Gjykata e lë në burg/ Ja si i kishte krijuar lidhjet shefi i anti- drogës kur ishte emigrant në Itali

5 Maj 2014, 19:27Politika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-shefin e antidrogës në Fier, Dritan Zagani.

Bashkë me të, në masën arrest me burg u lanë edhe të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Merry Christmas 2”, Jorgo Naçi (Emiljano Brahimi), vëllai i tij Niko Brahimi, Agur Malaj, Saimir Shosha, si edhe kushërinjtë Edison dhe Vasil Latifaj.

Ata akuzohen se kanë trafikuar nga Lazarati drejt Italisë të paktën 1.4 ton drogë, hashash.

Ndërsa ish- shefi i antidrogës akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është i implikuar në një rrjet kriminal, që shfrytëzonte informacionin e klasifikuar për të nxjerrë përfitime në mënyrë abuzive.

Burime policore i thanë TemA-s se Zagani është njohur në vitin 2010, kur ishte emigrant në Itali me disa persona, të identifikuar tashmë nga agjensitë ligjzbatuese.

Me rikthimin në strukturat policore, Zagani ka shfrytëzuar gjithë mundësitë që i jepte detyra dhe posti, si shef antitrafiqesh, për të dekonspiruar operacionet e kolegëve të tij në këmbim të parave.

SHKB-ja dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur dyshime të forta, se oficeri i policisë dërgonte informata operative tek lidhjet e tij jashtë Shqipërisë.

Këta të fundit, duke pasur dijeni të sakta, telefononin trafikantët shqiptarë dhe merrnin prej tyre shuma të mëdha parash, për të “lejuar” vazhdimin e aktivitetit kriminal dhe “mosgoditjen” e rrjetit.

Organet hetimore kanë bllokuar disa transferta bankare që shkonin deri në disa mijë euro, që adresoheshin në llogari të Dritan Zaganit, me burim lidhjet e tij të errëta jashtë Shqipërisë.

17 komente në “Gjykata e lë në burg/ Ja si i kishte krijuar lidhjet shefi i anti- drogës kur ishte emigrant në Itali”

  1. tourkofagos says:

    Edhe Ibrahim edhe Giorgo nuk shkon,pune korrakesh………

    1. adri says:

      Ti sekuestrohen te gjith apronat ketij krimineli i cili duke shfrytezuar detyren me te cilen eshte paguar nga taksat e popullit dhe per mbrojtjen dhe goditjen e krimineleve ka bere te kunderten.
      Te arrestohen dhe te denohem me denime te renda dhe bashkepunetoret e tij ne polici.

    2. Andreas says:

      Po nje gje nuk kam kuptuar, pse gjithnje sa here qe nderrojne emrat keta lloj kriminelesh korrake, vene emra kristianesh?!!

  2. Epiriiiii says:

    mir qe eshte nga keta POLICAT E RINJ te Thirit ky se direkt ne KONFERENCE SHTYPI do dilnin me radhe ata te pd

    1. Pilo Lala says:

      Le te dali PD ta mbroje kete maskarain, shume po vonon.
      Made in Tropoja.

  3. myzeqari says:

    Kush eshte larguar nga policia apo ushtria dhe ka shkuar ne emigracion nuk duhet te kthehet me ne pune qofte ne polici po ashtu dhe ne ushtri. Mos te behet vendi si eshte bere Ministria e Mbrojtjes me disa kokepalare derra komunista qe nuk dine se cfare bejne, Nuk jane ne gjendje te hartojne nje ligj.

    1. Elisa says:

      Myzeqar si shume merr persiper zotrote te rekomandosh qe askush jashte shqiperise nuk duhet te hyje serish ne nje pune shteti qe ka lidhje me policine, ushtrine etj. DMTH duhet te vendosin njerez si ju qe nuk dini te lidhhi as kepucet tuaja ne poste te tilla.

    2. fshatari says:

      O Myzeqar po vjen Lepuri more heeeeeeeeeeeej

    3. Pilo Lala says:

      Ata derrat e Ministrise Mbrojtjes dhe te Brendshme jane derra Tropojane dhe Kuksiane, prodhimi Bathores.

  4. Spartaku says:

    Jane keta shefat e rinj qe lane cdo angazhim per tju bashkuar rilindjes se tahirit bej efendiut. Ky tahir efendiu duket sikur ka bere reforme per te bere trafik droge dhe te luftoje drogen. Zoti na ruajt

  5. esperantos says:

    Duke e pare se sa antishiptar eshte ky tourkofagos do marr vendim te mos e lexoj me kete gazete. Po sa mire e ka mesuar haleja shqipen.Po jo domosdoshmerisht duhet ta kesh emrin janullatos qe te jesh njeri i mire. Mund ta kesh dhe Ibrahim apo dicka tjeter. A po: po te kishte tendenca homo mund te kishte emer grek mor grek i ndyre qe te marrte Zikja ere tek qafa!. Do te jete qef si per ty dhe per Ziken.

  6. Anonim says:

    SAIMIR TAHIRI per mendimin tim eshte per tu ber kryeminister fare sepse po bene pune te shkelqyer normal cdo njeri ka gabimet e veta sepse cdo njeri ben gabime kam pare akoma police te flakte dhe qe mburren Me PD por ministri po lufton me mish e me shpirt kunder kririmit bashke me drejtorin Artan Didi dhe Sokol Bizhga une po shoh qe po luftojne me krimin dhe qe seshte e lehte kjo gje se ashtu thone bej kete e bej ate por…. ne praktike seshte edhe aq e lehte. prisni prisni mire tha Edi Rama skeni pare gje akoma… bravo u qofte dhe keshtu vazhdoni per mendimin tim.

  7. 17nentori says:

    trikofago-ja e ka zoteruar mire shqipen e memdheut dhe ja fut topit ne cdo koment.
    demek grek i thekur por shqipen se harron dot …. hallall vetem te shkruaje se mos e harron dhe te humbasim.
    ate dore mbaj trikofago, gjuha e korrakeve eshte e bukur…. e ka thene edhe Cajupi:
    Qeshu rini qeshu se … dora eshte e jote.

    1. tourkofagos says:

      Cajimi…….

  8. Kolegu says:

    ASNJE GJE NUK ESHTE E VERTETE. DRITAN ZAGANI U ARRESTUA PASI ARRESTOI NJEREZIT E GABUAR. SOKOL BIZHGA ME QATON NUK PA ASNJE RRENJE HASHASHI DJE NE LAZARAT TURP.
    ZAGANI KAPI DROGEN E H. CAKOS NDAJ U FUT NE BURG ME POROSI TE SAIMIR TAHIRIT I CILI KISHTE PJESEN E TIJ TE AJO DROGE..

    1. elona says:

      Tan ZagaRin e njeh gjithe Vlora ca plehre eshte,dhe dashnoret e tija te martuara,njera me shokun e tij qe rri tere diten,dhe kopilin qe ka bere me te.Ai eshte nje plehre e vjeter e Agron Kulicit dhe mos u lodh kot ore Koleg.

    2. Ne nentor te 2003,me mbajten disa ore ne dhomen e izolimit ne Lac dhe per te dalur me kerkonin nje shume te konsiderueshme lekesh.Nje polic i vjeter ne detyre ne konfidence me jep numrin e telefonit te Qatos i cili ne ate kohe ndodhesh me detyre ne Lac,per tu ankuar per zhvatjen e lekeve dhe zoti Qato me tha se te nesermen ne oren 8 te pres ne zyre.Tek prisja te nesermen heret ne mengjes polici gangster qe me kerkonte leket,del nga komisariati duke buzeqeshur me ironi,sikur po me thonte-Kot pret shefi nuk te pret se ne bashke e ndajme fitimin-pas dy oresh pritje e mar ne telefon duke i kujtuar se ne oren 8 me priste ne takim.Kam nje mbledhje me pergjigjet dhe per momentin ste pres dot,ska gje i them po te pres sa te mbarosh mbledhjen.Nga ora 12 del me njerin nga prokuroret e rrethit,e ndjek nga mbrapa me makine dhe i shoh qe po futen ne nje restorant per te drekuar se bashku,e mar perseri ne telefon dhe me thote se eshte shume i zene dhe sme pret dot.Nuk kalon shume kohe mesoj se 1 Qato ishte shkarkuar,2 shefi i qarkullimit nje super i korruptuar po ashtu edhe ai u shkarkua,3 polici tjeter i qarkullimit qe me vendosi gjoben perfundon roje dige ne nje hidrocentral.Pas disa muajsh degjoj duke biseduar disa persona ne nje tavoline,njeri prej tyre ishte polic dhe po thoshte se korrupsioni ne polici ka arritur kulmin me kapjen e nje qytetari,duke shtyre nje makine te prishur dhe policia e arreston per mos pasje patente,nuk duroj dhe i afrohem duke i thene ai personi jam une,por drejtesi megjithese trokita ne disa dyer nuk gjeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje