është një proçes në krye të gjithë prioriteteve të qeverisë shqiptare, që nuk ka filluar në shtator me qeverinë e re. Është një proçes tepër i gjatë, ka filluar për Shqipërinë në vitin 1991 dhe megjithatë ne tani jemi në një etapë të rëndësishme sa i përket statusit të vendit kandidat dhe për këtë hap është punuar shumë, sidomos në kuadër të plotësimit të 5 prioriteteve. Në fakt nuk i shërbejnë vetëm statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave, dhe hapi tjetër do të ndërmerret më vonë për Shqipërinë në procesin e integrimit. Plotësimin e 5 prioriteteve që nënkuptojnë reformën në administratën publike, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtave të njeriut por edhe reforma në drejtësi, procesi ligjor që kalon Shqipëria dhe përshtatja e legjislacionit, një nga pikat më kyçe të këtij procesi. Kuptohet që Shqipëria nuk është e vetme, institucionet shqiptare nuk janë të vetme pasi janë në një bashkëpunim të plotë me Komisionin Europian, i cili jep drejt nesh një udhërrëfyes për mënyrën e negocimit të 5 prioriteteve dhe të gjithë etapat dhe hapat që duhet të ndjekë Shqipëria për t’i plotësuar ato. Dhe e gjithë kjo patjetër që shoqërohet me procesin e monitorimit që vjen edhe nga progres raporti të cilin ne po e përgatitim. Sa i përket qershorit i cili i dorëzohet komisionit dhe më pas i pasqyrohet vendeve anëtare sepse janë këto vende anëtare që do të edhe fatin e Shqipërisë sa i përket statusit të vendit kandidat. Dhe ne shpresojmë shumë që Shqipëria të vlerësohet në bazë të progresit që ka bërë, në bazë të gjithë teknikaliteteve të vendosura në këtë hapësirë të plotësimit dhe të progresit që ka bërë për 5 prioritetet dhe të mos ketë probleme apo të vendosen mbi fatin e Shqipërisë të anës poltiketë krijuar shpesh herë.

2-Në dhjetor ishin 5 shtete që ishin skeptike dhe nuk e refuzuan por e shtynë vendimin për statusin e Shqipërisë. Aktualisht nga informacionet që ju keni dhe pas tureve që keni bërë në disa shtete evropiane, nga këto 5 shtete, sa vazhdojnë të kenë dyshime për progresin e qeverisë shqiptare. 

Unë nuk do të ndaja ato 5 shtete nga vendet e tjera anëtare sepse të gjithë vendet anëtare në dhjetor dakordësuan për progresin që ka bërë Shqipëria por njëkohësisht, u dakordësuan për nevojën për të parë qeverinë e re dhe vendosmërinë e kësaj qeverie për të çuar përpara të gjitha reformat më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë vendi. Për mua personalisht por edhe për publikun shqiptar nuk duhet të jetë i një rëndësie të veçantë muaji apo data e vendosur nga vendet anëtare për procesin e integrimit. Thelbi i gjithë kësaj gjëje të madhe i Shqipërisë në Europë është vetë procesi dhe ndryshimi që ai do të sjellë në gjithë sistemin shqiptar në ndërtimin e institucioneve dhe në demokratizimin e institucioneve shqiptare. Kjo është pjesa më e rëndësishme që nënkupton vetë procesi nëse Shqipëria arrin të ndërmarrë ato reforma të rëndësisshme siç janë reforma në drejtësi që është një nga më thelbësoret, pavarësisht se është afatgjatë që të hidhen të paktën hapat e para të kësaj reforme. Dhe kuptohet kur unë flas për procesin nuk është vetëm ndërtimi i një drafti të kësaj reforme apo ndërmarrja e hapave por edhe bashkëpunimi i gjerë politik që duhet të ketë qeveria së bashku me opozitën dhe me aktorët e tjerë kryesorë siç janë shoqëria civile apo prokuroria, gjykatat, të gjithë institucionet së bashku për të ndërmarrë këtë reformë, për të kryer një proces transparent, për të çuar përpara vendin në aspektin e drejtësisë. Kjo është vetëm një nga reformat që unë përmend por kuptohet që janë ajo e administratës publike, ndërkohë që qeveria vazhdon të punojë fort edhe për reformën administrative territoriale dhe janë disa reforma në proces. E rëndësishme është që këto reforma të kryhen me sukses. Datat nuk janë të rëndësishme sepse kjo është diçka që do të ndodhë për Shqipërinë, dhe ne jemi pjesë e Europës jo vetëm në anë gjeografike, por edhe në kuadër të vlerave të asaj çfarë përfaqëson vetë vendi. Kështu që unë do të thoja që i gjithë procesi do të vijë me kohën. E rëndësisshme është që ne të ndërtojmë një vend me vlera demokratike ku të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë për vendin e tyre. 

3-Duhet theksuar se diferencën në vendimmarrje e bëjnë disa shtete siç janë Franca, Gjermania, që janë edhe shtete themeluese dhe kanë ndikimin më të madh Unionin Evropian. Flitet se vetëm Franca është dyshuese deri në këto momente ndërkohë që kemi qëndrimm pozitiv nga Gjermania pas asaj vizite të kryeministrit Rama, por kemi edhe një tërheqje nga ato shtete që kanë qenë skeptike. A është e vërtetë që vetëm Franca po heziton?

Absolutisht jo. Kjo është diçka që unë nuk mund ta pranoj ashtu sikurse nuk mund të pranoj që Gjermania ka dhënë një vendim pozitiv për Shqipërinë, pasi jemi ende shumë herët. Progresraporti ende nuk është publikuar, sapo është përfunduar nga Ministria e Integrimit në bashkëpunim të plotë me institucionet shqiptare dhe nuk mund të themi se jemi të vendosur apo se kemi marrë ndonjë informacion direkt nga vendet anëtare sa i përket statusit të vendit kandidat. Këto vende do të marrin marrin në radhë të parë raportin, do ta studiojnë atë dhe shpresoj që vendimi të merret në bazë të progresraportit dhe në bazë të gjithë progresit që ka bërë vendi në muajt e fundit. 

4-Kemi pasur një deklaratë të Komisionerit për Zgjerim zotit Fule, mjaft optimiste për Shqipërinë. Besoni se kjo do të reflektohet edhe në progresraport ?

Patjetër që po. Progresraporti përmban si anën politike të vendit ashtu edhe atë të zhvillimit ekonomik, të plotësimit të reformave. Ka ‘roadmap’ siç e quajmë sa i përket plotësimit të 5 prioriteteve, ku Shqipëria i është përmbajtur edhe atyre afateve të lëna, pra në këtë dokument kaq të rëndësishëm. Ne mund të quajmë se hapat që janë hedhur janë vërtet tepër domethënës sa i përket procesit të integrimit dhe shpresojmë që kjo energji pozitive të jetë deri në fund dhe edhe vendet anëtare të shohin të njëjtin zhvillim që shohim edhe ne brenda vendit. 

5-A mund të themi se klima politike deri diku e acaruar sidomos në ato seanca parlamentare, mund të ndikojë negativisht në vendimin e vendeve anëtare në qershor?

Fryma politike është shumë e rëndësishme por nuk është e rëndësishme në atë çka duket apo në imazhin mediatik që jep. Është e rëndësishme kur ne vijmë tek reformat dhe tek procesi se si ndërmerr Shqipëria këto reforma. Opozita është aktor kyc i procesit, pasi e ka qeverisur për 8 vjet . Patjetër që e njeh mirë, dhe jam e bindur se kur të vijmë në disa vendimarrje kryesore sidomos në reformën në drejtësi, opozita do pranojë të jetë pjesë dhe duhet të pranojë të jetë pjesë e kësaj reforme. Sepse e pranojnë sa e rëndësishme është kjo reformë për integrimin. Nuk do të thoja se nëse opozita nuk pranon, Shqipëria nuk do të marrë statusin apo nuk do të vazhdojë me negociatat e anëtarësimit. Por e rëndësishme është që vendi të ketë një qeveri të mirë. E rëndësihme është që reformat të ndërmerren dhe në kuadër të një bashkëpunimi të gjërë. Sepse nuk është vetëm opozita që duhet të jetë pjesë e bisedimeve, por e më shumë aktorë dhe shoqëria civile është aktor kyc dhe përmendet tekstualisht edhe në progres raportet e KE. Pra janë disa pika kyce të bashkëpunimit. Qeveria ka në dorë të mos rresht së ftuari opozitën të jetë pjesë e procesit dhe vendimarrje për vendin. Por ne s’mund të vendosim për ta, ajo çka kemi në dorë është të çojmë përpara vendin dhe të qeverisim.

6- Cila besoni se janë sfidat kryesore për integrimin e vendit, janë shumë por ajo që juve ju duket më problematikja?

Vetë proçesi një pikë thelbësore të saj ka ndryshimin e mentalitetit, që do të thotë ndërtimin e një shtetit të fortë më institucione të forta, me institucione të pavarura, ku qeveria do të mësoje ti respektojë këto institucione dhe pavarësinë e tyre. Pra ndërtimi i një shtetit demokratik. Kjo është sfida më e madhe dhe rëndësia e vetë procesit. Dhe unë prandaj e lidh rëndësinë e procesit jo me datat, por me transformimin që do ndërrmarrë Shqipëria në këtë proçes. Dhe kjo është lufta më e madhe, të ndryshojmë mentalitetin e të gjithë atyre pesonave që janë pjesë e proçesit, por që ndërtojnë institucionet shqiptare.

7- Pas pak ditësh, do të jetë edhe dita e Europës, cfarë keni parashikuar ju si ministria e linjës për këtë ditë?

Më vjen mirë që e bëtë këtë pyetje, se ministrisë i intereson publiciteti për këtë ditë, kaq të rëndësishme. Do të ketë shumë aktivitete. Por këtë radhë nuk vijmë me aktivitete në kuadër konferencash, apo siç jemi mësuar me mbajtjen e fjalimeve të shumta të politikanëve shqiptar. Por do të jetë një organizimi që do të ketë dicka ndryshe, shumë pjesë nga rinia, nga fëmijët shqiptar, aktivitete më shumë informuese me shfaqjen e një dokumentari. Aktivitetet do të fillojmë nga ora 10 e mengjesit deri në 9 të darkës. Gjithë dita do jetë e mbushur me aktivitete. Do të kemi një ekspozitë më foto nga proçesi integrimit, gjithë datat më kryesore të vetë Bashkimin Europian, por edhe gjithë proçesit që ka kaluar Shqipëria nga vitit 91, deri tani. Unë them që është një pjesë tejet interesante. Do kemi edhe lojra për fëmijë, por jo lojra në kuptimin e vetëm argetimit, por duke e lidhur me informimin e procesin e integrimit të Shqipërisë. Dhe gjatë gjithë ditës të ftuar do të kemi ambasador, që do të paraqesin kulturën e vendeve që përfaqësojnë , por edhe ministra që do të vizitojnë stendën tonë, ku gjithsecili do të shprehi angazhimin personal për procesin.  

5 komente në “Statusi/Gjosha: Vendimi nuk varet nga qëndrimi i opozitës, por reformat e Qeverisë”

  1. Migjeni says:

    INTEGRIMI PERTEJ PROPOGANDES

    E para gje qe duhet thene persa i perket integrimit eshte se shqiptaret ne ndryshim nga fqinjet ballkanike jane percaktuar per integrimin Euro-Atllantik qe 24 vjet te shkuara , qe atehere kur Shqiperia oshtinte nga veriu ne jug “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.
    Mirpo klasa politike shqiptare per arsye me shume subjective e ka perdorur procesin e integrimit per propogande pasi realisht nuk e kane dashur integrimin duke preferuar te sundojne shqiptaret e lodhur te dale nga diktatura sesa te udheheqin drejt sistemit te vlerave e llogari dhenjes.
    Natyrshem qe kur kerkon te sundosh e jo te udheheqesh kerkon qe te pasurohesh ne menyre te padrejte mbi varferine e shumices se shqiptareve. Shenjat jane jo te mira edhe per kete mazhorance pa hyre ne detaje megjithate ka edhe tre kater muaj per tu rikonfirmuar ekzaktesisht rrugen qe deshiron te ndjeke.
    Megjithate shumica e gazetareve opinionisteve , komentuesve opozites madje edhe pozita qendrojne gjithnje tek roterika duke thene gabimet dhe premtimet me “do te” duke mos kaluar ne veprime konkrete qe do te bente te mundur shkurtimin e distances ndremjet BE e Shqiperise.
    Qe ne fillim do te kerkoja kompromisin e shqiptareve per dy gjera themelore ne procesin e integrimit te Shqiperise:
    Te mos vazhdoje propaganda politike e pozites e opozites mbi rendesine e madhe te marjes se statusit kandidat pasi deri ne antarsimin e plote mundet te jete ne mes nje gjysme shekulli pasi Turqia ka 38 vjet candidate pa u antarsuar akoma. Fakti qe klasa politike nuk guxon te kerkoje se bashku statusin kandidat dhe hapjen e negociatave per antarsim tregon se Shqiperia eshte shume larg BE.
    Institucionet shqiptare politike , shteterore e qeverisese duhet ta shohin procesin e integrimit e perafrimit me BE si nje process qe vjen e duhet te vije nga brenda e jo nga jashte. Me kete dua te them se politikanet, pushtetaret e shtetaret ti kursejne popullit shqiptar vizitat tursistike gjoja per “lobim” dhe ato para te kursyera ti kalojne ne projekte investimi e menaxhimi te brendeshem.
    Kur themi shkurtimin e distances duhet te kuptojme perafrimin e standarteve ligjore e zbatimin e tyre duke ndikuar drejteperdrejte ne cilsine e jetes se shqiptareve e perafrimin e natyrshem me standartin e jetes se popullit ne BE.
    Demokracia perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane treguar se progresi dhe zhvillimi vijne vetem nepermjet zbatimit dhe respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut gje per te cilen BE ka ngritur edhe nje gjykate te nivelit te larte, Gjykaten e Strazburgut.
    Pra njeriu i lire ka energji te pashterrshme energjish positive qe ndikon ne ecjen e shpejte perpara te krejt shoqerise ne njeren ane por kerkon gjithnje qe procesi i modernizimit e kontrollit me perfaqesues real ne te tera fushat e jetes te jete i pandalshem.
    Pra perafrimi i te tera sandarteve te shqiptarve me shoqerineEuro-Atllantike eshte nje process kompleks politik, ekonomik e shoqeror qe te marre se bashku duhet te realizojne ngritjen e nivelit e cilesise se jetes se popullit shqiptar.
    Per sa kohe ne shqiptaret jetojme ne nje nder trojet me te pasur per njesi te siperfaqes ne bote dhe jemi ne varferi te plote te krahasueshme me vendet e Afrikes , Namibine Zairene etj jo vetem nuk eshte nevoja te analizohen parametrat e tjere por as qe duhet propoganduar se jemi ne prag te BE pasi politika thjesht mashtron.
    Po a kemi potenciale njerzore , ekonomike e resourse natyrore qe kombi shqiptar te perafrohet realisht me vendet me te zhvilluara te perendimit. E them me te madhe e me siguri teper te larte PO.
    Kemi popullsine me moshen me te re ne Europe e nevel arsimi te krahasueshem me Europen pasi mjaft student shqiptare kane mbaruar e po mbarojne universitetet me prestigjoze te botes por duhet then se ne kontrast me ekonomine trashiguam nje nivel arsimimi te kenaqshem nga diktatura.
    Kemi pozicionin gjeografik me klimen me te mire ne bote e toke e nentoke nder me te basurat e botes me rezerva minerale e uje me shume se cdo vend i Europes per njesi te siperfaqes.
    Pra na mungon lidershipi dhe organizimi i brendeshem i shoqerise shqiptare tersisht ne doren tone dhe ne mundesine e organizimit te shoqerive perendimore.
    I bej thirrje klases politike shqiptare qe ti leri vazhdimin e demagogjise nekomuniste dhe ti perveshet veprimeve konkrete duke e persosur organizimin e brendeshem te shoqerise shqiptare si garanci e padiskutueshme per te arritur parametrat e Amerikes e BEse.
    Dua te shtoj pa u bere i besdishem ne moralizime se nese klasa politike shqiptare eshte e ndergjegjshme per reformat qe duhet te kryej duke e trasformuar se pari veten nga sundues ne lidere te jeni te bindur se suksesi i integrimit eshte i garantuar.
    Shqiptaret duhet ta dine se gjate fushates elektorale nga Presidenti i Amerikes ne zyre , sfidanti i tije e deri tek perfaqesuesi me i vogel i qeverisjes vendore shkojne pothuaj fshat me fshat se nuk po ze ne goje qytetet qe shkojne disa here per ti kerkuar voten elektoratit pra popullit Amerikan.
    A e dini se perse?
    Sepse VOTA eshte e paprekshme dhe vete fuqia e shtetit me te fuqishem te botes por dhe me tej perfaqesuesit legal te popullit jane “dora e Zotit” per popullin amerikan e zgjidhjen e problemeve te tije ne raport me administraten pasi asgje nuk eshte ne perfeksion .
    Pra ngritja dhe perafrimi me standartet e BE duhet te fillojne nga legjitimiteti i perfaqesuesve te pushtetit e shtetit ku ne themel te kete voten e lire e te ndershme te qytetarit shqiptar. Duhet filluar me ndergjegjsimin e rendesise se votes me qytetarin shqiptar por bashkengjitur me penalitete ekstreme per ata qe afrojne thase mielli, favore, para, apo presion ne emer te shtetit e pushteti.
    Shqiptare duhet te zgjoheni e te kuptoni se tere ata candidate qe ju afrojne favore personale per te marre voten tuaj nuk e kane ndermend te jene neser ne sherbim tuaj. Jeta eshte e gjate pasi neser mundet qe ju nevoitet mbeshtetja e perfaqesuesit tuaj ne emer te se drejtes e ligjit qe shkone mbase pertej jetes suaj e familjes tuaj qe nuk mundet te paguet me miljona dollar gjje qe nuk do ta keni nese e keni shitur paraprakisht voten tuaj.
    Te nderuar bashkombas komuniti hebre si komuniteti me i organizuar ne Amerike e pse jo edhe ne bote edhe kreun e sinagoges pra kreun shpirteror te komunitetit e zgjedhin me vote komuniteti me kandidatura alternative . Deri ketu ka shkuar bota e qyteteruar .
    Zgjidhni perfaqesuesit tuaj te ndershem e me vision per nje jete ndryshe qe te keni mundesi neser te trokisni ne nje dere te hapur per te zgjidhur hallet tuaja te shumta.
    Shqiptare te jeni te bindur se tek zgjedhja e ndershme e perfaqesuesve tuaj real fillon zgjidhja e halleve te gjithsecilit duke cuar ne zgjidhjen e probleve te shoqerise shqiptare.
    Reforma territorjale e inicuar dhe paguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte rruga e duhur drejt pushtetit legjitim gje qe jo vetem i duhet bashkengjitur opozita por duhet zgjeruar me koncepte te reja e ndryshime mbi sistemin zgjedhor ne Shqiperi duke shkuar 100% drejt perfaqesuesve te dale direct nga vota e popullit . Me kete duhet kuptuar qe perfaqesuesit e popullit qe nga parlamenti e deri tek komuna te jene perfaqesues direct te popullit e jo sherbetore te kryetarit te partis e aq me keq sherbetor te nje klani criminal.
    Te reformohet tersisht KQZ duke e kthyer ate institucion te pesueshem per tere shqitaret duke gjetur mekanizma e perfaqesues dinjitoz te komuniteteve duke ingranuar edhe institucionet fetare me keshillat e tyre ne kontrollin e votes se popullit si institucione qe funksionojne e sherbejne ne emer te Zotit duke nxjerre rezultatin me se shumti 4 ore nga mbyllja e procesit.
    Kur te tera keto permirsime ligjore te arrihen me consensus te plote te nje spektri te gjere te politikes shqiptare duke ftuar edhe jasht parlamentit por edhe te grupeve te interest e OJFve e deri tek individe te spikatur atehere te kalohet ne zgjedhje parlamentare e locale se bashku ne vitin 2015.
    Nuk ka hap me domethenes ne rrugen e perafrimit te Shqiperise me perendimin Euro-Atllantik sesa vendosja e pushtetit e shtetit Shqiptar legjitim me vote te lire e te ndershme. Te tera te tjerat jane vazhdim i paster i demagogjise qe nuk kane per qellim perafrimin e Shqiperise me perendimin.
    Te tera problemet e tjera si ceshtja e sigurimit kombetar, pronsise, vendosjes se sundimit te ligjit e respektimit te vendimit te gjykatave e vete reformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi respektivisht respektimin e zbatimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare zgjidhen e zbatohen hap mbas hapi nga perfaqesuesit legjitim te Pushtetit e Shtetit Shqiptar.
    Nese politika arrin te kuptoje apo shqiptaret ta detyrojne qe te kuptoje se pushteti ne demokraci nuk eshte i perjetshem se sistemi nuk mundet te ngrihet as konceptohet pa alternative e vlerave , ideve, resourseve njerzore ne nje ekonomi te lire konkuruese mbi ruallin privat qe njihet e respektohet nga shteti nuk mundet te kete as demokraci as integrim.
    Si perfundim dua te them se Integrimi arrihet me pune e hapa konkrete gjithnje ne interes te shoqerise e jo nisur nga interesa meskine e aq me keq kriminale. Nese ka politikan apo qytetare shqiptar qe e shikon ndryshe procesin e perafrimit me perendimin Euro-Atllantik eshte i lutur te ingranohet pasi filozofia ka thene se te keqijat kesaje bote nuk i vijne nga te keqijte pasi jane pak por nga indiferentet se ata jane shume.
    Ajet Delaj,
    New York

    1. Be-X says:

      jam shume dakort me ju Z.Delaj, e keni prekur ceshtjen ne pikat e duhura.
      pervec artikullit me pelqeu sh. dhe komenti juaj.

  2. arsen says:

    Si do ja bejme ne’ kur te marresh lejen e lindjes ti?!!! Na piu e zeza… ?
    Integrimi fillon ke reforma e prones….Tek administrata e depolitizuar….Tek Kryeprokurori dhe Gjykata….Te tjerat vijne vete.
    Majlinda Bregu llapi 8 vjet e nuk dha llogari se perse nuk u “integruam” ne BE

  3. Deda says:

    Me sa u realizua premtimi qe do hame me luge floriri pas lufte aq do te plotesohet dhe enderra e shqiptareve per tu futur ne evrope. Ku te le Sali shpellari me shpuren e tij (Edi Rama Ilir Meta dhe sa e sa te tjere qe jane pas kuintave)qe te futemi ne evrope. Ata zduan te miren e ketij populli dhe pike. Per veten e tyre ata jane sulltane dhe çu duhet te jene evropjane kur kane vjedhur e vene pasuri per 7 breza, apo t’i humbasin te gjitha dhe te jetojne me pensionet 80-100 euro?

  4. besmir says:

    ka lezet ministre e re flet me argumente dhe nuk shan opoziten. me kujtohet majlinda bregu vetem shante dhe bertiste. statusin do e marrim dihet, por institucionet demokratike eshte sfida…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje