INTERVISTA/ Balla: Kryeprokurori të përgjigjet për milionat e Berishajve

3 Maj 2014, 19:51Politika TEMA
INTERVISTA/ Balla: Kryeprokurori të përgjigjet për milionat e

Taulant Balla flet per revisten Java: Pse nuk po vepron drejtesia ndaj korrupsionit te qeverise Berisha?

Ka një ide sipas të cilës ju keni sjellë në Tiranë akuzën e biznesmenit Ansar për tre për qindshin e zyrës avokatore të së bijës së ish-kryeministrit. Çfarë ka tjetër që publiku nuk e di ende nga kjo akuzë?

Zoti Zafar Ansar është dëshmitar i rëndësishëm i një prej historive të shumta të korrupsionit në tetë vitet e shkuara të qeverisjes. Madje rasti i zotit Ansar është edhe një rast “emblematik” që na tregoi të gjithëve, sesi funksiononte sistemi shtet-familje gjatë qeverisjes monokratike të Sali Berishës. Dëshmia e tij ka qenë shumë e rëndësishme për zbardhjen në publik të skemës se si “peshkoheshin” biznesmenët e huaj, në zyrën e babit Kryeministër dhe më pas kalonin menjëherë për “asistencë juridike” në zyrën avokatore të së bijës. Por ka patur plot raste që kontaktonin edhe me të birin i cili kishte tarifa edhe më të larta. Rasti i zotit Ansar ishte emblematik sepse u zbuluan edhe tarifat e korrupsionit të familjes. Pra bizneseve te huaj që vinin në Shqipëri, Kryeministri i asaj kohe u vinte edhe një taksë suksesi, e cila kushtëzohej me firmën e tij. Pra, investimit prej 100 milionë euro të kompanisë së zotit Zafar Ansar, ju kërkua në këmbim të firmës së Kryemnistrit të asaj kohe Sali Berisha, pagesa e një takse korruptive prej 3% tek vajza e tij, në rolin e avokates. Pra kjo ka qenë historia e këtij rasti flagrant korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe konflikti interesi. Sali Berisha dhe vajza e tij Argita Berisha mbajnë përgjegjësi që Shqipërisë ju mohua një investim kaq i madh, 100 milionë euro, në një sektor të rëndësishëm sikurse është energjia, vetëm pse biznesmeni Ansar nuk pranoi të paguante taksën e korrupsionit. Kam dëgjuar këto ditë të thonë se korrupsioni nuk ndodhi, mbeti në tentativë, sepse biznesmeni i huaj nuk ia pagoi 3 milionë eurot që i kërkoi e bija e Sali Berishës. Por dëmi ekonomik për Shqipërinë ndodhi, sepse investimi nuk u krye. Biznesmenit të huaj ju bë presion për të paguar 3 milionë euro dhe ai u largua nga Shqipëria. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë është i qartë për këtë rast dhe për dënimin e zotërisë që ishte Kryeministër në atë kohë dhe të “sekseres” avokate.

Keni deklaruar se do ta ftoni si dëshmitar biznesmenin Asnar në procesin tuaj civil, ku jeni akuzuar për shpifje. Çfarë mendoni se do të siguroni me këtë dëshmi?

Së pari, unë mendoj se zoti Ansar duhet të thërritet të dëshmojë fillimisht në Prokurori. Pra Prokuroria duhet të fillojë, sepse për turpin e vet ende nuk e ka filluar hetimin, e kësaj ngjarjeje. Në deklarimin e tij në Top Channel biznesmeni viktimë i një akti të turpshëm abuzimi me detyrën dhe konflikti interesi, u vetë-ofrua të vihet në dispozicion të Prokurorisë për të zbardhur rastin. I turpshëm ishte sqarimi i zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilit zoti Ansar nëse dëshiron mund të vijë të dëshmojë. Jo mor zoti Prokuror, kjo punë nuk është cështje dëshire. Prokuroria duhet të fillojë hetimin dhe të thërrasë zotin Ansar të dëshmojë, sikurse duhet të thërsë edhe avokaten Argita Berisha, ish-ambasadorin që coi biznesmenin viktimë tek zyra e Kryeministrit të asaj kohe, ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe persona të tjerë që kanë dijeni për këtë ngjarje. Të më thërrasin edhe mua. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Prokurioria e le në dëshirë të hajdutëve apo personave të tjerë që kanë në dijeni marrjen në pyetje për zbardhjen e një krimi. Fillohet hetimi, thirren personat që kanë dijeni apo që janë të përfshirë dhe nëse dikush gjendet fajtor, dosja i referohet Gjykatës.

Së dyti, të gjithë e dinë se edhe megjithëse ky rast flagrant është i qartë, vajza e ish-Kryeministrit, sikurse edhe i vëllai apo bashkëshorti për një cështje tjetër, ka ngritur një padi për shpifje ndaj meje. Kur cështja ishte në gjykatën e Tiranës, gjyqtari i cështjes, me një vendim të turpshëm, të imponuar nga presioni i familjes, nuk pranoi që deklarimi i zotit Ansar dhënë përmes Skype, në një intervistë në Top Channel, të merresj si provë. Deklarimi i zotit Ansar ishte gjithë historia që unë përmblodha më sipër. Por tani që deklarimi u bë live në një televizion dhe kur vetë zoti Ansar tha se është gati të dëshmojë, unë do të kërkoj që gjykata të administrojë dëshminë e tij.

Në sa procese të ngjashme jeni përfshirë dhe si e parashihni fundin e tyre?

Ju thashë më sipër që unë kam gjyqe për shpifje me gjithë familjen Berisha, të cilët edhe kur bie fjala për dinjitet e vlerësojnë dinjitetin e tyre me para. Kanë kërkuar dëmshpërblim me para se u është prishur imazhi. Kam patur edhe një gjyq tjetër me privatizuesit e klubit sportiv Partizani, të cilët e kanë shitur veten si ish-pronarë të tokës. Në gjyqin në fjalë u paraqit një dosje e plotë dokumentacioni dhe gjyqtari hodhi poshtë pretendimin për shpifje. Edhe ky vendim gjykate mund të kishte shërbyer si shkak fillimi hetimi për Prokurorinë për mënyrën e privatizmit korruptiv të Klubit Partizani. Por edhe për këtë rast Prokuroria hesht turpësisht. Kam patur një gjyq edhe me Genc Pollon, ku gjykata vlerësoi se dinjiteti i Pollos kushton vetëm 30 mijë lekë.

Jeni identifikuar si një nga akuzatorët më të ashpër të aktorëve kryesorë politikë të ish-maxhorancës për korrupsion. Papritur u vutë dhe ju nën akuzë: keni shpenzuar një shumë të konsiderueshme për të ndjekur një ndeshje futbolli. Cila është përgjigja juaj për ta?

Një gjë e them me bindje. Hajdutët e miliona eurove nuk mund të më kompleksojnë mua për një biletë ndeshje futbolli. Unë i kam ruajtur edhe biletën e avionit, edhe biletën e stadiumit dhe do t’i deklaroj si shpenzime në deklaratën vjetore të pasurisë. Por, partia e Sali Berishës përpara se të kërkojë shpjegime për një biletë stadiumi, duhet të mos harrojë se unë nuk heq dorë nga kërkesa për shpjegime se si i ka fituar Shkëlzen Berisha 300 mijë euro në një vit të vetëm, kur babi ishte Kryeministër. Se si paguhej Argita 12 milionë lekë në muaj si arsimtare. Sali Berisha ka 8 vjet që në kundër-përgjigje ka nxjerrë plot pisllëqe nga goja, të gjitha të pavërteta. Në fakt është shumë qesharake edhe gjithë kjo historia e stadiumit sepse kush ka shkuar ndonjëherë në stadium e di shumë mirë se sa kushton një biletë ndeshje futbolli. Dëgjova Flamurin e Partisë Demokratike në Parlament, por më thanë që kish shkruar edhe RD për këtë dhe dua ta sqaroj. Bashkë me mua në stadium ishin edhe plot shqiptarë të tjerë, ndërsa biletat me cmimin e tyre zyrtar varionin nga 70 Euro deri në 230 Euro. Kish edhe pak më të shtrenjta por në zonat e mira të stadiumit, jo në pjesën ku ishim ne. Në stadium ishin edhe dy deputetë të Partisë Demokratike, edhe këta besoj biletat i kanë paguar në këtë cmim. Pra qoftë Flamuri, i cili u shpreh se ia kish kërkuar Sali Berisha të fliste për këtë ngjarje, qoftë RD mund t’i konfirmojnë cmimet. Pra shumën e shpenzuar për këtë biletë, unë mundem ta justifikoj me të ardhurat e mija. Më duket se unë bëra lajm pse isha me bashkëshorten, se këta trimat e PD-së si puna e mulit nuk shkojnë me bashkeshortet jashtë Shipërisë, shkojnë me…

Si gjykoni se po shkon procesi penal i verifikimit të akuzave tuaja politike, a ka hapa konkretë nga prokuroria në hetimin e tyre? Mund të bëni një listë me akuzat më kryesore të ish-opozitës së djeshme, sot në pushtet dhe si e shihni fatin e tyre nesër?

Kjo është një pyetje që duhet t’i bëhet Prokurorit të Përgjithëm, i cili është i detyruar që në një nga ditët që vijnë të dalë dhe të japë sqarime cfarë po ndodh me dhjetëra dosjet e korrupsionit që në këto 8 muaj kanë qenë objekt kallzimi në Prokurori. Si një nga zërat denoncues të Partisë Socialiste gjatë kohës që kemi qenë në opozitë për korrupsionin e qeverisë së shkuar, konstatoj se dosjet kryesore të korrupsionit janë tashmë në institucionin përgjejgës për hetimin, pra në Prokurori. Ne jemi ndalur gjatë tek korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes, më së shumti gjatë kohës kur në drejtimin e e saj ishte Arben Imami. Tre dosje të mëdha korrupsioni. E para për abuzime me fonde për reklama. Ushtarakët nuk kishin rroba për të veshur, forcat tona në Afganistan nuk paguheshin, ndërkohë që Arben Imami paguante televizionin e oborrit 1 miliard lekë me një dorë të vetme dy muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit. E dyta për shitje me vlera qesharake të pasurive të ushtrisë. Komisioni i ngritur nga Arben Imami, ka shmangur tërësisht ushtarakët dhe ka shitur mijëra tonë skrapa me një cmim shumë më të ulët se cmimi i tregut. Për ta thënë më qartë për Arben Imamin 1 ton skrap është shitur me cmimin e një toni zhavorr. E treta, blerja e një pajisje përgjimi 1.6 milionë euro, pa asnjë procedurë ligjore prokurimi. Pajisje përgjimi e përdorur në Shqipëri për përgjimin e opozitës.

Dosje të tjera korrupsioni janë edhe ato të abuzmit në tatime dhe dogana. Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj, të angazhuara në luftën kundër korrupsionit, si një nga prioritetet themelore të Qeverisë për forcimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e interesave të taksapaguesve shqiptarë, kanë paraqitur në organet e prokurorisë 192 kallëzime penale për 569 autorë, të cilat i referohen veprave penale në fushën e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe fshehjes së detyrimeve tatimore, kontrabandës, ushtrimit të veprimtarive të pa ligjshme në fushën e lojërave të fatit, si dhe ato në fushën e pastrimit të parave. Që në ditët e para të Qeverisë së Rilindjes, u zbulua skema e tmerrshme e grabitjes në tatime, prej së cilës janë grabitur dhjetëra milionë euro. Prokuroria duhet ta hetojë më thellë këtë skemë, sepse të gjithë e dinë se pas peshqve të vegjël kamikazë, fshihet ish-Drejtori i Përgjithshëm dhe tutori i tij ish-kryeministror.

Gjithashtu pothujase në cdo Ministri u zbuluan dhe u kallzuan në Prokurori skemat e financimit me fonde shtetërore për reklama të televizionit të oborrit në një total prej 17 milionë dollar. Përvec ish-Ministrit të Mbrojtjes, janë kallzuar ish-Drejtori i Përgjithshëm i policisë, janë arrestuar apo janë në kërkim drejtues të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale, janë kallzuar drejtues të disa ministrive të tjera.

Besoni se sistemi i drejtësisë në Shqipëri, që gjithashtu është nën paragjykimin e fortë të publikut si e korruptuar, është i aftë të vërtetojë akuzat penale ndaj njerëzve të politikës në Shqipëri?

Tre cështje të tjera janë themelore për drejtësinë në Shqipëri, për të cilat ri-hetimi dhe ri-gjykimi janë në vlerësimin tim themelore. Së pari, ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për hetimin, gjykimin dhe dënimin e autorëve të vërtetë të tragjedisë së Gërdecit. Ushatrakët dhe të tjerë të dënuar në këtë cështje ishin pincat, ndërsa dora e makinerisë vrasëse në Gërdec ishin kupola e pushtetit në Ministri dhe Kryeministri. Së dyti, dënimi i autorëve të vërtetë të vrasjeve të 21 janarit është për në një detyrim moral madhor për rivendosjen e drejtësisë. Asgjë nuk do të na ndalë. Pa u hetuar urdhëruesit e plumbave mbi protesutuesit e 21 Janarit, shpirti i Partisë Socialiste nuk do të gjejë asnjëherë qetësi. Katër dëshmorët e 21 Janarit ishin me ne. Sali Berisha urdhëroi të qëllohet. Prandaj duhet hetuar. Nëse Prokuroria nuk e heton sot, ne nuk tërhiqemi nga kërkesa për hetim.

Së treti, unë mendoj se duhet ri-hetuar dhe gjykuar abuzimi marramendës financiar në rrugën Rrëshen-Kalimash. Mediat botërore po investigojnë rastin e kompanisë Bechtel në Rumani, Kroaci, Shqipëri, Kosovë etj. Kanë nisur ndërkohë hetimet në disa nga këto vende. Rruga Rreshen-Kalimash do të mbahet mend gjatë edhe për shumë vite si rruga më e shtrenjtë që ka ndërtuar ndonjëherë shteti shqiptar. Unë kam qenë anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili u ngrit për hetimin e kontratës dhe kostos së kësaj rruge. Komisioni iu referua një raporti zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit kostoja e kësaj rruge ishte disa herë më e madhe sesa kostoja reale e saj. Kështu në atë raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit kostoja përnjësi varionte nga 3 deri në 8 herë më e shtrenjtë se cmimet për njësi të përcaktuar në listën e cmimeve të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Të jem më i qartë. Në raport thuhej se 1 meter tub plastik, i cili në listën e cmimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve përcaktohej se kushton 20 dollarë, ishte faturuar i blerë nga Bechtel për 100 dollarë. Një metër kub beton ishte faturuar 3 herë më shtrenjt sesa vlera e tregut, ndërkohë kishte edhe material apo njësi punimesh që faturoheshin deri në 8 herë më shtrenjtë. Këto përsa i pëket kostos.

Lidhur me kontratën duhet thënë se vetë nënshkruesi i kontratës ish-Ministri Lulzim Basha e pranonte se kontrata ishte në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar të prokurimeve publike. Sepse kontrata me Bechtel u lidh pa patur nje projekt, pa një vlerë dhe pa tender publik. Qeshnim me dhimbje kur dilte të fliste në Parlament dhe shprehej se kish përdorur ligjin britanik të prokurimeve. Pra e pranonte se kish shkelur ligjin. Në fakt edhe pasardhësi i tij në atë Ministri, një njeri shumë më i matur dhe pjekur se Lulzim Basha, shepsh-herë na tregontë në konfidencialitet se kontrata ishte një tmerr i vërtetë, sepse cdo muaj Bechtel i conte fatura super të fryra, të cilat duheshin paguar. Për disa vite me radhë nga 2007 deri në 2013 u paguan fatura të kësaj rruge që shkoi mbi 1 miliard euro. Për pagesën e saj u morën edhe kredi tregtare tek dy banka tregtare greke me një normë interesi rreth 7 %. Edhe kreditë i morën të shtrenjta.
Prokuroria e hetoi këtë vepër penale. Madje identifikoi edhe fajtorët, kryesori ishte vetë ish-Ministri Lulzim Basha. Por Prokuroria u intimidua aq shumë sa vetë sabotoi dërgimin në gjykatë të kësaj dosje. Fajtorët u falën, pa u gjykuar. Prokuroria e coi dy ditë me vonesë dosjen në gjykatë, megjithëse kishte patur 2 vjet kohë për ta përgatitur. Në atë dosje që ende fle në sirtaret e plurosur të drejtësisë së lodhur shqiptare, Lulzim Basha u gjet fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me pasojë humbjen e 223 milionë eurove.
Në ato kohë, pyetja e vetme që bëhej ishte: ku shkuan 223 milionë euro? Ku i coji Basha 223 milionë euro? Por përgjigjia më e mirë është super-ngritja në karrierë e Lulzim Bashës prej atij momenti: ministër i jashtëm, ministër i brendshëm, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe Kryetar i PD. Të gjithë e dinë se Basha nuk është për lider. Thënë shqip, sic thoshte një rival i tij, Basha ishte një “qofte” që mori gjithcka pa e merituar.
Pra Lulzim Basha pas asaj kontrate dhe pas 223 milionë eurosh aferë, fitoi edhe një imunitet të fortë. Prova më e fortë e këtij imuniteti është fakti se Basha u zgjodh Kryetar i PD, pa mbaruar ende zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pa dalë ende rezultati, dy muaj pa marrë detyrën Qeveria e re e socialistëve, të cilët e kishin akuzuar Lulzim Bashën per korrupsion në atë rrugë. Në KQZ bëhej rinumërimi i votive në Lezhe dhe Shkodër, ndërsa në PD shpallej rezultati i zgjedhjeve në PD, ku Basha përmes një farse fitonte mbi 80% të votive, kundër një djaloshi që ishte prodhim autokton i Partisë Demokratike.

