“Ndarja aktuale administrative territoriale e njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri nuk reflekton aspak ritmet e zhvillimeve ekonomike, sociale, demografike dhe infrastrukturore, pas ndryshimeve demokratike të 1990-të. Sot Shqipëria është e copëzuar në 385 njësi vendore, 65 bashki, 308 komuna e 12 qarqe. Përvoja e këtyre viteve ka treguar se ndarja aktuale administrative nuk i përgjigjet nivelit të qeverisjes vendore të parashikuar në ligjin organik për qeverisjen vendore dhe për rrjedhojë në bashkitë më të mëdha ka probleme të zhvillimit, të cilat shkojnë përtej ndarjes aktuale administrative, por edhe për koordinimin për çështje të caktuara, siç është planifikimi urban, kontrolli i territorit apo menaxhimi i mbetjeve dhe mbrojtja e mjedisit, që është kaq evidente edhe këtu në Vlorë”.
Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bled Çuçi gjatë takimit konsultativ të organizuar në Vlorë me shoqërinë civile, qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore në lidhje me reformën Territoriale-Administrative.
Ndërsa e vlerësoi këtë reformë ndoshta më të rëndësishmen në vend që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë, në sasinë dhe në qasjen e të gjitha shërbimeve për qytetarët, për investimet publike në nivel vendor dhe qendror, Çuçi theksoi se njësitë e vogla të qeverisjes vendore, janë gati të paralizuara.
“Shumë bashki dhe komuna të vogla e kanë të vështirë, madje të pamundur të përmbushin përgjegjësitë e tyre në përputhje me ligjin. Sot llogaritet se, vetëm 15 përqind e njësive të qeverisjes vendore në shkallë vendi, arrijnë të kryejnë 26 funksionet dhe kompetencat që u ngarkon ligji. Gjysma e këtyre njësive vendore, nuk kanë kryer asnjë investim. Shumica absolute e tyre ka mbi 60 përqind të shpenzimeve për personelin dhe arrijnë të mbledhin jo më shumë se 20 përqind të buxhetit, nga taksat vendore. Ndërkohë, në 1 vit taksapaguesit shqiptarë, paguajnë plot 25 milionë USD, vetëm për të mbajtur administratën e komunave pa përfshirë bashkitë”, tha ministri për Çështjet Vendore.
Duke analizuar këta tregues, Çuçi, theksoi se të dhënat tregojnë se në vitin 2013, gati të gjitha të ardhurat e siguruara nga taksat që pagoi biznesi i vogël në të gjithë vendin, shkuan për paga personeli, duke mos kthyer mbrapsht asnjë shërbim apo investim publik.
Deputeti i Qarkut të Vlorës, Andrea Marto, anëtar i Komisionit Parlamentar të Reformës Administrativo-Territoriale, u ndal në hapat që janë ndjekur për procesin e kësaj reforme, duke theksuar faktin se mazhoranca ka kërkuar në vazhdimësi konsensusin e opozitës. Sipas tij, data 31 korrik e këtij viti, do të shënojë edhe fundin e këtij procesi me votimin në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga ana e saj, Prefektja e Qarkut të Vlorës Etjona Hoxha theksoi mes të tjerash se “fakti që kemi shumë njësi ku ofrohen shërbime jokualitative dhe fakti që ka një shëndarje të pabarabartë të kostos së shërbimit nga njësitë e vogla në ato më të mëdha, janë tregues të drejpërdrejtë të mangësive të mëdha që ekzistojnë në ndarjen aktuale administrative territoriale”.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u ndal tek optimizimi i burimeve financiare dhe njerëzore. Ai sugjeroi krijimin e zonave funksionale turistike, ndërsa vlerësoi kriteret si të mirëpërcaktuara. Por sugjeroi gjithashtu vlerësimin e rajoneve specifike turistike, siç është rajoni i Vlorës turistik.
Mirela Koçi, drejtoreshë e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, u ndal në efektivitetin e reformës administrativo-territoriale, në drejtim të përfitimit të fondeve nga BE-ja, duke i lidhur ato me standardet e Komunitetit Evropian. “Efektivitet në burime nuk do të thotë vetëm menaxhim i burimeve të brendshme, por një zonë funksionale konsiderohet efektive në momentin se sa e aftë është të thithë fonde në kuadrin e programeve të BE-së, për të shtuar buxhetin”, theksoi ajo.
Qëllimi i reformës administrative territoriale është rritja e efikasitetit dhe përmirësimi i cilësisë dhe aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore, rritjen e burimeve financiare dhe të mjeteve për njësitë e qeverisjes vendore, përmirësimi i mekanizmave të demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimin e instrumentave të demokracisë direkte, rritjen e kapaciteteve të administratës publike vendore, si dhe forcimin e strukturave komunitare në nivel njësie të qeverisjes vendore, lagje, fshati. Procesi është realizuar përmes pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të aktorëve të interesit, konsultimeve me komunitetin e zonave respektive, mbështetje metodologjike të procesit nga ekspertë vendas dhe të huaj të organizuar në grupe teknike pune, zhvillimi i reformës së ndarjes administrativo territoriale në parallel me thellimin e reformës së decentralizimit etj.
kjo eshte nje reforme e jashtezakoshme! bravo zoti Cuci, bravo qeveria!
kjo ndoshta do te jete e vetmja reforme HISTORIKE qe do mbahet meend. duhet te kursejme taksat dhe jo ti hedhim per struktura qe NUK OFROJNE ASNJE SHERBIM!
Nuk ka asnjegje me pozitive sesa kjo reforme qe po zhvillohet. Njerezit po paguajne kot me kot taksa tek nje njeri i paafte qe e ka mendjen te bej lek.
Me qe jemi ne kete diskutim hiqeni fare Keshillin e Qarkut.Ai nuk kryen asnje funksion tjeter pervec rrogave qe marrin anetaret e tij,
Ti vertet qe e njihke pushtetin vendor!. Por nese do kishe dy gram tru do te kuptoje se eshte BE qe i kerkon qarqet, se po te ishte ne dore te Rames do i kishte fshire me kohe, (ashtu si sugjeron dhe ekspertja e “shqyer” Albana Dhimitri………..
Nuk eshte VLORA perla e shqiperise?
65 bashki e 308 komuna, kur fjale komune, shqip do te thoje bashki. O zot cfare injorantash drejtojne kete shtet tash 24 vjet.
Nuk ka ironi me te thelle se kjo reforme.
Dikur thuhej ta bejme edhe fshatin si qyteti.
E njejta teori qe po na serviret a thua kjo do ta beje jeten e shqiptarit me te lumtur.Do udhetoje 67 vjecari per te bere dokumentat e pensionit(nese arrin te jetoje aq vite)per te marre nje vertetim ne zyrat e komunes, nese ka zyre te hapur dhe do te kthehet e do te beje edhe 100 km te tjera rruge nese nuk mbaron pune .Bravo Cuci po mendoni per popullin fukara.
Fshati do boshatiset edhe me, bujqesia ne pike te hallit Te na rrojne qeveritaret se me kete reforme ata do lodhen me pak.
Epo duhet ruajtur kuadri.
Shqiperia ne duar te sigurta
Do menaxhohen me mire mbetjet urbane ne komuna qe kane territor sa gjysma e nje rrethi-edhe kjo nje ironi e le me menaxhimi i territorit-hajde filozofi hajde,
Reforma DUHET qe te cohet nga varri fshati,i cili duhet te mbaje populln me buke e prodhimet qe importojme fatekeqesisht…KOHA NUK PRANON GABIME…Dhe gabimi themelor do te vije nese ne keto funksione do te vendosen hajdutet qe populli i njeh mire,qysh na saliu e deri tek kadijte me manaxheret e piramidave qe kane bere ligjin edhe ne xhyrmetllikun e ndarjes se tokave sipas ligjit te leshit 7501,7mije e 500 e preshit te leshit.STOP HAJDUTEVE ne cdo qelize;ndryshe do te jete skandali i rradhes kjo reforme