Një javë para se të ndodhte ngjarja horror, ku nëna mbyti me jastëk foshnjën e saj gjashtëjavëshe, gjyshi kishte paralajmëruar krimin në policinë e Librazhdit.
“Insistoj që për të shmangur probleme që mund të ndodhin, pasi nusja e djalit, Lola, thotë “unë do vras veten’, ajo të largohet nga shtëpia që unë nesër mos të kem probleme me policinë, pasi kam përdorur edhe forcë apo presion, por kërkoj ndihmën e policisë. Nga veprimet e saj, unë them se ajo (Lola) ka shqetësime mendore, dhe jam në merak për fëmijën, Elion, por edhe për foshnjën se mund të hakmerret. Për këtë arsye kërkoj që ajo të largohet, ndërsa foshnjën dhe djalin e madh, Elion, t’i lërë në shtëpinë time që t’i mbaj unë me bashkëshorten derisa të kthehet djali,” citon Panorama kallëzimin e kryer me 23 prill 2014 nga shtetasi Haxhi Lleshi.
Ndërkohë familjarët shprehen: “Policia nuk e thirri ta merrte në pyetje Oriolën, pasi ajo kishte foshnjën me gji. Ishte një neglizhencë, kush mund ta mendonte se do të ndodhte kështu… Por me sa morëm vesh, nuk ekzistonte një zyrë e veçantë për të trajtuar probleme të tilla. Ishte një rast i veçantë dhe duhej trajtuar si i tillë, por u neglizhua. E dimë që policia nuk mund të ndërhyjë në çdo mosmarrëveshje familjare dhe këto janë çështje civile që duhet të ishin zgjidhur në gjykatë. Ne do të kërkojmë heqjen e kujdestarisë së fëmijës ndaj nënës”.
Oriola ka pranuar në polici se foshnja nuk ishte e bashkëshortit të saj, mirëpo ajo kurrsesi nuk ka pranuar të ndahet prej tij. Oriola Lleshi, 30 vjeç, kishte shfaqur shenja të një sjellje jo normale dhe me prindërit e bashkëshortit.
Ata i kanë kërkuar asaj të shkonte tek familja e saj, por as ata nuk kanë pranuar ta mbajnë vajzën e tyre.
Bravo CUNA!….lum ne per polici qe kemi
rasti ne fjale duhet te ishte trajtuar nga sherbimi social,ne rast se eksiston jane ata qe meren me heqjen e te drejtes se mbajtjes apo jo te femijes, ky sherbim eshte i perbere nga psikolloge,doktore, juriste etj. qe marin ceshtjet e personave qe shfaqin shenja shperqendrimi mendor.por ai kemi ne keta qendra??? a jane te afte keta specialiste dhe jo vetem, por ai kane dhe kushtet per te vepruar???
NQS nuk i kemi keta specialiste , duhet te krijohen qendra sociale , qe merren me keto probleme. Po rriten shume rastet e abuzimeve dhe vrasjet e femijeve nda prinder qe vuajne nda depresioni.
O enver hoxha Ku jeeeeeeee!!!!!!!
Neglizhenca e shtetit. Psikologet jane neper keto te ashtuquajtura qendra po rrine dhe pine kafe gjithe diten neper lokale dhe as qe i shikojne hallet e njerzve. Turp.
Ore,New york,ore edpsez ,po kerkon tjeter enver hoxhe? Ai ishte ENVER HOXHA,kete dhe mund ta kerkosh,po se ben me anea,duhet te kalojne nja 500vjet te tjera,pa te vije nje si ai.
policet e tahirit nuk kane kohe per kesi gjera-ishin te zene ne paketim dhe trafikim droge,pasi pane qe mushkonjat e metes e rames nuk po kryen pune e morre policet gomare detyren.edh per tritol nuk i vun veshin deri sa shkoi ne News 24.rilindje e njemiljone e nje qelbesirave.
Duhet te merret mase edhe ndaj polisise se shtetit ,te pakten ta kishin orientuar plekun e gjore se ku duhej te drejtohej dhe jo te ndodhte kjo qe ndodhi.Depresioni po hyn keq ne jeten e shqipetareve dhe ky eshte nje fenomen jo shume i njohur nga shoqeria .Po qe per psikologet tane me mire varja fare muhabetit,ata vetem teorikisht e njohin depresionin sepse ne realitet nuk ja kane haberin fare kesaj semundje mizore qe po mer jete njerezish cdo dite.
Ka një përqindje përgjegjsie dhe vjehrri me pikpamjet e tij prapanike ku ka qën dhe motivi dramës.