Vizita në Vjenë/ Bushati merr mbështetjen e homologut Kurz për statusin

5 Maj 2014, 13:37Politika TEMA

Në kuadër të vizitës së tij në Austri, Ministri i Punëve të Jashtme,  Ditmir Bushati, u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz. Në takim u trajtuan çështje që lidhen me avancimin e Shqipërisë në agjendën e saj evropiane, rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe ato ndërkombëtare. Dy ministrat u ndalën në zhvillimet më të fundit në Ukrainë, në kuadër edhe të Ministerialit të Këshillit të Evropës, që po zhvillohet aktualisht në Vjene. Gjatë takimit u evidentuan hapa konkrete të bashkëpunimit në planin shumëpalësh në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ministri Kurz konfirmoi mbështetjen e pakursyer të Austrisë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së dhe marrjes së statusit të vendit kandidat në qershor 2014. Ai konfirmoi gjithashtu se do të vizitojë Tiranën së shpejti. Gjatë takimit, të dy homologët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Ata theksuan vullnetin e përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit, në veçanti në fushat e drejtësisë, sistemit bankar, energjisë dhe turizmit.

Duke iu referuar zhvillimeve në rajon, Ministri Bushati nënvizoi rolin e rëndësishëm dhe te mirëpritur që luan Austria, si dhe siguroi homologun austriak për vullnetin dhe angazhimin e Qeverise shqiptare për të vazhduar rolin konstruktiv si anëtare e NATO-s, në drejtim të forcimit të sigurisë, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

7 komente në “Vizita në Vjenë/ Bushati merr mbështetjen e homologut Kurz për statusin”

  1. Flogerti says:

    Komunikimi i mire i ministrit te jashtem per punen e mire qe po ben qeveria shqiptare ne rrugen e saj drejt BE eshte per tu pergezuar.

    Shume shprese se fale kesaj pune statusi ne qershr do merret.

    1. keno says:

      Me pelqen niveli i diplomacise ne vend dhe me pelqen fryma e demokracise qe ka ardhur ne vend! nuk besoj se ka pasur ndonje qeveri me liberale se kjo e Rames..ndaj mendoj se ka ardhur koha per te marre statusin. Sigurisht edhe opozita duhet te bej pjesen e saj dhe jo te kthehet ne pengese per vendin.

    2. ekon says:

      Duhet patjeter te merret statusi, sidomos ne vendet si AUSTRIA,,KU FEMIJET TANI JANE TE DISKRITITUAR,ngaqe vendi yne nuk eshte ne “BE”,femijet tane qe studjjne atje ,,paguajne shkolle dhe shteterore te jete,, e n.q.s. kane fituar studimet ne shtetin meme, duhet te japin provim perseri qe te hyjne ne Universitete,,shpresojme qe rruga qe po ndjek dipolomacia e jashtme e vendit , te vleje,,,per nje te ardhme me te mire,

  2. tourkofagos says:

    ne kohen kur kerkoni mbeshtetjen e Greqise[ratifikimi ne kuvendin grek]per dhenien e Statusit,ju botoni ”paramithia”[perralla] me histori te pabesesh…………….!!!!!!
    ka ardhur koha te zgjoheni……….

  3. Andreas says:

    Me mire na thoni sa kane mbetur pa dhene mbeshtetjen se eshte me kollaj te bejme llogarite.

  4. korcari belgjike says:

    kur spranon Hollanda ,Belgjika,Luxemburgu,(GJERMANIA),shiko o Zoti mero te merresh me ndonje artikull tjeter?flm

  5. Gjirokastriti says:

    Fatkeqesisht ballkani nuk eshte me prioritet i BE kane probleme shume me te medha
    Nga ana ekonomike nuk kemi ndonje peshe dhe fatkeqesisht as si shoqeri konsumi.
    Mire do ishte te mos genjejme veten se do zhgenjehemi ne fund. Te pakten per nja pese vjet jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje