VIDEO LAJM/Kapet gjysmë ton drogë, po trafikohej me mushkë drejt Greqisë

5 Maj 2014, 07:55Politika TEMA

Policia e Gjirokastrës bllokoi reth 500 kilogramë marijuanë dhe vuri në pranga një transportues të lëndës narkotike.

Droga e ndarë në 15 çanta po trafikohej me 2 automjete fuoristrada dhe një mushkë.

Ajo ishte transportuar me 2 mjetet nga Lazarati deri në fshatin Hoshtevë në Zagorie.

Nga aty, Niko Rizvo po e dërgonte me mushkë drejt shtetit grek, kur u kap nga policia.

Policia zbuloi mjetet e fshehura në një luginë, ndërsa drejtuesit e tyre mundën të largohen për shkak të motit me shi dhe mjegullës.

U shpallën në kërkim 4 transportuesit e tjerë të drogës dhe po punohet për kapjen e tyre.

8 komente në “VIDEO LAJM/Kapet gjysmë ton drogë, po trafikohej me mushkë drejt Greqisë”

  1. safeti says:

    E shikon o Edi qe Saimiri esht i zoti, prandaj mos i bej me ashtu sms.

  2. Leku leter says:

    Ore po ai Bizhga tha sikur ska pa canabis ne Lazarat apo si ka bere mire kafja qe piu ne fshat??? Ku jemi katandisur, ata qe jane ne pushtet mund te thone cte duan, cdo genjeshter ordinere, dhe militantet presin me krahe hapur cdo idiotllek te politikaneve si ata zagaret qe lehin dhe presin ndonje cope mishi!

    1. Ladi says:

      E kane kapur ethet mos e con edhe Rama ne ndonje zyre te rendomte (per aq sa vlen) prandaj flet percart! Drejtori Tiranes del ne konference shtypi per se ka bllokuar ca prona pas vendimit te gjykates dhe e shet per “Operacion me rrezikshmeri te larte”… Po ja kalojne edhe deputeteve per politike

  3. Cen Durimodhi says:

    Si nga Lazarati?? Ku ka kanabis ne Lazarat?? Lazarati nuk meret me droge. Ata meren me turizem. Zv. Drejtori i policise tha qe skishte pare plantacione atje. Lazaratasit e kishin pritur sh mire dhe i kishin dhene edhe kafe, por qe pas deklaratave te zv. kryepolicit, mendoj se kafja mund te kete pasur edhe perberes te tjere brenda.

  4. polici says:

    e paskerkan spiunue mushken e shkret!
    kush informoi policin,gomari apo kali?
    apo ja boni t keqen pela,per xhelozi!
    e tash,mushka e gjor perfundo n qeli!
    po puno shteti
    I kan fut agjent t mrendshem kafshve
    s ka mo shetitje te lira me canta shpine per maton kufirit si dikur qe edhe gomeret e mushkat u shqepen me turizem malor,

  5. Andreas says:

    Sa kushton nje mushke?

    1. the Punisher says:

      Me pak se nje jete greku.

      1. Andreas says:

        Qenkan te shtrenjta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje