Në një situatë aspak të qetë, me debate dhe me tone të larta, nisi seanca dëgjimore në Komisionin parlamentar të Integrimit me ministren e Shtetit për Administratën Publike Milena Harito. Ministrja ishte thirrur në Komision për të raportuar në lidhje me lëvizjet në administratën publike, por edhe për ligjin e ri të Nënpunësit Civil.
Kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Majlinda Bregu dhe më pas edhe anëtaret e Komisionit, Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku i kërkuan ministres Harito sqarime për numrin e personave që janë larguar nga adminsitrata, sa përqind e tyre janë gra, sa është numri i personave në listë pritjeje, Kryetarja Bregu duke iu referuar shifrave të opozitës u shpreh se numri i të larguarve nga administrata publike arrin mbi 7200, ndërsa vuri theksin në kërkesat që i janë drejtuar institucioneve shtetërore nga deputetë të PD mbi numrin e të larguarve nga administrate, por që përgjigjet janë dhënë vetëm nga 3 prej tyre. Ndërkohë ministrja e Shtetit Harito duke iu referuar shifrave të deklaruara nga opozita tha se ka zhvilluar edhe një takim me shoqatën e të larguarve nga administrate shtetërore, të cilën e konsideroi si një shoqatë pranë PD-së, dhe i ka kërkuar emrat e punonjësve të larguar.
“Jam takuar me përfaqësues të shoqatës, dhe ashtu sikundër ia kam kërkuar opozitës, edhe atyre i kërkova emrat e të larguarve, por edhe sot e kësaj dite nuk kanë sjellë asnjë emër”, theksoi Harito.
Duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga opozita, Harito sqaroi rrugën që qeveria ka ndjekur për të përmbushur detyrimet e saj Kushtetuese përballë qytetarëve.
“Duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën kemi riformatuar strukturën e qeverisë në përshtatje të programit për të cilin u votuam. Me të marrë drejtimine vendit, kemi hartuar një bazë të dhënash për të gjithë të punësuarit. Informacion që nuk ka qenë asnjëherë më parë në sirtaret e asnjë qeverie”, tha ajo.
Përsa i takon ligjit për Nënpunësin Civil, Harito sqaroi se ne gjetëm një neglizhencë totale sa i takon ligjit të shumëpërfolur dhe nisëm menjëherë realizimin e 35 akteve nënligjore të cilat na u kërkuan me zë të lartë edhe nga partnerët tanë Europian. Ajo gjithashtu bëri të ditur se para 23- Qershorit, Qeveria Berisha realizonte konkurse “familjare”.
“Ne duam të krijojmë një model të ri të rekrutimit të burimeve njerëzore. Kemi ideuar konkurse me minimum 35 kandidatë, duke krijuar një proces kompleks dhe të pacënueshëm, e jo si më parë kur ishin vetëm 3 kandidatë, familjari që do punësohej dhe dy shokët e tij, si figurantë në filmat e Qeverisë”, tha Harito.
Ministrja për Inovacionin iu përgjigj edhe akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, se qeveria Rama ka zhvlerësuar rolin e strukturave të integrimit nëpër ministri, duke i kaluar në plan të dytë. Sipas Haritos, në Ministrinë e Integrimit është shtuar numri i punonjësve me rreth 20%, duke i hapur rrugë kështu forcimit të këtij institucioni, si asnjëherë më pare, por pa prekur kompetencat e koordinatorëve në institucionet e tjera.
Pjesë nga debatet
Harito: Procedura do të vijojë deri në qershor, deri në këtë momement nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në administrate. Rreth muajit korrik mund të hapen konkurse të reja sipas ligjit të ri. Konkurset do të jenë në grup. Shpresojmë që statusi do të merret me ndihmën e opozitës. Synimi ynë është hapja e negociatave. Negociatat një proces shumë teknik, shumë kompleks, duhet trajnuar administrata
Bregu: Trajnimi i gjithanshëm i administratës, më vjen mirë që po bëhet nga 2 projekte që kanë nisur para dy vitesh, para 2 vitesh nisi trajnimi i trajnuesve për administratën publike. Shqetësuese, sa nga ata ekspertë të trajnuar janë në punë. Janë mbi 100 të trajnuar, një pjesë e madhe e tyre është larguar nga puna. Numri i të larguarve nga administrata publike janë rreth 7200. Do të doja sa janë ganë gra, sa janë me kontrata të përkohshme, sa janë në listë-pritje.
Jorida Tabaku: Nuk është kuptuar shtyrja e ligjit. Te ky akt është vetëm 1/3 nuk është ezauruar i gjithë akti nënligjor. Ose shtyrja e ligjit nuk ishte e nevojshem, ose ky akt nuk është i plotë
Mesila Doda: Edhe për mua është shqetësim shkelja e ligjit për informimin e publikut, duhet dhënë përgjigje kërkesës së një qytetari, jo më të një deputeti. Janë larguar shumë gra nga puna, duhet të merret parasysh edhe ana njerëzore
Arta Dade: A janë rikthyer në punë njerëz të larguar nga puna nga PD dhe që kanë fituar gjyqet.
Albana Vokshi: Do të donim numrin e të larguarve nga puna dhe me çfarë njerëzish janë zëvendësuar. Sa prej të larguave janë zonja, janë kryefamiljare, sa i përkasin shtresës së ish-të përndjekurve politkë. A keni shifra, qeveria juaj ka dalë me një strategji për ish të përndjekuri politikë dhe për PAK
Arta Dade: Si kanë qenë raportrtet për gjininë më përpara
Balla: Mëso të drejtosh një komision
Bregu: Ul zërin. Nuk më intimidon me zë të lartë
Balla: Nuk ke të drejtë të bësh konkluzione. Anjëherë nuk është drejtuar një komision më keq se sot. Ty të dëgjoj përditë. Sa herë të teket ty, fillon bën pyetjet dhe më pas bën konkluzionet. Ne nuk bëjmë lëndën e rëndësishme logjikë
Bregu (qesh): Bëj propozimin për shkarkim
Harito: Kam ardhur të raportoj në Komision dhe jo në PD. Nëse keni shifra më jepni. Kam thirrur shoqatën e të larguarve nga puna dhe i kam kërkuar të më japin listën e emrave. Deri më sot nuk kam asnjë listë emrash. Do flas për shifrat dhe të dhënat që kam unë.
Bregu- Haritos: Mbledhjen e drejtoj unë, ju jeni këtu për të dhënë përgjigje.
Harito: Kam thirrur shoqatën e të larguarve nga puna dhe I kam kërkuar të më japin listën e emrave. Deri më sot nuk kam asnjë listë emrash. Do flas për shifrat dhe të dhënat që kam unë. Shifra e vetme që kemi për shkarkimet vjen nga Gjykata Administrative. Ka munguar vullneti politik për të dhënë një bazë të saktë të dhënash për numrin e punonjësve të administratës. Në Gjykatën Administrative janë 1200 ankimime. 2/3 e cështjeve që janë gjykuar i ka fituar shteti. Flasim për rreth 400 vetë që mund të fitojnë, dhe shteti do të respektojë vendimin e gjykatave. 120 ish punonjës kanë fituar gjyqin me bashkinë e Tiranës.
Bregu: Ministria e Drejtësisë ka shkelur ligjin se ka marrë në punë persona me kontratë të përkohshme pas shkurtit.
Harito: Janë 68 kontrata të përkohshme
Imami: Keni pastruar administratën dhe kjo nuk shkon me filozofinë e Rilindjes.
Bregu ( pasi bën publike letrën e ministrit Nasip Naço ku tregohet se janë larguar 749 persona): Kjo është dy herë më e madhe se shifrat që raporton Harito.
Harito: Komisioni Europian më ka njoftuar se ligji nuk zbatohej sepse nuk kishte akte nënligjore. Ju keni shkarkuar 14 mijë vetë nga puna. Fyle ju tha se ju mungon memoria.
Bregu: Se mos ju përgënjeshtron zëdhënësi dhe thotë që e kishte me të dyja palët.
kur flet kjo opozite qe e kthehu administraten ne ciflig eshte per te ven kujen !
E po te kesh 85 mandate dhe te jesh kaq tolerate vetem Edi Rama mund ta beje! ky kryeminster eshte vertet per tu admiruar ! kta paslcot e opozites dhe tani sillen me arrogance te peshtire !
Znj .Harito,,na e shpjego te lutem si ka mundesi qe te gjith drejtoret qe u emruan para se te behen konkurset fituan.!!??
Di 2 raste ku drejtori eshte druvare dhe pjesemarrsit ne konkurs me CV te pasur,studiuar ne vendet perendimore jane skualifikuar per idiotlliqe,ne menyre qe druvari te mbetej drejtor.
Akoma nuk arrin ta kuptoj Majlinda se sot konkurset per nje vend pune jane serioze dhe dinjitoze.
Majlinda kerkon ti rikthej ne pune te shkarkuarit e tyre te paafte. Si puna e ketyre shkojn dhe i nxjerrin te prishin panairet e punes. Skane turp.
Ore po tregoheni sh tolerante ! kta me 71 vota benin kerdine ne administrate e emeronin militante per 3 muaj !
kur do te rikthehen ne pune te larguarit nga puna ne muajet mars-qershor 2013 nga pd (qe mos ju permend emri) zj. harito?
Ne debatin ne komision Harito i drejtohet Bregut dhe i thote se PD ka larguar 14 mije vehte nga puna.Dakord jam me ju znj.Harito(megjithese kjo shifer duhet te jete edhe me e larte).
Une per Ju znj.Harito, si nje njeri shume i interesuar per kete problem , dua tjua riperseris pyetjen qe te ka drejtuar znj.Arta Dade pra kolege e tuaj dhe deputete e PS.
PYETJA ESHTE :
A JANE KTHYER NE PUNE ATA QE U LARGUAN NGA BERISHA PADREJTESISHT, DHE QE KANE FITUAR GJYQET ?
Kete pergjigje ti nuk din ta japesh asnjehere.Kjo sepse ti dhe shume te tjere si ty jeni prirur te punesoni njerez te pa afte me te cilet keni interesa te prirur nga njohjet personale, nepotizma, dhe me deformime morale. Ti zonj mund te jesh cdo gje, por nuk punon me profesionizem sepse nuk je e tille, dhe per me shume nuk i njeh aspak hallet dhe dertet qe ka mbajtur ne kurriz elektorati i ndershem i majte qe votoje per ty dhe ti kaperdisesh me ate arrogancen tende genetike.Eshte fatkeqesi qe e majta perfaqsohet nga ti dhe te tjere si ti, sepse nga cpo e provoni dita me dite ju as te majte nuk jeni.
Jam dakord me Shpetimin,pasi u pushuan nga puna ne vitet 2005-2006 askush nuk i mbrojti dhe u kujdes per keta njerez.Vete u perballen me procese gjyqesore me vite.Ndersa te larguarit tani(qe zevendesuan ato te larguar ne 2005-2006) krijojne dhe shoqate…Zj.Harito,te ka pershkruar shume mire Shpetimi.Pse nuk jep llogari per rikthimin ne pune te personave qe kane fituar gjyqet,qe kane 8 vjet e 8 muaj qe presin?
Mbani premtimin e pare si force politike,rikthimin ne pune te te larguarve padrejtesisht gjate qeverisjes se PD.
Per ata qe duan te kuptojne.
Eshte fare e thjeshte.Propogande.
Krijojme nje alibi konkursi dhe shfajesojme veten dhe emerimet.
Per te dyja kraher,nepotista dhe hajdute!
