Homazhet në Varrezat e Dëshmorëve/ Garda nuk lejon komunistët me portretet e Enver Hoxhës (VIDEO)

5 Maj 2014, 09:40Politika TEMA

Mbështetës të Partisë Komuniste të Shqipërisë nuk u lejuan nga Garda e Republikës të kryejnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit, duke mbajtur në duar portretet e diktatorit Enver Hoxha. Garda ndaloi një grup të vogël anëtarësh të PKSH të kryejnë homazhet në të njëjtën koöhë kur Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta po vendosnin kurorat me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”. Shkak për ndërhyrjen e Gardës ishin portretet e diktatorit, që pjesëtarët e PKSH kishin marrë me vete

Qemal Cicollari, Kryetar i PKSH, e konsideroi veprimin si një atentat që po i bëhet demokracisë nga Qeveria e sotme.

“Kemi ardhur të bëjmë homazhe dhe na kanë ndaluar pjesëtarët e gardës, të cilët nuk lejojnë shkuarjen e PKJSH për të bërë homazhe me fotografinë e Enver Hoxha, i cili mbetet simbol dhe flamur i PKSH, udhëheqësi i luftës Nacion-Çlirimtare, udhëheqës i  Shqipërisë socialiste për 50 vite. Ky akt i ulët i qeverisë së sotme nuk është veçse një atentat neofashist që kërkon të diskriminojë PKSH, të baltosë dhe denigrojë figurën më të madhe të popullit shqiptar”, theksoi Cicollari në një reagim për mediat.

Pas homazheve të zhvilluara, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se 5 Maj është një ditë e cila duhet të na bashkojë dhe të na përul përpara dëshmorëve të kombit të cilët sakrifikuan jetën e tyre për t’i dhënë një të ardhme kombit tonë.

Kryetari i Kuvendit, njëherazi dhe Kryetar i LSI-ë kujtoi se ky 5 Maj vjen në prag të 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe i jep një veçanti edhe më të madhe kësaj dite.

“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme, sepse është dita e Dëshmorëve të Atdheut, atyre që sakrifikuan atë çka kishin më të shtrenjtë, jetën e tyre në emër të lirisë dhe dinjitetit për të gjithë shqiptarët. Është një pjesëmarrje e veçantë dhe është në prag të 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut”, tha Meta.

Kryeparlamentari shtoi se përulja i shkon të gjithë dëshmorëve, por në veçanti edhe atyre që u kthyen në simbol të çlirimit të vendit.

“Ne sot i përulemi me mirënjohje, Margarita Tutulanit, Qemal Stafës, Vojo Kushit, e shumë e shumë të tjerë të cilët i dhanë një të ardhme atdheut me gjakun dhe jetën e tyre”, u shpreh Meta.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi se sot është dita që mbarë kombi shqiptar nderon të rënët në Luftën Antifashite Nacionaçlirimtare. “Detyra jonë është të çojmë përpara ëndrrën e të rëndëve për një Shqipërio të lirë, demokratike dhe europiane”, tha Basha.

Kreu i PD-së u shpreh se ëndrra për lirinë kombëtare u forcua edhe më tej me pavarësinë e Kosovës.

“Sot është dita kur shqiptarët nderojnë Dëshmorët e Kombit. Heronjtë të cilët luftuan për idealet e larta të Shqipërisë dhe shqiptarëve, bashkimit kombëtar, dinjitetin e Kombit tonë dhe Demokracinë. Sot, 70-të vite pas përfundimit të luftës antifashiste shqiptarët janë më të bashkuar dhe ideali i të rënëve në luftë anti fashiste, i errësuar për dekada po lartësohet sërisht. Duhen ende përpjekje për konsolidimin e idealit të lirisë, prandaj sot jo vetëm t’i kujtojmë, por duhet të bashkëpunojmë e të bashkohemi për të mos i tradhëtuar idealet e tyre, por t’i shërbejmë ëndrrës dhe bindjeve të personave që dhanë gjakun për Shqipërinë e lirë e të bashkuar. Lavdi Dëshmorëve të Kombit, i paharruar kujtimi i tyre”, tha ai.

Të pranishëm në aktivitet veç Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ishin dhe ministrja e Mbrojtjes , Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare Jeronim Baze, Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, po ashtu edhe personalitete të huaja, si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, apo Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Cannon.

Duket se ndërhyrja e Gardës është bërë për të shmangur një tjetër incident të ngjashëm me atë të 29 Nëntorit 2013, kur gjatë homazheve që po zhvilloheshin në Varrezat e Dëshmorëve, disa radhë pas drejtuesve të shtetit, Presidentit Bujar Nishani, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta e Kryeministrit Edi Rama, dukeshin disa foto të ish-diktatorit Enver Hoxha, të cilët mbaheshin nga përfaqësues të Partisë Komuniste. Incidenti u përdor në atë kohë nga opozita, e cila hodhi akuza të ashpra ndaj Qeverisë duke e fajësuar atë për reabilitimin e figurës së diktatorit.

42 komente në “Homazhet në Varrezat e Dëshmorëve/ Garda nuk lejon komunistët me portretet e Enver Hoxhës (VIDEO)”

  1. Pandi says:

    Eshte momenti per ti rikthyer dinjitetin kesaj lufte dhe deshmoreve te kombit , pasi keto vite ky kontribut eshte tentuar te zhvleresohet dhe te sulmohet politikisht nga Berisha dhe PD per interesa momentale!

    1. shqiptar says:

      or pandi kjo dite e ka dinjitetin e vete pergjithmone lavdi deshmoreve edhe heronjeve por problemi qendron tek klika e enver hoxhes me shoke se eshte klasifikuar diktator se ky ne radhe te pare vrau nje nga nje komunistet e vertete shtremberoi historine edhe tani meritat e deshmoreve smunde ti meritoj hoxha por komunistet e vertete si q-stafa s-malishova edhe deshmoret por klika hoxhiste kurre ky eshte problemi -lavdi e nderimeve deshmoreve –

    2. spetsnaz says:

      Nuk pranohet figura e Enver Hoxhes aty, sepse nuk ka qene i korruptuar si politikanet e pranishem qe bene homazhe.

    3. ALpini says:

      eshte me e ndershme qe duhej te ishin prane e prane si fisheket ne gjerdan.
      Si mund te pengohet Babe Myslymi e te lejohet i biri Das Peza?
      Si mund te pengohet Sul Bushati e te lejohet i biri Ditmir Bushati?
      Si mund te pengohet Kristaq Rama e te lejohet gargareli I biri Edvin Rama ?
      Si mund te pengohet Spiro Koleka e te lejohet mbesa Millena Harito?
      Si mund te pengohet Hamit Beqja e te lejohet i biri Ilir Beqja?
      Keta kujtojne se populli eshte budalla dhe harrojne se pushtetin se kane marre me tapi.

    4. ramastan dhe tritolistan. says:

      pandi-oj lop negjmije sakate.naqo desh ja puthi koqet enverit ne berat gjysem metri e kishte larg.jeni more ju te droguar APO qfare keni.pse i lejoi te vinin fotot e shtriganit afer meta e rama.e di pse ju ka ngjizur enveri se bashku me stalinin ama nene keni negjmije shtrigen.

    5. Rik Balsha Sr. says:

      TE RENEVE TE LUFTES

      Ne pese majin e dyzetenjeshit u vra i pari Hero i rezistences partizane shqiptare, Qemal Stafa, i riu goje embel e pende te arte. Gjaku i tij u be simboli i luftes per çlirimin e vendit nga hordhite nazi-fashiste, ku ju bashkuan edhe njezetetetemije te tjere bij nenash shqiptare, qe sakrifikuan jeten e tyre per te na dhene lirine qe gezojme sot.

      Heroizmi dhe sakrifica e tyre jane e do rrojne perjete ne zemrat tona, gjakun e tyre do e mbrojme edhe me gjak po te lipset nevoja, kunder çdo mbeturine antishqiptare te se djeshmes, kunder çdo pinjolli te atyre qe baballaret e nenat tona i luftuan, duke u flijuar per kete toke.

      Por mirenjohjen time sot dua t’ja kushtoj edhe atyre qindra jo shqiptareve qe dhane jeten e tyre ne krah te prinderve tane, duke luftuar se bashku fashistet e nazistet uzurpues te trojeve tona. Trupat i shume prej tyre treten diku ne ndonje perrua, mal a fushe, pa emer e lapidar, pa nje tufe lulesh te njomur me lotet e nenave te tyre.

      Nje nga ata ishte edhe ALFEO Fusillo, njezetetre vjeçari i lindur ne Karletini te Sirakuzes (08.03.1923) qe u pushkatua nga nazistet ne qytetin e Shkodres, ne mbremjen e 28 nentorit 1944. Eshte dekoruar nga shteti italian me Medaljen e Argjend’te Militare ne perkujtim.
      I thirur nen arme nga rregjimi fashist i Musolinit, ai u mobilizua në Shqipëri, në 32-të Regjimenti këmbësorisë Division-së “Venecia”. Pas armëpushimit, Fusilli u kap nga gjermanët dhe u burgos në një kamp përqendrimi.
      I riu, i cili kishte refuzuar një ofertë të lirisë në këmbim per të aderuar në Republikanet e Salose, arriti të ikë nga kamp-burgu. Ndërsa duke u përpjekur për t’u bashkuar me partizanët shqiptarë, ALFEO Fusilli përsëri ra në duart e nazistëve. I nënshtrohet torturës dhe pasi u denua me vdekje, u ekzekutua nga gjermanët në Shkodër.
      Pikerisht nje dite para shporrjes se tyre me forcen e armeve nga Shqiperia.

      Lavdi edhe ketyre heronjve te heshtur qe u sakrifikuan per lirine tone.

  2. berti luca says:

    Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare eshte nje nga momentet historike me te lavdishme te kombit tone.

  3. gerta says:

    Nje dite e shenuar per Kombin Shqipetar! Lavdi Deshmoreve !

  4. Rrastani ! says:

    Gabim,duan apo s’duan disa Enver Hoxha ishte udheheqesi i luftes nacionalclirimtare:Kjo s’mund te mohohet ashtu si nuk mund te mohohet qe Sali Rame Berisha ka qene jo vetem anetar i PPSH-se por edhe sekretar partie dhe nene udheheqjen largpamese te partise dhe shokut Enver Hoxha ka zhvilluar me konseguence luften e klasave,si ishte edhe rasti i te ndjerit Hysen SHoshori qe ne gjyqin e tij kerkoi te varej ne litar…

    1. Ballisti (KS) says:

      @Rrastani, gabim, duam apo s´duam, Enver Hoxha ishte ai qe prap e coptoje Shqiprine te cilen ne ballistet e bashkuam!

      1. Rajub says:

        Ballisti po me pulat c patet more aman

        1. Ballisti (KS) says:

          @Rajub, rreth pulave mund te diskutojshe me Thoma Kotecin alias Tourkopordhos, ok?

  5. Uji i ftohte says:

    Shume veprim i drejte i Gardes se Republikes,ne fillim te viteve te nentedhjeta Partia e Punes u transformua ne Parti Socialiste,pra PKSH-ja nuk eshte trashigimtare e Enverit dhe,veprave,te tij,por trashigimtare eshte PS-ja ne krye me Ramen dhe partnerin e tij Meta.

    1. Wendy-B says:

      Po pse o Uji i ftohte Berisha c’fare ishte . Komunist me shume se vete komunistet, psikopat, shkaterruesi i ketij vendi.

  6. loni says:

    shume e drejte mos te lejohet fotografia e komandantit,sepse ata deshmore i udhehoqi sali berisha me edi ramen gjate luftes kunder ekupatorit armik,keshtu eshte kur je patriot dhe jep te gjitha kontributat per vendin tend,nefund del edhe armik,bravo mentalitetit shqiptar dhe hajde dhe lufto per kte vend kurve pastaj,si do qe te gjykohet enver hoxha mor plera politikan,meritat e tij pergjat luftes per clirimin e shqiperise nuk mohohen,por ju nuk dini te nderoni ata qe japin jeten per vatanin,ju jeni vetem per te nderuar tradhetaret si hamet zogu qe i bete edhe bust ne mest te tiranes,ju jeni plera te gjithe si politikane,lavdi per deshmoret e kombit qe dhane jeten per clirimin e vendit,poshte tradhetaret si hamet zogu dhe sali berisha qe i fali detin grekerve,poshte edhe ai deshmori malok azem hajdari qe shiste naften e shqiperise tek miloshevici,ne djall politikanet e sotem.

  7. Dielli mbi KORAB says:

    Enver Hoxha i dha emrin nje epoke,por ai nuk eshte Deshmor i Luftes NÇ.
    Figura e tij nuk duhet te keqperdoret nga komunistat,aq me teper kur si udheheqes eshte i diskutueshem akoma.
    Veprimi i Gardes eshte i drejte.Nje nje shtet demokratik duhen zbatuar rregullat.Me 5 Maj kujtohen te vraret ne lufte.
    Tregohun me te mençur ju komunistat dhe mos abuzoni vend e pa vend me portretin e Enver Hoxhes.

    1. Rajub says:

      Dielli mbi korab jame dakort me ty por per Ahmet zogun qe eshte edhe ai figure e diskutueshme perse i lejohet busti ne Tirane?A jemi ne demokraci te mos tu imponoemi askujt secili te jete i lire ne mendimet e tije,besimin e tije pa ju imponuar me force te tjerev…une keshtu mendoj -Po ti?

  8. kaurri says:

    Nostalgjia, nostalgjia.

    Enveri e mbylli vendin edhe e bani nji burg gjigand, ku te vetmit njerez te lire ishin…..te vdekunit e keta nostalgjiket e Dulles dalin prap neper manifestime e festa “deshmoresh”, nji pjese e te cileve i bani vete Enveri “deshmore”, si puna e Qemal Stafes.

  9. realist says:

    Nuk jam “nostalgjik” i diktatorit, por Demokracia ka rregullat e veta, që nuk lejojnë “përjashtime” sipas qejfit të çdo Qeverie… Edhe Putin, që e quajmë “diktator” (sepse kështu na pëlqen, neve dhe “miqve” tanë), këto gjera i lejon në Rusi… Nuk bëhet “gjysëm qen dhe gjysëm zagar”…

  10. veterani says:

    LAVDI DESHMOREVE , BIJEVE E BIJAVE TE POULLIT TONE , QE DHANE JETEN E TYRE NE LULEN E RINISE , PER CLIRIMIN E VENDIT!!!

  11. alban says:

    Lufta partizane,duan apo sduan ballistet e kelyshet e fashizmit,ka qene ,eshte dhe do te jete padiskutim periudha me e lavdishme e popullit shqiptar.Lavdi atyre qe rane per atdhe,atyre qe luftuan dhe udhehoqen kete lufte.Turp per ata te paket qe nuk u bashkuan me kete lufte dhe bashkpunuan me pushtuesit.

  12. Fon Nili says:

    Rrofte PKSh-ja, udheheqesi legjendar i LANC Enver Hoxha dhe udheheqesi shpirteror Fan Noli. Rrofte 5 maji i dehsmoreve te Atdheut. Poshte satrapi Ahmet Zog, kuislinget dhe Mbreti pa kurore Sali Berisha.

    1. kaurri says:

      Koment tipik antigege. E doni ju me ece perpara Shqipnija me ket lloj urrejtje?

      1. Andon says:

        Nuk eshte koment tipik antigege, por eshte koment tipik prej trapi.

  13. veterani says:

    Shum mir ja bejn ketyre llumrave komuniste madein sali berisha e hysni milloshi kta nuk perfaqsojn as gje kombetare.Kta jane antikombetaret me te medhej.

  14. Klimax says:

    Po fashisto-nazistin Eqrem Bej Vloren perse e nderuat me homazhe shteterore more Edi Rama?! Apo sipas jush, Saliut e bajgave te tjera lufta antifashiste ishte nje “lufte civile”???!!! Mos jane edhe anglo-amerikanet komunista qe luftuan nazi-fashizmin??!!

    1. Andon says:

      Sa hajvan qe je

  15. merobaze says:

    ME 5 MAJ ENVER HOXHA SPIUNOI TEK FASHISTET QEMAL STAFEN.

    Nga shtepia e kunatit te fet ballist, kolaboracionist dhe minister i jashtem fashist, Bahri Omari, ku ishte strehuar me gjithe Nexmijen pas punes se tij ne ambasaden e Ahmet Zogut ne Bruksel. Nga kjo shtepi Enver Hoxha me nje pabesi te vecante spiunoi tek fashistet jo vetem kundershtaret politike, por edhe shoket e vet debila komuniste qe i shikonte si pengese drejt marrjes se pushtetit te pakufizuar mbi Shqypnine dhe shqyptaret.

    E pare ne kete drite historike data 5 maj mund te quhet di data e tradhetise dhe e pabesise enveriste dhe kursesi si data e DESHMOREVE te Kombit. Nga ana tjeter ka ardhur koha qe politika shqyptare te sqaroje me veten dhe miletin se cilet jane DESHMORET e vertete te Kombit? Ata qe me vepren e tyre i sherbyen me zell Partise Komuniste dhe implementuan MURTAJEN bolshevike ne trojet tona, apo ata intelektuale properendimore qe j’u kundervune me mish dhe shpirt duke mos kursyer as jeten e tyre sadistit gjakatar Enver Hoxha dhe pushtetit te tij mizor? Pse nuk permenden fare sot PATRIOTET properendimore shqyptare qe regjimi gjakatar i Enver Hoxhes, i huazuar me dhune nga Moska dhe Beogradi i vrau dhe i masakroi si asnjehere ne histori? Pse Edi Rama nuk thote edhe nje fjale te vetme per ta, nderkohe qe Ilir Mete Rryshfeti vajton si kukumjacke pylli per banditet komuniste te Enver Hoxhes dhe LAQNC-in e tij kriminal, qe vrane anglezet ne Kanalin e Korfuzit me urdher nga Kremlini?

    Festime te tilla si 5 maji i pabesise dhe i tradhetise jane edhe idiotesia e politikes se RILINDJES socialiste ne Shqypni, e cila nuk ka se cfare t’i jape miletit dhe e drogon me propagande bolshevike te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes. Ne vendet komuniste te Evropes Lindore data te tilla jane fshire me kohe nga kalendari i festimeve dhe politika e tyre kombetare i ka cilesuar me kohe si data te REZILIT dhe TURPIT per vendet e tyre. BE-ja ka shpallur me nje rezolute te vecante qe politika shqyptare duhet me detyrim te denoje krimet e komunizmit si kushte per antarsimin e Shqypnise ne Evrope. Ne vend qe te beje kete gje politika shqyptare vajton me festime per data qe sollen ZINE ne trojet tona dhe nje nga keto data eshte edhe 5 maji i pabesise dhe tradhetise enveriste, qe e vazhdoi pabesine e tij prej ANTIKRISHTI deri ne fund te jetes se vet prej SADISTI.

    Le te vendose nje lule Edi Rama nje lule per intelektualet shqyptare te vrare dhe masakruar nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij gjakatar, sic beri nastradini me shoket e tij para deres se ambasades amerikane me kujtim te Loni Adhamit, Sabiha Kasimatit, Muzafer Pipes, lista eshte shume e gjate, varret e shumices se tyre nuk dihen akoma, por me kete gjest Edi Artisti le tí tregoje Botes se Shqypnia e ka vendin ne Evropen Demokratike dhe jo ne Rusine e Putinit.

  16. dauti says:

    nuk e mora vesh kush ishte ne krye te luftes nacional clirimtare ne te cilen dhane jeten deshmoret.se qe udheheqesit e politikes se sotme jane kunder dhe nuk e duane enver hoxhen kjo eshte e qart.nuk mund ti kerkohet rames dhe askujt tjeter ne politiken e sotme qe te jete simpatizant i enverit.kjo pasi keta i sherbejne nje sistemi krejt tjeter,atij kapitalist ku njeriu per njeriun eshte shume dashamires e human.mjafton te lexosh e te analizosh gjuhen e komenteve me siper per te kuptuar dashamiresine e mirkuptimin e njerzve te sotem per njeri tjetrin.pastaj sote kur ne jemi te lire te shprehemi per gjithshka nuk e kuptoj si ka ndodhur ai keqkuptim me policine qe ka penguar njerzit ne varrezat e deshmoreve te shprehin simpatine e tyre per enverin.se ja fjala vjen policia i le njerzit te shprehen me simpati per hajdut,kriminele e tradhetare kur sidomos per keta te fundit qeveria organizon ceremoni perkujtimore.mos eshte kjo ceshtje e paqartesise per te dalluar te moralshmen nga e pamoralshmja se dhe kjo eshte ceshtje kendveshtrimi.sidoqofte nje gje eshte e sigurt tradhetaret nuk mund te behen heronj sepse heronjte nuk behen me letra e vendime pas beteje por behen ne beteje ku e shkruajne vendimin me gjakun e tyre.i paharruar kujtimi i deshmoreve te cilet jane te pavdekshem pavaresisht qeveritareve qe ikin e vine qe duan ti perdorin vetem per interesa te dites por ne fakte tallen me ta….shihni varrezat e deshmoreve e lapidaret si i kane katandisur nderkohe qe paguajne miljona per big bradher…

  17. Edhe pse nuk kam qen pjese e sistemit Komuniste (28 vjec), jetoje jashte shtetit 23vjet kam per te thene dy fjale. Me servilat e hajdutet kriminel qe kemi ne parlament, bashk me qenet e partise se tyre qe cmenden kur degjojne per Enver Hoxhen edhe partine qe i dha prinderve te mi nje etike edhe nje sjellje me kulturore se sa RUGACET E SOTEM, qe fatmirsisht e trashegova. Lavdi per Deshmoret e Kombit Shqiptare, qe dhane jeten. Lavdi per Enver Hoxhen, Lavdi per sistemin Komunist. Edhe turp te na vije per veprimet qe kemi lene nam pas keti sistemi.

  18. emiljano says:

    LAVDI TE PERJETESHME DESHMOREVE TE KOMBIT, TE RENVE GJAT LUFTES PER çLIRIMIN E SHQIPRIS NGA OKUPATORI?LAVDI LUFTES NACIONAL çLIRIMTARE, I PERJETSHEM KUJTIMI I DESHMORVE TE LUFTES?POSHT TRADHTARET DHE KUISLINGET,me deshmoret e saliut hajdut rrugesh dhe kriminela ordiner as qe dua tja di pun mafjozesh,.

  19. realist says:

    Le të ishte Shqipëria sa “një e dhjeta” e Rusisë së Putin-it dhe unë do të rija me gjithë qejf aty, i dashur “merobaze”…, ndërsa ti rri në Shqipërinë Mesjetare të “Evropës Demokratike”…

  20. lavirja e bulevardit says:

    O te dhjefsha garden te dhjefsha, qe njehere drejtohet nga PD-ja e njehere nga PS-ja.

    PO kush ishte Enver Hoxha? Ishte ai pra, i cili udhehoqi ato deshmore qe shkojne e i bejne homazhe palacot e pas 90-tes.

    Po ku keni surrat ju me permend Enver Hoxhen aman?! Po ngaqe u treguat mosmirenjohes ndaj tij, vuani si skllever ne 2014-ten. Popull idiot!

  21. shpetim says:

    Une nuk jam nostalgjik i periudhes kur jetoj dhe drejtoj Enver Hoxha.Megjithese nje pjese e mire e jetes sime i perket asaj periudhe.Gjykimin per kontributet dhe anet negative te figurave te rendesishme historike duhet ta bejne historianet, duke qendruar sa me larg ndikimeve politike.Vendimi per te mos lejuar portretet e Enver Hoxhes, ne ceremonine shtetrore ne homazhet e bera ne nderim te te reneve me 5 maj ne varrezat e deshmoreve, eshte kompetence dhe pergjegjesi e protokollit te shtetit.

    Por duke u ndalur ketu dua te shpreh mendimin tim, lidhur me nje aktivitet te bere disa dite me pare ne shtepine ku ka jetuar Enver Hoxha, aktivitet ne te cilin sipas njoftimeve ne media u performua nga nje grup “artistesh” nje cfaqie “contemprorane”. Ky lloj performimi i ketyre palo artisteve me vagina dhe penise, shpreh jo vetem perversitetin e tyre dhe te organizatoreve, gje e cila eshte e turpshme,por ne te njejten kohe shpreh edhe nje shkalle te larte primitivizmi qe na damkos te gjitheve si shoqeri.

    Me e pakta qe duhet te bejne organizatoret dhe te ashtuquajturit artiste, per kete performance te absurdit dhe te turpit, eshte qe tu vije turp nga vehtja.

    Shoqeria shqiptare eshte ne gjendje te demostroje ne menyre dinjitoze, se si te distancohet nga periudha e diktatures dhe dikatatori.

  22. hashimi says:

    Nga te gjith qe japin mendim ketu njri me beri prshtypje qe tho se nuk banoj ne Shqeperi po i thot diktatorit hero po ty ore mik po te ishte gjall Enver pederasti dhe krimineli do te kishte shuar me gjith familje po te kishe kaluar kufirin po pse nuk vete ne Shqiperi ti dhe krijo partin e punes se aty eshte djali i diktatorit apo dhe ky Rama se dhe ky nipi i tija eshte se prandaj e ka ne kolicjon Partin e Komunisete qe te hash mish e oris jashte shtetit dhe te dhe te thuash Enveri kriminelin eshte hero vetem nje i çemendur e thot po nuk ke faj ti se nuk e ke vajtur diktaturen ne kurris ti aop njrzit e tu po deshmoret nuk ran per Envrein se ai vet e ruante koken po ran per Shqiperin Lavdi per Deshmoret e Kombit

  23. itreg says:

    Lavdi deshmoreve qe dhane jeten kunder nazifashizmit.

  24. Mali says:

    Lavdi DESHMOREVE dhe luftes Nacional-clirimtare.Te kujtosh te renet per atedhe eshte respekt e nder.
    Veprimi i gardes dhe kujtedo qe ka dhene kete urdher eshte gabim i rende,dhe tregon se nuk i respektojme te gjithe njesoj e nuk kemi demokraci.Ne kete menyr ne perligjim vazhdimin e luftes se klasave.

  25. BERTO says:

    biles,do te ishte me e drejte qe familjen e xhaxhit enver ta internonin andej ne male!ashtu si beri largqofti me 1/3 e popullit…

  26. tabako says:

    TI ASHIM DO KESH QEN KOKRRA DEMBELIT DHE NJERI QE KE STONUAR TER KOHEN ME SHOQERIN SHQIPTARE QE AI SISTEM TA KA BER KURRIZIN ME TE BUT SE BARKUN,SA PER ATE KALIMIN E KUFIRIT ATE E LAKMONIN DISA NJEREZ ORDINER QE NUK PYESNIN AS PER ROBT E SHPIS NE ATE KOh,SE PO TE PYESNIN E DININ LIGJIN çFAR E PRISTE FAMILJEN, DHE PRAP NUK E RRUANIN PER ROBT E SHPIS VET,TE TER KAN QEN SHKELSA LIGJI MIR JA KAN BER SHIKONI SI E KENI KATANDISUR VETEN JU AVENTURIERET,SAPER TE NDENJTUREN JASHT SHTETIT ATA QE KAN IKUR MIR KAN BER DHE E KAN TE DREJTEN ME PASH TE MBROJN ENVERIN SIçMBRONI JU ATE MBRET PLER QE SHKERDHENTE TE MOTREN, JO ME PER KOMBIN QE E SHKERDHEU E LA NE MUT DHE IKU SI LEGEN,PER CILEN ARSYE TE RRIN NE SHQIPERI KTA QE MBROJN ATE QE TY TA KA RREGULLU SAMARIN,PER TI MAR ERE MUTIT QE KE GATUAR TI ME SHOKET E TU ANTISHQIPTAR NE KTE VEND,JU E DHJET KTE VEND JU MERRINI ER, LEGENA,MERRUNI ME ENVERIN SE KENI 20 VJET QE VRISNI VETEN DHE NJERI TJETRIN RRUGAçET E KTI KOMBI, ME ANTISHQIPTARET DUAN TE SHITEN PER ATDHETAR, NUK KENI MENDER BYTH JU TI DILNI KOMBIT PER ZOT SE TER JETEN E KENI SHITUR,KTI KOMBI I DALIN PER ZOT ATA QE TI I URREN?SE DHE ARSYEJA QE I URREN ESHT PIKERISHT KJO.

  27. tabako says:

    O zagaret e kti kombi o turpi kti kombi ju qe 20 vjet ja moret kuret e varreve ktyre deshmorve per te ndertuar shtepit tuaja, ju qe heronjt e kti kombi i çuat tek plerat e qytetit keni 20 vjet i shani perçudnoni dhe pa piken e turpit dhe si kurva shkoni gjoja vini lule,lepini nje dit ne vit ate qe beshtyni 365 dit te tjera,te ngrihet rrospia ministria e leshit jo e mbrojties se kjo nuk ruan dot bythen e vet dhe mban frymen duke dihatur tek varri i feti voglit,po kush ishte feti vogli moj debile nje pun ojs ushtrie me pages qe shkoj u vra per interes te rroges dhe per interesat e te tjereve ai mund te jet çte doj por deshmor i atdheut nuk esht, se luftoj per para, ne interes te te treteve,kurse ata djem qe ti i shkon per te ber nje foto bashk me legenat e tjere te kti vendi,nese do te ishin gjall do ju zinin me shqelma te terve dhe do ju hidhnin tek lokali xibrrakut me çfar i keni ber, e si i keni ofenduar kta dhe si keni tallur bythen ter kto koh me kte vend e kte popull,plera.

  28. Tomitopi says:

    Ata qe hedhin balte mbi E.Hoxhen,le te shikojne TV Ruse ,qe japin cdo dite dokumentare qe ngrene lart STALININ dhe i japin ate qe i takon strateg i shkaterimit te nazizmit gjerman.Shikoni si i vleresojne luften e heroizmin e mijra deshmoreve .Putini megjithse President i nje vendi kapitalist, nuk ndalon njeri te mbaje portretin e Gjeneralisimit STALIN.Nje popull qe nderon e respekton historine e tij,nderon dhe veten e tij.

  29. Hitleri says:

    Sipas meje eshte lerg mendsh qe garda te bllokoje njerezit me portrete ne duar, kuptoj vetem nqs ato perbenin rrezik per te pranizhmit… Ky eshte fillimi i nje diktature te re…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje