Partia Demokratike e konsideron të paligjshme ndërprerjen e mandatit të kreut të AMA-s, duke e cilësuar këtë veprim për interesa klienteliste. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka theksoi se dyshja Rama-Meta thellojnë paligjshmërinë me AMA-n
“Dyshja Rama-Meta shpalli në Komisionin e Edukimit dhe Medias, pa praninë e opozitës, hapjen e garës për postin e kryetarit te Autoritetit të Medias Audiovizive, megjithëse mandati ligjor i tij mbaron në vitin 2016. Ky vendim u paralajmërua që në programin e Qeverisë që Edi Rama lexoi në Kuvend në shtator të vitit të shkuar. Ky vendim u materializua edhe me dy amendamentet Peza, të depozituar në nëntor e dhjetor 2013 dhe që synonin ta bënin AMA-n një institucion të njëanshëm të kontrolluar nga mazhoranca krejt ndryshe nga institucioni i balancuar që ishte krijuar me konsensusin PD – PS përmes ligjit të miratuar në legjislaturën e mëparshme”, theksoi Paloka.
Sipas tij, reagimi publik e opozitar por edhe komentet e Komisionit Europian dhe të OSBE-së se nuk mund të ndërpritet mandati i titullarit të autoritetit të pavarur, si dhe që çdo ndryshim duhet bërë ne konsensus me opozitën, e detyruan dyshen Rama-Meta të tërheqë amendamentet, por jo të tërhiqen nga makutëria.
“Atë që nuk qenë në gjendje ta bëjnë ballazi me ndryshim ligjor e bënë nga deriçka, duke detyruar nëpunësit e Kuvendit të mohojnë dokumentet e firmosura më parë prej tyre, e të pohojnë nën presion se samari fluturon, e se mandati i kryetarit të AMA-s ka vite qe ka mbaruar. Babëzia e Rama-Metës në fakt është babëzia e klientëve të tyre mediatike të cilët po imponojnë monopole televizive dhe dopjoçmime për kartat dixhitale që u shiten shqiptarëve. Akti i dyshes Rama-Meta, do t’i kushtojë qytetarëve shqiptarë dhe xhepave të tyre, pasi ata apo favorizojnë krijimin e një monopoli të rrezikshëm mediatik. Opozita nuk e njeh për të ligjshëm këtë veprim dhe do ta kundërshtojë atë me çdo mënyrë”, theksoi Paloka.
Ndërkohë, Nënkryetari i Komisionit të Mediave Alfred Peza në një reagim ka shpallur të hapur garën për 4 vendet vakante të AMA-s, përfshirë edhe postin e kryetarit.
“Shpallja vakant të postit të kreut të AMA-s u shpall sepse mandati i Endira Bushatit kishte përfunduar prej kohësh”, tha Peza, duke shtuar se “mbledhjet e AMA-s të zhvilluar deri tani në drejtimin e Endira Bushatit kanë qenë në kundërshtim me ligjin”.
Në vijim ai shprehu vendosmërinë e mazhorancës për të respektuar ligjin.
Deputeti socialist i ka bërë thirrje opozitës që të përfshihet në procesin e reformimit të AMA-s dhe për Këshillin e Bordit Drejtues të RTSH. Sipas tij 10 anëtarëve dhe drejtorit të RTSH i ka përfunduar mandati.
Keta nuk njohin shume gjera, nuk njohin asgje qe eshte ne perputhje me ligjin.
Kjo sdo te thote asgje sepse nese dje eshte shkelur ligji, sot nuk ndodh me.
Mandati i Bushatit ka mbaruar
Mandati i asaj bushatit qe e beri kasaphane AMA-n ka mbaruar?
Ca snjihni ju? pffffffffff
Basha shko e qahet kudo per gjithcka. Sepse ne fakt ska asnje gje per te ofruar..
Nuk na ke thene ndonje gje te re. Ashtu si thate per Zana Xhuken ,keshtu po thoni edhe per Edlira Bushatin. Beni sikur i mbroni ,po nuk u plasi as par Zana Xhuken e as per Edlira Bushatin.Halli juaj eshte se po u dalin lakrat ne shesh. E jo lakra te pastra ,po lakra qe qelbin dynjane !
O thuthuthq,kur ju keni pranuar qofte dhe vetem nje vendim te se majtes.Thyej qefen thuthuq!
s’ka gjo o Paloke, se e njohim ne. E njeh populli!
Ta njohi populli kjo ka rendesi, se t’a njihni ju (PD-ja) nuk ka rendesi, pasi jeni pakice.