“LSI prej kohësh ka apeluar që të ketë një vëmëndje më të madhe shtetërorë dhe një përkujdesje të veçantë ndaj Luftës Nacional Çlirimtare dhe heroizmit partizan. Nëse ka ndodhur të gjejmë një lloj indiference apo mungese të vemendjes dhe vlerësimit, kjo nuk e cënon aspak madhështinë e heroizmit partizan, nuk e cënon aspak heriozimin e atyre që dhanë gjakun për lirinë e atdheut. Përkundrazi, nxjerr më në pah edhe faktin, se kush është realisht për nderimin dhe respektin e kësaj sakrifice dhe këtij heroizmi dhe kush e ka këtë në rend të dytë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama. Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zhvilluan homazhe tek busti i Qemal Stafës, i cili ndodhet në krah të Presidencës.
Në prononcimin për mediat deputeti i LSI apeloi që Komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70 vjetorit të mos të vazhdojë të mbetet në mjediset e zyrave, por të shohë realisht dhe të veprojë duke marrë masa për të korrigjuar dhe për të bërë të mundur që Varrezat e Dëshmorëve dhe monumentet e luftës të jenë të denja për heroizmin që kanë dëshmuar ata që nuk jetojnë më.
Sipas tij, respekti ndaj tyre është padyshim shënja më domethënëse e vlerësimit që ne kemi për të sotmen dhe vendosmërisht për të ecur më përpara drejtë së ardhmes europiane.
“Europa është modeli i nderimit të sakrificës dhe të herozimit në Luftën e Dytë Botërore, le të mësojmë edhe në këtë pikë nga Europa. Para disa ditësh kam qënë në Kosovë, dhe jam mahnitur e mrekulluar me përkujdesjen që tregojnë autoritet shtetërore por edhe vetë qytetarët për Varrezat e Dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për monumentet e luftës gjë që na bën ne sot, të ndjehemi fajtor, të skuqemi për këtë qëndrim që kemi mbajtur ndaj monumenteve dhe Varrezave të Dëshmorëve”, deklaroi Rama.
Ik o Luan shiko mos besh ndonje lek. Deshoret, po te ngriheshi nga varri
, te paren gje qe do te benin, do digjnin seline e LSI-se si nje nga subjktet politike domagogjike. I perdorni deshmoret vetem per vota. Ik o Luan, ik se late nam si mashtrues!
Luanit ne mengjes i kujtohet LANÇ-i ne darke i kujtohet PIÇK-i … eshte kuader ?
Pse luan me deshmoret or luan ?