Tregtimi i naftës dhe gazit/ IQT gjobit 23 subjekte për përqindjen e squfurit

6 Maj 2014, 18:27Politika TEMA

Inspektoriati Qendror Teknik gjobit 23 subjekte që tregtonin gaz dhe naftë në shkelje të ligjit. Përmes një njoftimi për mediat IQT bën të ditur se është i vendosur të zbatojë ligjin duke mos lejuar  tregtimin e naftës dhe gazit jashtë standardeve.

“Inspektorët e IQT kanë vijuar kontrollet në pikat e tregtimit  në mbarë vendin ku vetëm  në periudhën shkurt-mars 20014, janë gjetur në shkelje të ligjit për tregtimin e naftës dhe gazit rreth 23 subjekte. Si pasojë e mosrespektimit të standardeve, IQT ka penalizuar me gjoba 23 subjektet për të cilat janë lëshuar dhe procesverbalet përkatëse”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas Drejtorisë së Inspektimit të Naftës dhe Gazit në IQT, shkeljet e subjekteve konsistonin në treguesit e cilësisë së naftës dhe gazit që janë pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit.

Kliko për të parë emrat e 23 subjekteve të gjobitura

9 komente në “Tregtimi i naftës dhe gazit/ IQT gjobit 23 subjekte për përqindjen e squfurit”

  1. megi says:

    bravo! keto jane gjera qe deri para kesaj qeverie as ju shkonte mendja! kshu fitohet kujdesi mbi qytetarin!

    1. Epiriiiii says:

      Vetem 23???????? une sapo Mberrita ne Shqiperi me shkoi Demi i Injatorve te Audit A8 500euro vetem nga Nafta e Keqe, atje Askush nuk TREGETON Nafte me Standarte

    2. jarin says:

      keshtu bahet SHTETI e jo me pallavra te kota

    3. i says:

      bravo ke te drejte ti, por problemi qendron pse nuk na i thone kush jane keto subjekte qe mos te furnizohemi me aty

  2. Aleksandër Matrënga says:

    Shume mire keni bere qe i keni gjobitur ,madje shume mire por peshqit e medhenj nuk ishin ne list,peshqit e medhenj notojne ne uje te turbullt dhe kontrolli nuk i ka kapur ende.Peshqit e medhenj zoterinj,atyre me njehere ,se ata kane lidhje me politiken dhe livadhisin me shume.Kjo eshte nje vlere qe vjen ne ndihme te qytetareve.Bravo.

  3. Historian says:

    Po ku i kane gjetur keto pika, vetem ne fshat ….gjithsesi nje hap i mire .

  4. PYETJA says:

    Sa karburante ka shqiperia? Vetem rruga Lezhe-Tirane kishte 52.Po ne 10 km e Saliut sa jane? 2300,apo me shume?
    Qe i bie te jene gjobitur 1% e gjithe karburanteve????? Mos e merni seriozisht,bera shaka….1% ?????po 99% te tjeret karburante e kane te regullt????

  5. aqif thumbi says:

    mir shume per cilesin eshte punuar,por per sasine nuk po flitet fare si ka mundesi?

  6. Geraldi says:

    Mos tallni menderen, a e shikoni qe nuk keni kapur asnje peshk te madh. gjithe pika karburantesh si kioska, ske nevoje as ti kontrollosh se duken qe ne pamje qe duhen mbyllur. Te na tregoje IQT cfare cilesie i kane dale karburantet e kastratit, eldes, tacit, gulfit, dhe pastaj flasim. prandaj nuk e do asnje markimin se dalin zbuluar te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje