Partia Demokratike denoncon një tjetër rast, duke pretenduar emërimin e një zyrtari të dënuar për korrupsion. Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi përmes një konference për mediat theksoi se në Berat, rilindja ka bërë drejtor rajonal të shërbimit të transportit, një të dënuar me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë për shpërdorim detyre.
“Myqerem Xhaferri është proceduar dhe është dënuar nga Gjykata në fillim të vitit 2011, por kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ti besojë atij një nga shërbimet më të rëndësishme publike të rrethit të Beratit. Këto janë veprat e Edi Ramës, në kohën e krizës së punës”, theksoi Vorpsi.
Sipas saj, me Edi Ramën papunësia po rritet cdo ditë dhe fjalët e retorika boshe e Kryeministrit, panairet me ngjyra, nuk po krijojnë asnjë vend të ri pune.
“Këtë krizë të papunësie, nuk po e vuajnë vetëm disa ish-të dënuar për korrupsion, që me Edi Ramën kanë gjetur vendet më të mira të punës. Fjalë të bukura për etikë, meritokraci, profesionalizëm e shanse të barabarta. Por në realitet, Kryeministri po u thotë qytetarëve, bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”, u shpreh Vorpsi.
Po ctu desh mo Myqerem, te thashe behu ndndrejtor nuk bie ne sy. Joooooooo deshe drejtor ti!!!! Ha mut nashi…
Bravo kolegu. Edhe une i thashe, ler kolegun te behet drejtor, por Myqoja i kishte dhene provat se i ngjit dora. Rilindja i kerkon te kalitur drejtonjesit, jo dosido…a