Zonja Harito nuk kam arritur te kuptoj akoma gjinin tende , eshte femerore apo mashkullore se ti te jep pershtypjen qe vjen nga planet tjeter
Si thonim dikur”KAK MAKINA E MUT SHOFERI”, e qe te mbyllim kete muhabet,qe eshte pa buke,po them,se jane fare pa yndyre keta deputetet e PD,qe edhe pas 1 Prillit 2013,hoqen nga puna te gjithe te LSI,pa permendur 30-40 mije te pushuar menjehere nga viti 2005,por qe te jene kaq legena nuk mund ta besoja.E sa i perket ca shkrimeve ketu qe lavderojne konkurset,jam me “BLEDIN” ku u emeruan njerez perpara se te behej konkurimi,por edhe pas konkurimit edhe se te emeruarit nuk fituan,perseri u emeruan juridikisht.E mund te themi edhe mut shoferi….
dhe e damkosur edhe “Rilindja” si kak makina.
Zonja Harito. Te larguarve nga puna nga administrata juaj u thuhet se u ka ardhe emri nga zyrat e PS. Te lutem, si behet kjo pune, ku i gjen emrat partia socialiste qe me nje te rene te lapsit, i hedhe ne rruge.
U lutem dhe ju lexues, nese kini dijeni per kete metode. Me falni per kerkesen qe u bej.
Une nuk e kuptoj mazhorancen e sotme qe i perulet presionit te kesaj opozite qe eshte iniciatore e ligjit te famshem 24/1 kur PD erdhi perhere te pare ne pushtet.Ate kohe 1992 gruaja dhe motra ime u hoqen nga puna njera ekonomiste dhe tjetra inxhiniere te diplomuara.Te dyja u zevendesuan me persona me shkolle te mesme dhe per me shume inxhinierja u zevendesua nga nje bojaxhi.Mazhoranca e sotme duhet te beje spastrime te pd-isteve jo te atyre qe jane specialiste te mirefillte edhe pse jane militante, por te atyre militanteve qe kane ardhur ne rruge te dyshimta.Ti zevendesoje keto me specialiste te cilet kane milituar per vite me rradhe per ardhjen ne pushtet te se majtes edhe pse te papune dhe te cilet vazhdojne te bejne te duruarin.
Normale qe shkarkime do kete por eshte turp per kete qeveri kur degjon qe emeron drejtore te paafte qe duan te vjedhin.
Administrata aktuale duhet te ikij -nuk sherben nuk pergjigjet per detyrat e saj eshte e papergjegjeshme dhe punon keq me dashje -sidomos ne komunikim me njerzit -gjejne justifikime vetem per te mos u perballur me njerzit – nuk bejne takime kerko takim – gjoja ka orar pikerisht ate dite ka mbledhje etje. ose ,nuk njohin ligjin per tju referuar per zbatim . ………….
Me sa po shikojme dhe degjojme keto femrat qe jane emeruar nga PD qenkan te pa shkolluara fal bukuris kane zene vende pune por jane te pa afta dhe dhe llogjika nuk ju punon fare Tranzicioni i duhet vendit te hiqen te pa aftet dhe te vihen te aftet ne pune qe te ket ecuri Ky Sali shpellari na ka lene shum mbrapa Edi Rames i duhet shum pune per te bere nga inteligjenca varet e ardhmja e kombit
Edhe une bashkohem me Shpetimin dhe Margen.Nga te pushuarit nga puna per shkak te “reformes” ne 2005-2006 ,jane punesuar jo me shume se 1% e tyre.Po te tjeret , kush interesohet per ta, as i plas njeriu jua them une.Po kot i kerkojme te pergjigjet Harito, kur mua me hiqnin nga puna ajo jetonte e punonte ne France dhe nuk e kupton dot terrorrin qe provuam ne administrate.Edhe shkresat e largimit ishin fotokopje me nga nje zgarravine per firme,tamam letra hallvazhiu, sa u cuditen gjyqtaret.Gjerat nuk ndryshojne kollaj,sic kane qene ashtu kane mbetur emrimet ne administrate, dhe per moshat mbi 40-45 vjec eshte bere gati e pa mundur.