Bushati takon zv.Presidentin Biden/ "Thellim partneritetit euro-atlantik"

1 Maj 2014, 19:29Politika TEMA

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati zhvilloi një takim me zv. Presidentin amerikan Joe Biden.

Në rrjetin social Facabook, ministri Bushati shkruan “një takim miqësor me zv/Presidentin Biden. Me kolegët e pranishëm në Washington DC patëm një takim miqësor me zv/Presidentin amerikan Joe Biden”.

” U ndjeva i vlerësuar dhe i inkurajuar nga vullneti i lidershipit amerikan për të thelluar partneritetin euro-atlantik dhe për të forcuar rolin amerikan në rajon në bashkëveprim me BE”, deklaron Ministri i Jashtëm.

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington,  Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mbajti një fjalë në Konferencën e Këshillit të Atlantikut, një nga organizmat me kontribut të veçantë ndërkombëtar në farkëtimin e dimensionit transatlantik të politikës  së jashtme dhe të sigurisë  të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, si dhe Ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes nga vendet e anëtarësuara në NATO gjatë dekadës së fundit, dominuan shqetësimet në lidhje me situatën e paqëndrueshme në Ukrainë si dhe sfidat që kjo situatë paraqet për të ardhmen e komunitetit euro-atlantik.

Në fjalën e tij ministri Bushati theksoi se, “në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”.

Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.

8 komente në “Bushati takon zv.Presidentin Biden/ “Thellim partneritetit euro-atlantik””

  1. eri says:

    ky eshte takim i nivelit te larte! bravo, keto jane maredhenie te jashtezakonshme!

    1. denisa says:

      bravoooo! nuk ka marredhenie te nivelit me te larte se keto! bravo z.Minister per punen e mire! amerika eshte gjithnje miku yne i madh!

      1. ALBATROS says:

        Kur te plase lufta me Rusin do te ta tregpje mire Amerika ty kur tu marr te tereve kish per top ushtare dhe tu coje atje te vriteni si koqe

  2. keno says:

    sa me pelqen kur lexoj kshu lajmesh !! dhe inmagjinoj se si ndihet berisha me bashen kur shofin se shqiperia po ben gjera te medha!!

    1. maksi says:

      cdo gje behet me vullnetin e mire !! dhe te jemi te bashkuar !! e kemi vuajtur dhe tashi po dalin ne pah shume difekte qe saliu krimineli i ka mbuluar duke e blere cdo gje !! bravo qeveria e re !! ju pergezoj

  3. Velo partizani says:

    Filluan edhe Rilindasit nga “takimet” me VIP-at. I zene prite ndonje amerikani apo europiani dhe e shesin per takim “miqesor”. Leri pordhet Bushato, po futju punes…

    1. eshte dhe c'eshte says:

      Eh eh more velo partizani shko dhe ti te kerkosh dhite,dhe dhente se te kane humbur ne oborrin tende dhe spo i gjen dote. Leri Bushatin te beje punen e tij.

  4. Emigranti says:

    Kopili i Sule Bushatit flet ne Konferencen e NATOs per sfidat europiane.A thua nuk e dine amerikanet se kush eshte ky pusht?Ky eshte ne fakt simboli i qeverise shqiptare,djali i ish sekretarit te komitetit te partise ne Shkoder,te cilit i qan zemra per te ardhmen europiane te Albanistanit.O Tempora,O Mores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje