Gjashtëdhjetë vjet më parë, si këtë javë, forcat franceze u mposhtën nga trupat vietnameze në Dien Bien Phu. Historiani Julian Jackson shpjegon për BBC se përse ky moment ishte një pikë kthese në histori për të dy vendet, por edhe për Luftën e Ftohtë. Kjo ishte një betejë ku SHBA duket se parashikonte përdorimin e armëve bërthamore.
“A do donit dy bomba atomike?”
Kjo ishte një pyetje që ish- Sekretari Amerikan i Shtetit, John Foster Dulles ia bëri Ministrit të Jashtëm të Francës, Georges Bidault, në prill të vitit 1954, kujton një diplomat i lartë francez. Konteksti i kësaj oferte të pazakontë ishte gjendja kritike e ushtrisë franceze, e cila po luftonte me forcat nacionaliste të Ho Chi Ming në Dien Bien Phu, në rrafshnaltat vietnamese në veriperëndim.
Beteja e Dien Bien Phu është lënë disi në hije nga angazhimi i mëvonshëm i amerikanëve në Vietnam në vitet 1960.
Por për tetë vite, mes vitit 1946 dhe 1954, francezët luftuan betejën e tyre të përgjakshme për të ruajtur perëndorinë në Lindjen e Largët. Pasi komunistët morën pushtetin në Kinë në vitin 1949, ky konflikt kolonial ishte bërë një fushëbetejë kyçe e Luftës së Ftohtë. Kinezët ofruan armë dhe furnizime të tjera për vietnamezët, ndërkohë që shumica e kostove të Francës mbështetej nga Amerika. Por atje në terren po vdisnin ushtarë franceze. Në vitin 1954, numri i të vdekurve i kalonte 55 mijë.
Në fund të vitit 1953, komandanti francez, gjeneral Navarre, vendosi që të ngrinte një garnizion të fortifikuar në luginën e Dien Bien Phu, rreth 280 milje nga kryeqyteti Hanoi. Lugina rrethohej nga kodra dhe male.
Pozicioni ofronte një mbrojtje të mirë për francezët, të cilët mund të furnizoheshin nga ajri.
Por francezët kishin nënvlerësuar artilerinë e vietnamezëve pas kodrave. Të gjitha pajisjet ishin transportuar nga dhjetëra- mijëra punëtorë, shumica gra e fëmijë, që mbanin materiale për qindra milje në xhungël, duke punuar ditë e natë. Më 13 mars, vietnamezët nisën një sulm të ashpër me artileri dhe morën kodrat rrreth e qark. Tashmë pista ajrore nuk mund të përdorej. Garnizioni francez ishte izoluar dhe rrethimi po ngushtohej.
Ishte kjo situatë kritike që bëri që francezët të kërkojnë ndihmë në mënyrë të dëshpëruar tek amerikanët.
Më të zellshmit për të ofruar ndihmë nga pala amerikane ishin zëvendëspresidenti Richard Nixon, që nuk kishte fuqi politike, dhe admirali Radford. Po ashtu i zellshëm ishte edhe Sekretari i Shtetit, John Foster Dulles, që ishte i fiksuar me kryqëzatën kundër komunizmit. Më i rezervuar ishte presidenti Eisenhower, i cili megjithatë dha një konferencë për shtyp në prill duke folur për të famshmin efekt domino të përhapjes së komunizmit nga një vend në tjetrin.
E shtuna e 3 prillit 1954 ka hyrë në historinë e Amerikës si “dita kur nuk hymë në luftë”. Atë ditë Dulles takoi liderët e Kongresit, që shpreheshin se nuk do mbështesnin ndërhyrjen ushtarake në rast se nuk do përfshihej edhe Britania. Eisenhower i dërgoi një letër kryeministrit britanik, Winston Churchill, duke paralajmëruar për pasojat që do kishte në Perëndim rënia e Dien Bien Phu. Ishte rreth kësaj kohe, në një takim në Paris, që Dulles mesa duket bëri ofertën befasuese për francezët, që të merrnin armë bërthamore.
Në fakt, Dulles nuk ishte autorizuar kurrë që të bënte një ofertë të tillë ndaj është e vështirë që të gjesh prova konkrete për këtë. Është e mundur që fjalët e tij të jenë keqkuptuar ose të jenë përkthyer gabim.
“Në fakt ai nuk bëri një ofertë. Bëri një sugjerim dhe një pyetje. Ai përdori fjalët fatale bombë bërthamore,” pati deklaruar Maurice Schumann, një ish- ministër i Jashtëm, përpara se të vdiste në vitin 1998. “Bidault menjëherë reagoi sikur nuk e mori seriozisht ofertën”.
Sipas profesorit Frend Logevall, nga Cornell University, Dulles “të paktën foli në terma të përgjithshëm mbi mundësinë që francezët të përdornin dy ose tre armë taktike bërthamore kundër pozicioneve të armikut”.
Bidault e hodhi poshtë ofertën, thotë ai, “pasi e dinte se nëse do vriteshin shumë vietnamezë, po ashtu do shkatërrohej edhe vetë garnizioni”.
Në fund, nuk pati asnjë ndërhyrje të amerikanëve dhe britanikët nuk u përzien.
Javët e fundit të betejës së Dien Bien Phu ishin të tmerrshme. Toka u bë e gjitha baltë me ndryshimin e kohës dhe njerëzit nisën të zvarriteshin nëpër kanale, njësoj si në betejën e Verdunit në vitin 1916. Më 7 maj 1954, pas një rrethimi 56- ditor, ushtria franceze u dorëzua. Në total, nga pala franceze llogariten 1.142 të vdekur, 1.606 të zhdukur dhe mbi 4500 të plagosur. Viktimat në kampin vietnamez përllogariten në 22 mijë.
Këtë vit shënohen dy ngjarje të rëndësishme- njëqindvjetori i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe 70- vjetori i D- Day. Por ne nuk duhet të harrojmë këtë betejë të ndodhur 60 vjet më parë.
Në historinë e dekolonializimit ishte hera e parë që një ushtri profesioniste evropiane u mund totalisht në një betejë fushore.
Kjo shënoi rënien e Perandorisë Franceze në Lindjen e Largët dhe ofroi një frymëzim për të tjerë luftëtarë anti- kolonialë.
Nuk është çudi që pak javë më vonë shpërtheu një rebelim në Algjeri- çka shënoi nisjen e një tjetër konflikti të përgjakshëm dhe dramatik, që zgjati tetë vite.
Ushtria franceze rezistoi kaq shumë në Algjeri edhe në nderim të asaj që humbi në Dien Bien Phu.
Aq e fiksuar ishte ushtria nga kjo ide, sa në vitin 1958 mbështeti një puç kundër qeverisë, e cila besohej se po përgatiste atë që nga gjeneralët quhej një “Dien Bien Phu diplomatik”.
Ky puç solli në pushtet gjeneralin De Gaulle, që vendosi një regjim të ri presidencial që është akoma në fuqi në Francë.
Kështu që valët e Dien Bien Phu ndjehen akoma edhe sot.
Po ashtu në vitin 1954, Franca nisi që të punonte për të pasur edhe ajo arsenalin e saj të pavarur bërthamor.
Për vietnamezët, megjithatë, Dien Bien Phu ishte vetëm raundi i parë.
Amerikanët, që refuzuan që të angazhohen direkt në vitin 1954, grtadualisht u zhytën në luftë- në Luftën e Dytë të Vietnamit- gjatë viteve 1960.
Plehra amerika dhe Europiane, lere popullin ore te vendos vete per fatet e tyre dhe ju jetoni ne paqe ne token e tyre ato ne te veten, nuk duan demokraci dhe te hane kothere buke, se pjesen me te madhe ua merr ti plehra, do vije dita e gjykimit te madh …
O presooooooor, Te plaste temthi ne 6 te mengjesit te dielen kur duktoret jane duke pire kafen
Sipas llogjikes tende Amerika nuk duhej te nderhynte gjate luftes se Kosoves, sepse per kete vendoste populli Jugosllav!!!!!
Po po nderhyrja ne ukrahine eshte e padrejte sepse gjysma e ukrahines ose ne pjesen lindore banojne ruse si Kosovaret ne ish Jugosllavi. Keshtu dhe atyre duhet tu njohet e drejta e tyre per vetevendosje.
Po po nderhyrja ne ukrahine eshte e padrejte sepse gjysma e ukrahines ose ne pjesen lindore banojne ruse si Kosovaret ne ish Jugosllavi. Keshtu dhe atyre duhet tu njihet e drejta e tyre per vetevendosje.
Pa Ameriken hane turinjte e shoshoqit njerezia.
Po kur populli eshte bageti si puna e shqipetareve kush duhet te vendosi? Apo si bageti qe jane bar do jane por doren imperiallizmit angllo American nuk ja shtrijme
O cte te them,kur thuhet populli nenkuptuhet populli i nje kombesie,ish jugosllavia perbehej me kombesi te ndryshme te perbere dhe nga shqiptaret e Kosoves,te cilet kishin te drejte te vetvendosnin si kroatet apo te tjeret.
Persa i perket mos perdorimit te armes berthamore ne Vietnam artikulli i siperm jep nje fare arsyeje,por arsyeja e vertet eshte se amerikanet synuan ne perdorimin e armes se kimise sepse duke perdorur armen berthamore do te kishte shkaterrim te plot njerezor,te vendit, kulturave etj.nders duke perdorur armen e kimise demtimi kufizohej ashtu si dhe ndodhi realisht.Amerikanet kane perdorur gjeresisht armen e kimis(LHL neoroparalizuese,psiqike si dhe pesticide)
Vietnamezet kane bere shume denancime ne gjyqet nderkombetare ndaj amerikaneve qe kane shkelur konvetat nderkombetare,por sot per sot ameriken ska kush ta gjykoj si puna e gjyqeve me kosoven,ne vend te gjykohen pushtuesit gjykohen viktimat e pushtuara.
Dien Bien Phu, eshte turpi i ushtrise farnceze dhe i artit ushtarak francez te asaj kohe ne vecanti dhe ne pergjithesi artit ushtarak perndimor . Nuk ka betej me te lavdishme se Dien phu ne historine e luftrave popullore ,(lufte me kate ) Megjithese e pane gafen franceze , kesaj rruge iu futen edhe amerikanet dhe u pa si perfunduan ne Saigon ne 1974. Para vullnetit te nje populli qe lufton per liri, nuk kane c’te bejne bombat atomike . Le Fuk Sho ishte nje nga luftetaret vietnamez te asaj kohe qe kam njohur nga afer.Edhe mbas 50 vjetesh nuk e kam harruar ate trim .
Po Cuk Norisin e ke takuar ….
Ore gasetar po sic shkruan shqip ,shqipero edhe emrat e ktyre personazheve aq te njohur ne gjuhen ton qe te kuptojn edhe te moshuarit qe e kan jetuar ate koh; Ajzenhauer,Xhon Foster Dallas (se na e bere Dullen ton) e De Gol, jan emra qe keshtu i kemi lexuar e ndegjuar or ti mik e lere anglishten e ferngjishten tende per ata qe marin masterat e din nga tre kater gjuh……
E tani pak ne tem . Hiku ajo koh kur komunizmin u munduan ta luftojn me trupa te tyre e lan kockat ne Vietnam e Algjeri ! Tani i kurdisin te vriten mes tyre ,i raskapisin,i varferojn deri per buk goje e pastaj ju fusin FMN tju “shtrij doren” e te tjerat i dini vet …….
jo kam takuar dardajanin.