Ekipi i FMN ‘skanon’ ekonominë shqiptare. Raporti i dorëzohet Bordit për këstin e dytë të kredisë

3 Maj 2014, 18:20Politika TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar po skanon ekonominë shqiptare, si dhe plotësimin e kushteve të marrëveshjes së nënshkruar me Qeverinë Rama në fillim të këtij viti. Më konkretisht zbatueshmëria e rekomandimeve, gjendja e financave publike gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti, si dhe ecuria e shlyerjes së borxheve të prapambetura, janë çështjet për të cilat FMN pritet të vlerësojë në përfundim javën e ardhshme të vizitës në Tiranë.

Një ekip të FMN-së i kryesuar nga Nadeem Ilahi prej disa ditësh ndodhet në Tiranë, ku ka zhvilluar një seri takimesh në nivel politik dhe teknik, përmes të cilave ka mbledhur opinionet e të gjitha palëve në funksion të hartimit të një raporti mbi gjendjen e ekonomisë dhe plotësimin e kushteve nga qeveria. Në bazë të vlerësimit që do ti bëhet raportit nga Bordi Ekzekutiv i FMN në Uashington, do të vendosë për lëvrimin e këstit të dytë të kredisë me vlerë 26 milionë euro, që pritet të ndodhë në fillim të qershorit.

Me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, diskutimet e delegacionit të FMN-së janë përqëndruar mbi stabilitetin financiar si dhe masat që ka marrë dhe duhet të marrë Banka e Shqipërisë. Një çështje e cila është diskutuar gjerësisht në këto takime është edhe niveli i borxhit publik dhe masat që duhet të marrë qeveria për uljen e tij.

Lidhur me ecurinë e të ardhurave për tre muajt e parë të vitit, financat kanë raportuar se Tatimet e Doganat kanë arritur të tejkalojnë planin me 1.2 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat u rritën me 6.2% në raport me janar-marsin 2013.

Ministria e Financave po ashtu ka informuar se deri tani kompanive që kanë kryer punë publike por që nuk u paguan iu janë kthyer rreth 200 milionë dollarë, ndërsa mbeten për tu shlyer, sipas parashikimit edhe 150 milionë dollarë. Ndër të tjera misioni është informuar mbi nivelin e te ardhurave të realizuara deri tani, nivelin e borxhit publik, ndryshimet fiskale dhe hapat për reformat që Fondi ka kërkuar. Burimet bëjnë me dije se FMN do të vjë një Shqipëri çdo tre muaj për të parë zbatimin e reformave dhe ecurinë makroekonomike.

Marrëveshja trevjeçare Shqipëri–FMN do të monitorohet një herë në tre muaj nga ekspertiza e Fondit, ndërsa më pas, dy herë në vit. Marrëveshja që parashikon një sërë masash në fushën e taksave dhe reformat strukturore, hyri në fuqi në muajin shkurt pas miratimit nga Bordi i Drejtorëve në Uashington dhe parashikon disbursimin e 330 milionë eurove kredi me kushte të buta për tri vitet në vijim.

4 komente në “Ekipi i FMN ‘skanon’ ekonominë shqiptare. Raporti i dorëzohet Bordit për këstin e dytë të kredisë”

  1. Pionier Lubonja says:

    BORXHET I MARIN POLITIKANET PER TI BERE RRUSH U KUMBULLA E I PAGUAJNE FEMIJET SHQIPETARE TE URITUR E CFILITUR.
    —————————————
    Kemi 22 vjet me borxhe ku òdo shqipetar nga i porsalinduri deri tek ai qe eshte duke vdekur eshte mbi 3mije dollare borxh.Askush nuk i thote ketij populli me femije te pa ngrene si ne kohen e ‘lulit te vocerr’ pse jemi ne borxh e kujt ja kemi per borxh.
    Me kriminele se sa ata qe na kane futur ne borxh jane ata qe gjoja bejne ‘informacion’.FMN e istitucionet e tjera ne asnje vend te botes se trete e aqe me keq tek ne qe i perkasim ‘botes tjeter’ nuk kane sjelle zhvillim.
    Marja e kesaj kredije nga kjo qeverri foshnje ‘7 muajshe’ ka qene e detyruar POR te te pranosh kushtin qe te paguash 950 kompani fantazem te kohes se ‘NERONIT’ derr ne thes se paskan bere pune publike(HIDH BETON RRUGEVE E ZIFT PERFSHI EDHE LYERJEN ME ZIFT TE KOKAVE TE DEPUTETEVE)pa bere asnje trasparence per natyren e puneve qe kane bere e sa ka ndikuar ne mireqenjen e ketij populli perben KRIMIN E RADHES NE NJE ANTISHTET PIRAMIDAL QE KOMANDOHET NGA KRIMI EKONOMIK I SISTEMIT BANKAR E FINANCIAR PER 22 VJET VAZHDIMESI E SUDE-SALI-BODE-FULLANI.
    Mero e kompani po qe se ndiheni akoma shqipetare e aqe me teper gazetare per hir te shqipetarizmes e etikes profesionale e intelektuale spjegojini femijeve shqipetare qe pas borxhit 22 vjet pse do paguajne nga 300 milion dollare nga FMN 350 milion kompanive fantazem?KU KONSISTON NDIHMA PER TE PAGUAR BORXHET FANTAZMAVE APO PER INVESTIME E ZHVILLIM?TURP,TURP,TURP!”PERENDI!Ku je”’Migjeni

    1. henri says:

      Pionier Lubonja,
      Pagesa e borxheve per punet e bera nga bisnesi qysh ne kohen e Berishes behet me qellim qe :
      – Bisneset te behen me leke, te paguajne rrogat e pa paguara te punonjesve te tyre.
      – Te paguajne levruesit e tyre qe nuk kane marre akoma leket.
      – Ta paguajne kestet e pa paguara te kredive qe kane marre nga bankat.
      – Te ulet numuri i kredive te semura.
      – Bankat te fillojne te japin perseri kredi per bisnesin duke krijuar vende te reja pune, rroga, rritje te kerkesese dhe pra rritje te ofertes qe do sjelli edhe rritje te vendeve te reja te punes.

      Ne cdo vend te botes nje qeveri e re ka detyrimin ligjor dhe etik te njofi detyrimet financjare te qeverise se vjeter.
      Mos harro se FMN po te jep nje kredi me nje norme interesi prej me pak se 1%, nderkohe qe qeveria ne tregun e jashtem nuk shet dot bono thesari, se nuk ja blen njeri dhe ne tregun e brendeshem shet bono thesari me mbi 5%.
      Une, personalisht jam me mendimin e Plutonit i cili thoshte se une di qe nuk di asgje dhe nuk kam monopolin e se vertetes, por ama mendoj se qeveria e ka filluar mire punen dhe po lejon FMN qe te beje skanime te ekonomise shqiptare gje qe horri Sali Berisha nuk e lejoi se nuk do te genjente dot me , dhe per kete aresye edhe e largoi FMN-ne nga Shqiperia.
      Mua me pelqejne shume proverbat e bukura te poullit tone : “Durimi sjell trandafila dhe shpresa vdes e fundit.”

      Pershendetje

  2. mazllemi says:

    Si gjithe keto 23 vite vijne te japin borxhe dhe te marrin dhe pjesen e tyre , ne fund ne si popull do ti paguajme te gjitha

  3. spetsnaz says:

    Keshtu e skonin edhe ekonomine Greke. Edhe ekonomine Ukrainase e skanuan tani qe i dhane 17 miliard dollare. Edhe keta si Greket do ta kuptojne me vone qe Qeveria ‘pro-perendimore’ ju shiti sumen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje