Mazhoranca nuk përjashton mundësinë e një referendumi për të miratuar Reformën Territoriale. Idea u hodh nga bashkëkryetari socialist i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale Bashkim Fino gjatë mbledhjes së rradhës së Komisionit. Fino tha se opozita është e mirëpritur në Komision në çdo moment dhe ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me të për realizimin e kësaj reforme.
“Ne e mirëpresim opozitën në çdo moment, i kanë 9 vendet e tyre në Komision, përfshi edhe bashkëkryetarin. Por ne nuk mund të mbetemi peng i një opozitë që nuk e do këtë reformë. Ne sovrani na ka dhënë votën për të bërë këtë reformë, madje po të jetë e nevojshme ne mund ti drejtohemi sërisht atij për një referendum për miratimin e reformës territorial. Më 23 Qershor sovrani na dha 84 mandate deputetësh për të miratuar edhe këtë reformë”, theksoi Fino.
Bashkëkryetari i këtij komisioni, deputeti socialist Fino ka deklaruar në nisjen e mbledhjes se seancat dëgjimore do të vazhdojnë deri më datë 15 maj.
“Do vijojmë me seancat dëgjimore deri më 15 maj. Më 15 maj ministri Bledi Çuçi do prezantojë variantet paraprake”, tha ai.
Ndërkohë Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u shpreh se detyra e mazhorancës nuk është të edukojë opozitën, por ti krijojë asaj hapësirat e nevojshme dhe të bashkëpunojë për realizimin e kësaj reforme.
“Opozita i ka vendet e saj në Kuvend, por ne nuk mund ta edukojmë dhe detyrojmë që të vijë këtu dhe të bashkëpunojë me ne për realizimin e reformës”, u shpreh Vasili.
Mbledhja e Komisionit ka vijuar më pas me paraqitjen e një drafti nga ish-ligjvënësi Ylli Bufi, i cili kryeson një grup ekspertësh të pavarur, në kuadër të punës që kanë nisur reformën e re administrativo-territoriale. Sipas Bufit, reforma territoriale përbën reformimin tërësor dhe këtu mbetet një pikë për tu diskutuar fakti nëse nevojitet apo jo Qarku.
“Funksionet e tij nuk përcaktohen në ligj. Funksioni i territorit kryhet nga qeverisja qendrore. Konceptimi i qarkut si koordinues është i gabuar”, tha ai.
Në propozimin e paraqitur në emër të ekspertëve të pavarur, Bufi u shpreh se në të gjithë vendin duhen të jenë 88 Bashki, sikundër propozoi ndarjen e vendit në 5 rajone. “Emrat e rajoneve do të donim të kishin karakter historik”, tha ai.
Në vijim Bufi sqaroi se duhet të ketë dy nivele të qeverisjes vendore, një është komuna ose bashkitë dhe tjetri është rajoni apo qarqet.
“Administrimi i territorit të jetë kompetencë e qarqeve apo rajoneve, në mënyrë që të ketë politika jo të copëzuara të projekteve. Ky është një variant që nuk çon në ndryshimet kushtetuese”, tha ai.
Projekti në të cilin ekspertët e drejtuar nga Bufi po punojnë është financuar nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe ka si qëllim afrimin e mendimit të shoqërisë civile për këtë reformë që konsiderohet si tepër e rëndësishme për zhvillimin e vendit.
ishte nje MBLEDHJE SHEMBULL!!! i papar! shpejtoni qe te behet kjo reforme e jashtezakonshme!
shembull do ishte nese ai kopuku i berishes do sillte perfaqesine e opozites edhe jo ta sabotonte kete nevoje kaq te madhe te vendit tone.
ska sens qe nje vend me 3 milion banor te jete i ndare ne 385 komuna. kete e bente enveri per ti mbajtur larg, saliu po ashtu do te njejten gje sepse i ka njerezit te varur ne sherbime nga shume kryetar e shume burokraci. por jo, bravo qeveria qe e ndryshoj!
Kryerja e reformes territoriale:
1)Decentralizim te pushtetit dhe per pasoje me shume autonomi pushtetit vendor.
2)Kursehen 80 mln $,te cilat shkojne dëm çdo vit.
3)Efikasitet,mireqeverisje sidomos te komunave…etj
Federalizem beni dot shoku bashkim , beni ate dhe atehere keni bere reforme .
Po shyqyr qe pame nje harte nje here. Mire apo keq, te pakten dime ca flasim. Emrat e rajoneve me duket te mire pervec ELKO. Aty do jene lodhur e ja kane futur si shpejt e shpejt.
Do të varfërosh vëndin si Greqia.Referendumi do na kushtonte leshrat e kokës.Nëse truri i Finos ka vdekur.,jan të tjerrët që u japin zgjidhje problemeve pa dallgë.S’di ish kryeministri Fino që ka familje që flejn në sera ose Italia sjell foshnje të therrura dhe Greqia të burgosur te masakruar.
Referendum popullor? A jeni ne vete o frikacaket e PS? Do harxhoni me miliona euro per te organizuar referendum vetem se keni frike nga kercenimet e Berishes per destabilizim. Populli ju dha 1 milion vota qe ju te merrni pergjegjesite por ju jeni lepuj. Ato para qe do harxhoni per referendum mund te perdoren per te blere ambulanca,zjarrefikese e per shume halle te tjera qe ka Shqiperia.
Shpresojme te behet me praktike dhe me ekonomike se 3 milione jemi. Por diskriminime pozitive nuk ka perse te behen per minoritetet. Kjo do te ishte edhe nje lloj izolimi dhe segregimi edhe per ta vete. Kudo ne perendim identitetet nuk ruhen duke hequr vija kufitare artificiale mes zonave por me politika, OJQ, vete komunitetet etj. Ndryshe te bejme derman edhe per romet qe jane te shperndare sa andej kendej e keshtu me rradhe por kesaj nuk i dihet fundi. Prandaj ndarja te jete teknokrate dhe sensibilitetet e tjera politike te mos marrin prioritet. Nese nje zone minoritare e ploteson kuadrin e kritereve shume mire le te jete zone me vete por nese eshte pese para gje dhe behet me zor zone me vete kjo nuk shkon.
Jam I propozimit qe kur te beni referendumin per Reformen Qarkore, futi dhe nje opsjon B per zgjedhjen e Presidentit..Poshte propozimit fusni dhe emrat per kandidat te zgjedhur nga Parlamenti (me shumice te cilesuar po te qe nevoja)..Parlamenti ben propozimet, sovrani zgjedh…REPUBLIKE PARLAMENTARE..
Me nje gur, vret dy zogj ?