Ligjet shtyjnë për 1 vit afatin e AKKP/ Braho: Çefën e çuan në KLD që të mos japë llogari për batërdinë me pronat

5 Maj 2014, 18:29Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Ligjeve u përfshi nga debatet gjatë diskutimit të p/ligjit të paraqitur nga Qeveria për shtyrjen me 1 vit të afatit të punës së Agjensisë Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.

Debati në Komision, nisi pasi deputeti i LSI-së Spartak Braho akuzoi ish-Kreun e AKKP-së Elvis Çefa, aktualisht nënkryetar i KLD. Braho kërkoi jo shtyrjen me 1 vit të afatit të punës së AKKP, por reformimin e të gjithë institucionit pasi sipas ligjvënësit të LSI ky institucion ka vjedhur pronat e shqiptarëve. Madje Braho e cilësoi AKKP një agjensi të cilën Cefa ka kompensuar dhe ka kthyer pronat e tij, të shokëve të tij dhe shumë shpejt letrat Elvis Çefës do ti hapen.

“Kjo është arsyeja që Elvis Çefa u lëviz nga drejtuesi i Agjencisë për të mos dhënë llogari dhe vajti nënkryetar i KLD-së”, theksoi Braho.

Akuzat e ligjvënësit socialist sollën reagimin e deputetëve të PD-së, të cilët rikthyen debatin për ndërhyrjet në serverin e  tatimeve. Deputeti demokrat Arben Ristani, tha se duhet të hiqet dorë nga akuzat e papabaza dhe më parë të zbardhet skandali i Tatimeve.

“Në ka njeri që akuzohet dhe do të hetohet për vjedhje janë ata që vodhën serverin e tatimeve dhe që normalisht duhet të japin përgjigje për këtë punë”, tha Ristani.

Në reagim ndaj deklaratave të Ristanit, ligjvënësi Spartak Braho tha se në qeverisjen e Partisë Demokratike, ka ekzistuar nje skemë e llahtarshme mashtrimi dhe evazioni, prej afro 200 miliard lekësh.

“Kjo çështje është në Prokurori. Mund të bëj publike faktin se skema e mashtrimeve dhe vjedhjeve në tatim-taksa arrin në 200 miliardë lekë dhe shumë shpejt do të vihen para përgjegjësisë të tërë autorët e realizimit të kësaj skeme”,  tha Braho.

Në përgjigje të ligjvënësit të LSI-së, Ristani u shpreh “zotërisë që i djeg, i hyn dhe del, tregon se miza nën kësulë vërtet po i lëviz nga kjo punë”.

Zv. ministri i Drejtësisë Ilir Peçi, i pranishëm në Komision, kërkoi shtyrjen e afatit të punës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave edhe me një vit.

“Duhen reforma, inventarizim, faturë kompensimi. Propozoj të shtyhet me 1 vit puna e AKP-së”, tha Peçi.

Përkundrejt këtij propozimi, ligjvënësit e mazhorancës Bashkim Fino dhe Spartak Braho kërkuan që afati i shtyrjes të jetë dy vjet, duke argumentuar se Agjencisë i duhet më shumë kohë për të realizuar procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

“Deri në 30 prill 2015 nuk përfundon procesi. Ta shtyjmë edhe 2 vite të tjera që ta mbyllim njëherë e mirë”, tha deputeti Fino.

Ndërsa deputeti Braho u shpreh “t’i japim agjencisë 2 vjet kohë, që ta përfundojë procesin”.

Deputetët e PD-së u shprehën se propozimi është i pamjaftueshëm, qoftë sa i përket  afateve kohore, ashtu dhe sa i përket mënyrës se si do të zgjidhet problemi.

“Gjykoj që ky propozim është i pamjaftueshëm, qoftë sa i përket sasisë kohore dhe nuk na thotë asgjë për mënyrën se si do të zgjidhet problemi. Do të kërkoja nga ministria që ta monitoronte me kujdes këtë proces”, tha Oerd Bylykbashi.

3 komente në “Ligjet shtyjnë për 1 vit afatin e AKKP/ Braho: Çefën e çuan në KLD që të mos japë llogari për batërdinë me pronat”

  1. zeqo says:

    Tamam si Saliu edhe ketya shtyje ta shtyjme kompensimin e pronareve, thjesht jane mashtrime

  2. manuel vila says:

    ligji 7501 vdekja e kalit mafia komuniste ….

  3. shqiptar says:

    ne ate agjensi nuk ta kthejne pronen po nuk hodhe milionat.aty akoma kerkon rryshfete jurisi i biri i Emin Gjanes ,nuk e heqin nga puna se di ta beje shume mire sekserin.Kryeministri te legalizoje ata qe komunistet ju thone ishpronare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje