Nishani u ankohet ambasadorëve të NATO-s për qeverinë: Po më marrin kompetencat. Reagon Kodheli: Komentet pa lidhje

7 Maj 2014, 14:51Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka pritur gjatë ditës së sotme në Presidencë, ambasadorët e NATO-s që ndodhen në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, Nishani është ankuar për qeverinë, e cila, sipas tij, po i merr kompetencat.

“Presidenti Nishani u shpreh se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë programin e qeverisë për reformat në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke synuar arritjen e një konsensusi sa më të gjerë, në interes të rritjes së sigurisë kombëtare dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe theksoi se mbetet i vendosur për të kontribuar, me të gjithë autoritetin që i jep ligji, që çështjet e sigurisë të trajtohen në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe praktikat më të mira të vendeve të NATO-s.

Më tej, presidenti, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe të Komandantit të Përgjithshëm, ndau disa shqetësime për transparencën e procesit, mungesën e konsultimeve paraprake me aktorët dhe faktorët e përfshirë, koherencën kushtetuese dhe me ligjet në fuqi, respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe ruajtjen nga politizimi për vendimmarrje strategjike, që kanë të bëjnë me tre projekt–ligje të përgatitura kohët e fundit, dhe konkretisht me projekt-ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura”, projekt-ligjin “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projekt-ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.

Presidentit Nishani shprehu gjithashtu mendimin edhe për Projekt-Strukturën e Forcave të Armatosura”, duke vënë në dukje mangësi kritike për sa i përket procesit, edhe nga ana ligjore, i informoi Ambasadorët e pranishëm se në respekt të balancës së pushteteve të përcaktuara nga Kushtetuta, ia ka përcjellë këto mangësi ligjore të projekt-strukturës Kuvendit të Shqipërisë si autoriteti më i lartë për vendimmarrje ligjore”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Por, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një reagim ndaj deklaratave të Presidentit Bujar Nishani  gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të NATO-s, i cilëson si palidhje komentet e bëra nga Kreu i Shtetit.

 “Duke e përshëndetur dhe falenderuar Presidentin Nishani për vëmendjen që tregon ndaj zhvillimeve në fushën e mbrojtjes, por duke konstatuar edhe një lexim të gabuar nga ana e Presidentit të disa projekt-ligjeve të inicuara nga Ministria e Mbrotjes me mbështetjen e plotë teknike të partnerëve tanë ndërkombëtare, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ndjen detyrimin të sqarojë publikisht se komentet e bëra nga presidenti Nishani në njoftimin e tij për shtyp lidhur me projekt ligjet në fjalë janë absolutisht pa lidhje”, thuhet në deklaratë.

Së pari, vijon deklarata, “Ministria e Mbrojtjes është konsultuar me çdo aktor dhe faktor relevant në lidhje me çështjet e trajtuara në projekt-ligjet e saj, përfshirë edhe aktorin dhe faktorin President i Republikës me të cilin edhe drejpërdrejt Ministria Kodheli edhe në nivelin më të lartë politik në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, po edhe në nivel ekspertësh në tryeza diskutimesh, ka këmbyer opinionet e nevojshme për sa i takon”.

Së dyti, theksohet në deklaratë, “Ministria e Mbrojtjes e siguron me këtë rast Presidentin Nishani ashti si gjithë opinionin publik se të tre projekt-ligjet e cituara prej tij si produkte me mangësi ligjore që cënojnë balancën e pushteteve kushtetuese, janë në fakt një shprehje koherente ligjore e Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë dhe e standarteve organizative të një vendi të NATO-s, ku në asnjë prej republikave parlamentare të Aleancës së Atlantikut të veriut, Presidenti nuk ka përvec përgjegjësive që i jep kushtetuta edhe përgjegjësi të mbetura si atavizma të regjimit komunist”.

“Së treti, Ministrja e Mbrojtjes garanton se ka qenë dhe mbetet përherë e gatshme të dëgjojë drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës çfarëdo leximi të gabuar, që nuk mund të jetë asnjëherë po kaq për të ardhur keq, sa kur “dëgjohet” pasi është dëgjuar më parë nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s”, përfundon deklarata e Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

 

37 komente në “Nishani u ankohet ambasadorëve të NATO-s për qeverinë: Po më marrin kompetencat. Reagon Kodheli: Komentet pa lidhje”

  1. adi_köln says:

    U bo dhe Jari me fol me ambasadoret….

    1. Devolliu says:

      Sakati mendor e fizik i Saliut të Viçidolit duhet shporrur urgjent nga Presidenca.

    2. Andi says:

      O Ma, o Ba po me marrin kompetencat. Hahahaha te gjithe keta shkojne e ankohen tek ambasadoret si Lulja edhe ky qe po rrihen nga pozita. Shume qesharak. Nishani po punon per PD dhe jo per popullin dhe sigurisht qe te drejtat qe ja ka dhene PD pa merite i duhen kthyer parlamentit. Shume politikane rrugesh. Nuk dijne te sillen dhe mirekuptohen me njeri tjetrin per te miren e ketij vendi. Keshtu beri Zogolli me serbet kur sulmoj Fan Nolin me forcat serbe e vullnetare ruse dhe u fali Manastirin dhe keshtu vazhdojne edhe keta bijte e zogolleve dhe Esat Pashe Toptanasve sot.

    3. sit. _back _and. _relaks says:

      po me marrin kompetencat…… thene ndryshe te lane pa breke o jari

    4. Tarrasi says:

      Kompetencat i mbajne kompetentet ti Jari nuk kualifikosh si i tille se dhe per te bere cicin merr recete nga Dr. Berisha.

    5. Arber says:

      Hajde president hajde!!!!!!!

      Kta me vollen cokollatat o babi ca te bej un.

      Kjo eshte ajo qe do te tregoj Nishini.

  2. idealist says:

    Ik, or kopuk, legen…!

  3. spetsnaz says:

    Ky ishte ai burri i shtetit qe beri paraden e ushtrise me 28 Nentor…naten

    Ore po neve nuk ka NATO qe na ben derman more milet ?

  4. dada says:

    qaj qaj jo jari

  5. Ghettoo says:

    O nishan ik o plako se nuk je per kete pune ti

    1. guarin says:

      More ky ankohe pse ne shqiperi qeveria po qeveris ashtu sic duhet Me duket se Ky njeriz don qe kete vend ta shkaterroj me keqe se sali berisha dhe banda e ti

      Te ankohesh se qeveria po qeveris ashtu sic duhet vetem Nje parazit dhe Nje Trimosh qe Ma mban vetem me mustaqe Nuk ka turp ky njeri qe akohet per Mirqeverisje

  6. myzeqari says:

    Ik O Jari se u bere president me Kursin Themelor te Oficerit. Ne kemi mbaruar Akademin e Shatabit te Pergjithshem dhe po rrime pa pune. Tre oficera fituan ne kete vend ti nje, Sokol Mehmeti i Bunavise dy dhe Staver Kola qe u be drejtor nafte ne Fier qe e rrahen e ben mute ne zyre para ca ditesh. Prandaj rri rehat te moren kompetencat ty. Po ti mut je dhe me ato. Ti prape 7 veta do qe te mbajne kur shkone per te dhjere ne banjo.

  7. Lahuta says:

    bajge vjen era qe larg.

  8. edi says:

    A eshte disinfektuar NISHANI para se te takohej me ambasadoret.

  9. demi says:

    …po mbylle halen o felliqesire!!!…
    o rilindje, PO KAPENI E PLASENI BRENDA e hidhjani celsat ne det kesaj felliqesire, per shemtaraq, matuf dhe sakat nuk duhet te kete pike meshire…

  10. toni says:

    Se mos u thuash se po e marin odeten or gjytryn qenie e felliqur…

  11. endri says:

    Po ti mezi ec o gjysmak, poziat ecen me ritme te shpejta dhe me te prit ty o koqe jari ne kemi marre fund.
    TY STE KA LUN GRUJA PIKE KOMPETENCE E TI KERKO NGA SHTETI. HAJDE PALL PRESIDENT HAJDE…

  12. AKL says:

    Qyrrashet e kane per zakon te mbrohem e strehohen tek komshija,kur prishin shtepine e vet…Jari,Jari,oooo rrot k***

  13. Djali says:

    Beje nje here si burre dhe jep doreheqje, dhe ik me nder, po te pati ngelur ndopak….

  14. viagra says:

    Potencat t’i ka mare zoti,o Jari!

  15. . says:

    —————————————————————-

    Dil perballe qeverise po je burre.
    Ti e di qe Ai qe te vuri eshte krimineli
    me i madh i rajonit dhe Ti perpiqesh t’a shpetosh.

    —————————————————————-

  16. leonard says:

    langaraqi i saliut ky edhe na flasin per demokraci keta…e lan kete vend germadhe me keq se c ishte ne kohen e komunizmit.flisni o popull…..

  17. leonard says:

    ore keta te pd jane fare cope cope apo shiko te parin e tyre cte thuash per te tjeret gjynah ky popyll me keta qe politikan s quhen.

  18. Piro says:

    Zoti Nishani ju nuk jeni as per Ushtrine as per Sigurine por vetem per
    Saline dhe kerkon ti sherbesh edhe tani qe ai eshte ne pension.

  19. Gjirokastriti says:

    Shtet leshi… Shtet koti jemi katandisur. Kemi 23 vjet qe qahemi te ambasadoret. Politikane kuklla sakete ordiniere mafjoze pa pike respekti per kete vend.
    Mbase jemi shteti ( shtet I thencin) I vetem ne bote qe edhe kur dhjesim pyesim ambasadoret.
    Ngelem duke u mburur gjithandej per racen tone te paster. Jo antare te BE nuk behemi por as kanidate ne BE ne jemi ngelesa ne te gjitha drejtimet.
    Kush ka ikur te rije aty ku eshte se ky vend nuk behet as sot as neser.
    As vendet e afrikes nuk jane si ne edhe ata kane pak dinjitet.

    1. Sakte. says:

      Mos e bej kaq tragjike mendo se je njeri dhe do te respektojne si njeri, zgjidhe macen nga kemza e krevatit.

  20. vlora says:

    i lane gjysmat e kopetencave se gjysem njeriu eshte dhe i bene nder .

  21. Arif Gjongjini says:

    Një nxënës i keq

  22. Arif says:

    Një nxënës i keq, që përpiqet t’u imponohet shokëve duke u përpjekur të përdorë dhe mësuesin në favor të tij, e për këtë i paraprin ankesës së mundshme të shokëve: shkon ai i pari e ankohet te mësuesi… Çfarë presidenti!… Çfarë niveli i turpshëm!…

  23. Bill says:

    NUK KENI MENDIMIN SE KJO QENIE NA TURPERON ZGJUARSINE NATYRALE E TE GJITHE RACES SHQIPETARE?

  24. Treviso says:

    Zoti president,gjith ky korrupsion qe eshte bere ne keshillin e larte te drejtesise, ne ministrine e mbrojties, ne ministrine e brenshe, ti leme ministrite e tjera, nga e kane zanafillen? A nuk e kane nga presidenca?
    Ju qe po ankoheni per heqjen e kopetencave te gradave, ae ke kryer detyren komform ligjeve? Ju do pergjigjeni po, se jeni i paturp. Ju nuk lat qen e mace pa i dhene grada dhe ushtaraket me te zote i leruat nga detyra. Ambasadoret, keto nuk i dine. Ato dine me shume se sa din ti, per shtetin shqiptar. Ju prisni qe t’ju thone ambasadoret çfar pret, pse sben dorheqje kur nuk je i zoti. Kete pergjigje nuk ke per ta marre kurre prej tyre. Ato te kan lene qe te kuptosh me izolimin e Shqiperise nga mbledhjet sekrete qe bejne ne seline e NATO.s. Ju prisni popullin qe t’ju vije ne presidence dhe tju nxjeri jasht prej leckash. Vetem kjo ka ngelur per te bere.

  25. HAMBURGU says:

    NATYRISHT SE DERRKUCI RAMA DUHET TI KETE TE GJITHA FUNKCIONET E KRYEMINISTRIT;KRYETARIT DHE KRYEGENNJESHTARIT

    1. Sakte. says:

      Mos derdellit per fatin e maskarenjve, shiko te gjesh ndonje vrime te rezistosh per pak.

  26. kembore says:

    Ujku ha delen ndersa servili -ha tere kopene ,ska faj nuk i shqitet me ligesise eshte bere si kepusha……..

  27. ncuk says:

    patjeter, se bucja di si lidhet…

  28. juli says:

    Hiqeni kete legen Jari se asht bajge qe ka fillu te bjere ere
    O shtet o parlament vepro mos u kthe ne lesh………

  29. Sakte. says:

    Mundesia e vetme ti shpetoj denimit, eshte vetem nese behet murgesh spac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje