Tritan Shehu: Të shkrihet kryesia e PD-së, u bë si Byroja Politike

5 Maj 2014, 08:42Politika TEMA

Partia Demokratike nuk duhet të ketë më një kryesi qendrore.

Ajo nuk është gjë tjetër veçse në hallkë e tepërt, ndoshta një reminishencë e Byrosë Politike, që vetëm i bën hije Këshillit Kombëtar.

Kështu shprehet ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili është zgjedhur dhe si koordinator i procesit zgjedhor në njësinë bashkiake nr.5 në kryeqytet.

“Unë them se për konkluzione në këto gjëra do të arrijë Konferenca e Tiranës. I takon asaj të vendosë në fund të fundit, për formën organizative të degës së PD-së së Tiranës, ndoshta dhe Kongresi në statutin e tij, nëse do ketë elementë të ndryshimeve në statut.

Për mua ekzistenca e kryesisë qendrore është një hallkë e tepërt që i bën hije Këshillit Kombëtar, i ul rolin atij dhe merr funksione që nuk ka pse t’i marrë”, shprehet ai për gazetën Shekulli.

“Unë mendoj se kryesia është një hallkë e tepërt jo vetëm për Partinë Demokratike, por dhe për Partinë Socialiste po ta shikosh si organizim, është një hallkë që vjen nga e kaluara, reminishenca ndoshta të Byrosë Politike. Në partitë moderne evropiane nuk ka të tilla kryesi, ka një kryetar, një sekretariat dhe një Këshill Kombëtar, pra ai është elementi më i rëndësishëm, dhe një grup këshillimor afër kryetarit, por me njerëz shumë të spikatur”.

9 komente në “Tritan Shehu: Të shkrihet kryesia e PD-së, u bë si Byroja Politike”

  1. Dulla says:

    Spaske frike Tritan se mos ha ndonje gje prape ?

    1. altin says:

      intervista e plote nuk eshte kjo, pasi lexova intervisten e plote i jap plotesisht te drejte ish kryetarit te Partise Demokratike

    2. keno kotorri says:

      Gabohesh Tritani justifikon veprimet e Saliut I cili nuk lejoi funksionimin si te Keshillit Kombetar qw eshte I vetmi organ vendim marres, ndersa ndermjet mbledhjeve te tij vendos Kryesia qe e zgjedh Keshilli kombetar. Saliu ne 10-15 vitete fundit me falsifikim votash I emeronte ata nga besniket e vet, prandaj dhe nuk I mblidhte. Prandaj dhe perfundoj qe nuk do harrohet per shum kohe si personifikim I se keqes.

      Tritan ! mos harro se gjate viteve 91-96 (perpara se te marrosesh saliu dhe te kthehesh ne Enver) ishte kryesia ajo qe me vote freninte Saliun dhe qe ne ate kohe PD ishte ndryshe nga kjo e kohes saliniane.

      Mos u be sherbetor I keq. mos e turpero veten.

  2. tiku says:

    TRITANI ESHTE NJERI I MADH E ME VLERA TE JASHTEZAKONSHME NE POLITIK E NE SHENDETESI

    1. Bora says:

      Ky Sdi me lidh 2 llafe , nuk degjohet dot !

  3. eni says:

    Ky vjen nga nje familje komunistash ,ku i ati ben ligjin gjithe jeten

  4. Uji i ftohte says:

    Nuk e kuptoj kete Tritol Shehun,sikur deshiron te thote dicka,hiqe mos e keput,…ne fakt nuk thote asgje.

    1. bledari says:

      gje mjaft e drejte e thene nga nje njeri qe ka dhen e jep shume per partine demokratike,respekte Tritan Shehu

  5. lorenci says:

    Tritan preshi,nuk ndahet dot nga Saliu sepse qe kur hengri preshin ne bythe ne Lushnje sepse Saliu vodhi e vrau me duket i ka pelqyer dhe vetem e mbron,o Tritan po e ke nje foto si nxenes i mire dhe komunist me Enverin,apo harrove dhe Saliu e ka ne varke me djemte keshtu jeni te dy njesoj,FUNDERRINA.PLEHRA.LLUM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje