Vrasjet dhe eksodi biblik që mbylli kullën e Haklajve në Tropojë

5 Maj 2014, 18:15Politika TEMA

Një udhëtim drejt Kërrnajës, ku fisi Haklaj mbajti gjallë luftën e ndezur për liri e dinjitet shoqëror, i ngjet një udhëtimi drejt legjendave të vjetra e të reja. Kulla e fortë që ushqeu me besë e burrëri bisedat në odat e burrave të fortë, brez pas brezi, tani është një rrënojë. Rrënojë janë të gjitha shtëpitë dhe kullat e Haklajve në Kërrnajë, ku nuk dëgjohet më as zë fëmije, as fjalë burri.

 

Dritat janë shuar përgjithmonë dhe kjo e bën akoma më të trishtë atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të demokracisë me burrat e derës historike. Në këtë vis të Eposit të Kreshnikëve, duket sikur në ajër dëgjohet vaji tragjik i Ajkunës, për djemtë e vrarë të Haklajve, për ikjen e trishtë të burrave, grave e fëmijëve nga vendbanimi tyre stërgjyshor. Janë me dhjetëra e qindra ikje, fate të ikura e të kryqëzuara në Golgotën e një kohe të pakuptimtë, ku nuk ka asnjë alibi. I fundit që iku nga Kërrnaja ishte Gramoz Haklaj, 37 vjeç, nën presionin e gjaksve të panjohur, që endin në terr krimet e paralajmëruara ndaj derës së fortë të Haklajve. Me 30 janar 2013, në Laprakë, teksa udhëtonte me makinën e tij së bashku me nusen dhe djalin 11 muajsh, një person i maskuar, identiti i të cilit nuk është zbardhur ende nga policia, ka tentuar ekzekutimin e tij, duke qëlluar disa herë me breshëri plumbash në drejtim të tij.

Pas kësaj, presionet ndaj Gramozit janë rritur, si dhe ndaj vëllezërve të tij, veçanërisht ndaj Jot Haklajt, një biznesmen i njohur në Tiranë. Ngjarja iu kalua nga komisariati numër tre prokurorisë, por fijet e misterit e mbështjellin atë, si të gjitha vrasjet dhe tentativat për vrasje ndaj Haklajve, për të cilat nuk ka ende asnjë autor. Kërrnaja e braktisur, ku dera e Haklajve mbante kryet e vendit, ka një pamje të trishtë, gati rrënqethëse. Sot anëtarët e mbetur gjallë të derës së Haklajve janë shpërndarë në të gjithë botën, nga Greqia, Italia, Franca, Gjermania, Suedia, Anglia e deri në Australinë e largët. Është një eksod gati biblik, i paparë e i padëgjuar në këtë cep të Ballkanit, ku krimi dhe gjakmarrja bëjnë kërdinë, ndërkohë që politika, në vend që të shuajë urat e zjarrit të mërive e hakmarrjeve, iu fryn atyre. Mbi 150 vrasje, me qindra grabitje apo atentate që kanë shkaktuar plagosje dhe gjymtime në rrethin e Tropojës, janë pa asnjë autor dhe mbajnë peng një histori të keqkuptuar. Mbi 30 sulme, të cilat kanë shkaktuar 14 të vrarë dhe të plagosur janë mbi shpinën e një familjeje, saga e të cilës përmban një “Kuti Pandore” të pazbuluar.

Saga e fisit Haklaj në Tropojë është ende mister, pasi asnjë vrasje nuk është zbuluar, asnjë autor i arrestuar apo i hetuar.

Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha, e cila brez pas brezi ka ndezur pishtarë qëndrese për komb e flamur dhe ka vënë gurë kilometrikë në kujtesën kombëtare. Dera e Haklajve ka dhënë katër dëshmorë për atdheun: Shpend Zeqir Haklaj, dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Ismail Plak haklaj, dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Man Arif Haklaj, dëshmor i Atdheut dhe Rustem Sadri Haklaj, dëshmor i Atdheut.

Të parët e Haklajve kanë luftuar me armë në dorë kundër turqve e serbëve, ndërsa gjatë luftës në Kosovë, dera e tyre ka qenë një bazë e fuqishme e luftës dhe strehuese e qindra kosovarëve, të ikur nga flakët e spastrimit më të egër etnik të kryer ndonjëherë në Gadishullin e vjetër. Por në vend të kurorës së merituar, shteti dhe shoqëria jonë e traumatizuar gjatë këtij tranzicioni të vrazhdë, iu ka ofruar dhunë, djegie, kërcënime, vrasje, të cilat, siç e thamë, ende nuk kanë qoftë dhe një autor të vetëm.

Pas maratonës së gjatë të vrasjeve mafioze, indiferenca e shtetit shqiptar dhe mungesa e drejtësisë bëri që gjakrat të nxeheshin më shumë dhe gjithçka ta merrte në dorë vetëgjyqësia. Në vend të veprimit të institucioneve ka ndodhur braktisja e madhe, ikja masive e Haklajve, nën kërcënimin e gjaksve të mbështjellë me hije frike e mister. E vështron këtë peizazh të shkretë, shtëpitë e kullta të rrënuara, dritat të fikura, barin dhe ferrat që kanë pushtuar mjedisin dikur aq të bukur e sharmant, dhe të kaplon dhimbja. Kërrnaja të kujton të kujton përmbytjen e madhe biblike të Noes, veçse kjo këtu nuk ka ndodhur nga mëria e Zotave, por nga primitivizmi politik, që ushqen rrënjët e së keqes, ushqen frymën e vëllavrasjes, krimit dhe vdekjes. Kohët e turbullta dhe politika pisqollë janë të përkohshme, edhe pse kushtojnë shumë në kandarin e dhimbjes. E përjetshme është historia e Kërrnajës, historia e Haklajve, historia e dyerve dhe fiseve të shqiptarisë, që do të rilindin si feniksi, në kohë më të mira për kombin dhe historinë tonë. /Exspress/

 

Seriali i vrasjeve, nisja nga 16 qershori i vitit 1997

Vrasja e parë e regjistruar nga policia është ajo e ndodhur më 16 qershor të vitit 1997 në dalje të urës së Milotit, ku viktima është Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas saj, renditen edhe dhjetëra vrasje të tjera që kanë lidhje me fisin e Haklajve të Tropojës, por drejtësia ka heshtur; politika gjithashtu; duket se hija e kobshme e politikës ka endur rrjetën e një merimange të helmatisur krimi, që iu ka kushtuar aq shumë jetë njerëzore Haklajve.

Ndërsa gjithçka nisi me vrasjen e Sokol Haklajt, natyrisht që nuk mund të mbetej me kaq. Hijet e keqbërjes, të nxitur nga tritolpolitika do t’i jepnin start maratonës së vrasjeve, duke u shndërruar kështu në fisin e vetëm në Shqipëri me numrin më të madh të hasmërive. Në 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, njëri prej djemve të familjes. Pas kësaj iu vjen radha një nga një pothuajse të gjithë djemve të familjes së Muharrem Haklajt. Në 4 gusht 1999 vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja, ndërsa plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Në 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm gjashtë muaj më pas do të ekzekutohej edhe Fatmir Haklaj, djali tjetër i familjes, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Vrasja e Cen Haklajt, trainerit të apasionuar të ekipit të basketbollit “Valbona”, njeri i urtë e korrekt, me një pasion të madh për sportin, tek po shkonte me një top në dorë në stërvitjen e radhës së ekipit të tij të dashur, ishte një vrasje makabre, pa asnjë “alibi”.

Në 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt, me anë të një snajperi, Vrasja e fundit e njerëzve të familjes Haklaj daton më 8 maj të vitit 2002 pranë spitalit të Bajram Currit ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çela.

43 komente në “Vrasjet dhe eksodi biblik që mbylli kullën e Haklajve në Tropojë”

  1. leo england says:

    Krimet e Berishes ndaj dita po I vjen. Hak pa lare e gjak pa marre nuk ka. Ai duhet me u pastru me kuc e mac, krimineli.

    1. lexues says:

      Ne nje shtet ku nuk vepron ligji por mbizotron Mafia me krimin,
      ai vend esht i destinuar te degradohet.

      TUNG.

      1. AvniRystemi says:

        Mos shani berishen se ai nuk ka faj. Ai njihet si vampires dhe si I tille nuk mund te gjykohet nen llogjiken e njerezve te zakonte. Fajin e kane ata qe u vrane dhe nuk e vrane berishen per gjithe keto vite qofte edhe me mision vetvrases…. vetem kur dikush qe eshte I mbytur mer persiper lagjen (misionin vetvrases) mund re shkojne gjerat ne vend ne shqiperi, se keta qe kane mare vendin ne dore (pozite dhe opozite, te majte e te djathte, dhe bisnesmene te ish bllokut) nuk jane asgje me teper se mafje. Keta jane nje grup jo me shume se disa dhjetra njerez qe bejne cu do qejfi me jetet shqiptare. Ky grup ka rreth vetes dhe te ashtuquajturen inteligjenca dhe klasen politike te vendit qe perbehet nga nje varg sahanlepiresish qe nuk ngurojne te ecin mbi viktima per te realizuar interesat e tyre afatshkurtera prej shpirti gjysmak. Se bashku keta perbejne blindin mafioz te vendosur ne ball te kombit qe mund te eleminohet vetem me vrasje individesh te pozicioneve kyce.

        Duhen vrare jo me pak se 10 -15 vet ne shqiperi nese doni progress

  2. A'''''''' says:

    I vrau psikopati Sali,qe ia shkerdh”’sha listen e dasmes.Burrat e Haklajve qe kane mbetur gjalle,duhet ta qerrojne kete gjarper nga faqja e dheut.Ai i ka shkaktuar aq shume dhimbje dhe lote shume shqiptareve,jo vetem Haklajve.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Ndoshta grupet “pro-ruse” do kene realizuar antentate!
    Struktura te shtetit,te paguara nga taksat tona,kane qene ne veprimtari te vazhdushme per te vrare ose larguar nga Shqiperia kundershtaret e Berishes.
    Ne kundershtaret futen dhe njerzit e afert te te denuarve me vdekje ose varje,te cilet jane pergjuar 24 ore,nga SHIU ,SHIK dhe SHISH.

  4. Epiriiiii says:

    Ju Gazetaret beni sikur nuk e Dini se kush i ka Vrare, Policia gjithashtu, SHISH po ashtu, Prokuroria Gjykatat Ministrae Zv Ministrat Sdine Gje as kane pare as kane degjuuar gje. CUDITRISHT Ne POPULLI E i Thjeshte DI SHUME MIR QE I KA VRARE S.BERISHA me sejmenet e tij

  5. tourkofagos says:

    ne dobi te kombit shqiptar,Shqiperise cfare kane bere keta Haklanet e ardhur nga Kawkazi,sa heronje kombetare kane nxjerre???
    sa turq,gjermane e italiane kane vrare……!!!???
    gazetar,cjane keto budalleqe qe shkruan,14 te vraret[qe normalisht eshte per te ardhur keq si njerez te rinje] jane vrare ne lufte me islamikun Berisha,pra eshte nje lufte ordineresh nga vet figura dhe pozicioni i Berishes,por gjithesesi jo heroizem kombetar,lufte kunder pushtuesve te huaj…………..!!

    1. mali says:

      Ah!
      Janë shumë të fortë.
      Le të rrinë sa më larg Shqipërisë se nuk po na duhen njerëz të tillë.

    2. Toni KS says:

      TF, referencen me Kaukazin e hedh ketu si fyerje. Duhet te dish qe Kaukazi eshte gjeneza e races se bardhe. Ke rastin kur edhe ne SHBA njeriu i bardhe quhet kaukazian per korrektesi politike per te mos thene thjeshte i bardhe pasiqe te zinjte duhet te quheshin zezake. Gjeja e dyte qe duhet te dish eshte qe shqiptaret e te gjitha feve jane autoktone ne trojet e tyre e me se shumti malesoret e veriut si Haklajt. Ata jane aty qe nga antikiteti dhe mjafton te shohesh portretet dhe fizikun e tyre qe duken sikur jane nga amforat antike greke-romake. Pra edhe pse ne te gjithe jemi nga Kaukazi nuk kemi ardhur ketu ne mesjete me turqit mongol si aludon ti. Per kete tip duhet te shiqosh disa qindra kilometra me ne jug. Aty do i gjesh me bollek.

      1. tourkofagos says:

        Ton,kritika ime nuk ka te bej me ”fisniket”bardhoshe[sipas teje],qe me shume me kujtojne ”fisnikun” turkoshak Berisha,ok!
        Kritika ime,pavaresisht me nota ”ngacmuese” eshte ndaj artikullshkruesit,ku thjesht titulli….exod biblik,katastrofik etj eshte provokues madje qesharak,kjo duket edhe ne komentet e lexuesve te tjere.Nuk mund te pergjithesosh ngjarjet ordinere te ketyre 23vjteve me heronjte kombetare,luftimet e tyre ndaj pushtuesve etj.Lexo thelbin e komentit e mos u kap pas ”lustrove”,ok!

    3. vetem arber says:

      Se ca kane bere haklajt nuk mund ta gjykoje nje grekafon si puna jote(turkofagos)24-Karat race pisash dem-babadem si thuhet ne shqiperi.

  6. denimi allahut says:

    sa per korigjim,ajkuna dhe eposi ikreshnikeve nuk ka lidhje gjeografike me tropojen dhe haklajt,eposi i kreshnikeve nuk ka lidhje me harten ku jetojne shqiptaret sot,eposi i karaduzeve mund ta quash ti gazetar,lufte kunder turqve thua ketu ne artikull,kur gjysma e shqiperise e mori fene nga turqit,te gjithe keta haklajt kan emra turq,mos ja fut kot si kau peles,apo te ka paguar mero baze 10 mije lek per kete artikull,artikuj me genjeshtra,

  7. Tani - Deutschland says:

    E cfare eshte gje e re ne kete mes, APO thjesht mbush gazeten?!

  8. georges says:

    Ky shkrim me intrigon! Dicka ka per te ndodhur! Mero eshte si ata fortunetellers! rrini e veshtroni sec do beje vaki!

  9. shqiptari says:

    Mallkuar qofte brezpasbrezi S.Berisha!Ne mos i pagofte gjithe krimet qe i ka bere Shqipetareve e Shqiperise nga ligji,do ti paguaj nga zoti dhe trimat me flete qe quhen “Haklaj”

  10. toni says:

    PO keto vrasjet e bujshme ne Tropoje edhe qente+macet e dine se kush ka dore fillo nga kulicaj-plaku sali e mbaro tek UDB-ja serbe…

  11. genci says:

    i griu shpellari,ju shkaterroi edhe shtepine me anen e njerezve te veshur si komando.por gjaku nuk behet uje .ketu do te lahen te gjitha.

  12. Tomi says:

    E perzun z Tahiri nga tropoja, erdhi helikopteri me forca speciale Renea + FNSH dhe iku si lepur me shum klikoni ne you tube si si e kan perzen ministrin dhe drejtorin e policis z Didaj..

    1. sit . back . and . relaks says:

      e ke fjalen per ate videon ku degjohen vetem hungerima malokesh dhe nje palle i bere tape qe vetem ariu mund tja kuptonte dialektin e ulerimave? duke pare ate video e kupton se pse i ka lene zoti atje ne pith te arushes dhe sa dem i ka bere vendit saloqja duke i zhvendosur ne tirane. se kuptoj cdo tahiri atje, kur fare mire me reformen e re territoriale mund te propozohet qe tropoja ti kalohet kosoves se per nga hungerimat nje tonalitet kane.

  13. cami says:

    Shqiptaret ende nuk kane SHTET. Nuk donin SHTET as Nano Sumkapuci as Sali Kriminel Katrani!

  14. Andi shkoder says:

    Se pari ky eshte shkrim i “Express” te Kosoves e nuk hyn fare Mero.
    Se dyti ky fis dhe kjo krahine nuk kane asnje lidhje me “eposin” ngjarjet e te cilit jane ne skajin me verior te vendit (ne zonen e Kelmendit).
    Se treti nuk di sesi mund te flitet publikisht me superlativa per nje bande vrasesish dhunuesish dhe grabitesish sic ishin vellezerit Haklaj.
    TURP.

  15. albani says:

    Si nuk kane autort ato vrasje4! Autor eshte4 nje dhe invetmi qe eshte:

    SALI RAM BERISHA!

  16. LAKU says:

    Gjynah jane vrare cunat me te mire ne Tropoje.Te gjithe intelektuale me nga dy diploma ishin.Ju keni pjerdhur nga mendja te gjithe.Kriminelat me te medhej ne shqiperi ishin haklajt tani autorit i vjen keq qe drita e kulles eshte fikur.Un thashe se do thote mos u ndezte me ajo drite.Qe i ka vra Sale Plera kjo dihet po qe ata ishin vrases dhe kjo eshte po aq e vertet

  17. loku loku says:

    Klanet mafiozo maloke u theren mes tyre e cfare! mos duhet ti mbulojme me flamur kombetar?ikni mer karagjoza me keto historira te fortish se nuk na e ndjen fare per ta .e gjithe kjo lloj fare eshte turp i rraces njerzore sado pak e civilizuar.

  18. Sali QENI says:

    Une kam njohur Rahmetliun Shkelqim Haklaj, skulptor nga liçeu J. Misja. Djale me flori, me te sjellshem, me te urte e edukuar pak shqiptare kam njohur si Ai. Ishte shume krenar me familjen e Tij, ishte krenar se ishte familje e ndershme siç ishte Ai vete. Me ka ardhur shume keq per fatekeqesine qe e ka gjetur familjen e tij, i bidur se familja e tij eshte siç ka qene Shkelqimi i mrekullueshem. Shpresoj se Zoti do t’ja marre hakun Shkelqimit.

  19. arif says:

    haklajt duhet te kishin mar hak por sjan burra

  20. Ze nga varri says:

    Te gjithe e dine, asgje nuk eshte harruar, le te rrine mes tiranes te shijojne jeten e bukur me gjakun e djemve tropojane.
    Ketu ketu do te lahen, sepse dihet qe badigardet e berishes ishin kryesoret. I respektuan dhe nuk e pranuan respektin, i bene nje mesim ne mes te tropojes dhe u hakmoren, skane vdekur haklajt or jo.

  21. Eris says:

    Eshte e vertete qe perplasjet i kane nisur me Sali Berishen por shumica e Haklajve jane vrare pas 98 nga shteti e shtetin ne ate kohe e kishte PSja.

  22. futja kot says:

    nuk e di nese egziston nje thenie ne nje miting cfaqur ne nje emision ne NEWS 24 kur thuhet:
    ” Gjejeni…..e dua te gjall a te vdekur”
    kush e ka ose e gjen te nxjer edhe nje here pasi ketu ze fill tragjedia e kesaj familje.

  23. Shkodrani says:

    Dikush po don me ndez fitilin me kete artikull!!!kush do
    te duhet te ruhet pasi haklajt Jane kthyer per te marre hak??a thu
    do I dalin nipa e mbesa per nga numri??lol

  24. s says:

    ej “fagos” apo “fagot”(tukofagos) soji jot nuk i duan keta lloj njerezish as ne periferine qytetit ku jetojne…..ato ta fusin friken ne palce sorrollopit tend

    p.s
    nuk ka patur ne histori ndonjehere “turkongrenes” por ka patur me qindra pashallare shqiptare qe sipas systemit te ketij turkofagosi lehtesisht klasifikohen “grekofagos”.

  25. mustafa says:

    e keta kan qen qent e xhahit enver ashtu siq e lypen dhe e gjeten

  26. art usa says:

    respekt per fisin HAKLAJ .njerez qe kane bere histori respekt

  27. aa says:

    Sali.Berisha duhet qe te jape nje pergjigje
    Perpara se te .largohet..

  28. redalb says:

    i vrau lopcari i vicodelit halkajt mund te vonojne por kure nuk do harojne berishen dhe familjen e tij.Babai im nga jugu ka jetuar 8 vjet ne tropoje dhe me thote qe njerez me te mire me bujare dhe me te beses se halkajt nuk gjeje ne gjithe tropojen respekte per ate familje

  29. VL.HAS says:

    Shume e dhimshme eshte traxhedia e fisit Haklaj . E shendriteshme eshte burreria dhe trimeria e keti fisi me emer ne te gjithe malsine e gjakoves dhe me gjere , por per hire te jetes edhe keta duhet te korigjojne dicka nga jeta e tyre , qe eshte po aq e shtrejte sa edhe e jona e te gjitheve ,- pra duhet te shikojne perpara nga e ardheshmja -. Per hire te atyre qe jane gjalle ashtu siq kane treguar burreri dhe trimeri ne periudha te ndryshme te historise : Ne luften antiosmane , ne luftrat kundra pushtuesve te tjere , ne luften antifashiste NCL ku dhe permenden kater deshmoret e kesaj lufte , mbeshtetja e dhene luftes se Kosoves dhe vecmas rezistenca ndaj se keqes pos komuniste ne Shqiperi qe e ka emrin PSEUDEMOKRACIA e tranzicionit te reduktuar ne vend , pra me nje fjale e menje ze me ato te pajtuesve te gjaqeve edhe nje here te lejne ne harrese te kaluaren e zezse berishiane dhe te gjejne rruget e jetes , qe eshte ajo qe ne kete rast i themi rruga e PAJTIMI .

  30. vik says:

    Nje gje duhet te kuptoim nder breza kjo familie luftoi ndai shkiaut[serbis se zez] serbiberisha ishte dhe eshte pjelle e tyre dhe atyre u ka sherbyer gjithe jeten familia e madhe nuk shuhet familia e serbiberishes as ska qene e as sdo jete e madhe sado qe te mbrohen nga falankat serbe do iu vi fundi por duhet je jete gjalle edhe vete ai krimineli qe ti vuai te gjitha nje nga nje krimineli dhe tradhtari i kombit

  31. Teta says:

    E tmerreshme kur lexon emrat dhe moshen e te vrareve te fisit Haklaj.Te duket si filmi Fer West, qe nxirr pistoleten e vrit ke ke perpara.Ky ishte shteti dhe kjo demokracia qe shqiptaret kishin enderruar per me shume se 50 vjet????

  32. xheJ eN Bi says:

    Po te shohesh te “xhungla ” e Artan Hoxhes ( jo Skypioni ) do te vesh re se Haklat nuk jane vreare per gjakmarrje,vetem nje rast eshte kur motra e Haklajve ,me duket se ishte mesuese ka vrare nje person ne Tropoje.
    Vidiot i kame pare disa vjete para dhe nuk i freskoje dot.
    Aty duket se hakmarresit ndaj Haklajve qene shume te organizuar dhe si te mbrojtur nga shteti .

    Vetem Artan Hoxha i News 24 di shume per kete histori dhe nuk jam ne gjendje te them ne se Artani ka guximin te flase ,megjithese eshte nje djal trim dhe i guximshem per ato qe ka bere.

  33. baca pecjoti says:

    Ne kohen qe vrasesi i tyre identifikohet ne nje kaset ku krimineli i Fatmir Haklajt me ze dhe me figure degjohe te ket then”e dua te gjall apo te vdekur Shkelqim haklajne”.Pse heshtin drejtesia jone.

  34. baca pecjoti says:

    Ne kohen qe vrasesi i tyre identifikohet ne nje kaset ku krimineli i Fatmir Haklajt me ze dhe me figure degjohe te ket then”e dua te gjall apo te vdekur Shkelqim haklajne”.Pse heshtin drejtesia jone.Ndersa krye prokurori LIallaaaaa eshte ne gjum letargjik si per krimin dhe per korupsjonin,ashtu edhe si mbrojtes i PD iisteve te koruptuar.Ne populli qe i dham voten kerkoje veprime per çrenjosjen e kriminelve dhe te koruptuarve njeher e mire dhe per gjthmon.
    Shumica te behet me e pergjegjshme per detyren qe ngaroi 23 Qershori.
    Te fala. Baca

  35. nino says:

    E lexova kete shkrim po me lot ne sy – o zot njerez kan qene keta vrases ?!!si ka mundesi qe te shuhet ne vend kjo familje e te syrgjynoset ne te kater anet e globit e zhduket me nam e nishan pra A ka njerez trima e fisnik ne Tropoje qe te flasin e kerkojne drejtesi !? E larte ka qene kjo familje , KATER DESHMORET nuk e meritonjne kete qendrim kriminal e barbar -kjo munges respekti pafund per gjakun e tyre qe nga institucionet ne Tropoje e Tirane !……. Si ka mundesi qe nuk eshte gjendur e kapur asnje vrases i ketyre njerzve ….!!! Reflektim nga te gjithe .

  36. Berreta says:

    Te gjithe Nuk jane shuar ende,por do te shuhen.Gjaku i Azemit do t’i ndjeke pas brez pas brezi keto hardhuca te ndyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje