Mbytja e nipit nga e bija, babai: Në burg e ha një copë bukë e qetë

3 Maj 2014, 08:34Politika TEMA

Familja e Oriola Lleshit ka akuzuar familjen e të shoqit për shkatërrimin e jetës së 30-vjeçares.

Vajza ime ka qenë vajzë shumë me edukatë, e ndershme dhe shumë punëtore. Që kur hyri në derën e Haxhi lleshit, ku dhe u martua me Dritanin, djalin e tij,nisën edhe problemet me vajzën time. Vjehrri e fyente gjithnjë, shkonte i dehur në shtëpi dhe e shante me fjalë fyese.Vajza vinte shpesh në shtëpi dhe na tregonte për situtën në familjen e bashkëshortit të saj. Ato i thoshin që të largohej nga shtëpia e vetme, dhe se fëmijën do ta mbanin ato”, tregon i ati i 30-vjeçares, Bajram Radiçi.

Ai shprehet se e akuzon familjen e dhëndrrit, pasi , “E akuzoj sepse vajza më ankohej gjithnjë. Ajo që në mëngjes nisej për të kollotur lopën, apo për të marrë dru e shoqëruar vetëm nga kali. E çonin vajzën në ato rrugë me pyje e ferra vetëm, madje edhe pa bukë.Edhe shtatëzënë , vetëm pak muaj se të linde fëmijën e dytë ata e dërgonin për të mbledhur dru, apo edhe për kullotë. Vajza më ka rrëfyer duke qarë se për të ngrënë ushqegej me thana apo fruta pemësh që ndodhen në pyjet e kësaj zonë, pasi as bukë nuk i jepnin me vete për të ngrënë. Në burg është më mirë, ha një copë bukë e qetë dhe pa fjalë, aq keq është shkatërruar vajza ime në atë familje.”

Ai dënon aktin e kryer nga vajza, e cila mbyti me jastëk foshnjën e saj, fryt i një lidhje jashtëmartesore. Ai apelon në gazetën “Panorama”, që shteti të zbardhë të vërtetën duke bërë analizën e AND-së, dhe kërkon që edhe djali i madh i vajzës , Elio të kalojë në kujdestarinë  e tyre.

13 komente në “Mbytja e nipit nga e bija, babai: Në burg e ha një copë bukë e qetë”

  1. Mihal Grameno says:

    yytt ore keni ngelur ne kohen e otomaneve akoma.

  2. Fredi says:

    E pabesueshme. Kafshe hesapi.

  3. liu says:

    sA PER E NDERSHME E PAME

    1. tik says:

      Eshtë e kollajtë të nxirren konkluzione.
      Po ku e dimë që nuk është përdhunuar. Grua pa burrë dhe në pyll, është e kollajtë ta kapi ndonjë gomar.
      Se mos burri ka qenë më i ndershëm e ka lozur pingpong gjithë kohës në Greqi?

      Gjynah fëmija që pagoi çmenduritë e prindërve dhe gjyshërve. Tani kjo është e dënuar të jetojë me çmendurinë e bërë, kurse burri do tu lërë fëmijen prinderve dhe do ikë në Greqi.

      Njerëz të krisur!

  4. eni says:

    nese vajza juaj kishte probleme atehere po ju si prind cfare keni bere kur vajzen vjerri ua dergoj ne shtepi pse se mbajtet por e derguat prap tek ai ku te rregullonit situaten ndoshta vajza kishte nevoje dhe per mjekim per anti stres pse nuk ja dhate ju ate cap buk por te kantadisej per ne burg turp tju vi dhe ju

  5. emigranti says:

    Zoteri te gjitha mund te ken ndodhur,po vajza jote me e ndershme te linte femijen dhe te vinte te familja jote se sa te shkonte me nje te dashur tjeter.kjo qe thua ti nuk eshte per ti dhene te drejte vajzes tende,vajza jote ka gabuar dhe gabimi me i madh eshte qe mbyti dhe femijen e saj dhe ti duhet ta pranosh fajin e vajzes tende.
    Vendet e uropiane jan 100 vjet perpara e marton femijen dhe e nxjer te jetoje per hesap te vet sepse dashje pa dashje u kan lindur probleme dhe europianve dhe tani kan gjetur zgjidhjen martojne femijen dhe e lene te shkoj per hesap te vet.
    Tek ne né Shqiperi akoma ne disa zona eshte trdaita qe nusja duhet te komandohet nga vjera e vjeri,sado qe te jene te mire te dy palet ,dashje pa dashje lindin konfliktete.

  6. AC/DC says:

    Shqipera e Zigurit…

    1. the Punisher says:

      Ja ferkove mollaqet papuse sot?

  7. arion says:

    ore si ne kohen otomane,”vajza ha nje cope buke e qete tash”po pse si ke ndihmu vajzes sate or trap,ajo ka pase nevoje per ndihme,kur te ka ardh vajza ne shtepi eshte dashur ta zgjidhesh problemin ,kjo eshte shume keq.

  8. Dinpak I says:

    Po ai qe e palloj dhe e la me barre nuk ka faj?

    1. Stela says:

      Koment me gjuhe te peshtire

  9. ARUSHA says:

    JA SHQIPERIA DHE MJERIMI MIGJENJAN SOT NE KOHEN E INTERNETIT

    MJERIMI DHE VARFERIA SHKATERROJNE CDO GJE , KUR SHTETI NUK FUNKSINON DHE ESHTE ZULLUMQAR KETU E 24 VITE !
    ME VJEN KEQ PER BEBEN DHE KETE NUSEN , QE NUK DO GJEJE KUURRE QETESI SHPIRTI I SAJ ! ZOT NDIHMOJE TE MOS SHKATERROHET EDHE ME SHUME!

  10. NJERI says:

    Ky qenka kriminel cfar mendje e zemre per vajzen e tije -i pameshirshem , nuk i jep dashuri e ta mbaj afer e ne shtepi vete e paska shtyre vajzen te beje krim e sot ajo eshte kriminele . Femija i pafajshmi i pagoi te gjitha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje