Parku Olimpik/ Rama i prezanton sportistëve elitarë projektin: Po nuk u realizua, protestoni

3 Maj 2014, 11:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama premton mbështetje maksimale për sportistët elitarë. Të ftuar të selinë e Këshillit të Ministrave, sportistët elitarë të Shqipërisë u njohën nga Kryeministri me  projektin e një parku olimpik që pritet të ndërtohet, ndërsa kërkoi nga sportistët të protestojnë në rast se ky projekt nuk realizohet.

“Nëse nuk realizohet ejani me medalje para kryeministrisë. Ne do ndërmarrim hapa konkrete për kushtet që meritoni dhe vetë Erkandi do presë shiritin e inaugurimit të këtij projekti”, theksoi Rama, ndërsa e konsideroi si një premtim të mbajtur edhe  palestrën e re ku do stërviten peshëngritësit.

Duke prezantuar projektin, Kryeminisitri u shpreh se “bëhet fjalë për një projekt strategjik në sport që nuk përfshin vetëm palestrën e re të peshëngritjes dhe mundjes edhe pse palestra e re e peshëngritjes dhe mundjes është hapi i parë. Më në fund do të keni dushe, dhoma zhveshjeje personale”.

Përveç palestrës, tha Rama, “do të jetë një kompleks i plotë ku do të strehojmë edhe federatat. Me në fund pas lënies në hijen e stadiumit “Qemal Stafa”, do të bëhet edhe akomodimi i Federatave të shumësportëshit. Po ashtu do të kemi dhe admistratën sportive, do t’i japim hapësirë Komitetit Antidoping Shqiptar dhe do të bëjmë të mundur që brenda një hapësire të përmblidhet e gjithë struktura që ka të bëjë me shumësportëshin. Do të kemi një sipërfaqe prej 13 mijë metra/katror që do të bëjë të mundur që të mos kem konflikte me mikun tim Rauf Dimraj. Më pas duke kalur tek ngrehina lojërave me dorë që do të jetë një ngrehinë e re, aty ku kemi trashëguar disa kolona betoni që i kanë gërryer vitet. Kjo ngrehinë do të ketë një kapacitet pej 1400 sportdashësish”.

Duke u shprehur se vendi e ka ndjerë largimin e talenteve, Rama u shpreh se për ta tashmë do bëhet më shumë që të mund të ngrenë më lart flamurin tonë kombëtar. Ai u premtoi sportistëve se do marrin gjithçka meritojnë, pa iu dashur më të protestojnë para kryeministrisë.

“Dyert e kësaj godine u hapën sot për kampion të mëdhenj, për talente që do të jenë kampion në të ardhmen, dhe për të gjithë ata që në rolin e drejtuesve të Federatave, në rolin e mësuesve të tyre, të prindërve, janë këtu sot bashkë me ne drejtuesit e sotëm të këtij vendi që kemi vendosur ta bëjmë sportin një nga instrumentat e rëndësishëm të rilindjes së vendit dhe ripërtëritjes së shoqërisë. Për talentet në sport, art dhe fusha të tjera, jo rrallë i kemi bërë vetes pyetjen, po të ishte ndonjë vend tjetër në çfarë majash do të ishte ky apo ajo dhe si do të drejtohej. Dhe fatkeqësisht përgjigjen e kemi marrë në raste të hidhura për ne kur talente të këtij barku kanë qenë të detyruar të shkëputen dhe të shkojnë larg, të marrin pasaporta të tjera, të veshin uniforma të tjera dhe të ngrejnë flamuj të tjerë për tu vlerësuar”, tha kreu i qeverisë.

Pasi iu dorëzoi dhuratat, butona këmishe që zakonisht i dhurohen vetëm homologëve, Rama u shpreh se “ëndrra e tyre nuk është thjesht e tyrja për është ëndrra e një vendi, e një shoqërie, e një gjenerate”.

“Erkandi, Danieli dhe Luiza kanë dhënë përgjigje që për ne është tingëlluar si shkundje e fortë që pavarësisht kushteve, hendekut të madh në vlerësim dhe trajtim, kanë arritur në majat, ku tani është detyra jonë që t’i mbajmë dhe të ngjisim të tjerë aty, pa i bërë majat të paarritshme për talentet tona për shkak të papërgjëgjshmërisë dhe banalitetit të poltikës dhe qeverisë tone”, tha Rama.

Jemi dakord, u shpreh Kryeministri, “që nuk është e lehtë të ëndërrosh kaq lart majat, sado sportist i mirë të jesh, pa pasur kushte. Nga realizimi i ëndrrave të sportistëve, për të shkuar tek rezultatet është në mes një det i madh sakrificash. Më kujtohet kur kampionët u vendosën përpara kësaj godine që dikush t’i dëgjonte, t’i shtrinte dorën për solidaritet, por edhe për atë që është shkruar në ligjin e sportit, pa të cilin nuk do të kishte pasur askund të reja dhe të rinj që do mund t’i materializonin ëndrrat në sport në rezultate të papërshkueshme”, tha Kryeminstri.

Jam modestisht krenar, vijoi Rama “që sot kampionëve tanë nuk u është dashur të rreshtohen para Kryeminstrisë për t’i përdour medaljet e arritura me sakrifica, për një ëndërr që në Shqipëri duket një çmeduri, si një pankartë që thotë jemi dhe ne gjallë mos na harroni. Dhe sot janë këtu në vendin e nderit, si zot të kësaj godine, ku zyrat janë tonat, por pushteti në sport është i tyre, që nëpërmjet sportit i japin kësaj shoqërie mesazhin fantastik se asgjëje nuk mund t’i vësh kufi”.

“Medaljet e këtyre sportistëve janë një mesazh për të gjithë shoqërinë për të mos iu dorëzuar varfërisë në aspirata dhe nuk ka gjë më të keqe për një popull sesa varfëria në aspirata. Këta kampionë i duhen këtij populli për të treguar se kush nuk i dorëzohet varfërisë së aspiratave është i destinuar të fitojë mbi varfërinë ekonomike, margjinalizimin dhe mbi çdo vështirësi që jeta ia nxjerr padrejtëisht përpara”, tha Rama.

Kampioni i Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj vlerësoi mbështetjen e kryeministrit, ndërsa veçoi mes të tjerash mesazhin e tij, në momentin kur u shpall kampion.

“Mes mijëra urimesh ishte edhe i kryeministrit, Erkand Qerimaj në çatinë e Europës, përulje me respekt. Nuk ishte thjesht një mesazh, ky i tregonte institucioneve se do ketë një ndryshim në trajtimin e sportistëve, në të gjithë sportin. E falënderoj”, tha ai.

Në vijim Qerimaj mori edhe një angazhim, që me mbështetjen edhe të Kryeministrit, flamuri shqiptar të ngrihet në nivelet më të lartë, në evenimentin më të afërt ndërkombëtar të peshëngritjes.

E pranishme në këtë ceremoni, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita tha se skema e re e financimit rrit mbështetjen për talentet në sport dhe për sportistët elitarë.

“Jam e lumtur që jemi të gjithë bashkë, të diskutojmë për më shumë sport, talent,për më shumë mbështetje ndaj sportistëve. Skema e re e financimit adreson një mbështetje të re për talentet dhe sportin elitar. Do japim shpërblimet e prapambetura peshëngritësve”, tha Nikolla.

Një pikë tjetër ku e ndali vëmendjen ministrja, ishte ndarja e sportit nga politika.

“Do largojmë politikën nga sporti. Do ketë komisione sporti dhe komision antidopingu në të cilat s’do ketë më politikanë që i drejtojnë. Ligji që siguron statusin e sportistit do jetë së shpejti në parlament”, theksoi ajo, duke shtuar se  në shkolla do ketë 3 orë edukimi fizik.

 

23 komente në “Parku Olimpik/ Rama i prezanton sportistëve elitarë projektin: Po nuk u realizua, protestoni”

  1. bie shi says:

    ..dhe thone qe s’ka rilindje,..sigurisht po ringrihen muret e shembur,qe i jepnin talentit nje motiv..,sepse keta jane ambasadoret reale..

    1. yllka says:

      Bravo Edi. Kishim besim dhe spo na zhgenjen,. Pune te mbare dhe zoti te bekofte

      1. Gerti says:

        Ky eshte njeriu i fjales se mbajtur dhe qe mbron dinjitetin e Kombit tone.
        Shume krenar per fjalen e dhene publikisht ne sy te atyre qe jane ambasadoret dhe krenaria jone, Sportistet. Ata ndihen te vleresuar

        1. Vespa says:

          Te behet zemra mal kur sheh qe shteti eshte krah atyre qe jane krenaria e kombit, Te lumte Edi, po e shkul ate qe ishte mbjelle dje e qe shkaterronte cdo gje te bukur, po na be te besojme ne te ardhmen e femijeve tane

          1. Tigri says:

            Hallall ta boft zoti oooooooooooooooooooo EDIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII . Je nona dhe per kete qe po ben ke bekimin tone si patriote. ky po qe eshet akt patriotik e dinjitoz

            1. Urani says:

              U kenaqa dhe u ndjeva krenar per kryeministrin e vendit kur degjova sot qe foli per kete fushe ku ne perfaqesohemi denjesisht por nga shteti ska pas kurr perkrahje

              1. Colja says:

                Shume besim se gjerat do te ecin per se mbari. Eshte neperkembur keq sp[orti keto 23 vjet por Rama i ka hyre me themel cdo gje e sporti s ngelet pas

                1. Xani says:

                  Ke fol si burrat sot ED. I the gjerat troc dhe une kam besim se do e mbash fjalen, pasi per njeri te fjales te njohim gjer me tani .

                  Suksese dhe faleminderit sportisteve qe na nderojne

        2. Skela says:

          Po per 21 Janarin, Gerdecin, vjedhjen makabre 250 milon dollareshe sikur spo e ze ne goje ky fjalembajtesi jot. Kenaqesh me panaire punesimi pa buke. Sot jemi kapitalizem dhe privati nuk te puneson nese nuk je i afte. Te mbijetosh ne biznes nuk te ndihmon as te qenit me PD dhe as me PS apo parti tjeter. Mblidhni mend e kokes dhe gjykoni. Numri i te punesuarve nuk varet direkt nga qeveria por eshte indirekt rezultat i politikave qeveritare qe favorizojne zhvillimin e biznesit dhe konkurencen e ndershme.
          Me cfare te drejte premton pune 1000 euro ky Veliaj? Mos e ka fjalen ne ministrine e tij? Ministri pa nje te panjohur ne rruge dhe pa i ditur as aftesite dhe as arsimin i premtoj pune. Veliaj sikur ka qene ne Amerike dhe i di mire procedurat e punesimit. Kush eshte ai biznes qe i hedh parate keshtu me sy mbyllur dhe puneson njerez pa i njohur dhe per me teper te paafte. Sepse une jam i sigurt qe kjo zonja edhe po u punesua ne pune do te haje buken qe ka marre me vete dhe asgje tjeter. Qeveria nuk ka te drejte te imponoj bizneset se sa punonjes do te punesoje. Keto jane pune xhepi dhe pervec biznesmenit nuk ka te drejte te fus hundet kush tjeter. Biznesi i detyrohet shtetit vetem taksat dhe respektimin e standarteve si kushtet e punes dhe sigurimi ne pune. Kushtet higjeno sanitare dhe zbatimi i ligjshmerise te parashikuar nga qeveria.

    2. Besimi says:

      Sa krenar ndihem kur degjoj qe me ne fund ata qe valvision flamurin neper boet nderohen dhe do investohet per ta

      1. Naimi says:

        Fantastik Edi Sot. ME ne fund po ju jepet ajo qe ju takon te gjitheve.

        Sporti eshte nje fushe ku duhet investuar e Rama sot hapi nje kapitull te ri

    3. gertjan says:

      Duhet pranuar,i pari kryeminister qe po investon seriozisht edhe ne sport.
      Vlersim maksimal per kryeministrin.

  2. patllakja says:

    Bravo Edo, por mos harroni ti paguani sportistet per medaljet qe marrin, sepse jan lodh me premtime, medalje(kopsa etj)nga qeverite e meparshme…
    Uroj me gjith zemer qe ky projekt te realizohet.
    Te uroj shnet, qe te punosh per te miren e shqipetareve dhe Shqiperise.

  3. Hm... says:

    Shume mire. Nderkohe qe tu krijohen kushte sportisteve dhe te promovohet sporti te brezi i ri, te vleresohen edhe sportistet e dikurshem qe me ato kushte dhane aq shume. Nje vleresim simbolik nuk kushton por ka efekte te jashtezakonshme per breza te tere sportistesh qe gjalleruan aq shume cdo brez ne ate kohe. Nga futbolli, atlektika, ciklizmi, qitja, lojrat me dore, mundja dhe ngritja peshave, gjimanastika etj sporte disa prej te cilave jane fashitur goxha.

  4. jarin says:

    Bravo Kryeminister, une si puntor dhe pedagog sportiv ne Kosove kam shume shprese se premtimet tua do te realizohen, dhe se edhe ketu ne Kosove do te reflektoj qeverisja jote ne cdo sfere te jetes.Te lumt sporti

  5. gjon says:

    Ne se EDI RAMA e ka fjalen per palestren e ish kompleksit DINAMO e cila qe nga viti 1988 qendron ne kembe si ngrehine qe grryhet nga erozioni do bente shumire qe ta vinte ne funksion te sportit.KJO DO ISHTE RILINDJE PER TE.Per kete EDI meriton Falenderime.

  6. rodrigo says:

    Pse nuk e thua ndryshe z.kryeminister: po nuk u realizua, jap doreheqjen… :p

    1. Martin says:

      Mos kerko doreheqjen ai po ben shume pune te tjera qe ato idhujt tuaj te deridjeshem(22 Qershor2013) nuk i mendonin dot.

      1. rodrigo says:

        O Martin po flet personin e gabuar. Une jam i majte, madje me kontribut me fushate por idhull ne politik nuk kam askend o mik. Ajo qe mund te them eshte se deri tani po shohim vetem propagande dhe asgje konkrete. Nuk e di se cfare do kete ndryshuar pas nje viti po si une edhe sh te majte socialist jemi te zhgenjyere nga ato qe po shohim dhe degjojme…

  7. Skela says:

    DAKORD ME KETE POR TE LUTEM MOS NA E PARAQIT SI ARRITJE PUNEN RUTINE QE I TAKON NJE QEVERIE. Sikur prioritet ishte zbardhja e krimeve makaber te qeverise berishiste. Harrove Gerdwecin e spo flet me. Harrove 21 Janarin. Turp per ty dhe qeverine tende. Per te vene ne vend drejtesine ta dhane voten shqiptaret e jo per Kompleks Olimpik. Sikur p[o fshihesh se fundmi dhe ske fytyre te dalesh para shqiptareve. Po per 250 milione dollaret e vjedhur ne rrugen e Kombit do te heshti qeveria juaj. Ti ke parlamentin mor ditezi dhe populli ti dha te gjitha votat te reformosh gjyqesorin dhe te ndertosh shtetin e se drejtes. Po nuk bere hapat e kerkuar me mire dorehiqu.
    Ju lutemi mos na servirni perpara fytyres si arritje cdo lajm cdo bisede diplomatike. Keto jane puna juaj e perditshme. Po nuk bete keto atehere jeni kot ne qeverisje. Mjaft me me Show mediatik se po na e shpifni.

  8. sali konviktori says:

    ku do behet xhanem?

  9. uk says:

    Edhe pse esht per tu falenderuar dhe vleresuar kjo nuk duhet te jet pun e kryeministrit por institucioneve qe meren me projek zbatimin. Ne Shqiperi kjo gje ndodh pasi shfrytezohet per qellime politike. I vetmi ndryshim esht se kjo Qeveri duket me serioze dhe e perkushtuar sesa qeveria hajdute dhe mashtruese e Sali Berishes. I uroj fat dhe zhvillim Shqiperise ne te gjitha fushat socialo-ekonomik

  10. E verteta says:

    Skela ,te garantoj se çdo gje do behet ne kohen e vete,per kete te mos kini piken e dyshimit.
    Edi Rama ben sikur harron por ketu po gabohen te gjithe,ai kurre nuk harron por koha ja dikton shume gjera .
    Krenar per kete K/minister e gjithe shqiperia.

    Per momentin mendoni se a i kishte shkuare mendja ndonjehe Sali Berishes per te bere te tilla takime me sportistet,KURRE.KURRE se ai vete shte pa kulture te civilizuare.

    Ketu duket nje ndryshin shume i madhe ne te gjitha fushat,presim per me shume dhe me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje