Shqipëria ka në plan që të hapë tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës, përfshi një në det të hapur, për kompani të mëdha të naftës.
Ky zhvillim vjen pasi një zbulim i rëndësishëm ka tërhequr interesin e fortë të firmave të huaja.
Lajmin e bën të ditur agjencia Reuters.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha për Reuters se qeveria e mëparshme i ka negociuar kontratat një për një me kompanitë e huaja të naftës, por tani ka ndryshuar strategjia pasi ka një interes më të mëdh nga firmat e mëdha gjatë muajve të fundit.
“Disa kompani me emër kanë shprehur interes për zona të caktuara në Shqipëri, ndoshta të ndikuara nga zbulimi i fundit i Shell- Petromanas,” tha Gjiknuri.
Royal Dutch Shell dhe Petromanas Energy bënë të ditur në nëntor se kanë gjetur naftë dhe gaz të cilësisë së mirë në pusin e tyre të parë në Shpirag, në jug të Shqipërisë.
Ata po vazhdojnë shpimin për të përcaktuar kapacitetin e rezervuarit.
Shell, që ka 75 përqind të aksioneve, tha se rezultatet janë inkurajuese.
Gjiknuri tha për Reuters se disa blloqe naftë kanë rënë në të shkuarën në duart e gabuara.
Nafta bruto, e nxjerrë në Shqipëri në vitin 2013, arriti në 1.2 milion ton. Nga këto 1.05 i nxori Bankers Petroleum, 87 mijë Stream Oil dhe 37 mijë Albpetrol. Të tjerat i nxorën 3 firma të huaja.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Njerëzore është në proces rekrutimi të një firme ligjore për të këshilluar për kontratat aktuale në këtë fushë.
Gjiknuri tha se ky është një veprim logjik kur një kontratë ka probleme, por nuk dha emra.
Tani British hajduts te nxitur nga Tony Nlair do te bejne kerdine .
Mos harro as SHELL, personifikimi I biletes se statusit EU siguruar prej Hollandes.
O popull i Shqiperise ,pse beni sehir dhe degjoni ne heshtje hipokrizine e qeveritareve. Ngriuni dhe anulloni te gjitha koncensionet qe jane dhene ne Shqiperi .Borxhi i jashtem ka kapur shifren prej 73 %, me tendence ne rritje ,ose ne vlere monetare ,rreth 10 miliard dollar Amerikan . Qeveritaret nuk do te paguajne as dhe nje qindarke nga ky borxh ,por ka per tju ngelur Ju popull shqiptar ne kurriz per te gjithe jeten tuaj dhe te femijeve dhe niperve dhe mbesave tuaj ,ne breza . Popull Shqiptar , ngriuni kunder korrupsionit dhe vjedhjeve gjigante qe zhvillohen ne vendin tuaj. Rilindja qe mori pushtetin nen moton e anullimit te te gjitha koncensioneve qe kishte firmosur dhe vulosur ,qofte largu i Vicidolit te Tropojes,jo vetem qe nuk po anullon asnje prej tyre por po vazhdon ne te njejten rruge dhe ritem si me pare . Popull Shqiptar ,Zgjohuni ,mos rrini ne gjume , se neser do jet vone ,per jeten Tuaj dhe te brezave qe vijne me pas .
Kompania gjigande “Shell” dhe populli i Beratit
Se cila është kompania britaniko-hollandeze “Royal Dutch Shell”, e njohur shkurt si “Shell” këtë e dinë të gjithë, ose pothuajse të gjithë. Ajo është një nga korporatat më të mëdha të botës, që merret kryesisht me nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe të gazit natyror. Turn over (xhiroja vjetore) e kompanisë “Shell” arriti në vitin 2013 në mbi 450 miliard dollarë. Por këto janë vetëm maja e ajsbergut. Se kompania “Shell” është e njohur për fshehjen e të ardhurave të saj nëpërmjet kanalizimit të financave të saj në një labirint të botës së off-shores, të njohur ndryshe në anglisht edhe si tax heavens. Shumë ekspertë që kanë punuar në fushën fiskale për qeveritë e mëdha perëndimore kanë shprehur bindjen se korporatat e mëdha si “Shell” arrinë që të fshehin rreth dy të tretat e të ardhurave të tyre, duke i përjashtuar ato nga taksat. Kompania “Shell” është akuzuar në vendet ku vepron për të gjitha abuzimet e mundshme, që nga evazioni fiskal, zvogëlimi i shifrave të nxjerrjes së naftës, ndotja e mjedisit etj. Këto akuza i kanë bërë që nga qeveria e Norvegjisë, një vend ky që nuk mund të akuzohet se sundohet nga elita konspirative, deri te qeveria e Indisë, një vend ish-kolonial, që për këtë arsye është shumë i ndjeshëm ndaj abuzimeve të korporatave perëndimore.
Që prej vitit 2012 Kompania “Shell” vepron në Shqipëri, në rrethin e Beratit, për nxjerrjen e naftës në atë që njihet si zona hidrokarbure Shpirag-Molisht. Kompania “Shell” hyri në Shqipëri duke blerë aksione të një kompanie tjetër që kishte marrë më parë koncesion nga qeveria shqiptare për të bërë kërkime për naftë dhe gaz natyror në këtë zonë dhe në një zonë më të gjerë. Është në natyrën e punës të korporatave të mëdha si “Shell” që të hynë në biznise të tilla, atje ku zbulohen burime të rëndësishme nafte dhe gazi. E kaluara ka treguar se kompania “Shell” nuk investon kurrë në një vend nëse fitimet nuk arrinë minimalisht 2 miliard dollarë në vit. Shkurt, “Shell” është si ai luani, i cili nuk gjuan lepuj, se nuk ia vlen mundi që duhet të bëjë për t’ i kapur. Dhe nuk ka dyshime se zona naftëmbajtëse e Beratit është një zonë nga e cila pritet të nxirret shumë naftë. Vjeshtën e kaluar vetë kompania “Shell” u shpreh në superlativa për nxjerrjen e naftës nga Pusi Shpiragu 2. Në vazhdim kanë rezultuar si histori suksesi edhe disa puse të tjera.
Atje ku kompania “Shell” angazhohet me investime, ajo ka sigurinë se do të nxjerrë të ardhura të mëdha. Dhe kur e ka këtë siguri, kompania “Shell” ka si një nga shqetësimet kryesore që të marrë me të mirë banorët e zonës ku do të nxjerrë naftë, që ata ta shohin “Shell”-in si një investitor të huaj dashamirës dhe të mos bëjnë protesta ndaj kompanisë, të cilat mund të ndodhin për shumë shkaqe, duke nisur që nga ato mjedisore. “Shell” në zonat ku punon, ndërton rrugë për komunitetin, shkolla, spitale, ujësjellësa, bën pyllëzime etj. Këto shpenzime nuk janë ndonjë barrë e rëndë për një kompani si “Shell”, duke ditur fitimet afatgjata që do të marrë. Në anën tjetër, kompania “Shell”, sidomos kur punon në vende si Shqipëria, ka si praktikë të saj që të korruptojë qeveritarët që të mund të fshehë të ardhurat e saj dhe të paguajë sa më pak taksa. Kompania “Shell” erdhi në Shqipëri në 2012 kur në pushtet ishte Sali Berisha. Kjo kompani erdhi në Shqipëri duke blerë aksionet e një skeme abuzive koncesionare nga e cila Kryeministri Berisha dhe ish-ministri Genc Ruli kanë fituar së paku 100 milion dollarë për xhepat e tyre, ose më saktë për llogaritë e tyre bankare. Këtë gjë duket se ka pasur parasysh Kryeministri Rama kur para pak ditësh tha gjatë vizitës në kantierin e kompanisë “Shell” në Berat:
“Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë hapa shumë të shpejtë për ta ristrukturuar gjithë sektorin, në mënyrë që aktorë të një rëndësie kaq të lartë, sa ç’jeni ju, jo vetëm që të ndjehen mirë brenda kufirit të zonës, por të ndjehen mirë në gjithë raportet me sektorin, sepse e dimë që sektori ka qenë jashtëzakonisht problematik, jashtëzakonisht jo transparent, jashtëzakonisht i kapur nga interesa dhe fije që e kanë dëmtuar shumë perspektivën e tij dhe kanë cenuar të ardhurat e popullit. Ndërkohë, në këtë vijë paralele, ju duke shpuar e duke nxjerrë dhe ne duke garantuar rrugën e transparencës, do të bëjmë të mundur që përfitimi reciprok të jetë absolutisht i plotë, aq më tepër që nafta këtu është i një cilësie spektakolare dhe është një kualitet i ri për Shqipërinë”.
Kryeministri Rama foli në një mënyrë shumë të turbullt duke mos përmendur se cilat janë interesat dhe fijet që e kanë kapur këtë sektor. Por gjithsesi ato i kam përshkruar unë me hollësi në një shkrim timin të botuar në gazetën “Telegraf”, në 11 nëntor 2013 me titull “Misteret e Pusit Shpiragu 2”. A ka vërtet vullnet Kryeministri Rama për të bërë transparencë në këtë sektor, apo thjesht ai i dërgoi një mesazh të koduar Kompanisë “Shell” se: “Tani duam mitën apo rryshfetin tonë edhe unë e ministri Gjiknuri, ashtu siç e morën Saliu dhe Genc Ruli dhe pastaj vazhdoni të bëni si të doni”. Shenjat janë për këtë të dytën. Se nëse Edi Rama do të kishte pasur vërtet vullnet për transparencë, atij do t’ i mjaftonte që të ngarkonte njerëz për të verifikuar të dhënat që kam dhënë unë publikisht që në 11 nëntor dhe do të kishte dërguar në Prokurori një kallzim të bukur penal për Berishën dhe Rulin. Por kam përshtypjen se Rama dhe ministri Gjiknuri i dinë ato që kam thënë unë, ndoshta edhe më mirë se unë.
Historia e futjes së kompanisë “Shell” në Shqipëri, në zonën hidrokarbure të Beratit është një kurorëzimi i një labirinti të vërtetë dhe një tjetër të tillë e kemi para në Qeverinë “Rama”. Kur në dhjetor 2007 Qeveria “Berisha” nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kontraktoi kompaninë DWM Petroleum AG për të bërë kërkime dhe eventualisht shfrytëzimin e naftës dhe gazit në ato që në gjuhën teknike njiheshin si blloqet (zonat) A, B, D dhe E, edhe dashamirësit e qeverisë vështirë se panë këtu diçka më tepër se një operacion të qeverisë në marrëdhëniet publike, nga ato të llojit “Shqipëria 1 euro”, që duhej t’ krijonin përshtypjen shqiptarëve se në vend po dyndeshin investimet e huaja. Kompania DWM Petroleum AG mori një tjetër koncesion nga qeveria shqiptare në korrik 2009, pak kohë para se Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, e cila i jepte këto licenca, ta merrte LSI-ja, që do të bënte koalicion me PD-në pas zgjedhjeve të qershorit të atij viti. Këtë herë u dhanë me koncesion blloqet 2 dhe 3 (përfshijnë edhe zonën Patos-Marinzë). Sipas vlerësuesve autoritarë botërorë në zonat për të cilat u licencua kjo kompani kishte rezerva që arrinin mbi 800 milion fuçi nafte.
Kush ishte DWM Petroleum AG, kompania që mori këto koncesione? Kjo kompani ishte krijuar në Baar të Zvicrës në vitin 1992, si një kompani që supozohej të merrej me kërkimin e naftës dhe gazit. Fjala “supozohej” është pikërisht fjala e saktë, siç do të tregoj më tutje. DWM Petroleum AG ishte një subsidiary, ose kompani-bijë e kompanisë Manas Petroleum. Nuk mund të mos pyesësh se përse kompania Manas Petroleum nuk doli vetë për të marrë koncesionin në Shqipëri, por u paraqit me një maskë që ishte DWM Petroleum AG. Qeveria shqiptare e dinte se po lidhte PSC (Production Sharing Contracts) me një kompani-bijë të një kompanie tjetër. Këtu kishte shumë arsye për të dyshuar. Të gjitha të dhënat që do të paraqes më tutje tregojnë se DWM Petroleum AG ishte një kompani e krijuar me qëllim për t’ u përdorur në një aferë të vetme, një gjë e njohur kjo në botën e offshores. Këto njihen si dummy company, që është një kompani e krijuar për të shërbyer si maskë për veprimet e kompanive apo individëve të tjerë. Një dummy company ka të gjithë aparencën e një kompanie, por nuk ka asnjë veprimtari thelbësore biznisi në fushën që pretendon të veprojë. Kompania-amë, Manas Petroleum ishte edhe më e dyshimtë se kompania-bijë. Manas Petroleum ishte një kompani e krijuar dhe regjistruar në shtetin Nevada të SHBA. Në SHBA ka dy shtete që janë famëkeqë për praktikat e offshores, si të thuash onshore: Delawere dhe Nevada. Por, derisa shteti Delawere është parajsa e kompanive të mëdha, si të thuash të hapura, që i bëjnë të ditura të dhënat e tyre, Nevada është parajsa e kompanive të vogla dhe të mbyllura hermetikisht, për të dhënat dhe aksionerët e të cilave nuk dihet asgjë. Manas Petroleum ishte një korporatë e Nevadës (SHBA), e cila më parë kishte mbajtur emrin Express Systems Corporations.
Një nga mënyrat më të rëndomta me të cilat ata të cilët kanë investuar paratë në afera fitimprurëse, por që dëshirojnë të fshehin gjurmët e parave dhe të vetë personit të tyre, është që ajo që zotërohet të kalojë si nëpër duart e një iluzionisti (prestidigjiatori) nëpër një labirint kompanish fiktive, ashtu që të humben gjurmët e origjinës së parave dhe të personave. Nëse kërkon nëpër këtë labirint, mund të hysh në shumë “dhoma” (dummy kompani), por gjithmonë kur kërkon emrat e personave që janë mbajtës të aksioneve, pra që kanë investuar paratë, si dhe origjinën e parave, do të ndeshesh me dyer të mbyllura hermetikisht, që përfaqësohen rëndom nga dera e ndonjë studioje ligjore që përfaqëson interesat e personave në fjalë, të cilët mbeten anonimë. Qyteti Baar, ku e kishte qendrën DWM Petroleum AG është një qytet i vogël në Zvicrën qendrore, që ka më pak se 10 mijë banorë, por që sipas praktikës zvicerane llogaritet të këtë 25 mijë banorë, të cilët jetojnë në zonën municipale që përfshin 25 km², pjesa më e madhe e të cilave janë toka bujqësore dhe pyje. Qytetet si Baar shërbejnë si corporate havens (parajsa të korporatave), siç quhen në fjalorin e botës së offshores (botës së errët të biznisit dhe financës të që është ndërtuar në rang global për të mundësuar qarkullimin dhe investimin e parave me prejardhje nga krimi dhe korrupsioni, si dhe për të shmangur pagimin e taksave). Zvicra ofron për investitorët gjithandej botës atë që quhet si flag of convenience në botën e offshores ekuivalenti i ofrimit të flamurit të një vendi në lundrim, për anijet tregtare, që në këtë rast do të thotë që mund të regjistrosh një kompani në këtë vend, e cila të paraqitet si zvicerane, duke u ruajtur sekreti për aksionerët e saj të vërtetë. Në qytetin Baar industria kryesore deri vonë ishte prodhimi i lodrave për fëmijë, por që tashmë është zhvendosur prej vitesh jashtë Zvicrës, për të ulur koston e prodhimit. Por industria tjetër, ajo e “lodrave” të prodhuara për botën e offshores, e tipit DWM Petroleum AG, vazhdon të lulëzojë, pa njohur krizë. Tashmë edhe Manas Petroleum, kompania që ishte në origjinë të transaksioneve të ngatërruara me PSC-të (Production Sharing Contracts) për naftën dhe gazin shqiptar, e kishte qendrën po në Baar të Zvicrës dhe supozohej të merrej merrej me kërkimin e naftës dhe të gazit, në një kohë që merrej vetëm me ushtrime transformuese të offshores.
Në 7 dhjetor 2009 DWM Petroleum AG, duke qenë vetë një kompani-bijë, krijoi një kompani tjetër me emrin Manas Adriatic GmbH. Me këtë rast DWM Petroleum AG ia kaloi PSC-të (Production Sharing Contracts) të saj me Shqipërinë kompanisë Manas Adriatic GmbH. Tashmë biznisin e DWM Petroleum AG në Shqipëri e zotëronte Manas Adriatic GmbH. Edhe këtë herë qeveria shqiptare nuk pa asgjë të dyshimtë në këtë transaksion, ndonëse ishte fjala për një lëvizje klasike të botës së offshore-ve. Përse duhej që një kompani, e cila vetë ishte kompani-bijë, t’ ia kalonte biznisin e saj më të rëndësishëm një kompanie-bijë të saj, ose si të thuash një kompanie-mbesë të asaj kryesore, që ishte Manas Petroleum? Kjo në një kohë që këto kompani nuk kishin bërë asnjë punë në terren në Shqipëri! Që kompania Manas Adriatic GmbH ishte fiktive, kjo gjë u kuptua nga fakti se DWM Petroleum AG i dha 9.5 milion dollarë kanadezë hua kompanisë Manas Adriatic GmbH që ajo të mund të punonte për projektet që kishte marrë përsipër. Në të vërtetë Manas Adriatic GmbH nuk bëri asnjë punë. Në 24 shkurt 2010 DWM Petroleum AG ia shiti kompaninë Manas Adriatic GmbH kompanisë WW 1 Resources Ltd, me qendër në Vancouver, Kanada, e cila ishte krijuar në 6 mars 1998. Vlera e shitjes në letër ishte 57.850.918 dollarë kanadezë. Në realitet, WW 1 Resources Ltd i dha DWM Petroleum AG vetëm 2 milion dollarë kanadezë në cash, si dhe 100 milion aksione, me vlerë 0.25 dollarë secili, çka do të thotë një vlerë e përgjithshme e supozuar prej 25 milion dollarë. Por mbajtësi i çdo aksioni kishte të drejtë që deri në shkurt 2015 të blinte një aksion tjetër me vlerë 0.45 dollarë. Gjithashtu WW 1 Resources Ltd i dha DWM edhe 9.5 milion dollarë për huanë që kjo e fundit i kishte dhënë Manas Adriatic GmbH. Pas këtij transaksioni WW 1 Resources Ltd ndryshoi emrin në Petromanas Energy Inc., me qendër në Calgary, Alberta, Kanada. Merret vesh, ata që qëndronin pas këtyre kompanive, për momentin qenë më të interesuar që të fshihnin gjurmët e tyre dhe të parave të tyre, se për të nxjerrë naftë në Shqipëri.
Pas zotërimit të kontratave në Shqipëri, duke nisur që nga 25 shkurti 2010 Petromanas u kuotua në TSX Venture Exchange, që është Stock Exchange (bursa) me qendër në Caligary (shteti Alberta) në Kanada. Ajo punon vetëm në mënyrë elektronike, pra nuk ka një ndërtesë ku kryhen transaksione, si bursat klasike. Kjo bursë është një degë e Toronto Stock Exchange (bursa kryesore në Kanada). Në këtë bursë elektronike bëhen punët e pista të offshore-ve. TSX Venture Exchange është krijuar vetëm në 1999. Në kohën e marrjes së kontratave shqiptare, Petromanas njoftoi se siguroi 25 milion dollarë nga një transaksion privat. Në botën e offshores kjo do të thotë se në kompani u kanalizuan 25 milion dollarë, të cilët qenë paguar si mitë, apo rryshfet, për atë që iu dhanë koncesionet nga qeveria shqiptare. Tani mitëmarrësi, ose mitëmarrësit po hynin si aksionerë në këtë investim. Origjina e parave dhe investitori nuk u bënë të ditur, por kuptohet se këto para qenë endur nëpër labirintin e offshores për të humbur gjurmët, deri kur kishin arritur në cakun e parashikuar. Në maj 2010 Petromanas njoftoi se siguroi 75 milion dollarë të tjerë nga një tjetër investitor privat konfidencial, që qartësisht përbënte të njëjtin lloj transaksioni. Mund të thuhet me siguri se qeveritarë të papërcaktuar në Tiranë morën 100 milion dollarë kanadezë si shpërblim që ta jepnin me koncesion pasurinë kombëtare të Shqipërisë, naftën dhe gazin, sipas praktikës së offshore-ve. Prandaj qeveria shqiptare heshti kur me PSC-të (Production Sharing Contracts) që ajo kishte lidhur me një kompani fiktive, nisi të luhet me mënyrat e cirkut të botës së offshore-ve. Por nuk është e vështirë që të identifikohen me emër këta qeveritarë se këto kontrata nuk mund të bëheshin veçse nga kryeministri i kohës, Berisha dhe ministri Genc Ruli.
Në përfundim të transaksionit të ngatërruar që kam përshkruar më lart, nga ku lindi ashtu si Venusi nga shkuma e detit (në këtë rast nuk mund të themi ende nga fontana e naftës, se për të dalë ajo nuk po punohej ende) kompania Petromanas Energy Inc., kompania Manas Petroleum, e cila ishte në origjinë të këtij cirkusi offshore nuk u zhduk por vazhdoi të ekzistonte duke mbajtur 30.46% të aksioneve të Petromanas. Për ata që kuptojnë se si bëhen punët në botën e offshores, ky është një tregues shumë domethënës. Kjo tregon se ç’ përqindje të këtij koncesioni zotëronin ata të cilët i mundësuan këto kontrata, pra qeveritarët shqiptarë. Por edhe kompania Petromanas Energy Inc. ishte një mirazh i botës së offshores, e krijuar jo për të nxjerrë naftë dhe gaz, por për një qëllim tjetër. Raporti financiar i Petromanas për vitin 2012 tregon se kjo kompani ishte thjesht një fiksion. Sipas këtij raporti asetet e kompanisë për vitin 2012 qenë: Para cash dhe ekuivalente: 23 125 dollarë kanadezë; Investime afatshkurtra: 17 774 dollarë; Prona dhe pajisje: 572 dollarë; Share capital (vlera e gjithë aksioneve të shpërndara- ajo shumë që do të arrihet nga shitja e aksioneve): 152 264 dollarë; Shpenzimet (Të përgjithshme dhe administrative): 3344 dollarë. Në 31 dhjetor 2012 kompania kishte 693 694 733 aksione (shares). Por Share capital (vlera e gjithë aksioneve të shpërndara) ishte vetëm 152, 264 dollarë. Kuptohet se me këta tregues, kompania ishte krejt e paaftë për të bërë sadopak punën që kishte marrë përsipër në Shqipëri. Për t’ u dukur si kompani e rëndësishme, ajo përdorte disa hile të rëndomta të botës së offshores. Në 31 dhjetor 2012 kompania kishte 18.6 milion në tituj krediti me të cilat pretendonte të garantonte realizimin e kontratave të saj. Por këto nuk qenë para që mund të investoheshin dhe vlera e tyre reale qe shumë e dyshimtë. Kjo kuptohej dhe nga fakti se kompania kishte si para të ngrira (restricted cash), të depozituara si kolateral për këto letra krediti vetëm 19 361 dollarë! Deri më sot Petromanas nuk ka paguar dividendë për mbajtësit e aksioneve.
Duke qenë se Petromanas nuk mund të realizonte kurrsesi punët që kishte marrë përsipër në Shqipëri, se i mungonte ekspertiza, personeli dhe teknologjia e nevojshme, ajo në shkurt 2012 bëri një marrëveshje me kompaninë gjigande të naftës Royal Dutch Shell. Sipas kësaj marrëveshjeje Shell bëhej ortake me 50% në blloqet 2 dhe 3, në Shqipëri, duke paguar në këmbim 50.3 milion dollarë. Në qershor 2013, Petromanas i dorëzoi Shell edhe 25% nga pjesa e vet e aksioneve në Blloqet 2-3 në Shqipëri. Pra, kompanisë Petromanas i mbeti vetëm 25% e biznesit të saj në Shqipëri, dhe këtu duhet shënuar se 30% të këtij 25 përqindshi e zotëronte kompania Manas. Pas kësaj ekspozeje që bëra besoj se gjithkush e ka të qartë se qeveria shqiptare mund të kishte bërë një punë shumë të dobishme nëse do të kishte kontraktuar kompaninë Shell që në vitet 2007-2009. Shell e arriti suksesin brenda 20 muajve nga angazhimi i saj në Shqipëri, dhe brenda pesë muajve që nga dita kur mori pjesën e kërkuar prej saj. Merret vesh, Pusi Shpiragu 2 do të ishte hapur e shumta që në 2010, dhe gjatë këtyre tre viteve në vazhdim do të ishin hapur dhe puse të tjerë, çka do të thotë se kanë humbur shumë të ardhura publike.
Në 5 nëntor 2013, një ditë para se të shpallte lajmin për daljen e naftës në Pusin Shpiragu 2, Petromanas Energy Inc njoftoi se disa prej mbajtësve të aksioneve të saj, ndër të cilët dhe anëtarë të bordit të drejtorëve, dhe zyrtarë të kompanisë blenë aksione (shares) nga të cilat donte të lirohej kompania DWM Petroleum AG. Lexuesi duhet të kujtojë se kjo ishte kompania-bijë e Manas, pikërisht ajo kompani-bijë që kontraktoi me qeverinë shqiptare në 2007-2009 për koncesionet e naftës dhe gazit. DWM Petroleum AG tani shiti 46 milion aksione të tilla, nga të cilat drejtorët dhe zyrtarët e tjerë të Petromanas blenë 15 669 500 aksione. A nuk është e çuditshme që një kompani të shesë me çmim të ulët aksione që tashmë duket qartë se janë shumë fitimprurëse? Drejtori ekzekutiv i Petromanas, Glenn Mc Namara (shumë kompani offshores kujdesen të marrin në punë njerëz me emra anglosaksonë) e shpjegoi këtë transaksion të çuditshëm me atë se DWM kishte nevojë për para, për të zbatuar projekte të tjera të saj dhe shtoi se blerja e aksioneve nga anëtarët e bordit dhe zyrtarët e tjerë të Petromans tregonte besimin në rritje te kompania pas rezultateve të arritura në pusin Shpiragu-2 në Shqipëri. Por nuk kuptohet se përse DWM shiti aksione që do të jenë në rritje. Por ajo që duket e palogjikshme në botën tonë, ka një kuptim sipas logjikës që sundon në botën e offshores. Kjo shitje paradoksale ishte rezultat i një marrëveshjeje paraprake juridike, sipas së cilës përfitonin ata të cilët kishin mundësuar këto koncesione. U tha se në 60 ditët e ardhshme nuk pritet shitje tjetër. Kjo qartësisht ndodhte për të evituar kontrollet e mekanizmave shtetërore kanadeze. Por DWM mban ende 50 milion aksione të Petromanas, ose rreth 7% të aksioneve të saj. Kështu që në të ardhmen do të dëgjojmë gjëra të reja.
Sot në botë ekziston një autoritet ndërkombëtar që njihet si Extractive Industries Transparency Initiative. Ky është një standard ndërkombëtar i krijuar me synim arritjen e transparencës për vendet që kanë burime nafte, gazi dhe mineralesh, dhe që keqpërdoren nga qeveritarë të korruptuar në bashkëpunim me korporatat ndërkombëtare. Kompanitë nxjerrëse i raportojnë EITI, që e ka qendrën në Oslo të Norvegjisë, mbi nxjerrjet dhe pagesat. Kryeministri Berisha me urdhërin nr. 156 dt. 12 dhjetor 2008 emëroi një Grup Pune Ndërinstitucional për të punuar për anëtarësimin e Shqipërisë në EITI. Kryetar u emërua zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë, Energjitikës, Neritan Alibali. Ky ua kishte marrë dorën detyrave nga të cilat nuk kuptonte asgjë. Pas ardhjes së PD-së në pushtet, në 1992, Alibali, si përfaqësues i një partie aleate (Partisë Republikane) u emërua Drejtor i Teatrit Kombëtar, ndonëse kishte qenë punëtor në Uzinën “Partizani” para se të hynte në politikë. Ish-drejtori punëtor i Teatrit Kombëtar tani thirrej të luante një rol në teatrin e offshores. Përveç tij, në këtë grup pune ishte dhe Tetis Lubonja, vajza e moralistit të ekraneve, Fatos Lubonjës, e cila ishte drejtoreshë në Ministrinë e Drejtësisë. Në Grupin e Punës bënin pjesë edhe anëtarë nga “shoqëria civile”: Erald Kapri (Qendra Shqiptare për Rininë dhe Median), Ilir Aliaj (Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Demokratizim të Institucioneve), Anila Hajnaj (Qendra Shqiptare për Zhvillim Institucional), Sami Neza (Qendra Shqiptare për Transparencë dhe Informacion të Lirë). Kuptohet se të gjithë këta nuk kuptonin asgjë nga mënyra se si duhej bërë transparenca e industrisë nxjerrëse në Shqipëri, por e kuptonin shumë mirë se në këto borde do të kishin të ardhura të mira, prandaj hynë me dëshirë në to. Në 16 janar 2009, Kryeministri i kohës, Berisha i dërgoi një letër kryetarit të EITI, Peter Eigen, ku shprehte angazhimin e Shqipërisë për të zbatuar parimet e EITI. Shqipëria bëri kërkesë zyrtare për t’ u bërë vend kandidat për anëtar i EITI në mars 2009. Në 7 korrik 2010 me vendimin 540 të Këshillit të Ministrave u krijua Sekretariati i EITI në Shqipëri.
ALBEITI, dega shqiptare e EITI duhej të nxirrte raporte mbi transparencën e industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Të dërguar nga qendra e EITI do të vlerësonin punën e ALBEITI. Ironikisht, autoritetet shtetërore të Shqipërisë, në atë që supozohej të ishte një raport transparence mbi kërkimet e naftës, gazit dhe ato minerare në Shqipëri (raporti final i vlerësimit, viti 2011- f. 22) thuhet fjalë për fjalë: “Petromanas është blerë 100% e Manas Adriatic GmbH prej DWM Petroleum, një filial tërësisht i zotëruar nga Manas Petroleum”. Gabimet frazeologjike janë në tekstin origjinal të raportit dhe janë simptomë e qartë intelektuale e paaftësisë së hartuesve të raportit për t’ u orientuar në botën e offshores. Ekipi i Validimit (vlerësimit) i EITI, i përbërë nga tre vetë, qëndroi në Shqipëri nga 17-23 prill 2011 dhe bëri një raport që meriton të etiketohet me atë shprehjen popullore “as mish as peshk”. U mbajt dhe një workshop i ALBEITI në korrik 2011 me ç’ rast u promovua dhe Klubi i Gazetarëve ALBEITI. Natyrisht organizatorët u kujdesën që të ftojnë vetëm gazetarë që nuk do t’ u krijonin shqetësime. Por nuk është e lehtë t’ u krijosh shqetësime njerëzve të EITI dhe atyre të offshores që janë pas tyre. Në qarqet e offshores qarkullon një shprehje: Those who know don’ t talk. And those who talk don’ t know.
Qëkurse është krijuar Qeveria “Rama” a keni dëgjuar të flasë ndonjë ministër për ALBEITI-n? Për rëndësinë dhe reformimin e kësaj agjencie? Askush. E shumta që mund të bëjë Qeveria “Rama” është që në vend të atyre që vuri PD-ja të vendosë disa të tjerë për të marrë rrogën atje, në vend të Sami Nezës të jetë Lorenc Vangjeli, fjala vjen. Por duket se edhe Qeveria “Rama” është e vendosur që në këtë agjenci të mos ketë njerëz që njohin dhe kanë investiguar labirintin e kompanive nxjerrëse të naftës dhe mineraleve në Shqipëri. Se po veproi kështu Kryeministrit Rama do t’ i mërziten Kompania “Shell” dhe disa kompani të tjera.
Qeveria shqiptare edhe sot ka detyrim të nisë një hetim për krejt këtë aferën e treguar më lart dhe madje të kërkojë bashkëpunimin e EITI nderkombetar per kete hetim. Ajo që ka ndodhur me PSC-të Production Sharing Contracts të lidhura mes qeverisë shqiptare dhe këtij oktapodi të offshores që përshkrova më lart, është rasti klasik i abuzimit për luftën kundër të cilit është ngritur EITI. Asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk mund t’ i mbrojë ata që kanë përfituar abuzivisht në këtë mënyrë, se edhe vetë EITI është një institucion ndërkombëtar. Ato abuzime të ish-qeverisë së Berishës me të cilët po merret qeveria e sotme duken vogëlsira qesharake para humbjeve që kanë ardhur nga afera që tregova më lart. Është e mundshme që një pjesë e madhe e këtyre humbjeve të rikuperohen. Së paku paratë që “Shell” u pagoi kompanive fantazmagorike që kishin përfituar koncesionet nga qeveria shqiptare, do t’ i shkojnë buxhetit të shtetit në Shqipëri. Pastaj “Shell” do të detyrohet që të paguajë edhe një shumë parash së paku katër herë më të madhe se ajo që u pagoi kompanive koncesionare, pasiqe “Shell” ua ka blerë qartësisht shume lirë atyre aksionet, për shkak se nuk i kishin kartat në rregull nga pikëpamja e EITI. E vetmja gjë që duhet të bëjë Qeveria e Shqipërisë është që të kërkojë një hetim nga EITI. Kompanisë “Shell” nuk i pëlqen publiciteti i keq që do të vijë nga kjo dhe do të kërkojë marrëveshje duke i paguar shtetit shqiptar edhe nja 300 milion dollarë shtesë, që për të janë vetëm një thërrime. Bashkë me paratë që do të marrë Shqipëria, me ndërhyrjen e EITI nga kompanitë fantazmë që ia shitën koncesionin “Shell”-it do të bëhen aq para sa të mund të ndërtohet Boshti i Jugut, Autostrada Tiranë-Berat-Tepelenë, me tunele dhe brenda një ore të shkohet nga Berati në Tiranë. Nëse qeveria e sotme nuk ka vullnet të bëjë asgjë për këtë çështje, atëherë nuk mund të mos arrihet në përfundimin se ajo thjesht do të marrë mitën (rryshfetin) nga ata kanë marrë këto koncesione.
Populli i Qarkut të Beratit votoi masivisht në zgjedhjet e fundit për PS dhe LSI. Punë e tij, le të zgjedhë kë të dojë në parlament, por ama t’ u kërkojë atyre që votoi, t’ i kërkojë Edi Ramës dhe Ilir Metës, që të mbrojnë interesat e tij. Populli i Beratit duhet të tregojë se ka një vetëdije po aq të lartë sa tribuja afrikane Ogoni që banon në deltën e Lumit Niger në Afrikë dhe që u ngrit kundër abuzimeve të kompanisë “Shell” në një luftë aq të vendosur sa nuk u ndal as para çmimit të gjakut. 2000 banorë ogoni u vranë dhe 100 mijë u zhvendosën si refugjatë nga lufta që nisi mes popullsisë Ogoni dhe qeverisë së korruptuar të Nigerisë, e cila kishte marrë mita kolosale nga kompania “Shell”. O popull i Beratit, po ta grabisin pasurinë tënde, të fëmijëve të tu, të nipave dhe mbesave të tu, stërnipave dhe stërmbesave të tu. Ata që ta marrin votën duke të treguar përralla partizane e antifashiste nga Lufta e Dytë Botërore, nuk besojnë te to, ata thjesht duan të marrin rryshfetin nga kompania “Shell”, si Saliu para tyre. Po të bëjnë gomar o popull i Beratit, po ta bëjnë më keq se Osman Gazepi në kohën e Zogut, që kur e dërgoi mbreti të qetësonte beratasit i mblodhi ata në shesh dhe u tha duke nxjerrë e futur revolverin në brez: “Popull mistrec i Beratit! E shikoni këtë, kjo quhet kobure dhe e ka vendin këtu. Shpërndahuni!”. O popull i Beratit që në 1997 dole në shesh kundër Saliut, që në 21 janar erdhe në Tiranë për të protestuar, ngrihu dhe hajde para Kryeministrisë në Tiranë për të protestuar për pazarin që ka bërë me kompaninë “Shell” Kryeministri i zgjedhur me votat e tua. Edhe unë do të jem me ju. Ngrihu o popull i Beratit se biri yt, për të cilin ti e di mirë sa është biri yt, ministri i sotëm i Mirëqenies Shoqërore Erion Veliaj, faturat e shpenzimeve të të cilit për veshje udhëtime e qejfe të tjera tani i paguan kompania “Shell” pas Sorosit, u mburr se ishte ai me Lëvizjen e tij “Mjaft” që i mësoi shqiptarët të protestojnë. Ngrihu o popull i Beratit se je bërë gazi i botës që shikon kompaninë “Shell” në tokat e tua, që bën si të dojë. Ngrihu o popull i Beratit siç u ngritën 80 vite më parë ata për të cilët te filmi “Gjeneral Gramafoni” është thënia e famshme “Plasi në Kuçovë!” Në Kuçovë në atë kohë plasi për naftën që po të grabitej ty e Shqipërisë o popull i Beratit. Ngrihu o popull i Beratit dhe rrethoje Kryeministrinë me çadra, ashtu siç bëri në 2007 drejtoresha e sotme e Doganave, Elisa Spiropali e cila u priu minatorëve nga Bulqiza për në Tiranë dhe i vuri të rrethojnë Kuvendin me një kamp çadrash, ku Elisa flinte natë ditë me minatorët, me gratë e tyre në fakt, që të mos krijohen keqkuptime për zonjushën Spiropali. Elisa tani mori postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave për të mbajtur premtimet që iu bëri grave dhe vajzave të minatorëve të Bulqizës. Elisa do ta bëjë si Robin Hudi, do të bëjë nje thes me para në dogana duke ua marrë të pasurve dhe do t’ ua japë minatorëve të Bulqizës. Nejse. Le të dëgjojë bota tani se plasi në Berat dhe se Berati ia plasi në Tiranë. Dhe të jesh i sigurt o popull i Beratit, se nuk do të duhet të luftosh shumë, se kompania “Shell” trembet si djalli nga temjani, siç i thonë nga ngjarje të tilla, se pëson humbje të mëdha në stock exchange (bursa). Prandaj do të kërkojë që të arrijë një marrëveshje.
Te lumte analize shume e goditur !!!
Ore kujt i plasi per gjithe kte analize qe ke bo ti, kujton se e lexon njeri? Mua me habit fakti si ka mundesi qe SHELL zoteron 75% te aksioneve te pusit te shpiragut a thua se ka blere token e babes, dhe ska informacion sa e ka blere?
Shell eshte nje nga Vampiret e Globit; Anglezet jane te pangopur dhe kuuuuuuuuuurrrrrrrrrrrreeeeee nuk kane ndertuar shtete : Ata kane krijuar vetem skllever dhe skllaverim ,sic eshte e gjithe India Bangladeshi dhe Indokina dhe Afrika !
Te pakten mos jepni shifra se tmerruat dynjane o traper. Gati cdo vit i dhjetvjecarit 1980-1989 e ka patur planin 2 milion ton nafte. Po kaq eshte edhe kapaciteti maksimal i perpunimit ne kombinatin e perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh, perjashto kapacitetin perpunues te Cerrikut dhe Fierit. Pra duken perparimet tona katastrofale edhe ne kete fushe.
Me siguri kete tenderin e perzgjedhjes se firmes lidhore do ta fitoje firma ligjore e Kryetarit te AKBN-se, nje molusk midis LSI dhe PD, ose me sakte firma ligjore ku “jep” kontributin e tij dhe vellai i Lulzim Bashes. Emrin e firmes gjejeni vete po zyrat i ka tek e njohura Vodafon Tower !!! Mbajeni mend e me kujtoni kete qe ju them !!!
Flm ti mik ‘alo’ per infon si e rrjepin ket vend.
Shikoni ministrin qe blegeron per suksese te mdhoja (kur vendi grabitet), po, sukses ne grabitje, prandaj mbajne keta qeveritare, ja damian- peshku:
‘Shell, që ka 75 përqind të aksioneve.
Gjiknuri
tha për Reuters
se disa blloqe naftë
kanë rënë në të shkuarën në duart e gabuara.
Nafta bruto, e nxjerrë në Shqipëri në vitin 2013,
arriti në 1.2 milion ton.
Nga këto 1.05 i nxori Bankers Petroleum…
Puna eshte sa gram fiton Shqiperia- koloni
(me deshire te qeverive, o halli
o damjan- cjapi
e edvin- mostraPiktoreske)!!
Ej,
Gjuknuria e gaditi per jete, mos cani kry, deeeledasher mas sodit!
Po mir o shoku,alo, po hajde na pri perpara Kryeministrise atehere, ah se harrova, qysh ta thone llagapin mo?
ju lutemi ndonje info ne lidhje me tenderimin e Explorimit dhe nxjerrjes se naftes dhe gazit ne det te hapur