Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se shifrat e punësimit pësuan përkeqësim dramatik vitin e kaluar, ku mbi 125 mijë shqiptarë humbën punën.
Sipas INSTAT, numri total i të punësuarve në ekonomi ra nga 1 milionë e 117 mijë vetë që ishte në 2012 në 992 mijë një vit më parë.
Kjo është rënia me e fortë e regjistruar ndonjëherë vitet e fundit, e cila ka nxjerrë jashtë tregut të punës më shumë se një person në çdo dhjetë veta dhe pjesa dërrmuese e tyre janë të punësuar pa pagesë në bizneset e familjes apo dhe të vetëpunësuar. Sipas INSTAT, rënia ka prekur të gjithë sektorët e ekonomisë por më e thellë ka qenë në bujqësi, ndërtim dhe tregti e turizëm.
Të dhënat tregojnë se në bujqësi numri i të punësuarve u ul nga 529 mijë vetë që ishte në 2012-ën në 442 mijë vitin e kaluar, çka do të thotë se gati 90 mijë vetë në fshat vitin e kaluar kanë humbur punën e tyre.
Por të njëjtën tendencë ka patur edhe ndërtimi, një sektor i cili prej vitesh është i ndrydhur nga kriza. Sipas të dhënave,vitin e kaluar në ndërtim humbën punën mbi 20 mijë vetë dhe po në të njëtën masë shifrat e punësimit kanë rënë edhe për sektorin e tregtisë dhe turizmit.
Të dhënat e tregut të punës tregojnë se pjesa dërrmuese e të punësuarve në Shqipëri, rreth 700 mijë vetë, janë të punësuar pa pagesë në bizneset e familjes ose të vetëpunësuar. Këta janë persona që nuk marrin një pagë, por për shkak të përkufizimeve zyrtare klasifikohen si të punësuar.
Një pjesë e tyre madje punon edhe më orë të shkurtra, çka i ndërlikon ja pak shifrat e punësimit në vend dhe dhënien e një pamje të qartë mbi atë që ndodh në tregun e punës. Organizata Botërore e Punës pritet që së shpejti të qartësojë disa prej përkufizimeve zyrtare që përdoren në matjen e papunësisë, çka në Shqipëri pritet të sjellë ndryshime të forta në shifrat e tregut të punës./TCH
Mero! Ke filluar ta dredhesh,ky instatit do jete ndonje i Berishes,jane hapur 25.000 vende te reja pune!
o derra enveri o thi stalini-125 mije lesha ka shqiperia ne pune.po degjuat kokepalarin shqiperia i ka 5 miljone te pa pune.nga kush byth keni dalur se nga nje njeri jo.
Ore shpellar, kush te dha leje ty qe te dalesh nga shpella?
Keto te dhena te permendura nuk jane te sakta sepse nuk eshte asgje e dokumentuar ne menyren e duhur. Kur shteti akoma nuk ka te dhena te qarta mbi punesimin ne qytet nga i gjeten keta te dhenat mbi te punesuarit ne bujqesi? Tek kush humben punen ne fshat njerezit kur nuk ka me kooperativa apo ndermarrje shteterore? Cdo gje eshte private dhe secili punon token e tij me aq sa te mundet. Edhe ne ato firma qe punesojne te tjere nuk ka te dhena te qarta sepse ne shumicen e rasteve njerezit punojne ne te zeze, pa sigurime shoqerore.
Do te duhen me shume se nje dhjetevjecar qe shteti te arrije te kete shifra te gati te rregullta per ekonomine shqiptare. Kjo kerkon edhe ndergjegjezim si te punedhenesit ashtu edhe te punemarresit!
o kritik leshi, ! ata qe punojne token e tyre regjistrohen cdo vit nga min. e bujqesise, derdhin kontribute, eshte e veshtire te punohet ne te zeze tanime etj etj. shteti ka 100 menyra per te llogaritur keto te dhena po meqe instat do tia lere fajin saliut per shkarkimet e humbjen e vendeve te punes del me keto perralla te trasha qe s’i ha njeri. pastaj dalin dhe lilindasit si ti qe mundohen te mbulojne diellin me shoshe me justifikimin se deri dje ishim ne epoken e gurit dhe derisa te prodhoje gje lilindja jote asgje s’eshte e sakte…
patetizmi ka arritur kulmin ne kete vend!
Demokracia ka dhe anët e saja negative.Bashkimi bën fuqin.Të gjith ata që kan mundesi.,t’ju bëjn vënd te tjerrve.
qesharake keto shifra si ato te turizimit qe u rrit ne qershor por ra ne korrik. 90 mije veta humben punen ne bujqesi!!!!!!!!!
Ky eshte fillimi i marshimit te madhe te rilindjes. Sa me shume te shani Saliun aq me keq do katandiset SHqiperia. SHpejte apo vone te gjithe do e peanojne.