Fidel Ylli: Qeveria në trend të mirë, Rama punon 18 orë në ditë

5 Maj 2014, 09:14Politika TEMA

Deputeti socialist, Fidel Ylli, shprehet se të jesh ministër i Edi Ramës është një stres i madh, pasi kreu i qeverisë nuk ka orar në punë dhe mund të jetë i angazhuar edhe 18 orë në ditë, gjë që e kërkon edhe nga kabineti i tij.

“Nuk mund të paragjykoj njeri, unë them se ministrat janë nën një presion të vazhdueshëm. Nuk është e lehtë të punosh me kryeministrin Rama, i cili nuk ka një orar pune, që e fillon në këtë orë dhe mbaron në atë orë. Ai punon si në Bashkinë e Tiranës, punon 18 orë në ditë, dhe unë e kuptoj që të punosh me të, do të jesh në një overstress, është totalisht jashtë atij funksioni që administrata punon me orare fikse. Me Ramën nuk ka orare, por ka vetëm punë dhe kërkohen reforma”, shprehet Ylli.

Deputeti socialist shprehet se qeveria është në trend pozitiv dhe i kërkon kryeministrit të ruajë qetësinë dhe të mos bjerë pre e provokimeve në parlament nga opozita.

“Është në trendin e duhur, janë në një sintoni edhe me ministrat e LSI, këta po punojnë. Por unë jam për tolerancë edhe në debatet që bëhen në parlament, toleranca është virtyt i njerëzve të mençur. Ne duhet të tregohemi jo agresivë, nuk duhet të provokojmë. Kryeministri duhet të jetë në atë qetësinë e tij për të drejtuar vendin, sepse e votuan 1 milion shqiptarë dhe është qeveri për të gjithë shqiptarët. Opozita është shumë agresive dhe provokuese dhe ne s’duhet të biem pre e provokimeve të saj. Duhet një bashkëpunim institucional me opozitë. Disa reforma duhen bërë të përbashkëta,” shprehet Ylli për Panoramën.

Lidhur me debatin brenda PS-së për çështjen e mandatit të përfunduar të kreut të PS-së, Ylli i jep të drejtë kolegut të tij, deputetit Ben Blushi, por shprehet se në qendër të vëmendjes është qeverisja e vendit.

“Mendimi është se jemi në një moment qeverisës. Blushi mund të ketë të drejtë nga ana statutore dhe mund të përmendë datat apo limitet. Ky është një vendim që duhet diskutuar në fakt në kryesi, asamble apo në kongres, që ato norma të statutit të zbatohen”.

33 komente në “Fidel Ylli: Qeveria në trend të mirë, Rama punon 18 orë në ditë”

  1. Xhixh Vitali says:

    Ai qe eshte Drejtor i Kufirit ne Ministrine e Brendeshme e qe ka qene shef i interpol Tiranes e di mire qe ne kohen e Agron Musarajt Fideli kerkohej per trafik droge.

    1. rudi says:

      po po
      avion droge ne divjak..shpifes shpifes shpifes!

      1. Xhixh Vitali says:

        Po Rudi, trafik droge ne kohen kur ishte truproje e Aleksander Meksit.

      2. Gerti says:

        Ylli eshte nje vlere e shtuar ne PS pasi eksperienca e tij ne fushen e tij 9 Sportin) ka bere te mundur programin per sportin qe Rama po e inplementon

        1. Fatmira says:

          Ylli dhe Rama si e gjithe PS eshet nje skuader qe mbeshtet njeri tjetrin per te bere me te miren per nje shqiperi te begate.

          1. ramastan dhe tritolistan. says:

            fatmira e fatziut Enver.droge e tritol e bete shqiperine kjo eshte fat i zi e jo fat i mire.vetem letrat higjenike si mimi thpne Fatmire.

        2. ramastan dhe tritolistan. says:

          gerti-ylle enveri dhe jashteqitje negjmije eshte fideli-fidel kastro komuniste staliniste me rrenje.perverz njeri.

    2. keno says:

      Ca flet mo ca flet mo ca flet, ca kerkimi thu. Bravo deputetit qe nuk po heq dore nga fjala e dhene e qe po insiston ne ate program qe vet e ndertoi.

    3. Gentian says:

      Rama eshte punetor dhe e rendesishme eshte qe edhe kabineti qe ka zgjedhur jane shume punetore kemi shprese tek kryeministri per edhe me shume rezultate pozitive ne muajt ne vazhdim.

    4. ardi says:

      Me ne fund po shikojme perkushtim ndaj ktij populli nga qeveria. bravo per punen e palodhur qe beni, dhe uroj te vazhdoni me kto hapa

    5. Hitleri says:

      Mos u merrni me detaje kaq te vogla….. Mjafton te investosh ne fushaten e rilindjes dhe pastrohesh menjehere….. Eshte si te thuash 3 falemi mri….

  2. doda says:

    e vertete ky kryeminister eshte i perkushtuar dhe i zoti !

    1. Leku leter says:

      Eshte goxha i zoti, punon 18 Ore, me shume se Saliu qe flinte vetem 2 ore sepse punonte nuk e di sesa ore ne dite…Keto elozhe dhe llustra jane me keq se ato qe benin per Salen dhe jane njesoj si ato ne Korene e Veriut per Kim Jong-il. Nuk kemi nevoje per reklama idioteske por per vepra

      1. Tomorri says:

        E vertete eshte e gjitha cka ka thene Ylli. Puna e Rames po pasqyrohet ne realitet dhe kete e tregojne rezultatet e mira qe po nxjerr .

        Se di si muna ta quani servilizem kur ne fakt eshte vetem mbeshtetje e mirefillte dhe e shendoshe ndaj kryeministrit te vendit

        Sa per shpifjet e mesiperme me mbetet vetem ti shperfill me neveri

        1. renisa says:

          Me pelqen pamase kjo lloj harmonie qe PS ka brenda saj. Punojne si nje ekip dhe kane dhene rezultate fantastike.

          Pergezime

          1. Andi says:

            Vlere e shtuar per shoqerine shqiptare eshte Fidel Ylli. E papare puna e rames. Eshte njeri i thjeshte dhe punetor,

            Si rezulat kemi reforma qe po ndermerren e po i japin nje tjeter fytyre vendit

            1. Ina Muca says:

              Dallimi mesa Saliut e rames behet en ate qe ai se bente e Rama e ben, PUNE PER VENDIN E POPULLIN.

              Kjo eshte diferenca qe e beri populli qe me 23 qershor e Rama po e perkthen ne pune te palodhur

              1. Xani says:

                Puna e Rames eshte dukshme. Po behen reforma jetike qe saliu as qe i imagjinonte.

                Sot po kuptojme se sa thelle na ka pas zhyt sali serbi, por ite te mira po vijne

                1. Liza says:

                  Me vjen mire qe kane mirekuptim e bashekpunojne si nje skuader ne ide dhe projekte per nje shqiper me te begate.
                  Nga ana tjeter kemi pasur nje sali qe shkaterroi sa mundi e kjo ka lene pasoja qe Rama sot i duhet ti mbaje ne supe. Kuptojeni kete

  3. Rea says:

    Fidel emeri i diktatorit kuban flet ne shqiperine e zene nga krimi komunist,ky fidel qe e ka vene pasurine ne menyra ta pa ligjeshme dhe ku sot kapterri i skraparit tregon se edi rama punon 18ore dhe ku sukseset e tij dhe te qeverise ia kane ndryshuar jeten shqipetareve dhe ku tani duhet pak pushim se jane te stresuar,kapterr me nenshtetsi amerikane u pasurove ne kohen e aleksander meksit dhe tani te ka ngelur qe te ndrroshe edhe emerin nga FIDEL NE PEDER

    1. Avni says:

      shume e vertete, nje cope mundes ka qene. Por meqe e-drama e la ne hije per ca kohe ai nuk u ndje, tani e kapi njehere prej supesh dhe ky trapi filloi nga elozhet. Shih se c’karakter kane burrat ne shqiperi, bejne si kurva

  4. spetsnaz says:

    Fillun elozhet bajate. Edhe Sala punonte deri ne 4 te mengjesit thonin athere

  5. Dajti says:

    Po mire more Fidel si u be zgjedhja e Presidentit?? Me konsensus??
    Boll fole kot se nuk te shkon fare te luash rolin e politikanit. Mbaj ate rol qe ke patur gjithe jeten dhe me te cilin pate sukses.
    Ate te mundesit.

  6. cub dragobie says:

    mire do te ishte te jepje ndonje seminar : si mundet te behesh i pasur:

  7. rilindasi says:

    Edhe kur ben pazar per grun duke punu per vendin eshte!

  8. aus München says:

    po edhe ndonje kenge ne gjuhen kineze te na e kendosh se kendoje bukur…
    http://www.youtube.com/watch?v=ABxTRb25QH8

  9. aron says:

    Po ti per vete nuk je minister ,leri keto pa shikoni e beni punen e jo te rrini neper zyra ,por pune konkrete.

  10. Analist Politolog Qim Hasimovic Nurellari says:

    Shume po lodhen keta te rilindjes.
    Dilni nga restorantet e parkut ti shihni se si i kullufisin paidhaqet.

  11. Besi says:

    Oret e zgjatura te punes ,perkushtimi dhe shpirti i bashkpunimit tregon progres ,te ardhme.

  12. berati says:

    fidel ,mos fol o burr ,mos fol se rigoni nuk behet lis …dhe e di mire ti …historine tende …….je i kohes se agron musarajt ti ,…e deli i nenes …gjeja me emire eshte te servilosesh pa u ndjere …po ky vend vetem BURRA nuk ka ….

  13. BERTO says:

    ore si shume jane shtuar b..lepiresit rames!

    1. Hitleri says:

      Ky nuk eshte b.lepiesi i Rames, ky ashte ai qe Rama duhet ti ktheje borxhin….perndryshe e zhduk! …

  14. emer says:

    Pse ore keshtu matet puna? Te rrish gjithe diten ne twitter apo facebook, iken koha. Ku jane rezultatet, rendimenti? Keta akoma ankohen sa borxhe na kane lene, bej lulishte e parqe olimpike (po u be!).
    Njerezit duan rezultate, jo reklama lavdie si ne komunizem, llafet na kane ardh ne maje hundes! Bajat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje