Shefii i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, është arrestuar nga kolegët e vet, pasi akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës.
Zagani është arrestuar nga ana e Shërbimit të Brendshëm të Kontrollit në Ministrinë e Brendshme.
Mësohet se Zagani me detyrë shefi i seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, është vënë në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, por nuk dihet detaje të tjera nga operacioni i cili është finalizuar orët e para të kësaj të shtune.
“Në datën 03.05.2014, ora 01.00, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Renda në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, arrestoi shtetasin Dritan Zagani, me detyrë shefi i seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier. Arrestimi i tij u bë në kuadrin e goditjes të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Sakaq, Ministria e Brendshme bëri të ditur arrestimin edhe të 3 punonjësve të policisë në Qarkun e Fierit. Sipas një njoftimi zyrtar, arrestimi është kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier.
Të arrestuarit Bledar Naçi, Benard Fejza dhe Gramoz Fasko janë me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier. Dyshohet se tre oficerët e arrestuar kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit Pasiv”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Nje kenaqesi e vecante per kete lloj plehre qe eshte arrestuar.Ishalla s’del me e ta shofi bythen e mizes sa i forte eshte aty te vendi.Ja shpofshin sumatricens sa me shume!!!Amin!
Po shyqyr qe i erdhi dhe njehere dita shqipetareve te shohin nje shef krimesh te futet brenda per shperdorim detyre, fut e nja 2- 3 te tjere e shife se si pushojne vet kta te tjeret se ishin bo kto te plotfuqishmit e lagjes ishin bo.
bravo policise qe po kujdeset te kap dhe ato kriminel te infiltruar ne rradhet e policise dhe vetem ata qe i dalin perball, jane kto qe i kane hapur me shume probleme te gjitheve, qe njollosin te gjitha uniformat pastaj.
Shefi Antidroges Fierit eshte nga Tropoja. Hajde koordinim droge hajde, ku eshte Kulishi ?
SHIK kishte 26 shefa SHIK nga Tropoja ne 1997, sot ka cdo polic nga Tropoja akoma.
Fshijini nga faqja e dheut keto morra. Injoranca kishte zene shtetin.
Bravo Ministri Tahiri!!
Bravo Cuna!!!Rilindje e inkriminuar gjithandej! Ska faj italiani ktej qe kap perdite nga 100 kg droge.
Edhe Sala, “i fuste brënda menjëherë” këta të korruptuarit…(!!!???) Prandaj ishim “kaq rehat”, në kohën e tij…
Lajm i bukur po qe i vertete! Urime
dizinfektanin sajmir, mba bidonat plot dhe pompen ne gjendje pune.
ke shume pune per te bere. zotin e keni ne anen tuaj. bekuar qofshi.
Ju i keni arrestuar,por a i keni marre leje sindakatave europiane te policise?
Ato do ti dergojne leter perseri Bujar Nishanit.
po mire ky shefi po keta te tre qe kane lene breket neper ferrat e semanit nuk pranuan te bashkepunojne me shkb kriminale sipas etiketimit Ministrit Tahiri para ca diteve per te sajuar prova kunder shefit te tyre sic u kerkuan ustallaret e shkb ju gjeten ryshfetin 100000 leke te vjetra qe gjasme ua ka dhene nje trafikant e matrapaz M F ne Fier ,shikoni sa kriminale eshte ish struktura e SHKb me vjen keq per keta tre djem te rinj qe ca legena te Tahirit dhe drejtorit te policise se Fierit ti njollosin ne kete forme shihni Zv drejtorat e policise qe deklarojne qe spame asnje parcele hashashi ne Lazarat bravo Rilindje mbro baronet e hashashit dhe fut brenda ata qe e luftojne
Si ka mundesi qe ne kohen e sali efendiut nuk pati as nji te arrestuar,por vetem mburrje,shtruam 300 km rruge dhe o burra te shkojme te presim shiritin qe te dalim ne televizior ,atje ku shkonim i futnim nji radhitje Shqiperise,ne vendin e dyte ne Europe,na delte edhe zedhendsia vorpsi ku e llustronte ,dhe nga ana tieter fluturonin erot apo dollaret ne bankat e huaja.
Policia e Fierit ka 22 vjet qe nga viti 92 qe esht ne sherbim te krimit ne fier. Ne terma numerik esht organizata me e madhe kriminale ne qytet, ndersa nga rendesia dhe hierarkia ka grupe te tjera me me rendesi qe policia ju sherben.
Kush eshte Nikola Pulizi Z minister pse ua fute ketyre djemve te rinj
Shume miree per shtetin, qe mbron qytetaret nga kriminelet, por kujdes ne vleresimin e njerezve.Mos akuzoni kedo pa qene te sigurte.A mund te akuzosh djem te tille si Bledar Naci qe eshte qelibar e I ndershem e besnik?! Eshte perpjekur e ka luftuar githmone kunder se keqes dhe rezultati!!! Po vajzen e vogell qe e shpetoi nga kthetrat e krimit, kush e ben ? nje I ndershem qe lufton per jete a vdekje apo nje I perlyer?! Me shume aresye e qartesi zoterinj, se te vertetat reale duhen mbrojtur nga jagot e koherave ts reja.Shume besoj tek arsyeja per te drejten e te verteten; Mos denoni djem te rinj pa faj se koha do t’ju denoje.
keta djem nenash nuk jan kriminele,por siduket I prishen pazaret shefave te medhenj,keshtu qe zgjidhja e vetme ishte ti degdisnin ne burgje bashke me kriminelt qe ato kishin arrestuar.te gjithe ato qe ne komente I bejne lavdrime tahirit me perpara duhet te informohen se si u arrit deri ne arrestimin e tyre.per informacion ata u akuzuan nga nje person I denuar me pare per trafik femrash e precedente te tjere….prandaj kujdes o te mjere se ata jan heronj e jo kriminele sic duan ti tregojne keta te famshet e shkb qe deri dje nuk kan lene gje pa bere.ju uroj lirim sa me te shpejt e zbardjen e te vertetes sa me para.e drejta eshte me ju djema te policies edhe pse u arrestuat me te padrejte.
heronje do te jen 3 policet qe nuk pranuan bashkpunimin