Pra Lulzim Bashës iu dha Kryetari i PD, sepse vetëm në këtë mënyrë dosja Kalimash-Morinë nuk mund të hapet, me arsyetimin se po sulmohet lideri i opozitës.

Tashmë qeveria Rama nuk është më rishtare, keni një gjykim për çfarë ajo ka bërë mirë, çfarë ka bërë keq dhe çfarë ka bërë ndryshe nga sa premtuar në fushatë elektorale?

Shteti është kthyer në detyrë në cdo sektor: në policinë e shtetit, në shërbimet mjekësore dhe ato sociale, në rilindjen e arsimit, në administrimin e territorit, kudo. Kishte tetë vjet që shteti ishte marrë peng nga ineteresa të ngushta të një klani familjar. Sot shteti është në shërbim të qytetarëve. Ka një marrëdhënie krejtësisht të rilindur të shtetit me qytetarin dhe me biznesin. Cdo qytetar shqiptar e pranon që ka një angazhim të rilindur të Policisë së Shtetit për më shumë siguri publike, ka një angazhim të shkëlqyer të shërbimeve sociale për një reform të shërbimit të pensioneve, të kujdësit social për familjet dhe njerëzit në nevojë. Në këto tetë muaj po pastrohet territori nga ndërtimet pa leje që i kishin zënë frymën zonave me përparësi turizmin. Më në fund pas shumë vitesh ka filluar procesi i vërtetë i legalizimit. Në Tiranë, Durrës, Korcë dhe kudo po shperndahen certifikatat e pronësisë së ndërtimeve të legalizuara. Marrëdhënia shtet-biznes ka rilindur dhe këto do të doja të ndalesha, sepse ky është edhe celësi i suksesit. Nëse pak kohë më parë biznesi ishte nën thundrën e presionit nga taksidarë dhe doganierë të korruptuar, sot ka rilindur një marrëdhënie krejtësisht europiane partneriteti shtet-sipërmarrje. Në këtë kontekst, angazhimi i Qeverisë Rama për shlyerjen e detyrimeve që shteti u kishte biznesve për vite me radhë është një hap i madh në rilindjen e ekonomisë së vendit. Sali Berisha kish bllokuar ciklin ekonomik në vend. Shteti ishte zhytur në borxhe tek biznesi, sipërmarrjet tek bankat dhe ekonomia po shkonte drejt falimentimit. Programi i dakortësuar me FMN ristartoi ciklin ekonomik në vend, për shkak se një shtet që nuk paguan borxhet ndaj biznesit, jo vetëm që falimenton biznesin, por rrezikon dhe sistemin banker, tek i cili vetë biznesi është në borxh. Ky program me FMN ishte hapi i duhur në rikthimin e kredibilitetit të humbur të vendit gjatë viteve të fundit për shkak te ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe trajektores së paqëndrueshme të financave publike. Rritja e kredibilitetit po ndihmon jo vetëm në uljen kostove të borxhit, por po çon gjithashtu në rritjen e investimeve te huaja.

Këto lloj investimesh janë të rëndësishem jo vetëm për të mbështetur një rritje të lartë e të qëndrueshme të ekonomisë, por edhe për efektet pozitive që ato sjellin në strukturën e rritjes ekonomike. Paketa mbështetëse për industrinë fasone do të japë efekte të menjëhershme në krijimin e mijëra vendesh të reja pune, sepse sot Shqipëria është bërë një destinacion i rëndësishëm investimesh në këtë sektor.

Në tërësi, unë e them me krenari se Qeveria e Edi Ramës po zbaton me përpikmëri angazhimet që kemi marrë para qytetarëve më 23 qershor 2013. Edi Rama është një lokomotivë europiane, për europianizimin e Shqipërisë.

Si është situata në PS, dëgjohen shpesh në mënyrë informale akuza për drejtim të fortë dhe unitar të kësaj partie nga kryeministri Rama. Ju si e gjykoni një gjë të tillë dhe për më shumë, faktin që ka një debat për statutin e PS për mandatin e kryetarit të saj?

Dua të japë një përgjigje të shkurtër dhe shteruese për këtë cështje të cilën gazeta telenovelash e sjellin jo rrallë në faqet e tyre të para. Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, njëkohësisht Kryeministër, zoti Edi Rama ka konfirmuar mandatin e tij të suksesshëm në krye të Partisë Socialiste më 23 qershor 2013. Fitorja plebishitare në zgjedhje për cdo kryetar parti, në cdo vend europian, është konfirmim i mandatit.

 Së paku në Kuvend duket se ju keni një raport “të veçantë” me dy deputetë, ish-kryeministrin Berisha dhe ish-kryetaren e Kuvendit Topalli. Çfarë mund të thoni më tepër nga sa duket nga ekrani i televizionit për një gjë të tillë?

Me ciftin e stolave në park, rreshti i dytë, në krahun e opozitës është e vërtetë që kam një marrëdhënie të vecantë, që reflekton vlerësimin e shumicës së qytetarëve shqiptarë. Sali Berisha është kthyer në një përrua psiqik të dëmshëm për sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Një 70 vjecar që nuk do ta pranojë që ylli politik i ka perënduar me kohë, po mban peng clirimin e partisë kryesore të opozitës. Lulja në krye të PD nuk do të lulzëzojë kurrë, sa kohë mbi kokë do t’i qëndrojë komunisti i fundit Sali Berisha. Është e vërtetë që plaku qesharak, është një avatantazh për ne, por sjellja e tij në Kuvend po pengon fokusimin e opozitës tek diskutimet reale dhe objektive për ligjet që vijnë në Kuvend. Sa për shoqen e stolit të Sali Berishës, nuk ia vlen të merresh fare me të, tani që në parti po e zëvendësojnë me Grida Dumën.

29 komente në “INTERVISTA/ Balla: Kryeprokurori të përgjigjet për milionat e Berishajve”

  1. nuri says:

    Qenka kthyer nga Madridi cifti i ndershem katundaresko-milioner Balla Xhunior. Prandaj nuk pyet Berisha se ja din mire korrupsionin e te gjithe poitikaneve.

    1. adi_köln says:

      Ne Madrid keni shku edhe ju maloket mer gore…Pse mos shkoj ai

      1. A'''''''' says:

        Kjo gje ishte e pritshme.Tani qeveria do te shfajesohet me justifikimin se drejtesia nuk po vepron,dhe se eshte institucion i pavarur,keshtu qe qeveria “nuk ka cfare te beje”. Dhe tragjedia e ketij populli vazhdon.Kete i bien te njejtes violine,si ai psikopati qe la pushtetin para ketyre.Kjo mazhorance ka 84 deputete,dhe nqs DO,mund te beje te gjitha ndryshimet e nevojshme per te ndryshuar kete realitet.Por pyetja shtrohet : A duan ta ndryshojne kete realitet te hidhur?

        1. beqiri says:

          Po ca ka me shku ne madrid mor idiota mos u beni kaq budallenj, te mos kisha pasur pun dhe un do te shkoja, paketa nuk kushtonte shtrenjt, eshte turp te diskutosh, te flasesh per maldivet ku ben 40 mij dollar nje nat dhe ne te njejten koh po oraganizon protest per varferin ky po eshte kulmi.

        2. Gerti says:

          Shume korrekt dhe i vertete balla. Se di pse shoh qe flasin njerezit pa lidhje per Madritin per te hequr vemendjen nga ajo qe eshte e rendesishme.

          Vijone rrugen e nisur Balla, populli eshte me ju

          1. Urani says:

            hedh nje buf me canta Saliu e nje tufe idiotesh militante te tij e ndjekin nga pas.

            i harruat pushimet e XEnit me parate tuaja o te mjere

            1. Elsa says:

              te lumte Balla ?

    2. matteo says:

      O nuri, po sa reklame beri partia jote (harxhoi rreth 1 million dollare) qe tani levizim pa viza? Te shkosh ne stadium, per dike qe merr 1,5 million leke ne muaj, qenka herezi, shpenzim I madh? Thirri mendjes dhe shih shpenzimet marramendese, qe nuk perligjen me te ardhurat mujore te iksit, mor qun.

    3. Sokrati says:

      Ne qender te vemendjes jane shpenzimet marramendese te çiftit Balla dhe nuk mund te largohet vemendja se si pelqen Taulantit.
      Ne realitet te vjen neveri kur shef se fshataret qe po rilindin me nje permbajtje te degjeneruar.
      Kujtoj Majkon qe deklaroj per gjygjtaret qe ku i gjejne parat qe shkojne e shofin ndeshjet e rendesishme atje ku luhen dhe Majko duhet ta hap sqepin serisht per fshatarin Balla.

  2. Burri says:

    Shif pak cantat e rrobat e femrave te tuaja te shtepise o Tau Tau.Hajdute ju , hajdute ato qe ishin

  3. luldudumi says:

    toate cele bunele dlui balla pentru curajul tau va urez sanatate din inima felicitari pentru lupta ta impotriva mafiei berishiane

    1. ramastan dhe tritolistan. says:

      lulu dum-ne perkthim do te thote se je bythelepires i negjmijes dhe rames e koqos pasi qe te ju ket hyre ngjala e metes.

  4. luldudumi says:

    respekt zotit balla kurajoz i sinqert bravo ju uroj mireqenie dhe jet te gjat ja ke cjerr masken hajnave te pd dhe sal plakushit kriminelit ashtu si pd e tij

  5. Tosi says:

    Shiko tokat qe ke bler tek ura e dajlanit o maskara, dhe tokat tek vaqarr.. Pse ta beson njeri mor pioneri I xhaxhit qe bileta e stadiumit ben 70 € po Bileta e avjonit + hoteli me 5 yje per ciftin Enver+ Nexhmije

  6. demokrati says:

    llullzime Shqina (Duma) e ka hallall kreun e PDH-se…

  7. tradita says:

    Eh, partizani Meke me opinga llastiku Nipi i nene Zyrakes se kasolles se Galigatit quan maloke Jozefinen shkodrane denbabaden, kryeqender e Shqiperise per 2400 vjet.

  8. Be-X says:

    nuk mund te krahasohen miliardat e berishe me nje bilet stadiumi o PD-erra!

  9. miu says:

    pse beni gam-gam-gam? kujt po i ankohesh? 84 vota keni! vete e keni ne dore! doni apo s´doni? kjo eshte pyetja!

  10. jugu says:

    haaaa haaa estrade dhe paturpesi dhe mosperfillje e atyre qe ju dhane voten nje milionshe qaramanet tani thone e ka fajin LLalla ugh hajdutet nuk munden te bejne drejtesi se po ju happen petet lakrorit kush e di cdel aty kesaj I thone GERMO ATY TARE (PUPULL VOTO) SE QENIN E NGORDHUR DO GJESH

  11. petrit says:

    i shkret taulant qe sa here flet ne parlament flet vetem budallaleqe
    po ben çmos qe edi ti gjeje ne vend te mire po kjo nuk po ndodh sepse keta tipa i duhen mish per top

  12. bali says:

    Mire Llalla nuk veproka, po ju si mazhorance pse nuk veproni.. Gjithe faktet jane ne dikasteret tuaja, gjithe policia, tatimet doganat jane ne duart tuaja… eshte detyre e policise tuaj qe te hetoje dhe tja coj prokurorit e me pas ky ka per detyre ti dergoj ne gjyq…kto jane llogje kavaje mo Balle.. sdoni ndeshkim per njeri ju sepse edhe ato qe po vidhni ju tani doni te mos merret njeri me ju neser kur te ikni nga pushteti.. po me ty duhet te merret prokurori? ku i gjete parate? kush te sponsorizoje dhe per cfare nderi me karigen e shtetit????

  13. shkodrani1 says:

    Per 8 vjete ky zotni muti perdori vetem nji kepuce ,sepse ja kishte fute Jozi dy kamet ne nji kepuce,”pushka mbas betejes dhe fjala mbas kuvendit nuk ka vlere”.Nji mute jane te dyja palet.Mjer ne ne dore te kujt jemi.Kalun 23 vjet dhe akoma thone jemi ne tranzicion.

  14. sherifi says:

    Te lumte o z.Balla,por problemi qendron se cdo behet me keta qe per 8 vjete vodhen,vrane,dogjen,shkaktuan edhe tragjedira dhe kte e dine te gjithe shqiptaret,prandaj dhe si asnjehere tjeter votuan masivisht kunder ketyre ne 23 qershor, problemi eshte se po mbaron afersisht nje vit dhe nuk po pergjigjet njeri.
    mos valle deri ne fund te mandatit te qeverisjes do akuzohet prokuroria per mos hetim te ceshtjeve dhe si perfundim , ku ishe,as gjekundi.

  15. moko says:

    Po si nuk ke turp,?si nuk te nxihet fytyra mor mos mirenjohes,njerez pa moral.Ju dhame milion vota dhe sot ne media shpallet martesa e Edi rames me Bisneset e Saliu*Sajmir Manes,si keni fytyre e dilni e kerkoni pasurite e Saliut,kur po i mer Edi Rama.Lexo o legen.fshatrat turistike qe po i jep Edvini i ndershem Sajmirit,ne pronat e Saliut.Mos na dilni me perpara o mashtrues,o njerez me mijera fytyra.Ku eshte Erjon Braçe,ku jane deputetet e PS qe kerkojne konfiskimete e Sajmir Manes.Turp,turp,turp,gezojeni deri ne Qershor 2015,e grabisni sa te mundini se do i paguani ju te paret grabitjet e pastaj Sali Berisha.
    Ku jeni o militantet e pordhes se PS,ku jeni ju qe ju mashtruan,ju lane pa pune,pa buke e sot,jane bere pale me pronat e Sajmir Manes,te Sali Berishes e te te gjithe grabitesve te tjere,qe ropen shqiperine.Ngrohuni ne diellin e pranveres e hani bar se jeni mesuar me thenien labidar”Bar DO HAME AMA EDI RAMEN DO E BEJME SI SALI BERISHA” TA GEZONI E PASURONI SE PRONAT E SALIUT PO NDAJNE NE MES.

  16. adnani says:

    Taullau . drejtesia te shohi berishajt normalisht ,dhe ti ndeshkoje , po pastaj te te shohi dhe ty se dhe ti nuk je i kulluar o profesor . Etalloni i mases tani do jete vjedhja e berishajve? Derisa te jeni poshte atyre vlerave ju do jeni ne rregull dmth .Apo eshte dhe kokelopa qe e perdorni si eklips . Jepini profesor jepini .

  17. Gerd Muller says:

    e mer katunar ,ske faj ti jo kemi faj ne popull trap qe buce si puna jote nga cdo ane kemi ne parlament ,por kenaquni dhe pak se si shkerdhata do largoheni nga ky vend pa dallim ngjyre dhe partie .

  18. ncuk says:

    po te kishte drejtesi, do shikoheshe edhe ti bashke me soj e sorrollopin tend katundaresk e pervers…kokecepsh qe bie ere mut!

  19. hashimi says:

    Ky njri ngeli duke bertitur hajduti kapeni hajdutin kemi vite qe e digjojme kete deputet koti nepr mikrofona ne telvizor neper gazeta po gje nuk ben tani po bertet per te mbuluar ate qe e kapen me presh ne duar qe po shinte futboll ne Madrit po ne Myni qe ti ore se atije Bajreni hengri 4 shkopinj aop e pe nga donje hotel lluksoz me gruan ik ore shikoj ata katundaret e tu ne Librazhd si jetojn se po vrasin bebet grat nga kultura qe u ke dhen ti

  20. shqipetaret e vertete says:

    Llalla,Nishani te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut.Forcat speciali te policise ta bejne kete ne emer te te gjithe shqipetareve.Te digjen te gjalle hajduteria e fashizmit te sali berishes.hiri i tyre te flaket ne det.Na ndune kombin.Na ndyne simbolin e vecante ne bote te mirasise dhe te bujarise te NENE TEREZES.Per kete duhet te digjen te gjalle hajduteria e fashizmit te sali berishes dhe femijet e tij ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije hoxhen.Vetem keshtu shpetojne shqipetaret dhe brezat qe do vine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje