Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit thotë se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri nuk duhet zhvilluar përmes akuzave politike dhe shtypit, por përmes sistemit të drejtësisë.
Në një intervistë për kolegun Arben Xhixho, drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore, ndalet edhe tek përplasjet politike mes pozitës dhe opozitës, si dhe mes qeverisë dhe presidentit.
VOA: Zoti Moore ju keni qënë në Shqipëri dy herë që nga koha e ardhjes në pushtet të qeverisë së re socialiste në shtator. Cili është mendimi juaj, për mënyrën si ka qeverisur ajo deri tani?
J. Moore: Faleminderit së pari për ftesën për të qënë këtu tek Zëri i Amerikës sot. Unë e kam vizituar me kënaqësi Shqipërinë shumë herë dhe dy herë, siç thatë ju, që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re në shtator të vitit të kaluar. Kanë kaluar vetëm 8 muaj dhe qeveria po punon intensivisht për një sërë përparësish siç është edhe ai i marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Qeveria ka qënë e efektshme në këtë drejtim dhe ky është një synim edhe i opozitës. Siç ka ndodhur edhe në shumë vende, ka patur pikëpyetje për disa prej vendimeve të fazave të para të qeverisjes, në se ato janë marrë për arësye partiake, apo në kuadër të një strategjie më afatgjatë. Por deri tani qeveria ka punuar shumë intensivisht për ta çuar Shqipërinë drejt integrimrit evropian.
VOA: Shtetet e Bashkuara ishin përkrahëse të forta të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe tani mbështesin anëtarësimin e saj në BE. Ndonëse vendimi i takon Brukselit, sipas mendimit tuaj, a ka bërë Shqipëria përparim të mjaftueshëm për të marrë statusin në qershor, pasi ka dështuar 4 herë në të kaluarën?
J. Moore: Siç e thatë edhe ju, ne nuk kemi votë për Bashkimin Evropian, por ne mbështesim me forcë Shqipërinë në këtë drejtim. Integrimi Euro-Atlantik është një nga përparësitë kryesore për Shtetet e Bashkuara. Ne duam të shikojmë një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe dhe si pjesë e këtij procesi, Shqipëria duhet të shkojë drejt BE-së, ajo ka punuar shumë për këtë. Qeveria e mëparshme e kryeministrit Berisha dhe qeveria e tanishme e kryeminisrit Rama janë të përkushtuar për këtë qëllim dhe ne do të dëshironim që Shqipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat.
VOA: Në vend ka tension gjithsesi mes socialistëve dhe demokratëve. Ndonëse lufta e ashpër politike nuk është në vetvete problematike, ajo bëhet e tillë kur paralizon punën parlamentare dhe sot po shohim ligje të rëndësishme të miratuar vetëm me votat e njerës palë. Cili është mendimi juaj?
J. Moore: Ne jemi të shqetësuar. Jemi të ndërgjegjshëm për polarizimin e situatës në shoqëri, në politikë dhe në shtyp. Por ne kemi besim në aftësinë e popullit shqiptar për të dalluar faktet e vërteta nga ato që i servir politika ose shtypi. Ne duam të shohim përgjegjësi si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga ana e opozitës, të gjejnë fusha ku mund të bashkëpunojnë, në vend të periudhave me pasoja politike si ato kur një numër i madh njerëzish humbasin vendet e punës. Avokati i Popullit, Totozani më ngriti të njejtin shqetësim kur e takova, që një numër i madh njerëzish kanë humbur vendet e punës që pas ndryshimit të qeverive. Duhet të ketë bashkëpunim mes tyre. Edhe këtu në Amerikë, ka dallime të mëdha mendimesh, ka njerëz që nuk e pëlqejnë njeri tjetrin për shkak të personaliteteve të tyre, por kur flet për çështje politike ka pika të shumta të përbashkëta dhe kjo është e rëndësishmja.
VOA: Një moment tjetër tensionesh janë ato mes qeverisë dhe presidentit. Zyra e presidentit e ka akuzuar qeverinë se ajo po përpiqet ta zhveshë atë nga kompetencat. Si e shikoni ju këtë çështje?
J. Moore: Kur isha në Shqipëri para disa javësh, pata mundësi të flisja për këtë çështje me presidentin, me kryeministrin, me kryetarin e parlamentit dhe me njerëz të tjerë në qeveri. Pikëpamja jonë është që ne duam të shohim që institucionet të funksionojnë normalisht, që populli t’u besojë atyre dhe punës që ato bëjnë. Për disa prej çështjeve që presidenti ka ngritur ai po përdor mekanizmat e duhur ligjorë, duke iu drejtuar gjykatës kushtetuese, siç ishte rasti i shkarkimit të zonjës Xhuka, kryetares së Inspektoratit të Kontrollit të Pasurive. Ky është një hap shumë praktik. Në shumë vende, jo vetëm në Shqipëri, ka situata të ngjashme mosmarrëveshjesh për autoritetin e qeverisë, të kreut të shtetit apo të parlamentit. Ky është moment i rëndësishëm si për presidentin edhe për kryeministrin dhe rezultatet e punës së tyre do të tregojnë se sa e suksesshme është demokracia shqiptare. Presidenti përfaqëson gjithë vendin, kryeministri ka përgjegjësi për të gjithë vendin, kjo duhet të jetë temë debati publik dhe në se ka mosmarrëveshje ato duhen zgjidhur në mënyrë ligjore dhe jo politike.
VOA: Një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, të institucioneve të vendit është korrupsioni dhe dobësitë e sistemit të drejtësisë. Qeveria premtoi luftë të fortë ndaj korrupsonit. A ka qenë ajo e suksesshme deri tani?
J. Moore: Ka probleme korrupsoni në gjithë rajonin. Nuk mund të them që nuk ka korrupsion në Amerikë. Ky është një problem që qeveria e mëparshme dhe kjo e tanishmja janë zotuar ta luftojnë. Ata kanë qënë në pushtet për vetëm 8 muaj. Një nga elementët kryesorë të luftës kundër korrupsionit është goditja e tij me sukses, jo vetëm me fjalë, për këtë duhet të përdoret Prokurori i Përgjithshëm Adritik Llalla. Në se ka fakte ndaj zyrtarëve në qeveri apo në nivel lokal, ose ndaj gjykatësve, ato duhet të hetohen dhe t’i kalojnë rrugëve ligjore, prokurorisë dhe të mos bëhen përmes të ashtuquajturit “gjyq publik”, përmes shtypit, apo përmes politikanëve që akuzojnë paraardhësit e tyre. Këto raste duhet të zgjidhen përmes sistemit të drejtësisë. Është e vërtetë që ka korrupsion në Shqipëri, edhe mes disa gykatësve, por po ashtu ka edhe gjyqtarë shumë të mirë, të aftë, me të cilët ne bashkëpunojmë gjithmonë, që i trajnojmë, tani sapo kishim këtu për shembull kryetarin e Gjykatës së Tiranës, zotin Islamaj. Ka shumë tjerë në sistemin e drejtësisë dhe në prokurori tek të cilët ne kemi besim në Shqipëri.
VOA: Zoti Moore ju faleminderit.
J. Moore: Ishte kënaqësi që isha sot këtu. Në se më lejohet të shtoj diçka në fund. Këto ditë ne sapo patëm për një vizitë të suksesshme ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe pas dy javësh do të kemi për vizitë kryetarin e parlamentit, zotin Meta, më pas do të kemi disa deputetë. Para pak kohe, në muajin shkurt, kishim presidentin Nishani. Ndonëse është e rëndësishme për mua dhe kolegët e mi të shkojmë në Shqipëri, natyra e marrëdhënieve dypalëshe është në një nvel shumë pozitiv, siç shihet nga niveli i shkëmbimeve dhe këtyre vizitave.
Po kur ligjin e bën Maliqi?
Keni tentuar te Greqizoni (asimiloni) 1 milion Shqiptar…. Ky ishte qellimi juaj motherfucker….
Sna i do ministri punes juristat mo john cfare te bejme ne tashi. Edhe pse baballaret e kombit tend dhe atij anglez kane qene jurista (edhe pjesa derrmuese e frimasonerise)
P.S. kjo ska lidhje me debatin per gjyqesorin por me perceptimin e formimit profesional dhe intelektual
idiot meru me Bashen dhe jo me qeverine e sotme !
Klima politike nuk eshte aspak premtuese ,per marrjen
e statusit ne 23 Qershor,me bindje them qe dhe kete
Here nuk do ta kaloje klasen Shqiperia ,
Hello Z.Moore, fshatar nga Vicidoli eshte dhe z.Islamaj, ju mund te keni besim, po ne jo, se e njohim. Bay
Kur zoti J.Moore deshmon ,me gojen e tij,shqetesim per “per polarizimin e situates ne Shqiperi” une ndjehem me e sigurt per qeverisjen e mire te vendit tim.
Ky “shqetesim ” i zotiti Moore korrespondon plotesisht me shqetesimet e brekedhjerit te historise dhe nahijes se tij bandite,pa perjashtuar ate presidentin ,rroten e jarit.Sic duket i paska ardhur sahati per darovitje ketij burri,si cope dhjami,,,,nga ata qe e kane mesuar me keto zanate kamorriste.
Keta tipa teknokrat te mkdelit te Moor-it, e diskretitojne politiken amerikane!
Hajde krahasoji deklaratat e ketij marjonete qe perkrah hapur Berish Rrufjan Sharlatanin me deklaraten e vet Presidentit Obama se Rrufjani yne e ka rreshtuar vehten ne anen e kundert te Historise!
Hajde krahaso deklaratat e ketij teknokrati te krahut te Bubush Kepuces me Ambasadorin Uidhers!
Hajde krahaso kete Teknokrat me Çizme me Presidentet me te sgquar te Amerikes, qe kNe hedhur themelet e Demokracis se Vertete…
Ja deklaratat e gabuara te z.Moorr:
Presidenti perfaqson gjith vendin!…(kur dihet qe presidenti yne eshte nje Kapter i Doktor Rrufjanjt…Çudi, nuk i di kete zoti Moorr?!…)
Perkrah presidentin se pasma bere mire qe pyet Kushtetuesen per rastin e shkarkimit te zonjes Xhufka!…(ne nje kohe qe rasti Xhufka eshte rasti flagrant ku mbrohet korru
sioni edhe nga perfaqsuesit e shtetit….A thua se zoti Moorr eshte kaq naiv dhe i pa informuar!!??…)
Ka dhe deklarata te tjera te gabuara te Zotit Moorr!…
Zoti Moorr eshte nje precedent qe tregon qart ne praktike, me fakte se ai perkrah linjen e Varrmihsit te Shqiperisse, doktor RrufjansharlatnhajdutkriminelBerishes!
Dhe pike.
Jane keto thjesht veprime e te nje individi si zoti Morr, apo jane thjesht dora e gjate e nje krahu politik ne Amerike qe e shikon Shqiperine si koloni te saj…..!?
Jo zoti Morr, ne e kemi degjuar dhe qendrimin parimor te Presidentit Obama dhe te ambasadoreve te tij!
Reakordoni qendrimet me Presidentin tuaj, zoti Moorr!.
Se keshtu e beni Shqiperine lesh arapi…
Pse nuk e perkrahni zgjedhjen e nje Presidenti shqiptar nga populli?!…
Neqoftese e doni me te vertete Shqiperine sic ju do ajo, ndihmoni te vendoset Presidenti i zgjedhur nga Populli qe ai te ndikoje edhe ne vendosjen e nje pushteti gjyqsor sic e duane shqiptaret dhe ne interes te tyre!
korrupsioni eshte fenomen ne gjithe boten ,por:
-tradhetia e detit jon
-vrasja kriminale e 21 janarit
-vrasja kriminale e gerdecit
-vjedhja hapur e 300 miljon dollareve ne RR.K.
-vjedhja hapur e bashkise Tiranes..etj
-kalimi i vijes kuqe per LHL
-AKUZAT PER NATO-N dhe drogen e MMP
JANE NJE VEPRIMTARI SUPER KRIMINALE ANTISHQIPTARE.
I nderuar drejtori zemer mire J.M
persa kohe qe do mbyllni syte para perbindishet berishe ju po i ngrini lapidarin Enver Hoxhe
peras kohe qe do mbyllni syte para mobsterit berishe ju po coni uje ne mullrin e Vladimir Putinit.
ju lutem lereni komedite me korrupsjon se nuk ju beson njeri sepse berisha ka bere me krime se Bin Ladeni.
Shqiperine e keni humbur moralisht zoti drejtor “qe nuk ndegjoni krismat”
nqs do ta ta rifitoni burgosni berishen me ato menyra qe ju i dini.
keto keshilla jane nga nje taksa pagues amerikan qe i do te miren jo vetem shqiperise por me shume vete amerikes..
samir qe thot teverteten tepakten nje zyrtar ilart idepartamentit amerikan per europen ejo eipuna eketi ambasadorit arvizu ne shqipri qe kangel si robert camcakizi duke usjellur neper tiran pamandat dhe qesmron dote asnje instutucjon tepakten me fjal teverteta kure thone keshtu amerikanet po europa sidona presin neser apo pasnester me mut neper shal me edvin ramen e sajmir mut tahirin e erjon mjaftin qeveri hajdute eshum ekurruptuar
Zoti Moor eshte pro Berishian dhe kjo ja ul vlerat Amerikes.
Ndoshta e kam gabim, por gjendja politike nuk eshte e polarizuar, sepse Berisha si ne pozite ashtu edhe ne opozit i polarizuar eshte, dhe tani sepse PD-istave po u vjen koka verdalle, nuk din ku te futen nga korupsioni galopant qe krijuan.
Nqs zoti Moor do ti marri ne mbrojtje, kjo eshte pune e tij, ai eshte i ri po jo Amerika,
Po ku merr vesh ti mer king,hajde tek panairi te tregoj une se si mund te marresh vesh dicka.
Sipas Zt. J. Moore:
1- Qeveria Berisha = Qeveria Rama
2- Amerika nuk ka politizim politik
3- Shqiperise i mungone liria dhe democracia, te cilen padyshim do tu a sjelle Amerika dhe Europa
4- Shqipetaret te mos fokusohen ne politik se ate e bene perendimi me disa pseudo shqiptare ……shume e cuditeshme!!
Me falni Zt. Moore!po une dua te kujtoje nje shprehje te gjyshes time, e cila thoshte se:
Mysafiri eshte shok i derrit, vjene, ha, pi, mer dhe iken. Respektoje po mos e degjo kurre. Gomarin nga balta e nxjerr i zoti sepse ai e di ku pikone catija.
Vari Janullen ketij Moorit
Ja dhe armiku i jashtem qe bashkepunon me armiken e brendshem.
Vigjelence,vigjelence,vigjelence revolucionare.
Ti sduhet te jesh nga Patosi me sa kuptoj une.
Nuk eshte mbyllur akoma VOA? Mendoni se sa te jete Elez Biberaj ne kete muhabet, do te kete te verteta kunder Berishes? NEVER!
Eh, Patos-Marinze.
Per ty kujdeset vete ky…
Edhe Rama sdi cte beje e kam kycur dhe spo flet me as per Gerdec dhe as per 21 Janar.
Po mire ore z Moore. Te mos jemi te polarizuar do ishim komuniste te gjithe njelloj. Te jesh i polarizuar prape qenka keq sipas teje. Po ku i ke mesuar keto teorira more djali xhait.
Po shqetësohen “miqtë tanë”, për “mikun e tyre”, Salën…(???!!!). Apo e kam gabim …???
Jam e sigurte qe komentet do ja servirin Z.Morr. Ben mire ti lexoje.Eshte per te erdhur keq po eshte i vertete thenia e nje komentuesi se Shqiperine po e humbisni moralisht. Ndoshta, ose jeni miope- gje qe do na çudiste shume dhe veshtire ta besonim, ose kete mund te dini por nuk ju plas sepse shikoi interesat tuaja te aferta.
Keni vite qe talleni me shqiptaret e ndershem dhe me mend, duke mbeshtetur cuba dhe horra qe e cuan Shqiperine ne kete derexhe duke i lejuar ata te vjedhin te vrasin te shesin vendin, pa piken e bashkepunimit me opoziten. Shqiptaret e dine mire se amerika ka qene nje mbeshtetese e qenies me antikombetare ne historine e tyre. Ndoshta per shqiptare keni llogaritur vetem taborret e vucidolit te saliut te serbeve.
Shqiptaret thone se Gomarin e nxjerr i zoti nga balta. Por “ky i zoti” yne e ka marre me nge kete pune, dhe nuk e nxjerr dot gomarin pa larguar ate qe e terheq per ta futur ne balte.