Blushi: Nuk merrem me fishkëllima, por me bubullima. Izolatrikët pranë pushtetit nuk e duan integrimin

2 Maj 2014, 08:26Politika TEMA

Deputeti socialist, Ben Blushi ka vijuar replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama sa i përket zbatimit të statutit për mandatin e kryetarit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Blushi tha se shumica e anëtarësisë, por edhe e forumeve kërkojnë zbatimin e statutit të PS-së.

“Në libër unë jam marrë me bubullima, jo me fishkëllima. N.q.s shtetet bazohen mbi Kushtetuta dhe Kushtetuta është kontrata e të gjithë qytetarëve të atij shteti, edhe statutet e partive janë si Kushtetutat për shtetet. Partitë janë shoqëri aksionerësh, më shumë se dy njerez deri në një limit X, pa limit, janë anëtarë të një shoqërie që quhen parti politike. Unë bëj pjesë në një grup aksionerësh. Janë rreth 80 mijë socialistë në të gjithë Shqipërinë, me tesera, pra që kanë pranuar kushtet. Dhe kur pranon kushtet, dhe janë futur në këtë shoqëri aksionere, janë futur për disa arsye ose në statut, ose në program. Për sa kohë ka një statut të votuar dhe pranuar nga Partia Socialiste, ai duhet zbatuar sipas gërmës dhe sipas frymës. Dhe sipas gërmës dhe sipas frymës, unë kam të drejtë”, shprehet ai.

“Në të shkuarën e afërt, arsyet jo për t’u rebeluar, por për të ndryshuar diçka, kanë dhënë produkt. Ju kujtohet kur kam bërë një debat në vitin 2009, kur humbëm zgjedhjet, dhe kam thënë që një nga arsyet që humbën zgjedhjet, ishte se nuk kishim program. Dhe në fakt nuk kishim program. Krahaso vitin 2009 me vitin 2013, kam folur për taksë progresive, për shpërndarjen më të mirë kontributesh përmes taksave. Kjo ishte një temë që kam folur shumë. U fut në programin e PS. Se po të shikoni programin e vitit 2009, me vitin 2013, kanë ndryshim si nata me ditën. Nuk flisnim për taksë progresive, megjithëse taksa e sheshtë ishte në fuqi që nga viti 2007. Por, në vitin 2009 ne nuk thamë që ne do të heqim taksën e sheshtë sepse është e padrejtë, sepse krijon pabarazi”, tha Blushi.

Blushi thekson gjithashtu se në parlament ka shumë izolatrikë të pasur afër pushtetit, që s’e duan Europën.

“Ne nuk integrohemi në Europës, siç thotë dikush, se jemi popullsi me shumicë myslimane. Jo! Vetëm nga një arsye, sepse nuk zbatojmë ligjin. Nëse do të kishim zbatuar ligjin në këto 20 vjet, do ishim integruar më shpejt në Europë. Izolatrikët si tipologji për mua janë njerëz me pushtet ose janë afër pushtetit, kanë influencë në provinca sidomos, kanë mundësi të jenë feudalë të vegjël që kur vijnë zgjedhjet, ata e shesin pushtetin e tyre si mundësi për të devijuar votat. Kjo u jep fuqi izolatrikëve. Këta që kanë fuqi të devijojnë votat nuk janë të varfër, por janë të pasur. Ky nuk është rast tipik europian dhe Europa nuk funksion kështu. Pyetja është pse këta gjallojnë në territorin tonë? Parlamenti i Shqipërisë ka shumë izolatrikë. Unë jam në Parlament që nga 2001 dhe deri në 2013, tendenca është se në Parlament po hyjnë gjithnjë e më shumë njerëz të pasur. Kjo tregon se është tendencë. Pra janë ata të pasur që kanë bërë devijim votash deri dje dhe vijojnë edhe tani që janë në Parlament”.

40 komente në “Blushi: Nuk merrem me fishkëllima, por me bubullima. Izolatrikët pranë pushtetit nuk e duan integrimin”

  1. dada says:

    Ky eshte skuthe , tani qe fitoi mandatin po ngre zerin se kur ishte per tu hartuar lista rrinte si skuthe nen breket e edi rames. EDI vepro si me ata te rjere hiqe kete skuthe .

    RRi bene libra se nuk bene dot gje si deputet dhe per tu dukur leshon ndonje nje fjale qe i pelqen berishes

  2. . says:

    ky ka mbaru shkollen per letersi.Shkarravit libra dhe e duartrokasin kot.Benka nuk rri dot pa kolltuk. Kane lind te programuar per udheheqes prandaj dhe luftojne.
    RRi rehat Blushi se nuk ke B,,, te marresh pushtetin,Nuk do bejme eksperimente me ty tani….

    1. Argita_B says:

      Nuk kam ndonje simpati te veçante per Blushin, po te rrime shtrember ete flasim drejt ne ato qe thote ka te drejte.
      Aktualisht ne PS sipas statusit te votuar nga anetaret kemi te bejme me nje kolaps ne lidhje me kryetarin e saj.
      Edi Rames i ka mbaruar mandati dhe eshte detyre e tij si kryetar te organizoje zgjedhje sa me shpejt per tu dhene mundesine antareve te PS-se te zgjedhin kryetarin qe deshirojne.
      Aktualisht Edi Rames nuk i leverdis te organizoje zgjedhje per kryetar pasi nje pjese e mire e antareve qe kontribuan ne zgjedhje me shpresen se do te kishin perfitime kane mbetur te zhgenjyer, keshtu qe nese do te zhvilloheshin zgjedhje te kryetarit te PS-se aktualisht kjo mund te ndeshkoje Ramen.
      Kjo eshte arsyeja kryesore qe Edi Rama eviton kete debat duke e anashkaluar me metafora e duke kaikaturuar Blushin.
      Rama eviton te merret me thelbin dhe kapet te forma e subjektit.

      1. . says:

        Blushi ka plotesisht te drejte per zbatimin e statutit.

        Kurse majko thote qe eshte lene ne harrese me mirkuptim
        sepse edhe here te tjera eshte vepruar keshtu, cfar do te
        thote kjo!!!! atehere mund te themi qe edhe Berisha
        veproi ne partine e tije ne kete menyre pse te mos e
        bejme edhe ne te PS. Athere ku eshte ndryshimi ketu.

  3. Xhaja says:

    Shko tutje mor Karrierist se gjithmone , gjoja ne emer te statutit e demokracise ke inicuar sherre ne ps. Nje PS pa ty e shoket e tu do te ishte me e shendetshme .

  4. REA says:

    Merru me PUNE or ti, mos u merr me Bubullima.
    Nuk je zeusi zotrote.
    Ky con uje te mulliri Saliut,
    Karrierist dhe arrivist i paskrupullt

  5. . says:

    .Ua perendia , do na leshoje ndonje bubuuuuulllllime ky por , kam frike se do t’i bjere ne kaptinen e vet

  6. kapterri says:

    Bashkoju Kacit te Zi dhe sebashku leshoni bubullima nga zyra e Sales. Ki kujdes se ato bubullimat (pordhet) e tua do te te kthehen ne bumerang. Lere PS-ne dhe meru me libra

  7. Historian says:

    Beni ka te drejte …degjoheni me kujdes dhe mos e shani pa kuptuar ate qe ai thote ..

    Situata is e thjeshte: ka nje statut dhe duhet zbatuar . Ai nuk is budalla dhe nuk e kupton qe po te behen zgjedhjet Rama merr 100%, por do qe te zbatohet ligji .( dhe te beje dhe pak kritizerin qe e ben shume mire ) Ose te ndryshohet stauti dhe te vihet sic tha Rama qe kryeministri eshte automatikisht krytar pa bere zgjedhje ..( nje dite kongres/kuvend cfare ka PS )

  8. Majlinda says:

    Do ti sugjeroja Ben Blushit qe per problemet e partise vti bej diskutim brenda partise, jo ne publik. kur mbeshtete Nanon ca kohe, qe nuk duhej mbeshtetur se kishte bere shume gabime, nuk te tha gje njeri, ke luftuar Edin , nuk te ka thene gje njeri, ( nga partia jote sigurisht ). Po te kishe qene te PD-ja ata te kishin zbythur me kohe. Pra te e majta ka demokraci, dhe per probleme te tilla diskutoji me ta ti zgjdhesh, jo me publikun, aq me teper te cosh uje te sala, sic beri dhe Nano. bej me kujdes, je intelektual, dhe ke emer te mire. Por per te tilla mosmarreveshje , nuk do te donim kurre te merrte pushtetin perseri sala, se do ti te zihesh me Edin. Kjo nuk duhet te ndodhe, dhe ti kujtohu qe nuk ke shume perkrahes ne llomotitjet e tua.

  9. doktor frojd says:

    Nëse Blushi kërkon post qeveritar nuk është fare çudi.Të gjithë ta që i futen karrierës politike kanë synime,objektiva dhe dëshira të ndryshme (p.sh. deputetë,Kryeminister,ministër zv/ministër, sekretar,kryetar etj.) sipas,aftësive,kontributit,reputacionit,intrigave,lidhjeve,mbështetjes,taktikave servilizmave dhe luftës brenda grupeve partiake.Ky realitet është evident në të gjitha shoqëritë e sotme,madje edhe te ato më të përparuara.Nuk duhet të revoltohen komentuesit si :dada,xhaja,2 maja end co dhe të mbrojnë nënën Parti socialiste dhe Edi Ramën duke sulmuar Ben Blushin, sepse po kërkon qarkullimin e elitave brenda partisë.Sa i takon asaj se perse nuk foli kaq hapur para zgjedhjeve duhet separi te kujtoni takimet dhe lutjet e Rames para zgjedhjeve të 2009 e deri ato të 2013.ku veçse i lutej dhe i premtonte se do ishte krahu i djathte ne qeveri!!!Natyrisht ata qe shkruajnë se lushi shkruan libra jane ata qe nuk dinë as të shkruajnë,por qe nuk kane edhe guxim të kritikojnë SA-trapin Rama që shumë shpejt do ta shohin autoritarizmin e tij që me vështirësi po mundohet ta fshehë deri tani…..

  10. henri says:

    Gjermanet thone se rregulli eshte gjysma e jetes. Ne se partia ka nje statut ai duhet respektuar. Edi po ben ate qe beri Berisha dhe Beluskoni ne Itali. Statuti i partise duhet zbatuar ose ndrysho statutin dhe mos bej zgjedhje te kryetarit. Ti ke statutin dhe nuk ke pune me ate qe ben partia e Tony Blairit ne Angli. Rregulli esthe rregull.

  11. . says:

    Do zoti bie ndonje bubullime mbi koken e atit tend shpirteror , izolatrikut grek Fatos Nano…

  12. shpetim says:

    doktor frojd

    teper i sakte.

  13. lule says:

    Sa te tjere ka si puna e ketij shkrimtari – politikani !!!!! me te vertete qenka grindavec – Shqiperia eshte e jona e jo vetem e jotja – ore thirri mendjes se ke shume privilegje , shiko rreth e qarke vetem Ti je ? vetem familja jote eshte cfar ke dashur !!!! shko ne ndonje kafe e percillu aty … me shokun bisedohet si shok

  14. Treviso says:

    Nga shkrimi i zotit Blushi une do veçoja shprehjen izolatiket e parlamentit.
    Kur parlamenti te pastrohet nga keto izolatike, atehere themi se po funksion demokracia ne Shqiperi. Kur ti tregohet vendi izolatikeve dhe korrupsioni do jete i paperfillshem ne vend. Persa i perket problemeve te brenshe qe ka zoti Blushi me Partine e tije, per popullin jane me pak interes. Le ti zgjidhin sipas statusit qe kane miratuar vete.

  15. kalciani says:

    Blushi!?Je bere si Don Kishoti,po lufton me mullinjte e eres,mjafton te fryje kunder Rames!

  16. ert says:

    Shqipot vdesin per pushtet. Nuk zbret nga kali asnje me deshiren e vet. As Rama.

    1. ert says:

      Bile Rama ka hipur ne dy kuaj njeheresh.

  17. donin te vinin vetullat nxoren syte says:

    O Blush eshte mire qe keto qe thua duhet ti konsumosh ne forumet e partise e jo ne media. Kacit te zi po i ndritin syte dhe eshte shume happy qe shoket e vjeter po riaktivizohen.

  18. lymi says:

    Mire e ke Blusho. Keshtu thote dhe Tosi. Po mire ai qe do ofrohet per kryetar, po ti per cfare do ofrohesh?

  19. georges says:

    Bir Selmani i nenes,
    cil te qaj me pare?
    Ty apo ate tjetrin,
    qe eshte daha me gomar!

  20. bie shi says:

    -Pavaresisht se Blushi eshte kunder ne myslimaneve,une nuk do ta zhvleresoja per kulturen qe ka ..dhe per vlerat ,Blushi eshte nje “AS “ne mengen e PS-s…ndoshta eshte pak heret,por po me kristalizohet nje mendim ,se Rama i do lojtaret e ekipit pa ze dhe vetem me figure,jo mendim ndryshe..
    -Pershendes edhe dr;Frojdin

  21. Vaso says:

    Aman o njerez, po i beri Kico Blushit eshte, spiunit te rregjur te diktatures, plakut qe vazhdon te jete anetar i keshillit bahskiak te Tiranes ne listen e PS dhe te dy babe e bir kane qen deutet, tani qe nuk u var kush pafillon na bejn si te zgjuar. Arben Blushi duhet te kekroj hapjen e dosjeve dhe del edhe mami edhe babi i tij si spiun sigurimi pa llogaritur gjyshet e gjysherit e tij jane rac cobanesh spiune, blushet pa din e pa iman

  22. Shqiperia says:

    Brovo Blushi !!keshtu duhet te flasesh me partine hapur ,sipas
    Mesimeve Marksiste -Leniniste .

  23. klara says:

    Paska bere Beni liber,tani edhe Kadare e Markez mund te lexohen vetem ne ndonje qeli ose vend tjeter ku mungon informacioni,ose duke dhjere ne banje…..

  24. nora says:

    PO NERREGULL PASKA PASE BABIN ME SIGURIMIN , E PASTAJ DUHET KYCUR GOJA E MOS TE FLASE PER EDI RAMEN .. JO ZOTERINJ ,, NESE JEMI PER ZBATIM LIGJ E RREGULLI ME PARE DUHET TIZBATOSH PER VETE PASTAJ TJU KERKOSH TETJEREVE. ZGJEDHJET DUHEN BERE JO VETEM PER KRYETARIN E MADH POR EDHE NEPER RRHETHE QE EKANE QELBUR FARE DUKE I EMRUAR SIPAS DESHIRES. TE MLEDHIN MENDJEN E TE PUNOJNE E MOS TJU RRITET MENDJA SE POPULLI ZGJUAR ESHTE ATO 1 MILION VOTA JA KTHEN KUNDER SE EDHE KTO PO PUNOJNE SI BERISHA E MOS ME KEQ OK

  25. Kadri Spahiu says:

    Po ku marrin vesh kanibalet socialo-komunist nga ligji dhe demokracia.

  26. 1 prilli says:

    Jane leshuar lirindesit si te terbuar e shajne Blushin. E keqja eshte se nuk thone asgje per ato qe thote Blushi por merren me te si person. Sepse nese kryetari Mao thote qe ska zgjedhje ne parti kjo pune ka marre fund.

  27. liqeni says:

    Aftesine intelektuale te Blushit nuk do ishte keq ta kishte Rama dhe te tjeret!

  28. maximus says:

    rri urte BLUSH, se po te mos ishte EDI RAMA, sali efendiu do ishte bere mbret ne shqiperi, do tju kishte lene ne opozite gjith jeten tuajen dhe tonen bashke.

  29. PYETJA says:

    Jam dakort me Ju “bie shi”.Po shoh qe po shkruajne njerez qe jane te indinjuar nga e verteta qe thote nje deputet i PS.Eshte e vertete qe Edi i do pas vetes njerez te perunjur,te gjunjezuar e te thyer ne mes,keshtu i kane vendosur ne rrethe edhe deputetet drejtoret,te pa aftetet,servilet,njerez me precedente qe ti kene gjithmone nen kembe.Kjo eshte filozofia e fituesit,qe fiton me njerez te zgjuar,por nuk i do ne krah kur mer pushtetin,kete tregoi historia e PD,me Saliun,kete po ben dhe Edvini ne PS.A e mbani mend kur nuk donte ta fuste ne listen e deputeteve Erjon Braçen?A ju kujtohet ne kete gazete sa mijera kercenime kishte,por bojkot dhe dalje kunder,po qe se nuk vihej ky njeri ne lista? A e mbani mend si u zbyth Edvini? Te tille njerez nuk do perpara.A e shekoni sa deputete flasin ne parlament nga PS? Me gishtat e dores;ATA QE DINE DHE QE JANE TE AFTE NUK DEGJOHEN,TE TJERET(SHUMICA) JANE TE ZGJEDHURIT E EDIT,PA SHKOLLE,PA KULTURE,PA ORATORI,DMTH-DEPUTET LISTE???? KJO PRA DO BEJE QE PS TE TERHIQET ZVARE EDHE DISA MUAJ.

  30. sheme says:

    I nderuar Blush.Sot eshte shume vone per te folur. Pazaret tuaja me PS bene qe te mos kete me rruge kthimi ne ne nje parti me demokraci te brendeshme pa lere pastaj te ndertoni shtet.Votuam per te larguar Berishen e jo per ta zevendesuar me tjeter si ai.

  31. fieraku4u says:

    BENIT ECEN VET I ESHTE PRISHUR NDONJE PAZAR, QE KA FILLUAR TE VJELLI VETEM VRER PER RAMEN.

    MOS U DHJAKS SHUME O BENO, SE TE BENE KEQ PER SHENDETIN.

  32. drejtesia says:

    more blush me te vertete qenke palaqo .po si more burre ,kur je ne prag zgjedhjesh servilosesh ,dhe kur futesh ne liste dhe siguron mandatin ,mbas pak fillon e ngre krye. qte dujket vetja se je supermen .palaqo je asgje me shume.ndoshta problemet qe ngre jane te drejta ,por koha kur reagon eshte shume cinike.

  33. O blush e di ci thone kesaj te vish si pordha neper brek vedall dhe ti spo na thua ndonje gje te mencur boll me amterial per kusaret.

  34. kosta says:

    Ky seshte gje tjeter vecse nje njeri i shpifur e pa byth.

  35. gjergji says:

    O Blush nuk fitohet emri me arivizem. Ti me Edin je si puna e breshkes me elefandin.Vazhdo traditen e gjyshit dhe kaq.

  36. zoti. q. says:

    mire e ka blushi pse duhet me doemos te jete dakort me ato qe ben rama mua me behet qefi qe ne nje pati te kete demokraci dueht te degjojme dhe nje mendim ndryshe se nuk jemi me ne diktature… apo jemi?

  37. shqipetaret e vertete says:

    TI blushi,fatos nano,kastriot islami,rexhep meidani jeni produkte te imoralitetit te fashizmit te enver hoxhes dhe te hajduterise te fashizmit te sali berishes.Ne do tu djegim te gjalle ne muzeumin e zogut.Prit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje