Basha: Vendi në emergjencë, urgjent ngritja e Komisionit hetimor për drogën

5 Maj 2014, 13:13Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se vendi sot ndodhet në emergjencë dhe për këtë është e nevojshme ngritja sa më shpejtë të Komisionit Hetimor Parlamentar për trafikun  drogës. “Sot është emergjencë ngritja dhe fillimi menjëherë nga puna i Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e trafikut të  drogës”, tha Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Në vijim ai theksoi se indicie të reja po raportohen nga burime zyrtare të brendshme, nga partnerët tanë që punojnë bashkë me shqiptarët  për  rendin, sigurinë dhe demokracinë në këtë pjesë të rajonit, të gjitha këto të mbështetura edhe me dëshmi të reja okulare të dhjetëra e qindra qytetarëve shqiptarë që po dëshmojnë me kurajo, përkundër kërcënimeve, për rrugët e transportit të drogës drejt pikave të grumbullimit, për kamionët, gomonet dhe avionët e drogës.

 “Debatet e fundit për drogën treguan se nuk është e vërtetë se ne kemi para ëndrra por ne kemi parë fakte. Por kurrë nuk ka ndodhur si tani që Adriatiku të shndërrohet në autostradë të drogës me bazë Shqipërinë, siç kanë pohuar autoritete dhe media të njohura italiane. Kurrë nuk ka ndodhur të  plasë droga sheshit, në tokë, në det dhe në ajër, si në qeverisjen Rama-Meta.  Kurrë nuk ka ndodhur që vendi të shfaqet në radarët e partnerëve tanë  si një kartel i drogës me kufij fluidë, ku  nuk dallohet ku mbaron karteli e ku fillon  qeverisja, apo anasjelltas”, u shpreh Basha.

Sipas tij, problemi më i madh është lidhja e politikës me trafikantët. “Ky cak, ky kufi është siguria e vendit për sot dhe për nesër. Problemi i trafikut të lëndëve narkotike me suport politik apo me symbyllje politike është  problemi më madhor i këtij momenti, nga zgjidhja e të cilit varet drejtpërsëdrejti a do të  sundojë ligji i demokracisë apo ligji i xhunglës, a do të kemi sot dhe nesër një qeveri të dalë nga vota e popullit, për popullin dhe prej popullit, apo një qeveri të krimit, prej krimit dhe për krimin”, vijoi Basha.

Sipas tij, beteja këmbëngulëse e opozitës për të vërtetën e trafikut të drogës ka tronditur botën e errët të narkotrafikut dhe narkotrafikantëve, por nga ana tjetër ka shërbyer edhe për një zgjim të fuqishëm të  ndërgjegjes qytetare të njerëzve të thjeshtë, të zyrtarëve  dhe punonjësve të ndershëm të shtetit dhe policisë, që nuk mund të pranojnë e pajtohen kurrë me shndërrimin e vendit  në një kartel të drogës, sepse ky do të ishte fundi i lirisë për të gjithë ne.

“Duhet të jemi në këmbë, më të vendosur se kurrë, për luftuar e ndaluar kursin kriminal, antipopullor dhe antiperëndimor të kartelit të drogës. Duhet të jemi në këmbë, më të bashkuar se kurrë, për të siguruar e garantuar sundimin e ligjit e të demokracisë në vend të ligjit të xhunglës dhe parave të  pista. Duhet të jemi në këmbë, të bashkuar me njëri tjetrin dhe me partnerët tanë euroatlantikë për të mbrojtur e çuar përpara kursin e i të shekullit të shqiptarëve, kursin e lirisë, kursin e avancimit të çështjes kombëtare shqiptare, kursin e  prezencës si anëtar në NATO, kursin e aspiratës për anëtarësim në BE”, tha ai.

Në vijim të fjalës së tij, kreu demokrat theksoi se bashkë me përkeqësimin  e treguesve të rendit, përkeqësohen çdo ditë edhe treguesit e ekonomisë dhe papunësisë në vend. Sipas Bashës, shpunësimi dhe papunësia janë produkti i drejtpërdrejtë  i keqqeverisjes Rama-Meta të taksave të larta, i mungesës  totale të planeve, të ideve dhe zgjidhjeve për të lancuar politika efektive zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

“Janë aq cinikë, sa nuk begenisin t’u kërkojnë  së paku  ndjesë apo t’u japin ndonjë shpresë reale punësimi ushtrisë së madhe të papunëve, por guxojnë edhe të tallen me ta, duke çelur një panair të punësimit virtual, të punësimit teatral, të punësimit fallco, për shou, për propagandë,  duke dubluar e fyer  me këtë  rast edhe zyrat  shtetërore të punësimit, që në pikëpamje te seriozitetit janë më përpara se kryeministri  dhe ministri i tij i punës propagandistike”, tha Basha.

Gjithashtu ai e konsideroi si mashtrim edhe premtimin për legalizime falas, ndërsa paralajmëroi se kjo çështje do të jetë në fokusin e opozitës gjatë kësaj jave.

“Ora e llogaridhënies për gënjeshtrat dhe mashtrimet po troket. E dinë edhe ata vetë. Ndaj kryeministri dhe ministrat kanë mbirë në ekrane dhe para kamerave çdo ditë për të shitur sa të jetë e mundur sapunin për djathë. Nuk qeverisin, por luajnë. Nuk qeverisin, por rreken të ndalin tik takun e orës së të vërtetës me shfaqje televizive dhe fjalime pa fillim dhe pa fund, në përpjekjen e tyre të mjerë  për të fshirë me çdo kusht urtësinë e vjetër popullore “puna e mirë flet vetë”, dhe në mjerimin e tyre duan të imponojnë sloganin “propaganda është puna jonë””, theksoi Basha.

 

13 komente në “Basha: Vendi në emergjencë, urgjent ngritja e Komisionit hetimor për drogën”

  1. Panajoti says:

    hahhahhaa.. akoma ky me.. hahahahahah sa qesharak

    1. Andi says:

      Hahahaha ky vazhdon te shikoje erresire dhe fundin e botes kur Shqiperia po perparon si asnjehere brenda dhe jashte vendit. Shqiperia nuk ka pare kurre nje veprimtari diplomatike kaq te shkathet dhe te nivelit me te larte se sa keto 7 muajt e fundit te qeverise Rama. Shqiperia nuk ka pare panaire pune, nuk ka pare kujdes per ish te perndjekurit apo ish pronaret, pagesa per biznesin, deshire per te punesuar shqiptaret dhe kthimin e motivimit dhe deshires per te ndenjur dhe jetuar ne Shqiperi. Shqiperia nuk ka pare lufte kunder krimineleve dhe trafikimit te droges si keto 7 muaj. Shqiperia nuk ka pare deshire per bashkepunim dhe shkembim midis trevave shqiptare (sidomos me Kosoven). Ketij i ka mbetur ora ne ferrin qe krijoj Berisha. Per fat te keq strukturat e PD-se nuk po lejojne ndeshkimin e krimit (Presidenti, Prokuroria, dhe Gjykatat) dhe kriminelet lejohen te lire, si peshqit e medhenj ashtu edhe te vegjelit. Ky flet si nje revolucionar KOMUNIST apo kastrian. ‘Ora e llogari-dhenies po troket’ hahahahaha. Po ti more gangstrer a ke dhene llogari per krimet dhe vjedhjet qe ke bere. Ora per llogari per ty dhe kelyshet e Sali-serbit po vjen dalengadale.

  2. Mili says:

    Keta te PDse paskan hikur per lesh qe nga krietari e gjer poshte me radhe

  3. eda says:

    Ore Basha ti nxirri ato faktete qe kishe more burre pastaj kerkoji komisionin hetimor, me radhe gjerat.

    1. samuela says:

      Deri dje thoshe qe kemi fakte fakte. Nxirri njehere pastaj hidh pretendimet per komision hetimor. Nuk keni se si ti vertetoni genjeshtar qe thoni dhe tani nxirrni si justifikim Komisionin Hetimor.

  4. Urgjent te shporeni nga vendi dheut mashtrues, hajdut, kriminela, servilat e shekullit. Urgjen nje grup heimor per hajdutin e shekullit modern L.Basha urgjent. Ik se na flliqet na shkatruat moralisht e psikologjikisht njerez pa vlere. Ne 2015 masive as nje vote as majtas e as djathtas, dinjiteti i mos votimit eshte krenari ndaje kusareve.

  5. livia says:

    Ne fakt per ne Komision Hetimor eshte per tju cuar ju si opozite per te dhene llogari per gjithcak te paligjshme bete ju gjate tete viteve. Si mazhorance qe isht dhe siopozite tani vetem akuza dhe shpifje te kota kundra Rames.

  6. Beni says:

    Ooh sa i pafytyre je ,o hajduto – kriminel .Genjen mashtron ,kujton se jane te gjithe si ty dhe ai plaku i rrjedhur ,malok i ndyre.Kur ke ardhur nga Hollanda? Duket se je kthyer me fuqi te reja .U liruan rruget e Ttiranes nga uji, bre,se le nam ,dembeli dhe mashtruesi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise .Ptuuuuu,rrace e keqe.

  7. Lymi says:

    U kthye nga Holanda ky…eshte e sigurt qe sa vjen prej andej…direct ne konference shtypi, …justifikon dietat…merr frumezim nga te dhenat…vefa…dhe nna tregon se ndodhem ketu tani…..rruga e kombit…ka probleme….

  8. Gjirokastriti says:

    Bota digjet ku..va krihet.

  9. xhemal says:

    ne shqiperi gjithmone ka pasur trafik e prodhim droge edhe kur ne pushtet ka qene basha problemi eshte si mund te minimizohet dhe basha per kete duhet te flase ,si mund te cirret nje ish minister i brendeshem kur nuk ka bere as punen me minimale per te luftuar kete fenomen i cili nuk eshte vetem shqipetar por sistemi i ngritur ne shqiperi le shume hapsire per te gjitha llojet e krimeve e para sistemi ekonomik ne te cilin sundojne nje grup fare i vogel te cilet marrin pjesen me te madhe te pasurise duke i lene shumices therrime sa per te mbajtur frymen gjalle ,papunesia sidomos e rinise e cila duke mos pasur te ardheme meret me droge ,arme prostitucion etj,shkolla edukimi ne nivelet me te uleta ,sistemi politik i qelbur 24 vjet te njejtet te cilet vetem jane pasuruar per vete asgje me teper mungesa e nje force me te vertete progresiste qe ato te cilat i thote e shkruan i realizon ne te mire te te gjithe shqipetareve ,makina shteterore administrative shume e ngadalte arrogante dhe e korruptuar mungesa e plote e drejtesise ne pergjithesi e sociale ne vecanti e plote e plote te tjera qe sjellin mungesen e sigurise publike ,prandaj basha duke qene pjese e nje sitemi te piste thote brockulla vetem per interesa te momentit te tijat e grupit te tij

  10. Treviso says:

    Sa vjet do kaloje duke ndigjuar kriminelet e popullit?
    Keto kriminele qe flasin per drogen, te pakten duhet te kishin bere deri tani 3 vjet burg. Keto vazhdojne ta cenojne akoma shtetin. A duhet te vazhdojne te rrine te lire keto kriminele?

  11. Paskal Harito says:

    Po mire more zotrinje, drog sot e drog neser.Konstatime ne mos me keq!
    Po jepni nje zgjidhje xhanem.Bashkepunoni e te mire te vendit.Popozoni e bashkeveproni, jo veten nxirje, se late name.Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje