Ka disa ditë që një material “sekret” i prodhuar nga maxhoranca dhe që është dhe në dispozicion të disa prej selive diplomatike në Tiranë, ka bërë një radiografi dramatike të situatës në KLD. Situata në qeverinë e gjyqësorit në shkelje të ligjit, shumica dërmuese e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, pa mandat. Gjykatat administrative punojnë me gjysmën e kapacitetit të tyre. Një listë e gjatë me probleme që në thelb janë akuzë për Presidentin e Republikës, kryetar i saj. Revista Java disponon materialin e plotë që përshkruan emërime të paligjshme dhe një situatë të rënduar në gjyqësor
Nga Lorenc Vangjeli*
Eshtë një mal me paligjshmëri. Eshtë një situatë e fshehur në vite nga sytë e publikut, e cila e nxjerr në dritën më të keqe të mundshme KLD-në, atë që quhet qeverisja e gjyqësorit. Një material dramatik i përpiluar me gjasë nga maxhoranca, ministria e drejtësisë, dhe që ka përfunduar edhe në tryezat e punës së disa prej ambasadorëve më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë bëhet sot për herë të parë publik. Zyra e njërit prej këtyre ambasadorëve e vuri këtë material voluminoz në dispozicion të revistës JAVA me një koment të vetëm: “E njihnim situatën deri diku, por kjo që shohim është thjesht e pabesueshme. Akuzat janë shumë të rënda, duhet që KLD të reagojë urgjentisht për të pozuar versionin e saj për to”.
Dhe në fakt, nëse do të ishin të vërteta pretendimet e maxhorancës, situata e paligjshmërisë në KLD është padyshim jashtëzakonisht e rëndë. Me probleme të mbartura në vite dhe me një pafundësi shkeljesh të të gjitha natyrave. Duke publikuar këtë material, JAVA është e hapur të publikojë dhe përgjigjen zyrtare të KLD-së mbi të.
KLD, çfarë ka pas perdes
“…KLD ka qenë dhe mbetet jo eficiente në përmbushje të detyrave të saj funksionale…”, ky është konkluzioni i parë i nxjerrë nga materiali, që faqe mbas faqeje plotësohet me prova të qëmtuara me kujdes dhe që i përkasin disa viteve rresht.
Informacioni i parë ka të bëjë me faktin që ministri i drejtësisë Nasip Naço, duke nisur që nga shtatori i vitit të kaluar ka depozituar në KLD kërkesën për shqyrtim të 13 dosjeve për procedim disiplinor, për 13 gjyqtarë që ushtrojnë detyrën në gjykata të ndryshme të shkallës së parë. Por për ironi, …KLD nuk ka shqyrtuar ende katër kërkesa të tilla të depozituara që prej vitit 2012, kohë kur ministër i drejtësisë ishte zoti Eduard Halimi, sot deputet i PD-së. Kjo gjë ka shkaktuar si reakzion zinxhir një tjetër mëkat. Një gjykatës shkodran, i cili ishte në “listë pritjeje” për t’u proceduar, në të vërtetë është promovuar në detyrë. Kurse në një rast tjetër, një gjykatës në të njëjtat kushte në Kukës për të cilin është kërkuar ndërprerja e ushtrimit të detyrës si kryetar i gjykatës, ka pasur gjithashtu të njëjtin fat. Natyrisht më të mirë. Natyrisht me ngritje në detyrë dhe në karrierë, kur duhej të priste të kundërtën.
Drejtuesit e gjykatave
Ligji i kërkon dhe i jep tagër KLD-së që të bëjë emërimin e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit. Por KLD, për arsye të “çuditshme”, nuk e ka ushtruar këtë kompetencë. “…ka lënë në krye të gjykatave kryetarë të cilëve ju ka mbaruar mandati prej vitesh ose gjyqtarë të komanduar apo të deleguar prej vitesh. Një shembull: kryetari i gjykatës së Apelit të Vlorës është në këtë situatë prej gjashtë vitesh. “…një gjë e tillë ka krijuar një situatë pasigurie dhe papërgjegjshmërie që sigurisht është përdorur për t’i vënë ata nën presion”, thuhet në materialin që disponon revista JAVA. “Presion”? Materiali nuk i vë një emër konkret atij individi, institucioni apo personazhesh të tjerë që e bëjnë një gjë të tillë.
Materiali pretendon se KLD ka shkelur dhe një vendim të KLD-së të gjashtë viteve më parë, të marsit 2008 për funksionin drejtues në gjykata. Nën urdhëresën e këtij vendimi, vendi vakant për detyrën e kryetarit të gjykatave duhet të plotësohet brenda tre muajve nga krijimi i tij. Dhe po kështu, delegimi i i kryetarit të një gjykate në detyrë, do të ishte vetëm përjashtim dhe jo rregull. Dhe në çdo rast, për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj. Por çfarë ndodh në realitet? Nga 29 gjykata të shkallës së parë, 23 prej tyre i kanë kryetarët që ushtrojnë detyrën në kundërshtim me ligjin. 11 prej tyre drejtohen nga kryetarë të komanduar për të cilët ka përfunduar çdo lloj mandati ligjor për të ushtruar funksionin. Kurse në katër raste të tjera është dhe më keq: këtyre të katërve ju ka mbaruar mandati i drejtuesit, por vazhdojnë të jenë të tillë pa qenë as të komanduar nga KLD-ja.
E njëjta situatë dhe në gjykatat e apelit. Tre në tetë kryetarë janë të paligjshëm në funksionin që kryejnë. Në apelin e Durrësit dhe atë të krimeve të rënda kryetarët janë me mandat të mbaruar dhe për më tepër, gjithashtu nuk janë as të komanduar nga KLD-ja në këtë detyrë.
Edhe emërimet e fundit të kryetarëve të gjykatave të apelit në këtë fillim viti, në janar-shkurt 2014, janë kryer në shkelje të ligjit, pretendohet në materialin e maxhorancës. Për të marrë këtë funksion, i zgjedhuri duhet që të ketë një vlerësim “shumë mirë” të performancës së punës në dy vlerësime të njëpasnjëshme të tilla. “Asnjëri nga të emëruarit nuk e plotësonte këtë kriter”. Dhe po kështu, për asnjë nga të emëruarit nuk ka pasur, ashtu siç kërkon ligji, një raport të paraqitur prej tij përpara KLD-së.
Emërimet pezull
KLD mban pezull emërimet e kryetarëve në gjykatat e rrethit në Durrës dhe Shkodër. Arsyeja? E thjeshtë. Dy kryetarët e komanduar që duket se janë të parazgjedhurit e KLD-së për t’u emëruar nuk plotësojnë kriterin e vjetërsisë në detyrë prej katër vjetësh për të marrë këtë funksion. Kështu që, shty ta shtyjmë deri sa t’u vijë rradha pikërisht atyre.
Progres raporti i vitit 2013 përcaktonte: “Raundi i emërimeve, transferimeve dhe ngritjeve në detyrë të gjyqtarëve i muajit korrik, tregoi se marzhi i diskrecionit i gëzuar nga KLD-ja është ende shumë i gjerë dhe duhet të ulet”. Si përkthehet në realitet ky marzh? Të paktën sipas maxhorancës KLD ka shkelur ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor për sa kohë “…nuk ka kryer vlerësimin profesional të gjyqtarëve”. Një gjë që duhet të bëhej të paktën njëherë në tre vjet. Vetëm në janar të këtij viti kanë përfunduar vlerësimet profesionale për vitet 2005-2006. Për KLD-në koha ka mbetur ende në mandatin e parë qeverisës së Partisë Demokratike, që sot ka pothuaj një vit në opozitë.
KLD nuk ka mundësuar listën e përhershme të renditjes së gjyqtarëve duke shkelur sërish ligjin. Kjo është një listë që duhet të përditësohet çdo gjashtë muaj. Pikërisht mungesa e kësaj liste që është detyrim ligjor që të bëhet, i jep mundësi KLD-së që në procesin e promovimit të gjyqtarëve të jetë subjektive.
Konflikti i interesit
Ka shumë të tillë brenda këtij institucioni, por një prej tyre është më pikanti. “…KLD ka promovuar anëtarët e saj përgjatë mandatit si antarë të këshillit. Ky fakt ka sjellë si pasojë një gjendje paligjshmërie në KLD për shkak të prishjes së balancave të përfaqësimit të gjyqtarëve të niveleve të ndryshme”, thuhet në material. Konkretisht, institucioni i drejtuar nga Presidenti i Republikës, në shkelje të ligjit, ka promovuar një gjykatës të shkallës së parë në Tiranë për në apelin e kryeqytetit dhe një tjetër nga Lushnja e ka sjellë në Tiranë, ndërkohë që kanë qenë vetë antarë të KLD-së.
Gjykata administrative
Ka qenë një temë e fortë debati në vitet e fundit. Maxhoranca e djeshme akuzonte socialistët për bllokimin e këtij projekti jetik për marrëdhëniet e tij me biznesin. Por çfarë ka ndodhur realisht mbas perdeve të mbyllura? Gjykatat Administrative në Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, nuk funksionojnë me kapacitetin e tyre normal, sipas organikës, sepse…, sepse KLD nuk ka bërë emërimet e gjykatësve sipas ligjit. Punojnë pothuaj gjysma e gjykatësve të nevojshëm. Dhe kur vjen puna tek emërimet, KLD ka shumë halle. Për shembull, tetë studentët e magjistraturës që kanë përfunduar studimet e tyre që dy vjet më parë dhe po tetë të tjerë që kanë përfunduar studimet në 2013, për më shumë se një vit nuk janë emëruar në detyrë. “Zvarritja e emërimit të tyre është bërë në mënyrë të qëllimshme për të plotësuar vendet vakante në gjykatën e Tiranës me emërime të tjera në kundërshtim me ligjin dhe me mbështetje ekonomike”, akuzohet direkt në material.
Ina Rama
“KLD shkeli ligjin dhe votoi kundër propozimit të ministrit të drejtësisë për rikthimin në detyrë të ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama. Ligji përcakton se pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në prokurorinë e përgjithshme ose në vendin e mëparshëm aopo në një vend të barazvlefshëm me vendin e mëparshëm…”. Por një gjë e tillë ndodhi. Zonja Rama e ka kundërshtuar në gjykatë këtë shkelje të së drejtës së saj dhe është në pritje të gjykimit. Ajo që bënte përshtypje në mbledhjen e KLD-së kur u rrëzuar kandidatura e saj ishte megjithatë dhe tjetër gjë: niveli shpesh pothuaj banal i diskutimeve të disa prej antarëve të KLD-së.
Lista e shkeljeve vazhdon dhe më tej. Por dhe kaq është e mjaftueshme për të kuptuar humorin e maxhorancës ndaj këtij institucioni. Gjithmonë nëse pretendimet e saj janë të të drejta. Megjithatë, ky material që bëhet publik për herë të parë, në thelb është një sfidë. Një sfidë për KLD-në që të japë përgjigje për këto akuza. Qoftë nga zyra e kryetarit të saj, Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, qoftë nga zyra e nënkryetarit të saj të zgjedhur nga kuvendi. Heshtja në këtë rast nuk është flori. Eshtë një argument më shumë për vërtetësinë e akuzave që maxhoranca në qeverisje i bën qeverisë së gjyqësorit. Këtij pushteti që ka besimin më të ulët të publikut që e konsideron në mënyrë dramatike si pushtetin më të korruptuar në vend.
*Revista JAVA
Interesant, plutarket vampire te drejtesise shqiptare jane plotesisht te sigurt neper bllok, me bllok ne dore, maxhoranca harton dosje per hologramat e tyre !! .. zululand. Ujku eshte ne 3D keta thone gjurmet. Spresim ndonje gje persa Like Floriri, plutarku i gjithefuqishem, baptizon drejtesine shqiptare. Po te pakten na kurseni talljen e bythes me ne delet naive qe votojme cdo kater vjet … dosje neper ambasada!?
Tani te dali dhe te flasi Bamir Topi dhe ai miu Spahiu. Ka filluar kjo situate qekur ata ishin ne sherbim te Sales.
Prej 4 vjetesh kam hapur nje gjyq ne Gjykaten e Rrethit Tirane per pensionin e ushtarakut,por jo vetem me zvarriten me vite,por tani,qe na kaluan tek Gjykata Administrative,kjo pune u be SKETERRE!!!
Ne gjykaten e Rrethit ,qe kishte MIJRA GJYQE,seancat beheshin nje here ne muaj!!!
Tek kjo Administrativja,qe e ka me ligj,qe te JAPE VENDIMIN PERFUNDIMTAR BRENDA 45 DITEVE,haaaaaaaaaaaa:
KAM 4 MUAJ vetem nje SEANCE KAM BERE!!!!
A ka njeri qe i kontrollon keta GJYQTARE TE PA UDHE????
O jane te pa afte,o jane te KORRUPUAR!!!
Nuk e di,mos valle presin t’u dergoj zarfin me leke,qe te mbyllin gjyqin???
O maxhorance populli ju dha 85 mandate por fare lehte shkoni edhe 92 mandate dhe ju qaheni tek ambasadoret e huaj sikur te jeni ne opozite!! Lat name keni nje popull qe 90% mendon se gjykatat jane te korruptuara dhe ju rrini e beni raporte.. Po pse e merrni kete popull per budall ju? Shkrije KLD me lironi nga puna gjithe gjykatsite e korruptuar. Filloni dhe i hetoni per pasurine qe kane vene dhe i ktheni parate popullit.
Rrumpallë… Të gjithë tallen me neve, miq e armiq, vëndës dhe të huaj…!!!
Kjo mazhorance qe nuk garanton dot reformen ne gjyqesor, duhet te qerohet sa me shpejt. Eshte turp per kombin qe vazhdon te mbaje ne detyre nje palaco president i cili eshte koka e gjithe se keqes. Per raste te vecanta sic eshte aktuali, mazhoranca duhet te hartoje dhe zbatoj urgjentisht ligjin per cuarjen para drejtesise se ketyre banditeve.
Mjere kush ndodhet ne dere te gjykateve ose me sakte salleve te ankandeve te RSH
Ore, po doli i papam ky Bujar Nishani ! E paska bere lesh e li sistemin.
po c´lesh Bujari, kush e pordhte ate, Sala thunj!!!
Shtroj pyetjen: A nuk do të ishte e drejtë që presidenti ynë i “nderuar” (Z. Nishani), me këtë rast, të JAPË DORËHEQJEN ?????
E nxore koken (DUHET VETEM DOREHEQJAE PRESIDENTIT) dhe tevini menjehere (DULLEN) ha…………….. ha……………… plera.
Te pakten te lirohet nga detyra zv. Kryetari Cefa dhe disa antare skandaloze te KLD, si dhe te nderrohen inspektoret
une e kam hene me kohe; pas SALI BARBARIT gjykatat sqhiptare “qenia me e zeze ne hisstorine e shtetit sqhitar”
E kam thene edhe me pare duhen cfarosu si fae, duhen ngritur ZGUPTHI duhen qerruar qe te mbu]ije nje fare e re.
Me kete mortaje te ndyre Shqiperia nuk ecen dot perpara.
Po te jete sistemi i drejtesise me rregull, une nuk shqetesohem shume per qeverite, por nese sistemi gjyqesor eshte ai i tipit FATMIRA HAJDARI, GJIN GJONI & Co, atehere s prisni te ardhme per vete dhe femijet tuaj….
Ky musteqe hallva as shalet e Odetes nuk mledh dot e jo te presesh hajer e pun per se mbari ! Esht foleja e se keqes dhe e gjith katrahures ne te gjith sistemin e drejtesis qe don te thot ne te gjith shtetin Shqiptar ! Shkoni qahuni neper ambasador o ju mart mortja se nuk jeni te zot ti jepni dum vet ! Maxhoranc kal i ngordh ,turp e faqja zez hala nen hijen e asaj opozite qe sla gja pa shkateru e po mbahet sikur te jen akoma ne fuqi ! Ju morem e ju votum per asa por prasa te kalbta po na dilni! Qeroheni ngordhjen nga ruga se po qelb gjith Shqiperin …..
Nje situate e piset, ashtu sic eshte e piset edhe presidenca e Bujar Nishanit
Nuk kam ndegjuar e lexur ndonjehere ne jeten time sharje e fyerje kaq shume se sa ka per kete presidentin ton…..
Per mua KLD duhet te hiqet si insitucion se eshte hallke e tepert
NUK ESHTE BERISHIZMI E KEQJA ME E MADHE QE I KA RENE NDONJEHERE SHIPETAREVE?