Prokuroria e Tiranës ka pushuar kallëzimin kundër Grida Dumës, pas denoncimit të qytetarit Albert Pali për mashtrim lidhur me një kontratë biznesi ndërtimesh.
“GSH” ka zbuluar vendimin e janarit 2012 të Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes, pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale.
Sipas dokumentit, rezulton se prokurorja Suela Salavaçi, me vendimin nr. 2242 të vitit 2012, e ka pushuar ankimin e Albert Palit ndaj kompanisë së ndërtimit “Kristina Construksion”, pasi nuk ka gjetur mashtrimin e pretenduar nga kallëzuesi. Sipas vendimit të prokurorisë, Grida Duma ka marrë pjesë vetëm në cilësinë e deklarueses, pasi ajo ka hequr dorë nga kompania rreth 4 vite më parë.
Në dokumentin e prokurorisë për pushimin e çështjes sqarohet gjithashtu se denoncuesi Albert Pali është shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit të Tiranës, nr. 1028/ 48 të Regjistrimit Themeltar, nr. 16 Vendimi, datë 14.01.2011, për mashtrim lidhur me pretendimin e tij si pronar trualli në Tiranë.
Prona për të cilën qytetari Albert Pali ka kallëzuar firmën nuk rezulton e tija, dhe ai ka falsifikuar dokumentin e pronësisë, pronë për të cilën kishte lidhur marrëveshje me firmën e ndërtimit në fjalë.
Po kte pune ka filluar e ben tani grida, e la tek kompania po ka filluar ne rank vendi, duke meashtruar te gjithe shqipetaret prandaj, mos u merzisni se ska ngelur pas.
Po pse se rraset ne burg kete mo prokuroria se kishim rene rehat dhe ne per pjesen e jetes qe na ka ngelur, mos te degjojme me idiotlleqet qe flasin e shpifin keto.
Si gjithnje , pleherat berishiane shpetojne nga vjedhjet e bera , se drejtesia eshte e qelbur.
O Mero O pleher, O pisllek! cfare do te na thuash tani qe te doli huq baltosja e “kundershtares”? – Prokuroria te beje punen dhe te arrestoje Mero Bazen per mashtrim me ane te Medias.
Do te cuditesha nese kjo fare Prokurorie do te vepronte ndryshe. Edhe Grida ka hyre ne listen e politikaneve dhe tashme ka imunitet ndaj cdo lloj krimi e mashtrimi.
Po tani qe e verteta doli ne drit cfare ngelet per tu then?? Turp per plakushin 85 vjecar i cili esht denuar me burg per fallsifikim dokumentash, le te kaloj vitet e mbetura ne burg per mashtrim tani…
Tung tung
Ky vend keshtu do shkoje gjithmone dhe nuk ka njeri ( te ashtequajtur te forte) per tu denuar ndonjehere , kjo eshte demokracia qe aq shume e kemi kerkuar ne shqiptaret
sa keq ju vika per grifsha sumen ate qe kerkon do ta gjej noj dite