INTERVISTA/ Flet Fatos Hoxha: Si po asgjesohet pjesë– pjesë PD- ja

3 Maj 2014, 16:06Politika TEMA
INTERVISTA/ Flet Fatos Hoxha: Si po asgjesohet pjesë– pjesë PD-

 Zoti Hoxha, së fundmi keni qenë kritik ndaj veprimeve të ndërmarra nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, si për udhëzimin e fundit ku ish deputetët, apo drejtuesit e partisë, përjashtoheshin nga gara për PD-në në rrethe. Kritikoni se prekeni dhe ju, apo realisht po cenohet e drejta e anëtarëve të partisë dhe mungon demokracia në procesin e zgjedhjes dhe rifreskimit të forumeve?

 

Para disa ditëve z. Preç Zogaj, këshilltari i parë politik i kryetarit të PD, në një shkrim të tij propagandistik, sillte në vëmendje një shprehje të Nicola Sarcosy që pak a shume tingëllon kështu: “kryetarit nuk i duam miqësinë, i kërkojmë rregullat”. Përtej propagandës së kolegut Zogaj, une dua të theksoj se gjatë gjithë këtyre muajve kritikat e mia kanë pasur nje mesazh “kryetarit mos i kërkoni miqësinë, kërkojini rregullat!”.

Ndryshe nga kolegu Zogaj i cili në shkrimin e tij përcjell mesazhin se, kryetari rregullat i bën vete, unë besoj se kryetari është aty jo për të shpikur dhe sajuar rregulla, por për t’i zbatuar ato. Rregullat i ka statuti, statutin e bën Kuvendi i Partisë.

Që të kthehem tek thelbi i pyetjes, kritika ime ka dashur të paralajmërojë rrezikun që i vjen Partisë nga improvizimi, klientelizmi, arbitrariteti, nga shkelja e statutit, nga zaptimi i forumeve, keqpërdorimi dhe nga kapja.

Përjashtimi i politikanëve, i njerëzve me moral të pastër, i njerëzve me integritet dhe reputacion, në nivel qendror dhe lokal është vetëm shfaqe e fenomenit, por fenomeni vetë është kapja.

 

Kapja? Kush po e kap PD?

 

Që të kuptojmë kush po e kap PD-në, duhet përsëri të analizojmë shfaqen e fenomenit.

Në analizën time unë kam tërhequr vëmendjen e demokratëve tek këto episode domethënëse:

Së pari, ai që hartoi listat e kandidatëve për deputetë e bëri këtë me synimin për ta nxjerrë PD-në opozitë dhe për të kontrolluar me dorë të hekurt grupin e ri parlamentar.

Formula e koalicionit që u negociua ishte formulë që i hiqte PD-së, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor dhe parimet e votës së lirë, të paktën 100 mijë vota dhe ia kalonte partive të tjera, atyre partive që deklaruan që të nesërmen e zgjedhjeve se ishin gati të formonin koalicion me PS për të qeverisur bashkarisht.

Listat e kandidatëve të PD-së u përpiluan pa kriter politik. Në to u përfshinë njerëz të diskredituar politikisht apo me probleme të mprehta korrupsioni, ish titullare institucionesh me emër të zi sterrë, eksponentë historik të PS ose kundërshtarë të dhunshëm kundër demokratëve dhe qeverisjes demokrate, njerëz apolitike dhe pa lidhje në bazën demokratike, personazhe me lidhje të forta me krimin dhe të kamufluar një pjesë e tyre edhe në listat e aleatëve, individ që ditën e zyrtarizimi të listave, mesazh të parë elektoral në çdo tavolinë kishin mburrjen për shifrën e eurove apo dollarve me të cilin kishin blerë kandidimin.

Në vlerësimin tim kjo përzgjedhje me këtë kriter antipolitik nuk u bë rastësisht, por u bë me qëllimin e qartë për të mbajtur grupin në RRESHT, që grupi të mos bëhej faktor politik dhe të asgjësohej në procesin e riorganizimit dhe rimëkëmbjes së Partisë.

A ju tingëllon kjo në kontekstin e udhëzimeve që kryetari Basha i imponoi Partisë? A i jep kjo analizë kuptim përjashtimit të grupit me çdo kusht nga procesi?

Së dyti, ai që hartoi listat e koordinatorëve për riorganizimin e Partisë e bëri këtë mbi të njëjtin kriter dhe me të njëjtin qëllim.

Në shumicën dërrmuese koordinatorët ose përfaqësuesit e Kryetarit, sic ju pëlqen t’i thërrasim, pasi edhe ky nuk është një emërtim statuor, por i sajuar dhe shpikur nga vetë kryetari, perceptohen në popull si shkaktarët kryesorë të humbjes.

Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe kur mes tyre dominojnë drejtorë doganash, drejtorë hipotekash, drejtorë kompanish energjitike, ish pushtetarë dhe politikanë me precedentë penal, ish pushtetarë të përdorur, keqpërdorur dhe të “kapur”, ish pushtetarë me biznese të përbashkëta me Qeveritarë të sotëm socialistë etj.

Pjesa dërmuese e tyre e diskretituar keqas dhe pa reputacion ndër demokratë.

A mund të më thoni se cila është fryma apo mesazhi që përcjellim me këto personazhe në popull, në demokratë?

A mund të më thoni se kush është produkti që do të përfitojmë ne si PD në përfundim të procesit ?

Mos ndoshta po rrezikojmë që në përfundim të procesit të zgjedhjeve të PD në rrethe modeli i kryetarit të Partisë të jetë ai i koordinatorëve që përmenda më lart? Kjo është një nga arsyet që më bën të dyshoj, ta shoh me skepticizëm, me tremb. Kjo më jep të drejtë edhe një herë më shumë që ta shoh dhe ndjek me më shumë shqetësim procesin e “fillimit të ri” në Partinë Demokratike.

Së treti, ai që përjashtoi “me udhëzim” nga karriera politike çdo pushtetar lokal e bëri këtë jo thjesht për të “vrarë” trashëgiminë politike në bazë, por për të zhdukur apriori çdo vatër integriteti politik e cila mund t’i shkaktojë vorbull dhe mund të destabilizojë kontrollin absolut në terren të lidershipit të ri.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, që nga mesi i vitit 2013 Partia Demokratike i është nënshtruar vetëm këtyre proceseve: spastrimit të grupit parlamentar, asgjesimit të forumeve statutore, asgjesimit të Kuvendit, asgjesimit të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë, votimit jostatutor për kryetarin e partisë, formimit jostatutor të një “kryesie” të improvizuar, emërimit jostatutor të koordinatorëve, nxjerrjes së udhëzimeve për procedurat e zgjedhjeve të reja në kundërshtim me tagrat që statuti i njeh kryetarit, përjashtimit jostatutor nga zgjedhja e kategorive (jo individeve) të politikanëve, (sipas deklarimeve nga Kryetarja në detyrë e forumit të gruas), antarësimit me procedurë të përshpejtuar të individeve me ngjyrim të fortë anti PD.

Përveç këtyre në PD nuk ka ndodhur asgjë tjetër.

Ju doni të dini kush po kërkon të kapë Partinë?

Ju a them unë: Partinë kërkon t’a kap ajo dorë që ka bërë të gjitha këto sa thashë me lart. Të gjtha të dhënat lenë të kuptohet se kjo dorë nuk është dora e Kryetarit Basha.

 

Deri më sot nuk kemi parë një analizë të mirëfilltë të humbjes së madhe në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, kur do të bëhet një analizë e tillë? A nuk është e vonuar?

Politikanët që kontrollohen nga dora që thashë më lart kanë dalë publikisht dhe kanë shpërndarë dy teza: teza e parë, analiza është bërë, e bëjmë çdo ditë në kafe në diskutime me njeri tjetrin; teza e dytë, analizën do ta bëjmë, por nuk do merremi me emra, nuk do bëjmë gjueti shtrigash.

Të dyja tezat janë teza që synojnë t’u mbyllin gojën njerëzve. Nëse marrim në konsideratë dhe deklarimin e liderit historik: për humbjen e zgjedhjeve përgjegjësia është e imja, atë e marr une mbi vete, prandaj dorëhiqem, atëhere panorama bëhet e qartë: në PD nuk do ketë analizë, do ketë gjasme-analizë.

 

 

Ju personalisht si e vlerësoni “fillimin e ri” të PD-së, nga ana e Lulzim Bashës?

 

PD është futur në mënyrë të paevitueshme në një epokë të re në historinë e vet. Në epokën post-berisha.

Miqtë mediatik të Kryetarit Basha e kanë emërtuar këtë Bashizem, Basha vetë e ka quajtur “fillim i ri”.

Që të jetë e tillë kjo epokë duhet të karakterizohet nga një politikë e re, platforma të reja dhe metodologji të re dhe, së fundi, nga një lidership i ri.

Në fakt, çfarë ndodh çdo ditë? Vëmendja është përqëndruar vetëm tek lidershipi i ri, ndërkohë që, për fat të keq, si lidership i ri po na paraqiten figura të diskredituara të qeverisjes së vjetër ose njerëz pa ngjyrë që sponsorizohen dhe stimulohen nga pronarë mediash ose biznesesh të dyshimta si “gjetje” të mëdha.

Nismat politike vijnë të gjitha nga fejsbuku i Berishës, deklaratat e shtypit kanë të gjitha fjalorin, terminologjinë, mesazhet dhe batutat e fejsbukut.

Në Kuvend, PD përfaqësohet vetëm nga Berisha, metoda e opozitës parlamentare është ajo që Berisha ka kultivuar në këto 23 vjet.

A është ky “fillim i ri”? A ishte ky “Bashizëm”? Unë do thoja jo! Nëse “guxojmë” ta quajmë Bashizëm, atëhere “Bashizmi” nuk është gjë tjetër veçse “Berishizëm i mbushur me botoks”.

Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, atëhere vetë epoka nuk ka për tu bërë dot epokë, por do ngelet tranzicion.

 

A është politika e duhur, ajo që po ndjek PD si opozitë? Pra protestat, marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin, etj…

 

Politika e duhur është ajo që ringjall besimin e popullit tek PD, që i jep PD-së forcën e argumentit dhe mbështetjen popullore, është ajo që e sjell PD-në në pushtet.

Deri më sot nismat tona politike, veçanërisht ato që synonin përqëndrimin dhe orientimin e pakënaqësisë popullore, kanë dështuar me sukses.

Deri më sot i vetmi faktor që ka punuar në favor të shpirtit dhe lëvizjes opozitare ka qenë Edi Rama dhe antiqeverisja e tij.

Por ne, për fat të keq, nuk e kemi ndihmuar procesin. Nuk jemi gati. Na pengon procesi i brendshëm që nuk po funksionon, nuk po çliron sinergji, nuk po ngjall besim.

Le të jemi për një moment të vërtetë dhe pa dorashka: beson njeri ndër demokratët se shqiptarët na e kanë falur keqqeverisjen, se ata duan të vijë Berisha në pushtet, se ata shpresën e kanë tek “familja” dhe shpirti i saj bamirës?!

Politika e duhur nuk është “bunkerizimi” dhe kontrolli “ushtarak” mbi Partinë. Politika e duhur është demokratizimii jetës së brendshme, hapja ndaj debatit dhe kontributeve, mobilizimi i resurseve më cilësore dhe më përfaqësuese, është rinovimi në shpirt dhe në qëndrime.

Politika e duhur nuk mund të jetë kapja e Partisë dhe shtresëzimi i klientelizmit dhe servilizmit politk.

 

Cili është angazhimi juaj aktual në PD? A po ruan kjo parti të njëjtat marrëdhënie me mbështetësit e saj ndër vite, kontribuuesit, intelektualët dhe deri militantët?

 

Angazhimi im është dhe do mbetet ai i një militanti të rreshtit të parë, siç ka qenë gjithmonë. Qëndrimet dhe nismat e mia publike i shërbejnë dhe do ti shërbejnë gjithmonë kësaj linje dhe këtij angazhimi. Gjëja e mirë është se unë nuk jam dhe nuk ndjehem për asnjë sekondë vetëm. Kam mbështetje dhe inkurajim çdo ditë nga PD-istët e vërtetë që u dhimbset Partia, që shqetësohen për fatin dhe të ardhmen e saj. Ky inkurajim me bën të sigurtë dhe më jep besimin se, që nga grupi parlamentar deri tek seksionet më të largëta mospajtimi me statuskuonë po rritet çdo ditë. Mjafton t’ju sjell në vëmendje debatin e hapur që u bë përpara disa ditëve në të ashtuquajturën “kryesi” të Partisë. Eksponentë më në zë të grupit shprehën kritika të rrepta ndaj politikave diskriminuese e përçarëse të lidershipit. Kjo gjë nuk kish ndodhur më parë, por me të mesa duket, do mësohemi shumë shpejt.

*Marrë nga Revista Klan

 

22 komente në “INTERVISTA/ Flet Fatos Hoxha: Si po asgjesohet pjesë– pjesë PD- ja”

  1. Theofan says:

    I nderuar Z. Hoxha, Nuk e di se sa ke kuptuar: Misioni i PD qe te shpetonte PPSh dhe pas kaq vitesh ia arriti qellimit. Une dhe shume miq te mij e kuptuam qe ne fillimet e “demokracise” kete akt te shemtuar, ndaj edhe u larguam nga PD ne heshtjen tone, sepse cdo lufte ishte e pakuptimte. Fillimi i ri nuk eshte gje tjeter vecse lufte per krijimin e korporatave, por se sa do te coje perpara kete vend mbetet nje lufte e dyshimte, sepse nuk ka asnje baze ndershmerie politike.

    1. Argita_B says:

      Kur ne krye te PD-se arriti te zgjidhet dikush si Basha, i cili u akuzua dhe hetua per korrupsion dhe zhdukjen e mbi 200 milion euro ne ndertimin e rruges se kombit, nuk mund te pritet qe PD-ja te jete nje parti demokratike.
      E vetmja opozite qe ben PD-ja sot eshte me parrullen poshte komunizmi!!
      Ne PD akoma nuk e kan kuptuar se muri i Berlinit u rrezua ne 1989 en, pra u bene 25 vjet!!! Komunizmi e ka te pamundur te rikthehet si ideollogji, e aq me pak si sistem. PD-ja perdor kete metofe pasi eshte komplet e zhveshur nga substanca, pra eshte nje parti pa asnje ideal, pa asnje lojj ideollogjie. Pra Basha eshte kryetar i nje partie qe u sherben klanave, u sherben ambicjeve personale, karrieriste dhe ekonomike te klanit te tij.
      Nuk eshte shokuese qe nje politikan te kete ambicje politike, ajo qe eshte shokuse eshte fakti kur ai ka vetem ambicje politike per karrieren personale duke harruar gjene me ktyesore, ambicjeve politike per komunitetin, pra ti sherbeje komunitetit qe u ka kerkuar voten.
      Diten qe politikanet do ta kuptojne se politike duhet bere me programe, me reforma ne menyre qe jeta e popullit te permiresohet, atehere dhe populli do ti mari ndofta me seriozisht, sot jane kthyer ne nje cirk te vertete.

  2. PD says:

    Analiza eshte e sakte. Nuk ringrihet PD me ish-spiune sigurimi, te korruptuar e hajdute. Fillimi i ri nuk eshte hajt te fillojme vjedhjen nga e para

  3. qytetari says:

    Z.Hoxha, analize e drejte. Nuk ka ne mend Luli te ngreje PD

    1. marin says:

      nuk eshte Luli por biluli( sale ram berisha) mbrapa te gjithe kesaj. Por nuk ja mban njeriu te kritikoje bilulin dhe i bien lulit, kukulles se tij.

  4. PD says:

    Nuk mund te ringrihet PD duke promovuar figura hajdutesh, bashkepunetoresh sigurimi. Duhet reforme e thelle dhe jo zbukurimet e Lulit

  5. Aljor says:

    Francezet thone: “Vdiq mbreti,Rrofte mbreti”. Ne ne te PD-se themi:
    “Vdiq Berisha,rrofte Berisha”

  6. polici can says:

    O fatos futi naj fasule me Mulin se nuk jeni per gja tjeter.

  7. HILLBILLY says:

    Akoma ky i shkrete pandeh se fajin e ka Basha e keso gjerash. Aty eshte vete Salih Ram Gerdeci qe terezite gjithçka, madie ai me “te tijte” administron edhe faqen e facebbok-ut te Bashes! ?
    Ik ore Fatos se nuk ke kuptuar asgje nga gjerat. Listen e deputetve e beri i biri STUPID i Salih Ram Gerdecit, ndersa ti del e me thua se “ai qe beri listat”.Mos fol ne pergjithsi, si ideolog! ?

  8. Wendy-B says:

    Ne fakt politikes shqipetare i duhet opozite, perndryshe eshte thjesht nje levizje pushteti nga e djathta ne te majte.
    Po e do kete vertete opozite, kur PD eshte me komuniste se vete socialistet.?!

  9. Ilirjani says:

    Me kete llafallogji te kopjuar qe ka ky Fatos munde ta marre ndonje parti tjeter si mori PD-ja Kastiot Islamin e Asllan Dogjanin. Ky nuk mendoj se eshte kaq budalla qe te kujtoje se me gjithe keto llafe neper gazeta do ti thona hajde Fatos se gabuam me ty. PD eshte parti e madhe nuk ja ndjen fare per Fatosin. Ajo ska pyetur per koka si Ceka, Shehi, Selami, Zogaj, Pashko etj. e pyetka per cironka si Fatosi me shoke. Z.Fatos hyn ne pune te huaj me keto shkrime se nuk eshte nder themeluesit e PD, ai ka vajtur vone aty.Gjithashtu nuk ka patur poste drejtuese.Ka ardhur nga anonimate e atje vajti. Ka qene nje nder deputet provinciale dhe te jete shume i kenaqur me ac sa ka arritur se shoket e tij jane ose ne emigrcion ose te pa pune se shkollen e gavetes ka. Bile edhe atje ne province nuk ka patur shume respekt kete e din Fatosi, por i munde me “potence” e me genjeshtra se Berisha me tha mu e une i thashe atij etj.tj. pallavra. O Fatos mos u merzit shume, se ke shoke me shumice.

  10. Treviso says:

    Zoti Fatos Hoxha, po me habit me ato qe ke shkruajtur. Ju si Fatos nuk duhet te shqetesoheni shume per keto ndryshime qe po behen ne parti. Kjo nuk po behet per here te pare. Sa here partia Demokratike ka dalur ne opozite, keshtu ka vepruar hitleri i shqiptareve.Kete radhe ka nje ndryshim, se tani ndryshimet po i ben ne emer te Lulzim Bashes. Per mua nuk po ndryshon asgje. Po heq nga postet drejtuse te partise njeres te korruptuar dhe po fut njerez akoma me te korruptuar. Kjo behet qe te sigurojne vetveten dy kriminelet, Berisha e Basha. Kujtoni sulmet qe i beri Berisha Azem Hajdarit ne vitin 97-98 dhe pasi e vrau kerkoi ta bente hero i demokracise, derisa ja arriti qellimit. Partia Demokratike eshte drejtuar nga nje poliagjet dhe derisa ai te jete i lire, partia Demokratike nuk do ndryshoje politike.
    Zoti Fatos, mjafton te kthesh koken prapa dhe ti besh nje analize te shkurter politikes qe ka ndjekur krimineli sali Berisha ne parti.

  11. Nika says:

    Je 14vjet më parë!!

  12. Baca says:

    PD-ja – po shkon per lesh.-ka then jozefina .

  13. naun prifti says:

    O zoti fatos nuk riorganizohet dot pd se ato qe e pengojne kete riorganizim kan faktor une do te permend shum pak nga keto:-) e para dhe kryesoria nuk behet stani me lepuj pse ethem kete se ne pd futen ata qe jan injorant ,jan te korruptuar ,jan kriminela dhe arsya Pse shkojne ne pd eshte lidershipi ata do ti perdor kur te doj dhe si ti doj prandai ka ngelur kjo parti se nje grup korrakesh qe ndellin vetem ligesi ,nje grup sorrash qe bejne zhurme pa kuptim dhe nje gtup papagallesh qe u mbajn ison nga frika.

  14. Jorgaq Lici says:

    Dakort me analizen tuaj Fatos. Nuk bie fare dakort me komentet e disa bytheqirave te PS-se qe duan ta shfrytzojne kete analize ne dobi te vet. Une jam demokrat dhe me dhimbset vertet PD-ja. Me dhemb pa mase kur shikoj njerzit qe Basha ka “strehuar” ne cadren e tije bashkiake. E fituam me shume mund bashkine e Tiranes per te treguar se dime te administrojme ndryshe Rames pushtetin vendor. Fatkeqsisht rezultoi ndryshe; u rrit pushteti personal i Bashes dhe i Erjon Isufit. Le te jemi te hapur me ato qe nuk shkojne mor mik, shume miq te mite jane te merzitur pa mase me kete drejtim te Bashes por i mbaninati i kundershtarit pa shperthyer. Nje gje eshte e sigurte; Basha as ata qe e drejtojne nuk do arrijne te bejne c’te done me kete mase te madhe demokratesh te vertet qe ndajne te njejtat mendime me ju. Respekt.

  15. besjani says:

    z. Hoxha.

    Ju kam pare qe keto kohe ndjeheni i shqetesuar. Me se pari per rregullat e lojes. Ato padyshim qe shenojne fillimin e nje orientimi korrekt te nje force politike. Por pozicioni juaj dhe çdo lloj pozicioni tjeter i ketij lloji kompromentohet nga e shkuara juaj dhe te tjereve si ju te cilet kane qene pjese e nje organizimi pa rregulla.

    Zoti Hoxha ju keni qene pjese e ketij organizimi dhe keni pergjegjesi per kete. Pasi keni duartrokitur nje gje te tille bile me teper jashte forumeve te cilat i keni braktisur me kohe. Sot eshte vone. Ajo eshte gatitur edhe nen duartrokitjet tuaja dhe te tjereve qe sot ndjehen te perjashtuar. Dhe vetem sot po flasin. Nuk eshte se po bejne gabim. Por koha ka kaluar. jeni vone. Juve duhet te kishit menduar se kjo dite do te vinte. Per kete ngarkoheni me teper me pergjegjesi. Edhe pse mund te keni te drejte per sa shkruani. Jeni me mjaft vonese. per me teper kur shkruani aq gjate. Nuk ka nevoje per shkrime te gjata. Ajo qe ka ndodhur vertet i perket nje kohe te gjate por mund te shkruhet shume shkurt.

  16. Niku says:

    Zotni Fatos. Ti ke te drejte te shkruash cdi dite nga nje artikull per ato qe po ngjajne ne PD, por njeherazi ke detyrimin te mendosh se sa te besojne lexuesit. Qe te behesh i besueshem, analizen duhet ta fillosh nga vetja. Ne thuaj cfar pergjegjesishe ke ti per ate humbje te thelle qe pesoi PD me 23 qershor. Ne se ti mendon se ke qene gjithnje ne rregull por kane gabuar te tjeret, atehere a ju a ke thene me kohe ketyre te tjereve gabimet qe kane patur? Ti nuk ke shkrar asgje ne kohen e duhur. Tani eshte teper vone.Gjeja me e ndershme qe mund te besh eshte te heshtesh dhe ti lesh te tjeret te punojne apo te ndreqin ato qe ti dhe te tjeret e dreqoset sa ishit ne pushtet.
    Mos harro ato shfaqjet e tua teper te egra e aspak te denja per nje deputet gjate seancave te ndryshme….etj, etj…gje per te cilat PD sot po i paguan shtrenjte.

  17. kris says:

    Qe po shkaterrohet PD eshte nje lajm I mire.Uroj qe te marre me vehte dhe dy partite motra PS dhe LSI dhe shpeton shqiperia nga horrat qe e rropen.

  18. arif says:

    tironsit thon te raft gerdeci i raft sali malokut

  19. shqipetaret e vertete says:

    Sali berisha dhe Edi rama jane armiqte me te ndyre te kombit shqipetar te pa pare ne historine e shqipetareve.

  20. shqipetaret e vertete says:

    shqipetaret e vertete do shpetojne kombin shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje