Akuzat për trafik droge/ Dervishaj: U dëmtua jo vetëm imazhi i FA, por edhe i vendit

3 Maj 2014, 09:52Politika TEMA

Akuzat e opozitës për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafik droge dëmtuan rëndë jo vetëm imazhin e Forcave të Armatosura, por dhe imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Zv. ministri i Jashtëm, Sokol Dervishaj u shpreh se debate të tilla, të padëgjuara në vende të tjera, që të vetmen referencë kanë thashethemet e kafeneve, i shërbejnë politikës së ditës, por nga ana tjetër i bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm vendit në plan afatgjatë.

Dervishaj thekson se gjithsekush ka kontribuar në proceset integruese të vendit dhe këto arritje sipas tij duhet të shihen si një e mirë dhe përgjegjësi e përbashkët.

“Më shumë se u cënua siguria kombëtare u dëmtua imazhi i vendit që është një nga elementët e rëndësishmëm të sigurisë kombëtare, pasi një vend me imazh të cënuar nuk është atraktiv për investime, nuk është një partner i besueshëm, nuk ofron frymëzim për këdo për të ardhur, për ta vizituar”, u shpreh zv. ministri i Jashtëm.

Në vijim ai shtoi se një vend me imazh të cënuar me problematika të tilla, të ekzagjeruara nëpërmjet diskursit politik padyshi
m që është një negativitet shumë i madh.

“Ne prej 5 vitesh jemi vend anëtar i NATO-s, kemi detyrime, kemi përgjegjësi dhe duhet të sillemi si një vend anëtar i NATO-s në raport me organizatën, por dhe përgjegjësitë tona. Mos të harrojmë se jemi një vend që kontribuojmë për sigurinë globale. Është e papranueshme dhe e turpshme që zhvillojmë një debat të tillë totalisht demode, totalisht të dëmshëm, totalisht në dëm të imazhit të vendit, të interesave të vendit dhe në dëm të qytetarëve tanë”, u shpreh ai për Ora News.

Në vijim Dervishaj apelon që Shqipëria si vend anëtar i Aleancës më të madhe të sigurisë në botë, duhet të sillet si e tillë. “Në momentin që ne flasim me tone të tilla dhe akuza të tilla, për më tepër të paverifikuara, thashetheme kafenesh, kjo tregon se ne nuk e kemi kuptuar që jemi vend anëtar i NATO-s”, theksoi ai.

14 komente në “Akuzat për trafik droge/ Dervishaj: U dëmtua jo vetëm imazhi i FA, por edhe i vendit”

  1. bjondi says:

    Kjo ishte gjeja me idiote qe ka bere opozita dhe sali berisha po nuk eshte se ka dale nga misioni i tij, se kete qellim ka pasur gjithmon saliu te prishe vendin, te rrenoje shqiperine.

    1. bledi says:

      Kjo ishte e gjitha zhurm e Imamit per ti shpetuar akuzave ndaj tij dhe ngre nje kaos qe nuk egziston ne fakt per te fituar kohe me veten e per te manovruar me ndonje gje, nuk duhet te lihet pa u denuar ky beni, ne mos per ato qe ka bere, te denohet per shpikjet qe po ben.

    2. feniks says:

      Nuk eshte prishur aspak imazhi i Shqiperise nga LLUMI I AKUZAVE KRIMINALE,qe beri OPOZITA E UDB-se serbe te Berishes!!!
      Kjo vertetoi se OPOZITA NE SHQIPERI ESHTE FASHISTE E ANTI SHQIPTARE,ndersa Europa AS QE DO T’IA DIJE per hallet e popullit shqiptar!!!
      ZALLAMAHIA,QE U BE DHE QE DESHTOI TOTALISHT ME GOJEN E KETYRE BANDITEVE ANTI SHQIPTARE,vertetoi se populli shqiptar ka mbajtur ne KURRIZ,per 8 VJET nje KLIKE KRIMINALE ANTI SHQIPTARE!!!

  2. Misioni sali berishesh dhe larove qe i shkojn pase dhe bashkpuntoreve te tij ne gjithe kto 23-vjet ka qen dhe do vazhdoj te jet po ai ,
    nxirja ,flliqja e Imazhit Shqiptare ne Bote ,kte e dijne tashme edhe guret ne ate vend ,vetem “politikanet”(banditet ne politiken shqiptare ) nuk e kane kuptuar akoma ose jane pjes e lojes !
    Por ka disa forma te demtimit te imazhit shqiptare ne boten shqiptare dhe ate te huaj ,qe ka te bej per vet me przencen ne politike te faktorit te inkriminuar ,qe do te thote te tipave si Ilir Meta i cili per ironi te gjithe ktij reagimi ber nga ky tip Dervishi ,sot qendron ne krye te parrlamentit shqiptare ! LSI eshte ai grupim politik ,qe i dha jete ktij antishqiptari sali berisha ,i dha nji kontrast te papare injorimit te shqiperise ne bote ,me vjedhjen spektakolare para kamerave me ndemjetesine e celularit te Priftit . Kta funderinat qe e quajn vehten sot politikan jane pjella e djallit ne kte vend .Po nuk u zhduken kta nga politika, shqiperia do rrezikohet ne cdo drejtim .

  3. greiss says:

    Kur saliu ishte ne pozite, kishte synim perbaltjen e opozites per tu dukur me mire vete, tani qe eshte ne opozite, perbalt qeverine, si gjithmone ka pasur taktike baltosjen duke menduar vetem per interesat personale, dhe asnjehere interesat e vendit, ka per te qene qimja e zeze e Shqiperise.

    1. lorena says:

      Turp dhe njolle e zeze ne Historine e Shqiperise, mjere ne per ata qe na kane drejtuar, qe mire qe e katandisen Shqiperine ne kete derexhe, por tani bejne cmos qe vendi te mos shkoje perpara e te mos integrohet sepse nuk e kaperdijne dot sukseset e qeverise aktuale.

  4. liqeni says:

    Po shteti i Lazaratit nuk e demton imazhin?

  5. Ag. kosmas says:

    NGELET TERE JETEN ME IMAZHE,,, PRISHET IMAZHI,, KETU,,, PRISHETM ME DROGEN,, ME VRASJET,, ME PARLAMENTIN GOJE SHTHURUR, PRISHET IMAZHI I SHQIPTARIT TRIM DHE IRIDASHES,,, ME NJE FJALE,,, NJE JETE TE TERE ME IMAZHE.

  6. shoku " Shpati " says:

    Po ky ka qen ne pushtet para 23 qershorit dhe beri privatizimin me te madh , Albpetrolin dhe dha siguri per 10% e pageses qe nuk u be kurre . Kush ka me rendesi parate apo imazhi ??? Ik o Sokol se ngaqe nuk ka shtet ligjor po birbilos ti per imazh e per lesh !

  7. Tani says:

    Imazhin Shqiperise ja prishin vetem ata qe nuk ja duan te miren Shqiperise , por mendojne dite e nate per ti bere keq.Per ta nuk ka interesa kombetare, po vetem interesa te xhepit te tyre.Per kete nuk ndalen edhe duke vjedhur Shqiperine , duke vrare per te ruajtur kolltukun e tyre, duke shpifur ne dem te Shqiperise, por ne interesin e familjes se tyre.

  8. Mariao says:

    Po si vajti puna e garancise se Albetrolit qe u shit… Nuk na e the…

  9. sherifi says:

    Po kur ka qendruar ndonjeher berisha normal sa here qe ka qene ne opozite,ai edhe kur e dogji shqiperin ne 1997,mbasi doli ne opozit u shpreh per rremuja duke deklaruar qe :”do tua ngij buzeqeshjen ne buze”,organizoi vrasjen e radhes qe i qelloi radha Azem Hajdarit dhe pushtoi te gjitha institucionet me dhune,kto metoda po prdor edhe tani vetem qe nuk po gjen viktimen e radhes qe te krijoi ndonje rremuje.

  10. Treviso says:

    Drejtori i politikave te Europes Jug-Lindore aka njoftime per kete skandal? Zoti More me duket se po luan rrolin e qoftexhiut qe perfaqsonte O.S.B.E.ne.
    Qe te mos ndodhin me keto skandale, Parlamenti duhet te vendosi ligje ku parlamentari duhet te mbaje pergjegjsi para ligjit per akuza te pa-verteta, dhe me keq kur cenohet imazhi i vendit. Per mua, ne kete rast me shume eshte cenuar imazhi i mafjes qe perfaqson Partine Demokratike se sa imazhin e shtetit.Me kete skandal, Partia Demokratike i tregoi Botes se kush jane dhe per çfar punojne, nga njera ane,
    nga ana tjeter i ngriten autoritetin qeverise qe mbahet me nje kembe e gjysem. Gjysma e kembes tjeter ka nevoje te sherohet akoma.

  11. nendetsja 105 says:

    O Kolo mos u merr me kete punen e droges po shiko se Kokalari ne Amerike po ti hap letrat e “privatizimit” te Albpetrolit me garancine e Bankes se Cikagos. E po tu hapen letrat ne Amerike Baba Likja te shet njelloj si shiti sekretarin e vet Almir Rrapon ate drogaxhiun, qe shkoi te Ambasada amerikane si cjapi te kasapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje