Mark Marku: Basha rrezikon të jetë një figurë tranzicioni në PD

5 Maj 2014, 09:06Politika TEMA

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se Lulzim Basha rrezikon që të jetë një figurë tranzicioni në PD.

Sipas tij, Basha është një kryetar i emëruar dhe para emërimit nuk ka shfaqur ndonjë ambicie për të marrë lidershipin e partisë.

“Nuk ka pasur guximin që të bëjë një analizë të formacionit që ka marrë në administrim, nuk ka shfaqur asnjë platformë për rikonceptimin e këtij formacioni, nuk ka bërë asnjë propozim politik që paralajmëron një ndryshim të PD-së.

Nuk ka krijuar ende ekipin e tij dhe nuk duket se do ta krijojë në të ardhmen.

Kulturalisht, politikisht, intelektualisht nuk ka ndonjë domethënie të madhe në nivelin e përfaqësimit, kështu që do ta ketë të vështirë për t’u shndërruar në një autoritet referencial. Edhe aleatët jashtë partisë i ka të pakët, politikisht të diskredituar, njerëz dhe grupe (nëse mund të quhen grupe), për t’u qarë hallin nga të gjitha pikëpamjet,” thotë Marku, duke shtuar se të gjitha palët në PD do kërkojnë ta çojnë Bashën drejt dështimit, në mënyrë që më pas të bëjnë luftën e tyre për lidershipin e PD-së.

14 komente në “Mark Marku: Basha rrezikon të jetë një figurë tranzicioni në PD”

  1. shpatar says:

    Z.Marku .Te them te drejten edhe me ke pelqyer por dhe me ke zhgenjyer.Nese ke dashur te thuash dikca per Pd mire bene.Ajo qe me ligeshton ne radhet tuaja eshte se nuk po kuptoni themelet e Pd .Ato kane vetem nje atqitekt qe askush nuk mund te beje ndryshe .Saliu do ta shpjeri deri ne fund aventuren e tije per te cilen eshte paguar .
    Rruga e vetme qe ju shpeton eshte ndarja perfundimisht me kete Parti. Rikompozimi i nje partie gjithperfshirse ku si themel te kete parimet e lojes demokratike do te nxjerr ne pah vlerat e verteta te se djathtes ne Shqiperi .Kot lodheni qe vazhdoni ti bini fyellit ne nje brime .

    1. demokrat i fillimit says:

      Vetem krijimi i nje partie te re demokratike, demokracia e re, mbi bazen e demokracise reale per te cilen u ngritem te gjithe ne kembe ne fillimet e levizjes se demokracise, mund ti shumzoje me zero te gjithe ardhacaket ne PD me ndihmen dhe mashtrimet e berishes ,ku ne fakt qellimi ka qene krijimi i nje PD si prone private e berishes,ku tani formalisht kete titull pronesie ja ka kaluar bashes, dhe basha ky ardhacat i vone nuk mund te perfaqesoje brezin tone qe permbysem komunizmin, sepse nuk eshte asgje vecese nje hajdut ordiner qe duhet te jap llogari drejtesise. Ne PD nuk mund te veprohet si ne kohen e PPSH,ku ligjin e bente njesh-i dhe te tjeret ishin thjeshte ushtar te bindur.NJe pjese e mire e PD duhet te ballafaqohet me drejtesine, sepse kane vjedhur pasurine e ketij vendi. krijimi i nje force te re demokratike,duke u distancuar nga Partia e berishes, eshte nevoje urgjente.

  2. toto u kurtu says:

    akoma se keni kuptuar qe pd ka mbaruar eshte bere parti qesharake.keshtu te vazhdojne se jane ne rregull

  3. Erenik Doli says:

    Saliu dhe PD-ja me Jamarber (apo s’jam, vihet ne dyshim) Malltezin do e bejne PD-ne me te forte se kurre. PD-ja ka nje ditelindje dhe nje autoresi: Serbine dhe Sali Birishen.

  4. Niko says:

    Zoti Marku ,
    Pêrshëndetje dhe respektet e mija.
    Jeni nga elementët e pastërt të PD dhe dëshëroj që të mos jeni I vetëm
    Kam qënë dhe unë i PD për shumë vite me të njëjtin sens demokratik si ju
    dhe nuk isha i vetëm por fatkeqësisht Berishizmi i PD bëri që ti largojë me të gjithë mënurat mua dhe shokët e mij që për rethana të ndryshme e lamë PD pa zhurmë dhe pamë interesat tona ikëm dhe morëm me vehte zhgënjimin e madh nga që solli PD e Berishës.
    Të them të drejtën dhe sot që bëj jetën time si emigrant s’kam reshtur së menduari për Demokracinë aty në vëndin tim dhe kam një bindje se Demokracia dhe Berishizmi janë të pa pajtushme, ato s’mund të jetojnë së bashku, ndaj dësheroj që ju të mos jeni i vetëm dhe shpresoj se nuk kini nevojë për rekumandime, qush besoj se demokratët si ju e dinë çduhet bërë.Kurajo, Niko

  5. New york says:

    PD e degjeneruar parti me jerez kafshe

  6. Nika says:

    Partisë Demokratike i ka ngel veç emri dhe kujtimet. Sot nuk perfaqson asgjë!!!

  7. Billy says:

    Ishte nje fatkeqesi qe Basha pranoi te behej kryetar i PD-se. Kushdo qe te ishte ne krye te PD-se ne keto momente do te ishte nje figure tranzitore.
    PD humb zgjedhjet lokale vitin qe vjen. Qe ketu mund te kerkohet shkarkimi i Bashes. Nese shpeton, perseri pas dy vjetesh te tjera, jane zgjedhjet e pergjitheshme. Humbet perseri dhe largohet me hir ose me pahir.

  8. heretiku says:

    PD-ja eshte sot nje parti private, familjare, sepse keshtu u impostua qe ne fillim nga Saliu. Ky i fundit ishte dhe eshte i paafte te krijonte nje parti masash, e ngritur mbi parime demokratike, si shume parti ne Europe. Duke perqendruar ne duart e veta shuma te medha parash, Saliu dhe familja e shohin PD-ne si biznes familjar. Cdo kryetar qe do te vije ne krye te PD-se, duhet te jete ne funksion te familjes ose pjese e familjes ( tani eshte futur ne loje dhendri Malltezi, me vone mund te futet ne loje e bija e Malltezit ), perndryshe partia precipiton ne menyre dizastroze. Megjithate PD-ja eshte nje parti ne precipitim e siper, edhe keshtu siç eshte. Eshte nje lloj partie si ajo e Kubes, ku iken Fidel Kastro per arsye shendetsore dhe zevendesohet nga i vellai. Apo si ajo e Korese se Veriut, ku familjaret zevendesojne njeri tjetrin.
    Saliu nuk ishte dhe nuk eshte De Gasperi, apo Adenhaueri etj. qe fale vizionit te tyre te gjere demokratik, krijuan dhe konsoliduan parti te standarteve te larta demokratike. Ne shumicen e saj derrmuese PD-ja eshte dhe do te mbetet Partia Made in Shpella. Eshte parti qe i leverdis vetem familjes Berisha dhe ndonje dallkauku qe shet edhe familjaret e vet per ndonje kocke.
    Megjithe difektet e mundshme, e vetmja parti ne Shqiperi, qe mund te kete ndopak ere partie europiane eshte PS-ja.
    PD-ja eshte per tu rithemeluar.

  9. Ncuk says:

    Ndersa marku vete e ka kaluar tranzicionin dhe tani s’eshte fare me ne PD…

  10. Petro says:

    Miq! PD e ka kryer rolin qe mori me 1990.Ndryshoi me sa mundi sistemin nga komunist ne kapitalist dhe realizoi ne te gjitha menyrat kalimin e pronave, pra fuqise ekonomike ne duart e nomenklatures mafioze te kuqe.Kjo jete qe ben tani eshte per inerci historike.Pas humbjeve lokale, ne Tirane, Shkoder e Durres, ajo do te perfundoje si te gjitha partite e djathta te lindjes.Nuk mund te kete jete me me mentalitet komunist e metoda komuniste, me ish sekratar partie, ish gazetare te ZP, me ish bije te nomenklatures, ose spiune te sigurimit, me hajdute ordinere qe shfrytezuan postet vetem per t u pasuruar.Edhe Basha eshte njeri nga ata.Lamtumire PD. Ishim dikur pjese thelbesore e jotja, idealiste per te sherbyer vendin drejt nje transformimi te madh, por ky do te vonoje edhe shume akoma.Lamtumire!

  11. islam says:

    MARKU JE I VETEM SEPSE NUK KAM PARE ASNJE ANTAR TE PD TE DALI KUNDER VENDIMEVE TE JUNTEES SALI, PO C’PRET SHIKOJE NGA EMRI

  12. katarakti says:

    Ku eshte Skypioni, mor Zot? Se na mbyten keta soc/ komunistat e djallit. Dil mor Skypion, qaje nje replike, qe te na japesh pak zemer neve te shkreteve, se na mori lumi.

  13. ramastan dhe tritolistan. says:

    MARK MARKU OSE MUTI MUTATANT-Mutant se nderron sa her i jepet nje koqe mish APO para te pista droge.i shendrrueshem dhe pakurrizore eshte marku,si preqi,ndoka frroket etj.kaolik komunist bashkpuntore ka vetem ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje