Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj dhe Kryeparlamentari Ilir Meta ishin të pranishëm në Panairin e punës ku prezantuan sërish Fondin e Punësimit. Ndërsa vlerësoi panairin e punësimit, ministri Veliaj u shpreh se afati i fundit i kompanive për aplikimet për të përfituar nga programet e punësimit do të jenë të hapura deri më 15 maj. Ai tha se risia tjetër është se aplikimet mund të bëhen edhe online, ndërsa shtoi se përgjigjet do të dalin brenda 10 ditëve.
“Dua të informoj për procedurat e aplikimeve, ato do vazhdojnë deri 15 maj, pra kjo vlen për çdo kompani që do aplikojë për programet. Ne i kemi shkurtuar afatet e nxjerrjes së përgjigjeve dhe kjo do të bëhet më 25 maj në mënyrë transparente. Do të aplikojmë edhe një program të veçantë për të stimuluar punësimin në zona të thella, me të njëjtin program. Për ata që e kanë të pamundur, mund të aplikojnë online, shkp.gov.al”, tha Veliaj.
Në vijim ai i bëri apel opozitës që të ndërmarrë iniciativën të tilla ku të punësohen njerëz dhe jo të bëjë akuza.
“Do ishte e pandershme nëse nuk i referohem edhe kritikave të bëra dje. Ka një dallim mes kësaj që po bëjmë ne dhe organizimeve të festave të 1 majit. Pse nuk mund të organizojë opozita, bashkia, SHQUP-i një panair që të punësojë, mos 6000 të paktën 600, mos 600 të paktën 60 ose të paktën 6 njerëz. Ndaj unë jam shumë krenar për këtë panair”, u shpreh ministri Veliaj.
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se Qeveria Rama është më e përkushtuara në 24 vitet e fundit në rritjen e punësimit në vend. Meta theksoi se këtë vit janë 6 mijë vendet e lira të punës, por vitin e ardhshëm do të jenë disa dhjetra mijra vende dhe në të ardhmen akoma më shumë.
“E kam këtë bindje pasi qeveria aktuale e kryeministrit Rama është më e përkushtuara në drejtim të punësimit në Shqipëri gjatë 24 viteve të fundit. Kjo qeveri, vërtet ka qënë e detyruar të ndërmarrë disa reforma të forta, jo vetëm për të frenuar rënien ekonomike të vendit, por dhe për t’i hequr biznesit dhe sipërmarrjes lakun e borxheve të pashlyera nga shteti. Kjo me qëllim përmirësimin dhe rimëkëmbjen e situatës ekonomike të vendit, por dhe të sipërmarrjeve në vend”, nënvizoi kryeparlamentari Meta.
Erion, jeni i jashtezakonshem! Erion kushdo qe ju ka inatin thjesht dhe vetem se jeni me punetor!
fondi i punesimit duhet te ndihmoje dhe zhvilloje kete vend sepse eshte bere e veshtire, vendi eshte i varfer dhe vendi ka nivoje per keto nxitje. mesa di une fondi shkoj 5 milion dollar qe eshte gati dyfishi i qeverise se meparshme. bravo ju qofte.
Me pelqen qe po nxitet punesimi, nese ka nga ata pordhacet qe po hane buke e krip vetem se duan drejtor qe 22 vjec atehre le te hane ashtu! kush do, PUNON!
une personalisht jam pro panairieve te tilla sepse promovojne disa profesione qe njerezit duan ti percmojne! SDO JEMI TE GJITHE GJENI. une jam nje arketar i thjesht dhe as me vjen turp per kete, kaq pata mundesi te beja ne jete. po ama e shijoj. keshtu atyre intelektualeve qe ofendojne me nazet e tyre ne hallexhijve ju them ik pirdhuni!
z.minister:Shpallni lufte informalitetit bashkpunoni me ministrin e financave dhe te ushtrohen kontrolle me masa te rrepta ndaj shkelseve te ligjit.Nuk eshte zotesi te punoje ministri por te organizoje punen dhe vendos ne eficence levat dhe vartsit e vet.Kta te fundit jane pothuaj inekzistent dhe punojn per te then qe jane ne pune.
Cili do jete mashtrimi i radhes,pas 3 muajsh? Demgoge te licensusr ne shkollen e Sali-PD-LSI.
Pse ju ka lene ndonje vend te lire pune LSI, qe thoni aplikoni,apo kjo thitje ju drejtohet me kod te gjithe antareve te rinj te LSI,qe lane teseren e PD?
Je i pa pam Erjon Veliaj,ja keni fut lezetshem antareve te PS,militanteve qe ju kane ndihmuar per 8 vjet. Mos haroni se edhe nje vit dhe zgjedhjet lokale do ju kethejne ku ishit,vetem e vetem per talljen qe po i beni votave te 23 Qershorit.
Bravo Ketri! Vetem nepermjet ketyre metodave edhe atyre 22 vjecareve do u hapen syte… nuk ka me mami babi ma bej gati…
Zoti Meta, do ishte me mire qe te mos e publikoje ti punen e qeverise, Ju, zoti Meta jeni i renduar ne veprimet politike dhe ne k….. dhe do ishte me mire te mos e rendoje veten duke lavderuar Edi Rama. Duhet ta kuptosh mire vendin qe te ka dhenemaxhoranca, dhe jo pa qellim e keni ate post. Duhet ti besh yzmetin atij posti qe te harrohen te keqijat e L.S.I.se dhe te Ilir Metes.
Po të kontrollohet gjithqka me seriozitet.,atëher PS-ja përmbush premtimet elektorale.