Në një kohë kur Qeveria po bënte të njohura projektet për çeljen e vendeve të reja të punës në Panairin e Punës që u çel dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, një përfaqësi e të larguarve nga administrate kanë protestuar në hyrje të godinës. Madje përfaqësia e shoqatës së të shkarkuarve nga Administrata ka hyrë në ambjentet e Panairit të Punës ku merrte pjesë dhe kryeministri, Edi Rama, për të protestuar në ditën botërore të Punëtorëve. Ata janë nxjerrë me forcë nga ambjentet e pallatit të Kongreseve, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve nuk janë lejuar të hyjnë në këto ambjente. Një grua, pjesë e kësaj përfaqësie u nxorr me forcë në momentin që lëshoi thirrje kundër Qeverisë.
Qeveria çel fondin prej 2.7 milionë dollarë për punësimin e të rinjve dhe grave në kompani të ndryshme. Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, sipas të cilit në panairin e punës ofrohen 6 mijë vende pune për 6 mijë ëndrra të njerëzve realë. Ndërsa e cilësoi si një lajm të mirë faktin që rritja ekonomike është 2.2 %., Veliaj theksoi se Brenda 10 ditësh bizneset do të marrin një përgjigje në lidhje me aplikimin e bërë për të përfituar nga fondi për mbështetjen e punësimit.
Veliaj u shpreh se “programi i pare i nxitjes së punësimit është për punëkërkuesit e rinj të papunë, për çdo të ri që do të punesohet, ne do të paguajmë 4 muaj pagat e tyre dhe 12 muaj sigurimet shoqerore te plota. Programi i dytë që lani lançojmë për nxitjen e punësimit te punëkërkuesve gra edhe vajza, për çdo grua dhe vajze ka te siguruar pagën e pestë dhe gjashte dhe pagen e njëmbedhjetë dhe dymbeshjetë.Pra pagën ne gjysëm, në fundvit dhe 12 muajt e plota të sigurimeve shoqerore”.
“Kemi bere nje program te ri, ku nxitja e punesimit është për ata që trajnohen ne vendin e punes te paguhen gjate kohës që trajnohen. Ky program per të gjithe kohen e trajnimit, për 12 muaj, kur kompania është e vogel ose e mesme, mbulon 70 % te pagës , kurse kur kompania është e madhe gjatë kohës së trajnimit mbulon 50 % te pages se ayre qe po trajnohen”, shtoi Veliaj.
Në fjalën e tij, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë foli edhe per programin për njerëzit me aftësi te kufizuar. “Fondi i punesimit për njerëz me atësi të kufizuar paguan per 6 muaj rrogen e plote, 6 muajt e dyte gjysmen e rrogës dhe një million deri në dy million për çdo kompani që do t’i punësoje”, tha ai.
Ministri e vuri dhe theksin tek burokracitë e shkurtuara, që brenda 10 ditësh do te kemi një përgjigje për të gjitha bizneset që kanë mundësuar punësimin e të rinjve dhe grave. Veliaj u shpreh për të gjithë të diplomuarit që tanimë do të kenë mundësi eksperience. “Për të gjithë studentët do të kenë një praktikë prej 6 muajsh pranë një kompanie, do t’i paguajmë gjatë 6 muajve të praktikes”, tha ai.
Duke marrë fjalën Krzeministri Edi Rama vuri theksin në 3 fishimin e fondit të nxitjes së punësimit, ndërsa shtoi se si rezultat do të krijohen mbi 3700 vende pune.
“Do vemë në lëvizje këtë fond, për të hapur shtigje të reja për të shumëfishuar mundësitë për punësim. Janë 6 projekte përmes të cilave ne do të synojmë të rrisim punësimin. Projekti i parë është nxitja e punësimit përmes formimit në punë, që do të thotë nxitja e punësimit përmes trajnimit të forcës së punës. Një tjetër projekt është nxitja e punësimit për gratë dhe vajzat, duke krijuar një rrugë të re për ata që janë të dëshiruara për punë. Si projekt i 3-të është nxitja e punësimit për të rinjtë, përmes të cilit ne i krijojmë një mundësi të rinjve të sapodiplomuar që të përfshihen në përpjekjet për tu bërë pjesë e tregut të punës njëlloj sikundër ndodh në vendet e Bashkimit Europian dhe jo duke shpresuar tek prindërit apo miqtë e tyre me shpresën se do të gjejnë një vend pune në administratën shtetërore. Një tjetër projekt është ai i nxitjes së punësimit për punëkërkuesit në vështirësi, duke ofruar programe për punësimin, në mënyrën që kush është në gjendje për punë të punojë dhe jo të marrë thjeshtë ndihmën ekonomike”, theksoi Rama.
Ndërsa e cilësoi biznesin si partnerin kryesor për hapjen e vendeve të reja të punës, Kryeministri shprehu mbështetjen për sektorin privat, të cilin e konsideroi si motorin për krijimin e mundësive të punësimit.
“Ne do të jemi në krah të sipërmarrësve për çdo të punësuar të ri, duke marrë përsipër pagesën e sigurimeve shoqërore për 1 vit dhe 4 paga minimale”, theksoi Rama.
Në vijim duke u ndalur në panairin e punës, Rama tha se ofrohen rreth 6 mijë vende pune për kategori të ndryshme.
“Kur po hyja këtu ftova edhe ato përfaqësues që po protestonin jashtë që të aplikonin për një vend pune, por njëra më tha se ishte intelektuale. Por në këtë panair ofrohen vende edhe për ato që janë të diplomuar apo të specializuar, sepse debati se cfarë është intelektual është tjetër çështje. Unë nuk e di, por këtu në sistemin bankar ofrohen 100 vende pune dhe në to kërkohen njerëz të kualifikuar. Po kështu kompanitë e sigurimeve. Ofrohen vende pune në Call Center, të cilat janë shumë më të mira për të rinjtë sesa ajo shpresa që miqtë e prindërve mund të gjejnë një vend pune për të rinjtë, qoftë edhe si drejtorë që nuk shkojnë në punë, sikundër ka ndodhur me administratën, e cila më pas katandisi në atë që nuk ofron më asnjë shërbim për qytetarin”, theksoi Rama.
Sipas tij, panairi i punës gjithashtu ofron 2000 vende në industrinë fasone që janë në dispozicion të atyre që duan punë dhe mbi 2500 në industrinë e ndërtimit.
Celja e fondit 2.7 milione dollare per punesimin e te rinjve dhe grave ne kompani te ndryshme eshte nje mundesi e madhe per kedo qe eshte ne kerkim te nje pune.kemi besim te ju zoti rama
Per sa i perket incidentit dhe protestes pergjigjen e dha Kryeministri, ata jane te mirpirtur te marrin pjese dhe te aplikojne per tu punesuar dhe jo te presin qe punen tua dhuroje shteti.
mos ja fusni kot z kryeminister. Ja merni shembullin tim Ekonomist i larte me pervoje pune gati 30 vjecare dhe kam gati 1 vit i papune, pak muaj para se ju te vinit ne pushtet.Ju kam derguar 20 letra per rikthimin ne pune asnje pergjigje. E po tani une puntor tek fabrika e kepuceve te futem?. Ndaj nuk jane gjerat aq roze ashtu sic pretendoni ju dhe ministri juaj i “Suksesshem” z Erion.
Po ti qenke vertet i paafte. 30 vjet eksperience si ekonomist dhe qan per nji pune te rendomt shteti.
Moshataret e tu ekonomista jane eksperta kontabel, apo mbajn kontabilitet ne shum firma dhe grijne pare.
Ke te drejte.Nuk je vetem ti,por mijera qe jan flakur nga puna per tu zevendesuar me militante,qofshin edhe te paafte.Per çudi,askush nuk e ngre zerin nga krahu i majt(apo media e majt)!Nuk esht stimuluar servilizmi dhe e keqja ndonjere si ne Demokraci.Jasht nuk jan flakur vetem militantet e PD
por edhe ata qe nuk kan asnje perkatesi politike,specialiste me vlera profesionale qe nuk kan pranuar te ndotin veten e tyre me shkerdhatocine politike.Ky moment tregoi edhe ate qe PD esht nje Parti leshi.Perse nuk afroi ne kete moment nje asistence juridike per ata qe nuk kan mundesi financiare per te ndalur masakren ne administrate,qe natyrisht u parapregatit me shtyrjen per aprovimin e ligjit per statusin e punonjesit civil?
duan te hane akoma keta te paaftet e pd-se, pak hengren 8 vjet, tani duhet te punojne edhe te tjeret ,se edhe ata buke hane, dhe kane femije dhe familje per te ushqyer
Jo zoteri nuk eshte fjala te hash,eshte flala te vjedhesh dhe tet vjet,se ky njeri po te shkoi te privati nuk ka shans me vjedhur kurse tek shteti dhe pse vjedh jane lekt e popullit fukara dhe per kte ne nuk duam tia dime ne shqiptaret,kur na vjen ne dore duam tia shfrytzojme.
talebanet e pd .U mesuan ti bin qylit.
O Ed Rama!
Mos u bej me keq se Sali Shpellari !
Nuk zgjidhen problemet e punesimit duke hequr nga puna njerez te thjeshte e nevojtare per ti zevendesuar me te tjere ndoshta edhe ata po aq hallexhinj.
Ti mund te heqesh ndonje funksionar por jo hallexhinjte qe nuk kane ku te mbyten.
Dili per zot detyres qe ke marre dhe mos e merr kaq te lehte kete problem qe eshte buka e gojes per shume familje,se ka mundesi te bie me keq.
zoti qytetar te gjith ishim njeres te thjesht kur fitoi pd para tet vjeteve po nuk na pyeti njeri na dhan sharsin,eshte normale se ai qe te jep voten duhet respektuar se ai njeriu i thjesht ja ka dhene pd me ishalla te fitoj dhe njehere e te mos hiqemi nga puna.
Edhe ai njeriu i thjeshte qe thua ti i PD edhe ti njeriu i thjeshte i PS keni mentalitet te gabuar.Nqs je emigrant ashtu sic ke edhe pseudonimin, sipas ketij mentaliteti qe ke ti , i bie qe ne ate vend ku ti je emigrant te nxjerrin prej bythe perjashta se ti nuk ke te drejte vote fare aq me teper qe je i nje nacionaliteti tjeter.
Jo jam shqiptare dhe nuk ka bir nene qe tme heq te drejten e votimit.
Sa per emigrant qe jam ishte demokracia juaj qe na nxori ne ruge te madhe dhe nuk keni pyetur dhe as nuk pyesni per emigrantin
E zotni te vjen pak shtrember qe po themi te drejten se emigranti po punon me djersen e ballit dhe ku jane punet me te renda dhe nuk ankohet per asgje ,por amajeni ju qe ankoheni se po punoni apo ke punuar pa derdh dhe nje pik djerse dhe keni mare leket si ju ka dashte qejfi te punoni dhe te vidhni dhe prandaj u vjen shtrember juve per kto fjalt qe thot nje e migrant .
Hajde dhe ti e provoje kurbetin dhe tet njoh se kush je a flet ne kte gjuh per e migrantin a nuk flet.
Kjo eshte ajo maskarade qe “kultura” e vandalizmit shpellave la pas ,
dhuna dhe mos njohja e qytetarise .
Ate qe Bota e civilizuar e ka vendos me studime shkencore dhe kulture si njerez te civilizuar ,vandalet qe dikur pushtuan institucionet,
nen motton ;shkaterrimi shqiperise mbi te gjitha,kudo e cdo gje ..
tentojn akoma sot ta aplikojn e vendisin me dhune !!!
Ndiqini nga qytetet vandalet mos i legalizoni vandalizmin ne shqiperi nqs s’doni te perballeni me zhvillime te tilla anticivilizuse.
more bujari ju degjon. Ku i dine ti aftesite e mia prosesionale. Mos harro qe keta qe ju japin mend shqiptareve si drejtohet ekonomia nuk jane vecse sahan lepires te politikes,nderkohe qe une nuk jam marre e as do te merrem me politike,ndaj jam sot i nderuar dhe i respektuar tek te gjithe njerezit qe me njohin e qe kane punuar me mua.
interisti @une ja nga ata qe nuk ve ne dyshim kapacitetin tend ,por duhet te dish se n.q.s.eshte ajo qe mendoj une, keto zyra pune nuk premtojne nje vend pune fiks ,por thjesht rrotacion ,ky shtet aktualisht nuk eshte me ne gjendje te mbaje nje administrate publike te fryre si ne kohen e berishes ,,do nje vend pune ????urdhero ne administraten publike ,nese ke dyshime qe ne vendin tend po futen militante te pa zote atehere eshte e drejta jote te protestosh
Sot tallin bythen me protestuesit.
Protesta esht ana ligjore.Dikur nga largimi merrje 24 rroga mujore dhe personat e demtuar kishin mundesi te paguanin nje avokat me 6 rroga nga ata qe perfitonin nga demshperblimi,por sot merr vetem 3 rroga mujore dhe shefi militant i ri i LSI apo PS te kerkon 5 milion per te mos larguar.Me tre rroga nuk e paguan dot avokatin.E kupton ti qe as nje parti politike nuk merr apo e mban pushtetin pa ushqyer zagaret e tyre militante?Dhe ky fenomen ka shkatrruar moralin e shqiptareve(duke i detyruar nga nevoja ti lepihen per te mbijetuar patjeter nje partie),sepse nga puna nuk largohen vetem militantet por edhe ata qe nuk kan asnje perkatesi politike sepse u vjen ndot nga te gjitha.Largimi qe behet ne heshtje esht aq masiv dhe i padrejte,sa po te regjistrohen shifrat do te behej nje
problem per Shqiperine ne KE.
Gabimi i Saliut nga shume sfalma dhe gabime te tjera se malok esapi,ish sepse beri me pare gjith injorancen e Shqiperise.
Tek panairi nuk kerkon pune Ai me arsim te larte e i kuaifikuar,po keta te PS/se nuk i shikojne e afrojne as me konkurse qe te masin forcat specialitet, edhe ata qe jan punesuar i kan nga miqesia e nga familja dhe sapo kan mbaruar shkollen. Te gjitha keto dihen se aq jemi merret vesh.Ndaj dhe administrata sot kudo nuk te del perpara e nuk te zgjidh problemin se nuk bie ne shi ka cader ….Te hapesh binzes me cfar ? apo tregjet qe jan zene e jan ne pik te hallit ?
As z Rama as ai qe vodhi leket e levizjes Mjafte sjan as gje tjeter vec mashtruesa e ordinera qe tallen me popullin
Politikat e ushtruara nga Berisha e moren pergjigjen me 23 qershor.
Ata qe votuan kete Qeveri kerkojne qe e shkuara te mos perseritet.Por problemi eshte se gjasat jane jo premtuese; madje zhgenjuse.
populli dhe i ndare ne dy kampe dhe nuk e rrun per tjetrin ne cdo kater vjet edhe shet moral,kjo dukuri eshte nje patologji race e trasheguar ne kohe,