Udhëzuesi i PD, anëtarët të tregojnë votat e familjes

4 Maj 2014, 13:24Politika TEMA

Partia Demokratike nisi dje procesin spastrimeve të listës së anëtarësisë. Në një udhëzim të posaçëm të lëshuar nga Lulzim Basha përcaktohet se koordinatorët e PD-së për procesin reformues të degës së partisë në kryeqytet brenda ditës së nesërme duhet të paraqesin tek selia qendrore listën e anëtarëve që kanë votuar Partinë Demokratike si edhe personat që kanë tradhtuar partinë. Në një udhëzim të përbërë nga 17 pika përcaktohet qartë se i gjithë procesi reformues të PD-së në kryeqytet do të bëhet për të pastruar listat nga tradhtarët dhe më pas do të fillohet me prurjet e reja në mënyrë që zëvendësohet numri i anëtarëve të larguar, raporton “Shqiptarja.com”. 

Brenda dy ditëve nga dalja e këtij udhëzimi çdo grupseksion të depozitojë në Selinë Qendrore të PD-së një kopje të listës të votuesve potencialë të PD, identifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Çdo votues potencial i PD-së i identifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të ftohet për tu anëtarësuar në PD. Secili votues të njoftohet për procesin përmes letrës ftuese të Kryetarit të PDSH-së. Për mbarëvajtjen e procesit, të hapen zyra regjistrimin çdo grupseksion. Në qytetin e Tiranës të hapet një zyrë për jo më shumë se 35 seksione. Brenda 7 ditëve nga fillimi i procesit, të realizohet shpërndarja e të gjitha letrave ftuese për anëtarësimet tek votuesit potencial të PD-së. Brenda 3 ditëve nga marrja e detyrës të ngarkuarit me punë pranë çdo seksioni të depozitojnë pranë koordinatorit nga Selia Qendrore e PD-së grafikun dhe personat përgjegjës për organizimin e procesit në çdo seksion të PD-së”,- thuhet në udhëzimin e Bashës.

 

9 komente në “Udhëzuesi i PD, anëtarët të tregojnë votat e familjes”

  1. Qe te tregohen sekush ka votuar , cilin ka votuar ….eshte shkelje.
    Ku ,bazohen verifikimet e verifikimit te votes !?
    Pse kaq egersi ne bande !
    Rrukullisja vazhdon dhe thefshin koken , qe te gjithe.

  2. . says:

    ————————————————————————————————–

    “Ceta-Familjes PD”, tani Parti-Prone e familjes Berisha.

    Tregoi Familjes Berisa:

    votat, emrat, me ke shkon,
    me ke fle, sa here shkon ne banjo,
    sa here ben sex … ha,ha,ha,ha.

    ———————————————————————————————–

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Copy-paste…E kam ba une kshu, ke me e ba dhe ti kshu..Fut edhe familjaret e mi dhe ke me e pa.. E mrekullushme, e paharritshme..

  4. edi says:

    PO…keta te PD-se dashkan me ‘Na Fiju’ me zor.

  5. toni says:

    Udhezimi i lul DUMA-CILJETA qe te tregohet vota e cdo familjari se per car ka votuar apo voton edhe Kim Jong-un apo cari Putin i rusise do ta kishin zili,opo jan ne binare nga trute keta plera apo jo,,pede-ja MONARKI dava plerash…

  6. Leone says:

    po e sakte po ata qe mbajti ne pune PD po nuk e votonin ate , ca do behet.

  7. iliria shqiptare says:

    Duket qe su dalin llogarite.

  8. funerali says:

    mos haroni grupet e sulmit. berthamen e kini dhe duhet ta ruami, eksperienca nuk fitohet lehte.

  9. realist says:

    “Trashegimia” nga diktatura, nuk mund të mbulohet me “shoshë”… Berisha, “nxënësi” besnik i Enver Hoxhës… Po Lulzim Basha, çfarë “trashegimie” ka nga Enver Hoxha…???!!! Di njeri të më përgjigjet…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje