Pasi u bë subjekt i një përçmimi global pas publikimit të një raport shumë kritikues të OKB-së për abuzimet me të drejtat e njeriut, Koreja e Veriut ka publikuar një ‘analizë’ me të dhëna për të drejtat e njeriut në SHBA.
Duke e quajtur SHBA-në si “abuzuesen më të keqe në botë me të drejtat e njeriut”, agjencia shtetërore e lajmeve thotë se ky vend “është një ferr i gjallë, ku dhunohen në mënyrë të pamëshirshme të drejtat themelore për ekzistencë”.
Raporti hapet duke theksuar se vetë Presidenti amerikan, Barack Obama e pranon se në SHBA ekziston problemi i racizmit.
Më pas vazhdohet me një listë, që duket një përsëritje e mërzitshme e opinioneve të faqeve të majta në SHBA, përzier me një dozë propagandë sovjetike për dekadencën amerikane.
Racizmi, krimi dhe papunësia janë të shfrenuara, thuhet në raport. Ligjet për armët nxisin vrasjet dhe çmimet e banesave po rriten, duke bërë që shumë njerëz të jenë të pastrehë.
“Numri i të varfërve në SHBA u rrit në 46.5 milionë njerëz vitin e shkuar dhe një në gjashtë qytetarë dhe 20 përqind e fëmijëve janë në prag të zisë së bukës në Nju Jork”.
Ndërkohë që SHBA po digjet, thuhet në raport, “Presidenti amerikan Barack Obama e kënaq veten në luks thuajse çdo ditë, duke harxhuar qindra miliona dollarë në udhëtimet e tij jashtë vendit, duke shpërfillur mjerimin e popullit të tij”.
Natyrisht që ka një referencë të detyrueshme edhe tek skandali i avionëve pa pilot dhe skandali i përgjimeve nga NSA.
“Qeveria amerikane ka monitoruar çdo lëvizje të qytetarëve dhe të huajve, me kamera dhe pajisje përgjime, por edhe me avionë pa pilot, si pretekst i sigurisë kombëtare”.
Dhe më pas kujtojnë edhe vrasjen e Trayvon Martin.
“Ngjyrat e vërteta të SHBA si mbretëri e diskriminimit racial u zbuluan vitin e shkuar, kur një gjykatë në Florida shpalli të pafajshëm një polic, që vrau një djalë të pafajshëm me ngjyrë”.
(George Zimmerman, natyrisht, nuk ishte oficer policie).
Edhe pse disa nga fyerjet duket se kanë humbur pak në përkthim, si në rastin kur thuuhet se “SHBA është një tundër e të drejtës së njeriut për të ekzistuar”, qëllimi është i qartë: një SHBA, që duket si një shtëpi qelqi, nuk duhet të hedhë gurë mbi Korenë e Veriut.
Por si i përgjigjet media amerikane këtyre akuzave? Me një “po, por…”.
Nina Strochlic nga Daily Beast, thotë se është shqetësuese që Koreja e Veriut nuk duhet të modifikojë shumë statistikat për të dalë në thelb të çështjes.
“Koreja e Veriut arrin të godasë me forcë në çështjet më të diskutuara. Dhe kritikat ndaj Amerikës nuk do ishin qesharake nëse nuk do vinin nga goja ë një akuzuesei, që mban mbi shpinë bilance shumë më negative”.
Matt Ford i “The Atlantic” i analizon akuzat rresht për rresht dhe gjen fare pak mangësi.
“Nuk është e qartë nëse analiza ekonomike e Koresë së Veriut këtu është qëllimisht mashtruese apo vetëm e mangët nga faktet,” shkruan ai.
“Koreja e Veriut shkruan se 46.5 mlionë amerikanë jetojnë në varfëri dhe se kjo shifër është në rritje. Një në pesë fëmijë në Nju Jork jeton në një shtëpi me probleme në furnizimin me ushqim, por pretendimi se këta fëmijë janë në prag të zisë së bukës, është hiperbolik”.
Ai shton megjithatë se “mëkatet e Pjongiangut nuk e bëjnë Uashingtonin një shenjt”.
Të paktën amerikanët i dinë problemet dhe janë të angazhuar në mënyrë aktive për t’i debatuar ato, shkruan Matt Essert nga PolicyMic.
“Amerikanët mund të ankohen hapur në lidhje me vendin dhe qeverinë e tyre, pa pasur frikë se mund të përfundojnë në një kamp pune, kështu që opsioni për të ndryshuar dhe përmirësuar Amerikën është real, edhe pse i vështirë,” thotë ai.
Adam Taylor nga Washington Post thotë se statistikat për krimet me armë janë të vetmet statistika nga analiza e Koresë së Veriut, që duhen diskutuar.
“Ndërsa është e vërtetë se është shtuar numri i vrasjeve masive në SHBA, krimi i dhunshëm në përgjithësi ka rënë gjatë viteve të fundit, me rënien e numrit të vrasjeve në qytetet e mëdha”.
Në fund, thotë ai, raporti tregon qartë se përpjekja për të shmangur fajin, duke drejtuar gishtin diku tjetër, funksionon më mirë se kurrë në shekullin e 21-të.
Koreja e Veriut mund të përdorë taktika të tilla, por fakti që ata nuk përqeshen kaq shpejt për ato që tregojnë, është pak shqetësues për ne që jetojmë në tundër.
Per ato qerate e shtepive ka te drejte ai.
Ketu ne ny qeraja e nje garsoniere ne nje lagje te populluar me te bardhe eshte 1.150$. 1+1 1.800$ etj.
Te jetosh ne keto lagjet e populluara me te zinj do kursesh 100-200 $ po do nje jet mizerabel,lere keta qe mburren sikur kushedi ku jetojne…si gabel jetojne ne mes gaburcalleve dhe tartabiqeve.
Po te jesh me 3 klase shkolle sigurisht nuk do e perballosh dot qerane. Bej nje shkolle, merr nje rroge te konsiderueshme dhe do e shohesh qe do jetosh si njeri
@SHOKU N. VJOSA DHE BEND
I BASHKOHEM ARGUMENTIT TEND “BEND”, KAM QENE PARA SHUME VITESH NE AMERIKE PER SHKOLLE, PER NJE PERIUDH 4 VJECARE, NE BOSTON, NEW YORK DHE PHILA, DHE JETA KA NDRYSHUAR SHUME KUR ISHA HEREN E FUNDIT.
VARFERIA ESHTE SHTUAR SHUME HEREN E FUNDIT QE ISHA, QERAT E SHTEPIVE JAN SKANDALOZE. PAGAT JAN ULUR, OSE NUK KAN PASUR ASNJE RRITJE, NE ANEN TJETER NAFTA, USHQIMET, SHTEPIT JAN RRITUR ME 30-40%.
KURSE SA PER TY “SHOKU N. VJOSA” NUK DO JEN TE GJITHE ME SHKOLLE TE LARTE, APO ME MASTER. SE PO TE ISHIN TE GJITHE ME SHKOLLE TE LARTE, KUSH DO TA BENTE PUNEN E MEKANIKUT, HIDRAULIKUT, ELEKTRICISTIT, GUZHUNIERIT, KAMARIERIT E TJER…KA PLOT NJEREZ NE AMERIKEM QE JAN ME DIPPLOMA UNIVERSITETI DHE PUNOJN KAMARIERA DHE KASHIERA.
POR KOSTO E JETES DUHET TE JET E BALANCUAR PER TE GJITHE. SI PER ATE QE ESHTE DOKTOR DHE PER ATE QE ESHTE KAMARIER.
E vertete.
Per ata qe nuk ju pelqen te punojne dhe jetojne ne Amerike ka nje zgjidhje shume te mire: shkoni e jetoni te Kimi ne Korene e Veriut, se edhe ushqimet jane me bollek e te lira (sidomos supa e orizit), karburantet me te lirat e ne bote , shtepite falas(burgje te klasit te pare),po rrogat qe ju teprojne dhe nuk dine si ti harxhojne.Atje eshte parajsa.Shkoni ne Kore se mos ju marin me zor dhe ju cojne me SHBA.
O c’na vdiqen injorantet.
O “LIPE GREMI” LEXOJI MIRE KOMENTET OSE MOS KOMENTO FARE. NUK PO THOT NJERI QE KOREJA E VERIUT ESHTE ME MIRE SE AMERIKA. SE AS NUK KA TE KRAHASUAR.
NUK E DO TI AMERIKEN ME SHUME SE TE TJERET.
PO DISKUTOJM PER FAKTIN, SE SI KA QENE DHE SE SI ESHTE AMERIKA SOT. NE KRAHASIM ME VITET E KALUARA.
QE NE AMERIKE, KA NJE DISPROPOCION TE EKONOMISE. EDHE VET AMERIKANET PO TI PYESESH DO THONE TE NJEJTEN GJE. QE JAN TE PA KENAQUR.
MUA ME KAN THENE VET AMERIKANET QE NJIFJA NE SHKOLLE, QE VITET ME PARE NE AMERIKE, VETEM KRYEFAMILJARI PUNONTE EDHE E TERE FAMILJA JETONTE DHE BENTE NJE JET NORMALE, DHE FEMIJET SHKONIN NE SHKOLLE.
KURSE SOT THON, PUNOJN TE DY PRINDERIT NE FAMILJE, EDHE NGA DY PUN PUNOJN , QE TE JETOJN NORMALISHT, E JO ME TE HEQIN LEK PER TE PAGUAR KOLEGJIN E FEMIJVE.
O LIKE, A E DI SA ESHTE KOSTOJA MESATARE E SHKOLLAVE NE AMERIKE NE VIT…?? KA VAJTUR KOSTOJA E SHKOLLAVE TE LARTA $60,000 NE VIT.
KURSE GDP CAPITA OSE RROGA MESATARE PER NJE AMERIKAN ESHTE $52,852 PA HEQUR TAKSA. SHUMICA DERMUESE E AMERIKANEVE MARRIN SI RROGE $35,000 E POSHT. BEJE LLOGARIN VET TANI.
po te shkosh ne columbia university mund te te shkoje aq. po ke plot universitete te tjera qe nuk shkojne me shume se 10 ose 15 mije ne vit. sipas nivelit te universitetit edhe pagesa. per ata qe skane te ardhura te mjaftueshme ja u mbulon shteti me grante. avash o lali se ktu jemi dhe i shikojme.
@SIT BACK AND RELAKS
ATO UNIVERSITETE QE THUA TI SHOKU QE KUSHTOJN 10 APO 15 MIJE NE VIT, NUK JAN UNVERSITETE…POR JAN COMUNITY COLLEGE,DHE NE PERGJEGJESI JAN 2 VJECARE. JAN SI SHKOLLAT E NATES NE SHQIPERI.
JAN PER ATA INDIVID QE NE GJIMNAZ KAN PASUR REZULTATE TE DOBETA DHE NUK PRANOHEN NE KOLEGJE EDHE UNIVERSITETE. KSHU QE VEN NE KETO COMUNITY COLLEGE TE NGREN MESATAREN.
OSE ATA QE NUK KANE PARA PER TE VAJTUR NE NJE UNIVERSITET NORMAL, DHE BEJN DY VITE SHKOLLE NE COMUNITY COLLEGE QE THUA TI, DHE DY VITE TE TJERA TEK NJE UNIVERSITET TAMAM.
80% E AMERIKANVE JETOJN NE BORXHE, SHUMICAT E BORXHEVE JAN NDAJ BANKAVE. DOMETHEN NJE EKONOMI E NDERTUAR MBI BORXHE.
NJE NDRYSHIM I MADH NGA AMERIKA E VITEVE 90 NE KOHEN E BILL KLINTONIT. KU HANTE EDHE QENI PETLLA NE ATE KOHE.
cuny lali cfare eshte?
ja ku e ke o lali tarifat e cuny dega law. 7600 semestri per ny residents. nqs ske te ardhua sa duhen te jep shteti grant. ca do me shume. do shkoje 20 – 25 mije ne vit qameti. ske leke merr grant scholarship ose kredi nga shteti. bej shkollen puno laj kredine. ose bej 2 vjet community college dhe bej dhe 2 vjet te tjera ne nje colegj 4 vjecar dhe ja ku e mbarove dhe 4 vjecarin. nqs do e gjen rrugen, me te qara nuk ben perpara.
http://www.law.cuny.edu/admissions/tuition.html
Po te kerkosh gjen. duhet pranuar fakti qe shumica e atyre qe kane veshtiresi jane emigrantet e rinj dhe ata qe nuk kane nje shkollim ne usa. nuk eshte e lehte te fillosh jeten ne nje vend te huaj, nuk eshte e lehte per ata qe kane nje shkolle nje profesion dhe dine dhe gjuhen e lere me pastaj per ata qe jane dru komplet. Shumica e emigranteve kur vijne punojne ne ndertim, kamariere, pastrim, doorman etj, pune qe nuk duan ndonje arsimim dmth. pastaj ne varesi te personit ndryshon dhe ecuria. ai qe ben nje shkolle, merr nje profesion, perfeksionon gjuhen arrin te integrohet dhe me nje page mesatare perballon qerane, te ngrenen, makinen etj dhe i ka te gjitha shanset te kerkoje per me mire. Por do durim, nqs vjen ne amerike me mendjen qe qe ne 6 muajt e pare do krijosh jeten rehatine dhe pasurine e ke gabim. te pakten duhen 2 vjet te mesosh te heqesh vallen sipas jetes se amerikaneve pastaj avash avash integrohesh. Eshte e veshtire per ata qe zhvendosen brenda shqiperise nga nje qytet i humbur ne tirane per tu integruar e gjetur pune e jo me te nderrosh kontinent. Nqs ke deshire dhe ambicie ketu ben perpara, nqs do te jetosh me variantin albanez qe puno 2 ore e 4 ore pi kafe sigurisht qe ste del te paguash qerane. Po me thoni ju qe ankoheni per qerate e larta ne NY a nuk jane te larta qerate edhe ne tirane per nje rroge mesatare apo te ulet. minimumi gjen shtepi me 250 mije leke kur rroga jote nuk i kalon te 350 mije leket ne muaj. mos krahasoni qerate e ny me rrogat e shqiperise. ketu gjen shtepi me 1100, 1000, 1200 ne vende me te bardhe dhe qe per te vajtur ne pune te shkon 1 ore qameti. Por edhe qe jeta eshte shtrenjtuar ne krahasim me 10 vjet me pare kjo eshte e vertete. Po mos harrojme qe kriza ndjehet akoma ne amerike pamvaresisht se jo aq sa ne evrope. Ai qe do te perparoje ne amerike perparon, per ata qe sbejne hajer ata skane per te bere hajer kudo qe ti cosh se jane rrac dembelash. shikon ne amerike plot white trash qe lypin rrugeve apo jetojne si barbona apo qe ushqehen neper qendrat sociale, dhe keta jane amerikane vendalinj por qe kane zgjedhur ate menyre jetese. shqiptaret ne amerike punojne nate e dite me koken poshte 24/24 7/7 dhe ngrene familjen, shtohen e arsimohen. Deri me sot nuk kemi degjuar per amerikane te emigrojne neper shtete te tjera per nje jete me te mire megjithe ankesat qe mund te kene per qeverine e tyre e kunderta ndodh cdo dite. Edhe qe ka polarizim ka, probleme ka sa te duash por me thuaj nje vend ku njerezit nuk ankohen. Ce La Vie, ndersa jeta e emigrantit eshte njesoj kudo qe te shkosh si ne amerike, si ne gjermani, si ne france apo australi bile qellon qe shpesh here ndjehesh emigrant edhe ne vendin tend. Megjithare po nuk te pelqeu amerika ke gjithmone opsionin per te shkuar ne kore te veriut apo kube, atje te ofron shteti nje shtepi pa qera.
O Fieraku Linkolni ka thene: “Eshte me mire te heshtesh dhe njerezit te dyshojne se je idiot, sesa te flasesh dhe te fshish cdo dyshim.” Vetem nje fakt po te citoj USA ka rreth 300 milione banore, pra rreth 4.28 % te popullsisse se botes (7 miliard), por ka 30 % te pasurise se botes.
Edhe nje fakt tjeter e din ti se sa paguan SHBA per sigurine e botes? Ajo paguan 30% te shpenzimeve te NATO-s, pa llogaritur shpenzimet e tjera jashte vendeve te NATOs. Nese Amerika terheq mbeshtetjen esaj ushtarake atehere benda nates me dhjetra shtete do te pushtoheshin nga vendet fqinje te tilla si:Izraeli (nga vendet arabe), Koreja e Jugut (nga Koreja e veriut), Tajvani (nga Kina), Arabia Saudite (nga vendet e tjera arabe), Kuvajti nga (Iraku),Kosova (nga Serbia), Maqedonia (nga Greqia dhe Bullgaria), BiH (nga Serbia dhe Kroacia), Vendet Baltike + Ukraina + vendet e EQL (nga Rusia) e keshtu me radhe.
Sa per American nuk ke b..th ta analizosh nga shqiperia gjendjen atje .Nje gje duhet te dish nqs jetesa ka rene pak ne Amerike ,ne anen tjeter te oqeanit ka shkuar ne ferr,amerika eshte vendi ku mundesite e njeriut per te plotesuar endrrat jane te pa fund, kjo arrihet me pune,dituri dhe kurajo dhe jo me dengla dhe llafollogji shqipetaresh.
E VERTETE……………
Realiteti
propagandë e zmadhuar si gjithandej!!
amerikanët thonë të tyret,këta po ashtu!
deri dje rama na mbushi mëndjen për 1 milionë të pa punë kuse sot nuk ka ku ti gjejë për ti punësuar!!
ec mo gallat politikash e politikanësh!!
Jeta në Amerikë nuk pasqyrohet aspak me thellëësinë dhe ashpërsinë e relaitetit të saj të zymtë, as edhe nga Koreja e Veriut.
Ajo që dështojnë ata të rrëfejnë në sy të botës është makabriteti i dëbimeve masive.
Qysh nga 2006, nga Amerika janë dëbuar nga 460 mijë njerëz, shumica e të cilëve me famijle të lëna pas.
Krime të tilla drakoniane nuk janë dëshmuar as në Serbi. Masat antiçifute të Hitlerit duken si organizime ditësh kampi për fëmijë në kohën e Enverit në Shqipëri, krahasuar me dëbimet e përditëshme, gjithë ditën e natën nga Amerika. Nuk flasim për ata që thyejnë afatin e vizave, por për familjarë që banojnë e punojnë, duke paguar taksa e rritur fëmijëe fëmijë të tyre për mbi 50 vjet. Kjo nuk është broçkull por e vërtetë. Po të doni ka faqe të posaçme që e dëshmojnë këtë në internet, dhe jo të stisura.
Me kartën e rracizmit luhet kot. Rracizmi është një kruajtje e lehtë në Amerikë. Të çarat që rrjedhin maraz e gjak vazhdojnë përditë, dhe nuk ka të ndalur.
Shumëzojeni numrin 460.000 për 7 vjet, që të nxirrni numrin e saktë të dëbimeve.
E lezeçmja është se Shqipëria ata dëbohen i quan “depërtime”, (as deportime jo), dhe jo dëbime. A thua deportation ka ndonjë kuptim tjetër, më njerëzor se dëbim. Po kjo punë bëhet në Shqipëri, lëmoshave u thonë donations (donacione).
Debohen ata qe jetojne ilegal (pa dokumenta). Mos na i thuaj sikur po debohen njerez me qendrim te rregullt. Ata mund te kene jo 50 vjet por edhe 100 vjet, po qe se nuk ke dokumenta te rregullta, do te thote qe ke thyer ligjin dhe keshtu qe do deportohesh
Jam kurioz te di, sikur ti qe na flet per ligjet e amerikes si ndonje sekretar partie,te kishe shitur shtepi e katandi,ose te kishe ardhur ketu ne amerike me 20-30 mije dollare borxh,a do kishe folur ne kete menyre per thyerje ligjesh?Ik tani futi ndonje tas grosh te kuqe,pastaj hajde pjerdh ketu tek tema sa te duash.
te shesesh shtepi e katandi e te nisesh per ne Amerike me 20-30 mije dollare borxh, do te thote ti thuash trurit tend “ik pirdhu” e te lozesh me jeten tende me dy-lekesh or cun…
Ore nahija vjeter, nuk te deportoi njeri me zor ne amerike, hypi arapllonit ene kthehu ne shqiperi. po nje mut do besh dhe ne shqiperi. kush e di ameriken ha merr dhe ik as mos ta luj sumen per te ardh ne amerike. amerika do bythe ene te forta, nqs i ve vetes nje synim dhe i qendron atij synimi ne amerike ja del. amerika eshte bere me pune e jo me pordhe, nqs do qe te besh tere diten lloqe e te bash sikur punon rrini ne shqiperi dhe kavardisuni me ato qe ju ndodhen dhe beni parazitin. leke pa pune nuk ka. jeni mesuar me kohen e xhaxhit kur ju benit sikur punonit e ai bente sikur ju paguante.
sit.back and. relax!
Ma bej nje nder,merr nje pale syze qorrash,dhe lexoje komentim tim edhe nje here me vemendje,dhe do e kuptosh se une nuk kam ndonje ankese kundra amerikes,se ne fund te fundit nuk me pruri amerika me zor ketu mua,por jeta anarki qe eshte ne vendin tim!Persa i perket vullnetit per pune,ti nuk mund te me gjykosh mua, perderisa nuk me njeh se sa djale dembel apo djale puntor jam une!Sa per dijeni kam bere pune te renda ne jete reale,sa qe ti s’i ke pare as ne filma me skllever!
Qellimi i shkrimit tim, ishte per ate halen qe thoshte ne qofte se je ilegal ke thyer ligjin dhe mire t’a ben amerika po te ktheu,nderkohe qe po t’i biem lapsit ne 100% e emigranteve shqipetar, vetem 20% qe kane ardhur me llotari nuk e kane thyer ligjin,te tjeret te tere e kane thyer ligjin,si ata qe jane pa letra, poashtu edhe ata qe jane legale se kane genjyer e fallsifikuar dokumenta persekutimi sa i kane qire ropt!Me trego mua kush u persekutua pas 90-tes,qe shume fituan letrat ketu ne amerike,dhe tani na gjykojne ne ilegalet sikur ne jemi kriminelet me te medhej ne bote edhe pse bejme pune qe s’i ben njeri!Keshtu pra i mik ose mike nuk e di se c’fare je,shkrimi im nuk ishte kundra amerikes,por kundra ati idjotit qe na del ketu me gjygjtar se gjygjtari i emigracionit!
@Shoku N. Vjosa.
Po të fillosh të hapësh sy e mend, por edhe pak anglisht, (kuptohet, tërë këto kanë parakusht trurin), do të mësosh se ato që kam shkruar më lart janë vetëm një grimë e realitetit ku e ku më të zymtë.
Kokëforta ata të shkreta faktesh; evidenca, nuk është punë llafellogjie e propagande.
Mos më trego mua 50 e 100 vjeçarin e qëndrimit në Amerikë ilegal, por me atë që quhet “green-card”, në njërën anë të saj lexon:
Personi i identifilkuar me këtë dokument është i tapijëzuar të banojë dhe punojë përgjithmonë”
Po të lexosh ligjin e emigracionit që e ka lëshuar këtë dokument, thotë se nëse një meigrant gjatë qëndrimit të tij (përfshirë të ligjshëm) në Amerikë, kryen një vepër penale për të cilën ligji parashikon një dënim edhe një vit maksimum, emigrati është subjekt i dëbimit. Kjo nuk është e gjitha. Ligji ka fuqi prapavepruese. Pra, nëse një krim i kryer, të themi kur emigranti vendoset në Amerikë (gjithmonë i ligjshëm flasim) parashikon një dënim fare simbolik për një kundërvajtje, të themi 5 ditë punë korrektonjëse, për vjedhjen e një çamçakëzi, dhe kjo kundërvajtje pas 20 vjetëve bëhet krim i rëndë me ndëshkim deri në një vit burg, ligji i emigracionit ka fuqi prapavepruese. Pra, emigranti bart dëbueshmërinë prej kohës që ligji që dënon krimin e kryer maksimalisht (pavarësisht marrjes apojo të atij dënimi në kohën e kryerjes, para 20 apo 30 vjetësh).
Kështu, kjo që lëexove dmth:
Pothuajse çdo emigrant në Amerikë (por edhe Kanada) është subjekt dënimi, me përjashtim të atyre që nuk dalin nga shtëpia. Por edhe për këta ka klauzola që e dëbojnë si parazit.
Dhe këto dëbime (jo depërtime) po ndodhin ndërsa ne shkurajmë e lexojmë këtu. Nuk janë në erë këto por fakte.
CIA and FBI !
Nje te vertete te Madhe ka thene! Jeta ne SHBA-eshte nje internim ferr i vertete! Jo vetem qirate shume te larta me ato shtepi druri si kasollet e qenve, por edhe nje ere te cmendur, qe te semur.Ndersa diskriminimi eshte i heshtur qe te gerryen. Shkon te kerkosh pune ai i jep prioritet me shume latineve-vecmas portorikaneve nje race e ndyre pakufij. Amerika te jep nje Thele e te merr nje PELE!
Ti qe e urren Ameriken pse qendron ne kete vend qe ti e quan ferrr?Ti mund te ikesh,nuk te mban njeri me zorr.
Amerika I ka te hapura dyert per njerez puntor.Kety te gjithe emigrantet legale kane oportunitete te shumta,per vehte dhe per femijet e tyre .
Realitet I eshte se shume njerez jane te kenaqur,qe femijet e tyre vazhdojne shkollet e universitetet,duke siguruar punra te mira dhe nje te ardhme te mbrekullueshme.
Amerika nuk ka vend per njerez dembele ,qe presin te marrin ndonje wollfer apo ndonje ndihme tjeter.
Ne shqiptaret ketu ne Amerike ne shumten jemi shume te kenaqur,sepse ate qe na ka dhene ky shtet I madh ,nuk kemi patur mundesi ta kemi patur ne shtetin tone.
Keshtu ne jemi proud per SHBA.
Po pse rri akoma aty? Te mban njeri me zor??? Ata te Korese se veriut i mbajne me zor, ashtu si na mbante ne me zor e. hoxha krimineli!!!
Ore une se kuptoj, ju qe e paskeni jeten ferr ne usa, pse sktheheni ne eu? Usa do bythe, do krahe, do pune, sdo kafexhinj qe rrin gjith diten kafeneve. Ca jan keto budalliqe pajs zotin, vuajne per buke thone.. ke ka len ky shtet me vujt per buk? Biles ne ny mos me u anku hic biles se jeni tu mor sherbim falas dhe ne mjeksi, çeqe me honger buk nga 500 600 $ ne muj, dhe shpi eshte tu ua pagu shteti shumices, ju ankoheni se ua paguan ne projects, pse ku doni amon, ne hamptons??? Per ata qe punojne usa eshte vendi kur realizohet cdo gje. Fatura patjeter qe ka, se ska si mbahet shteti, ska si mbahen dhe te papunet se duan te hane, keshtu qe detyrimisht do ket taksa, faturime, ore zgjatje ne pune etc etc. e vertet qe qeraja o e shtrenjt ne ny, po hec mer daj andej nga omaha nebraska me 500 $ ne muj mer 3 dhoma e guzhine, pije kafen ne mengjes me arushen lol
“Imperializmi” Amerikan qe mposhti fashizmin edhe komunizmin ne Evrope do sjelli demokracine edhe ne Azi.
Majmunet komuniste si ky tipi, qe nga pamja duket si vellai i Enver Hoxhes, jane per ne kopeshtin zoologjik.
po ketu mor karafila. a ja u paguan ngrohjen e shteti,shendetesine ekini falas,merni nga 500 dollare food stamps. Mos doni tju pagoj shteti dhe lap dance ose nja 2 jave pushime ne shqiperi. kokrat e dembelit
bravo trucker,,,juve qe jetoni ne usa dhe sju pelqe jeta hajdeni te jetoni ne albanistan.
Po ju qe ankoheni per USA ikni jetoni ne Korene e Veriut se atje jetohet shume me mire.Po kush nga ju ka provuar komunizmin e ka shume te qarte se si eshte, une nuk e kuptoj se si sot ka akoma njerez qe i bejne jehone asaj jete te ndyre qe kemi jetuar ne komunizem.
Kur te dale filozofivi madh nastrudin dhe te nabeje lexione per demokracine
NJERIU I ZGJUAR DHE I EDUKUAR SHKOLLOHET PER NJE JTE ME TE MIRE.KESHTU TE JEP AMERIKA,TE RESPEKTON TE ZGJEDHURIT E SHKOLLES, PO ASHTU DHE GJETJEN E PUNES ME FORCEN TENDE SIPAS PEGARTITJES.
DUHET TE LODHESH NE FILLIM QE TE FITOSH NE JETE.
NJEREZIT MUND TE TREGOJNE PRALLA SI DEBILI I KORESE,POR E VERTETA NDRYSHON KU PUNESOHET I BARDH,I ZI,I VERDHE APO BRUN ,SIPAS KUALIFIKIMIT.KETU NUK TE NDIHMON LEKU AS SHOQERIA,VETEM ZOTESIA.
zotesia + shoqeria. shoqeria, miku, njohja jane nje plus i madh qe kur kobminohen bashke me zotesine jane perfekte.
Pse mo tartaro, te paskan heq nga igellmobajlli ty? Pse ca kerkon ti, te vish nga shqiperia e te futesh direkt doktorr ketu??? Jo ore jo pjatalares si shumica e pastaj ja di dhe vleren lekut me mire. Ai vlonjati ne astoria qe ka klykades restaurant ( thone I treti ne ny nga te miret ) sallat ka grire kur ka ardhur ne usa, as ndihmes guzhunjer smund ta quje, shife sot ja di emrin gjysme amerikes, me pune ore me pune eshte ber milioner. Si ai ka shume, kur shef shqipe ne usa me makine ose shpi te mire, sthua si ne eu he se lek droge I ka, po thua bravo eshte I zoti punon, I ka hec. Ka dhe ziliqare kafenesh plot qe meren me thurje llafesh ter diten, qe marin welfare, e ankohen se eshte kapitalizem I eger ne usa. Eshte nje genjeshter ne bisht kush tha ne siper qe ka diskriminim ketu ndaj shqiptarve. Seshte aspak e vertet!!! Ik e jetoni ne kore te v ose ne eu qe edhe jur ju pyesin se nga jeni keni zor te thoni jeni shqiptar nga diskriminimi qe ju bejne. Ketu jo vetem qe nderohen festat e traditat tona, po e thone me gjithe krenarine qe jane shqiptar. Ju te eu plasni inatit ?
Mos fol kot se nuk i di te gjitha ti shoku
Nuk e kuptova ne te eu apo shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi pse duhet te plasim inatit.
Ndonjehere jeta eshte dhe fat por kjo pak rendesi ka.Pse ju qe jetoni ne Usa cfare keni me shm se ne qe jetojme ne Norvegji? Nivelin e jeteses apo sigurin per jeten se ndonese Usa per shm njerez eshte enderr por dhe kriminaliteti lulezon do thosha i vetmi vend qe ja kalon eshte Shqiperia me te nderuarin Sal rrompalla..
Hajde tung…
TE PERSHENDES ALBAN KE FOLUR SHKURT E SAKT….NUK KAM SE CMUND TE SHTOJ SE DO TI PRISHJA KUPTIMIN DHE LEZETIN E PYETJES DHE PERGJIGJES SE VERTETE QE KE DHENE…EDHE NJEHERE TE PERGEZOJ NGA ZEMRA DHE TE UROJ GJITHE TE MIRAT….
Te lumte zoteri me dy fjale. Nuk ka nevoje per shume komente. te tjeret flasin endrra ne diell. E verteta eshte sic thua ti.
Kam 13 vjet ne ny . Si ne gjith boten pa pune nuk Ka !! America eshte vend capitalist pune dhe gjume po te doni jete sociale ky nuk eshte vendi ! Taxat jan te larta aq te larta eshte sikur te paguash dy qera ne te jejten koh qeraja minimumi 1500 + 1200 taxat per 1 person kjo varet nga rroga . 2700 muaj per muaj te detyruar pa llogaritur ushqimin dritat gas internet tv tel makin rroba nai kafe ndonje darke rroba bejeni vete llagarine Jeta eshte e shtrejte . Per nje familje duhet te punojn 2 veta per te pasur nje jete normale . Ok keto jan te verteta dhe keshtu eshte Jeta te pakten nga experienca ime . Del pyetja a ja vlen ?! sigurisht qe po America eshte vendi I mundesive kush do pune Ka sa te dush do e fillosh nga poshte fare si te gjithe po Amon Ka pune . Un personalisht vetem te Mira kom mor nga ky vend me djerse cdo gje absulutisht. Per ne shqipetaret ska vend me te mire ne bote puno cdo gje arrihet. Ska gje me te bukur Ku ke pasaporten Americane dhe shkon me pushime kudo ne bote dhe sidomos ne Itali Apo greqi !!! Dhe po ta jep mundesine te besh dhe pushime kudo dhe ne Fiji po deshe puno dhe ja . Plus qe Ste mungon gje ketu per dy ore je ne Miami tu Bo plazh per fund jav kur ne New York eshte minus 20 . Ta jep mundesine
O Alban, pse punon ne restorant? Nese je i sapoerdhur ne USA, nuk te ve faj se do punosh qe te jetosh periudhen e pare sa te kapesh pak veten ekonomikisht. Flas vetem per vitin e pare ama, sepse po te zuri viti i dyte ne restorant prape, do te thote qe je nje njeri qe nuk di te besh asgje tjeter. Futju shkolles, bej kurse, meso nje zanat ne USA dhe do e shikosh qe ne restorant do shkosh per te ngrene me miqte dhe jo per te lare pjata. Sa per debimet qe ata bejne, ju siguroj une qe dine se ku godasin edhe ata te emigracionit. Sepse vjen ti apo tjetri me 20 mije dollare borxh pa dokumenta, duhet te pergatitesh qe nje dite mund ta marresh green kard, por qe dhe mund te kapin dhe te kthejne mbrapsht. Kur ju niset asaj rruge e moret ne sy rrezikun apo jo? Ndaj duhet te jeni te pergatitur per te dyja situatat dhe per situatene e lumtur kur e merr green card dhe per situaten e trishtuar kur te debojne. Shqiperia nuk leviz nga vendi mor zoterinj, aty e keni edhe atdheun dhe Edi Ramen dhe Sal Berishen dhe Ilir Meten. Nese eshte kaq tmerr USA, kthehuni ne Shqiperi dhe beni Qef dhe jete luksi. Edhe ne USA nje amerikan pa shkolle dhe pa ngritje ne restorant punon dhe ai. Ndryshe nga Shqiperia ne Amerike nuk te vene ne pune ne Ministri pa mbaru 8-vjecaren. Sa per ata shqiptare me shkolla te larta te mbaruara me korrespondence dhe qe punonin ne pune te mira ne shqiperi pa asnji merite por vetem pse ishin kusherinjte e filanit apo militante te filan partie, jam shume i lumtur kur i shikoj te lajne pjata ne restorante. USA per ata eshte ilac. Nuk mund te krahasohen me ne qe kemi mbaru mjekesi ne USA dhe qe paguam qimet e kokes per taksat e universitetit. Ndaj le ti meshojne fsheses dhe pjatave se i ban mire puna fizike per te rujt format. Ju uroj shendet. Nga USA
Dy gjera..
1 Amerika te jep te drejten te cash ferren te jetosh diku tjeter jashte po nuk te pelqeu…Koreja e Veriut nuk te lejon, e kush po vuan shume ne Amerike nuk e kuptoj pse jetojne ketu…Per tu ankuar? NUk eshte e lehte po eshte me mire se ne shumicen e vendeve te tjera.
2 Ligjet e percaktojne qarte se kush mund te qendroje e kush nuk mundet…Madje u japin mundesi edhe disa prej ilegaleve te behen rezidente te ligjshem…E vertete eshte qe shume jane deportuar po gjithshka konform ligjit…e ata nuk shkelin kollaj mbi principe si ligji sepse ne fund te fundit prej tyre jan ata qe jane sot.
Disapora komenti jot me beri te qesh…Ti qe flet per diskriminim brenda dy rreshtave shave dy rraca te tjera…Uroj qe te mos kesh shume ne dore se njeriu duket kur ka pushtet. Persa i perket diskriminimit ne pergjithesi mund te them se ky vend eshte ndertuar nga emigrante dhe diskriminimet jane ne minimumin e tyre se ndryshe behesh i pasur po i hodhe ne gjyq ? Une nuk e dija cfare ishte rracizmi para se te vija ketu, me thene te drejten kam paragjykime per shumicen e zezakeve se kane nje stil jete shume te piste e shume te poshter…nuk dine nder e bese e te therin pas kraheve…e c’eshte me e bukura ata jane me rraciste se te bardhet. Kam qelluar ne raste qe zezaku komplet dallkauk ankohej se nuk e kishte fituar vendin e punes per shkak te ngjyres…Persa i perket pjeses tjeter…C’te mbjellesh do korresh vella! Te gjithe kane ardhur me endrra ketej e ka nje arsye qe akoma jetojne ketu ?
U FTOFSHI NE TAJARE….QE TE GJITHE KETU…JU QE NA TREGONI PERALLA ME MRET….ESHTE E VERTETE QE PASHAPORTA AMERIKANE…DHE MUND TE SHKOSH KU TE DUASH…PO SA KUSHTON KY UDHETIMDHE SA HERE NE 13 VJET TI QE PUNON DHE JETON NE AMERIKE KE DALE JASHTE AMERIKES,,KETE PYEJE JA U BEJ QE TE GJITHVE KETU IDHTARVE TE EMIGRACIONIT…SA E LEHTE ESHTE TEGJESH PUNE QOFTE DHE I DIPLMUAR NE UNIVER E FAMSHME AMERIKANE…ME NJE FJALE DHE FAKT AMERIKA DHE CANADA…JANE VETEM PER NORTH AMERIANET JO PER NE SKLLEVRIT MODERNA QE VETEM NE TAKSA BILLA…JE I = ME AMERIKANET NE TE JERA….JE SKLLAV…KJO ESHTE E VERTETA.
po ja o lali ne vijm per vit ne shqiperi ose nje here ne 2 vjet. me nje diplome ne columbi university vijne e te kerkojne pa mbaruar shkollen se ska nevoje te kerkosh ti. universitet e mira por dhe te tjerat ne pergjithesi jane te lidhura me tregun e punes dhe ai qe do dhe qe vlen mund te beje internshipe dhe perzgjidhet qe gjate shkolles. po ama duhet te ulesh bythen te mesosh per noten se ska nota si ke Kristali ktu. ka north americans qe jetojne me keq se nje emigrant meksikan lali kshu qe mos ja fut pordhes me kto ndarjet. nuk ka te beje je nga northi apo nga je, ka te beje sa kohe ke ketu. sigurisht qe ti smund te krahasohesh me irlandezet, anglezet, hollandezet, italianet, po qofte edhe me shqiptare te malit te zi apo te maqedonise qe kane ardhur ketu qe ne vitet 50-60. ata jane bosat se jane me te kapur se kane aradhur me perpara. femijet e tu dhe niperit e tu do jene me mire se ty por edhe se ata qe vijne emigrante pas 30 apo 40 vjetesh. ky eshte rregulli. po te pelqeu rri po ste pelqeu shqiperia si shkemb graniti buze adriatikut aty eshte. go for it
Sa here e kam planifiku kom dale trahanaje…I kom meshu punes e kam bo qejfet e mia ca kam dashte.. Kshu bojne 90% e njerezve ketu. 10% jane pasanike masanej.. Amerikani ta ve sipas kokes festen nuk do me dit kushuriri i kujt je ti kshu qe mos ia fut kot. E meriton= eshte e jotja.
kam 24 vjet ne USA dhe sme bie ndermend as te shkoj as per turist ne nje vend tjeter..per ata qe dine te punojne fort dhe me ndershmeri Amerika eshte Parajsa…per te tjeret eshte ferr I vertete..fatkeqsisht ketu kane ardhur dhe nga niveli me I ulet I shoqerise shqiptare qe sot diskutojne ketu…biles shume prej tyre ish femije komunistesh dhe ish sigurimsave ,,ata flasin me gjuhen e helmuar te prinderve te tyre qe I ushqyen me urrejtje..dhe sot ju pelqein brockullat e nje sharlatani qe sngop dot popullin e vet me oriz dhe vete pi konjak francez 1500 euro nje shishe …
neser do hapesh restorantin tend dhe do flasesh ndryshe zoteri, se mos harron qe je ankuar per kapitalizmin, mole.
Punoni o skllever punoni kudo qe te jeni …punoni qe te fryet Obama dhe te gjithe balenat e tiera qe fshihen pas tyre….ne cdo vend ashtu eshte bere kane qene me mire jane bere sketer ….sa me shume te huaj (skllever)aq me shume e kercejne politikanet andej….
Po ik o lali var veten se te qenka lodhur jeta me duket, cte duhet puna. shit shpine token makinen e ca te kesh e rrasi nje bet e kuqe e zeze, po fitove ja hodhe po nuk fitove gjej nje rrap e var veten
JEPI OR MIK JEPI.
E DI SA MIRE TE KUPTOJME NE KETEJ TY???!!!
America eshte vendi me I mire ne bote dhe larg me te gjithashtu shtetet tjera nis nuk preparing shqiptari ne Amerike atehere kurrkund ne te gjith boten nuk perparon . Eshte e vertete qe nuk eshte vend I mire per demela dhe mendje medhenj . Kujt nuk I pelqen he can go and fuck himself . Sa per rracizem , ma shume ka rracizem ne shkoder dhe tirane ndaj nesh se ketu ne USA . GOD BLESS USA ….
Ky kot nuk martohet me Saliun tone.
propaganda e madhe per te shku ne amerike 5000 dollar rroga por jo ndonji informacion si psh cfar fukin left over merr
shume genjeshtra miko
nuk shkohet 20 mije kilometra larg per dy leke por pushteti nuk donte ti njoftonte popullin e vet