Dy DOSJE me vjedhje të tmerrshme mbërrijnë në gjykatë (por të gjithë duan ‘peshqit’ e mëdhenj)

1 Maj 2014, 20:02Politika TEMA

Dy nga dosjet më të rëndësishme me vjedhje dhe shkelje gjatë qeverisjes së Sali Berishës kanë mbërritur në gjykatë, megjithatë, të gjithë presin se kur do mbërrijnë në dyert e drejtësisë edhe peshqit e mëdhenj.

 

DOSJA E RIMBURSIMEVE

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën Penale gjashtë ish- zyrtarë të Tatimeve dhe dy administratorë të kompanive private të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me kompani fantazmë që mendohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 6 milionë euro.

Sipas njësisë task- forcë, hetimi ka konkluduar se dy administratorët Mirjan Beneja dhe Gjergj Tupe në bashkëpunim me zytarë të Drejtorisë rajonale të Tatimeve Tiranë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë vlerat e rimbursimit të TVSH për 13 kompani, të cilat ekzistonin vetëm fiktivisht dhe nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet.

Zyrtarët që do t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor në dhomën penale janë: Ismail Muça, ish- drejtori i Drejtorisë Rajonale; Afërida Hysa ish- drejtore e Sektorit të Kontrollit; Laurent Vata, përgjegjës i Sektorit të Kontrollit; dhe Edmond Osmani, Gramoz Milushi dhe Kujtim Metalia, inspektorë kontrolli në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Ata akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, falsifikim dokumentash dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Prokuroria pretendon se abuzimet kanë ndodhur për periudhën shkurt- tetor 2013 dhe këto janë shumat e rimbursuara në mënyrë të paligjshme nga kompanitë fiktive me emrat: “Lumturia”, “F7M”, “Sheng Da Ana”, “Ventura”, “Nam Kong”, “Hong De”, “Tai Ping Jang”, “Asteriks 03”, “Be Ni Sa”, “Tong Da Horizont”, “Tirana Imp-exp”, “Arlindi Trade” dhe “4 plus M”.

Prokuroria bën me dije se nga kontrolli i Ministrisë së Financave është konstatuar se ka patur veprime të dyshimta nga ana e disa shoqërive tregtare, ku 13 prej tyre janë aktivizuar e më pas shitur duke përfituar rimbursimin e duke kërkuar më pas çregjistrimin brenda një periudhe disaditore.

Menjëherë pas blerjes së kompanive dhe transferimit të kapitalit, përfaqësuesit e rinj, Begeja dhe Tupe, kanë bërë kërkesë për likuidim të tyre pranë adminitsratës tatimore, duke nisur në këtë mënyrë proçedurat e çregjistrimit.

Në përfundim të kontrollit, sapo shoqëritë kanë marrë rimbursimin e TVSH-së kreditore të mbartur në vite në vlera të mëdha, kanë bërë çregjistrimin në organin tatimor rajonal, si dhe shpalljen e famlimentit.

Prokuroria thotë se zyrtarët e Tatimeve kanë miratuar programet e kontrollit për të gjitha këto subjekte, ndërkohë që kontrollet janë kryer nga inspektorët të cilët në përfundim nuk kanë depozituar analizën e dokumentacionit financiar që pasqyron faktet se nga 2008 deri më 2013 kompanitë nuk kanë ushtruar veprimtari.

Prokuroria thotë se, sapo janë depozituar shumat e konsiderueshme të rimbursimit, ato janë tërhequr nga bankat dhe janë ndarë mes të pandehurve.

 

DOSJA E VJEDHJEVE ME FATURAT E CEZ

Pas më shumë se 3 vjet Prokuroria ka mbyllur hetimet për atë që duhej të ishte një prej dosja e vitit.

Në fund dosja e famshme abuzimeve të CEZ me qytetarët është dërguar për gjykim me akuzën për falsifikim kompjuterik vetëm për 7 faturistë, ndërkohë që të njëjtën akuzë e rrezikojnë edhe 8 të tjerë.

Ata akuzohen se kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik duke falsifikuar të dhënat e matësave të shumë qytetarëve në kryeqytet të cilëve u kanë faturuar më shumë energji se sa kanë konsumuar.

Bëhet fjalë për periudhën tetor 2010- janar 2011, ndërsa numri total i abonentëve, sipas akuzës është mbi 14000, ku 490 prej tyre e kanë paguar këtë faturim.

Sipas akuzës rezulton se të gjitha leximet e energjisë elektrike janë kryer jashtë orarit zyrtar, kryesisht në orët e vona ta mbrëmjes ose herët në mëngjes.

Akuza ka arritur të vërtetojë se leximet janë fiktive, që nuk janë kryer realisht nga lexuesit në sahatet matës të energjisë elektrike.

Për konsumatorët e thjeshtë, shumat arrinin deri në 65 mijë lekë, ndërsa për bizneset deri në 200 mijë lekë. Në sistemin e të dhënave të CEZ këto fatura të larta arsyetoheshin si gjoba për shkak të lidhjeve të paligjshme, ndërsa për të gjobiturit rezultonin si energji e papaguar.

Dyshohet se ky grup faturistësh, janë paguar nën dorë apo me shpërblime me shuma të ndryshme për shërbimin e veçantë që kryenin për kompaninë çeke, por deri tani ky fakt nuk është provuar nga Prokuroria, ndërsa vete të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues, duke mos pranuar asnjë prej shkeljeve.

Por megjithëse është vërtetuar një pjesë e këtyre abuzimeve në kurriz të qytetarëve shqiptarë, pikëpyetja e kësaj vjedhjeje galopante është: A do të marrin mbrapsht konsumatorët lekët që u janë grabitur nga CEZ?

13 komente në “Dy DOSJE me vjedhje të tmerrshme mbërrijnë në gjykatë (por të gjithë duan ‘peshqit’ e mëdhenj)”

  1. denisa says:

    njerez te pacipe qe dalin e bertasin pse i heq nga puna! plehrat!!!

    1. eri says:

      GJYKATAT PO THERASIN RREFORME!!!!!!! DUHET TE IKIN PLEHRAT!

  2. Edi Raaaaaaaaama,nderhyu tek sistemi taaaatiiimoooor ,,…….
    Keshtu ka bertitur kryehajduti sal,deri para pak kohe !
    E ndersa cakenjte qe kishte vene , per te shqyer ekonomikisht
    ekonmine ne kurriz te njerezve te thjeshte …benin namin !
    C’fare te thuash !? Nuk kemi burgje per te gjithe keta !

  3. iliri says:

    keta duhen denuar pa e zgjate procesin,se keshtu mund te vihet drejtesia ne vend,po kush do ta beje me keta gjygjtare vaj medet per keta gjygjtare.

  4. Nje shqiptar says:

    Te shpresojme se me ne fund shteti shqiptar do ti sherbeje te gjithe qytetqreve duke ruajtur pasurine dhe parate qe na takojne te gjitheve.

  5. Nje shqiptar says:

    Te shpresojme se me ne fund shteti shqiptar do ti sherbeje te gjithe qytetareve duke ruajtur pasurine dhe parate qe na takojne te gjitheve.

  6. tourkofagos says:

    popopopo,nje bourdhelo e vertete…………..
    shtet korrakesh………

  7. Lenci says:

    Po dosjet e zyrtareve te larte te ministrise se financave? Dosjet e borxhit dhe pagesave ndaj firmave?

  8. myzeqari says:

    Ore ku eshte Imami, Bodja, Jozi, Halimi, Luli, Nishan pisi qe me kryekurven e tyre Sali duhet te perfundojne ne burge.

    Keta jane cerra te vegjel more duhen peshqit e medhenj ata ku jane?

    Mimi ti vazhdo ti fshishe bythen Rames se do kesh shume avantazhe, do besh perpara. Kete ta premtoj une Mimi me ate staf plehrash qe ke ti ne MM do besh larte ta them une.

  9. Mos u nxitoni

    I te dashur komentes.
    Dardha e ka bishtin mbrapa, por ky bisht eshte shume I rende.
    Me duket se erdhi dhe koha e shumepritur e shqiptareve per ti pare hajdutet dhe kriminelet.
    Kur te shtrohet tepsija e byrekut perpara ti Fillon te hashe ne ane ,dale nga dale shkon ne mes,ne zemren e byrekut.
    Duhet pak kohe te arrish aty,por nuk ka qare ,do te shkofshi patjeter at je ne zemer.Nuk ka rruge tjeter.
    Perfundimisht te presim e te shpresojme.Une si shume shqiptare te tjere kam besim te plote se kjo dite do te arrij shume shpejt.

  10. alban kasa says:

    Po dosjet e krye bashkiakut te Elbasanit pse nuk i shikoni ndopak apo eshte demo-socialist ose Berisho-Ramist ai. Po shatervanet e bulevardit Qemal Stafa qe mungojne ku i coj Sejdini, apo ska gje se deri te sirtari i tij duke i palosur me te tjerat. Pse e ka zhytur bashkine ne borxhe si Berisha Shqiperine ku eshte z minister i finacave apo fle ai ska ci ben se eshte miku i ngushte i Rames Sejdini.

  11. georges says:

    Ne nje koment lexova “nuk kemi burgje per te gjithe keta! Atehere, te hyme ne burg ne qe nuk kemi vjedh pasi jemi ndoshta shume me pak dhe per ne burgu ka vend! ne kete vend boll te jesh horr dhe i ke te gjithe me vehte, atehere, perse duhen ligjet ne kodin penal, le te behet kodi penal me nje ligj te pergjithshem: “Kush nuk vret dhe kush nuk vjedh ka bere vepet penal te denueshme me burgim te perjetshem”!

  12. conja says:

    hajdut te ndyre familia ime ka qene dy muajt e fundit ne itali dhe ne shtepi ska apasuar asnje person dhe dritat kan qene te stakuara ka ardhur bolleta 61 mije leke per nje muaj
    Shpjegimet e CEZ jane e ka fajin sahati dhe boleta eshte a forfè dhe sidoqofte duhet te paguhet KEMI URDHER NGA EDI RAMA OSE NDRYSHE DO JU PRESIM DRITAT kjo eshte pergjigja , 61 mije leke per dy pensionist qe marrin 200 mije leke ne muaj
    KJO QEVERIA E NJEMILION QELBSIRAVA
    Me vjen te nisem ne shqiperi e ta vras ne mes te rruges Edi ramen
    Cohu o popull rrjepini per se gjalli se leket keto hajdute po behen te pasur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje