Naço: U përula para dëshmorëve të Beratit, jo para fotos së Enverit

6 Maj 2014, 13:30Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço reagon mbi debatin për homazhet në nderim të dëshmorëve të atdheut në Berat, ku në lapidarian që përkujtohen të rënët për atdheun ishte vendosur fotografia e diktatorit Enver Hoxha. Në sqarimin e tij, ministri Naço thotë se në Berat ai ka bërë homazhe për Margarita dhe Kristaq Tutulanin, të cilët dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

“Unë besoj që pashë foton e Margarita dhe Kristaq Tutulanit dhe u përula përpara këtyre Dëshmorëve edhe të qytetit të Beratit, të cilët në moshë të re dhanë jetën e tyre për të arritur në këtë ditë sot, dhe lavdi të përjetëshme Kristaq dhe Margarita Tutulanit”, tha ai.

Fotografia e Enver Hoxhës pranë lapidarit ku u kryen homazhet për dëshmorët ishte vendosur nga këshilltari i Partisë Komuniste Aleko Boçe ndërsa akti shkaktoi regime të menjëhershme.

10 komente në “Naço: U përula para dëshmorëve të Beratit, jo para fotos së Enverit”

  1. berati says:

    Z Naco …Edhe perpara fotografise se Enver Hoxhes ,,te ishe perulur ..do te beje shume mire ..Ne jemi brez e u ritem ne ate Shqiperi qe ,te mire apo te keqe e ndertoi ai Enver Hoxha …Historia duhet respektuar !!! Dhe eshte mire qe cdo njeri ta mbroj idalin etij …Une nuk kam as frike dhe as turp ..qe ta them publikisht qe …para pseudodemokrateve …te respektoj at diktatorin ……….Shteti eshte si nje familje ….Eshte e pamoralshme qe femija te mohoj prindin …sepse nena eshte e keqe ose babai i eger apo pijanec …..Prindi eshte prind ,..me te mira dhe te keqija …..Edhe Enver Hoxha duhet te respektohet …per te mirat dhe per te keqijat …PEr te mirat kemi nevoje .,,,,nga te keqijat nxjerim mesime .

  2. ANTIPUSHTAVE (Katovice - Tiranovice) says:

    Po foton e Veros a e pe ???

    Apo ti mbyll syte kur perkulesh ???

  3. Tomi says:

    Monika Kryemadhi do jet vitin tjeter kanditatura e kualicjonit PS- LSI.. Ky eshte lajm i oreve te fundit , prandaj z Basha do ler kete znj Grida Dumen te kandidoj perball znj Kryemadhi .. Qe tani ka filluar blerja e votave nga LSI ja..Ashtu si po kjo znj blevi votat ne Lezhe e Mirdit per nje vot te fotografuar familjare nje tel IPhone

  4. . says:

    —————————————————————————

    Shume mire,

    te perkulemi dhe nderojme DESHMORET,

    ashtu sic repekton sot USA dhe mbare
    bota deshmoret e tyre.

    —————————————————————————

  5. zeqo says:

    minister Cipja i pa cipe, ish xhelati i birucave te diktatures ben sikur nuk e do Dullen, po ti or plehurine sikur te thote nexhmija ne telefon hiq breket dhe qendro me grusht komunist para fotografise se Enverit, shkon me vrap

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Me mire te perulesh perpara lapidarit qe kujton deshmoret e atdheut,se sa lapidarit te Hamet Zogut,trdhetarit te kombit shqiptare.

  7. georges says:

    Duan apo s’duan te marret e PD-Partia komuniste e veriut, Enver Hoxha trashegoi meritat e luftes antifashiste nacional-Clirimtare!Ne shqiperi ishte Gjermani dhe Italiani nga 1939 deri me 1944, po te ishit burra ju te veriut ishit turrur dhe ngritur lufte antifashiste sikunder dhe djemte e burrat e jugut, jo rrinit pas kapidonave qe merrnin pare nga zaptuesi….lere c’te flasim! Ju nuk bete gje fare edhe me 1990 dhe po na cani bythen se keni permbysur komunizmin, po ta kishit permbysur nuk do lemeriseshit nga temenate me grusht dhe fotua e Enverit! Ikni o kolaboracioniste te nazi fashizmit, or plehra te historise moderne!

  8. merobaze says:

    KUR MINISTRI I DREJTESISE RILIND KOHEN E QEPES TE DIKTATORIT.

    DFARE MINISTRI DREJTESIE MUND TE JETE KY DERDIMEN?

    Prandaj edhe Nasip Enveristi i Ilir Mete Ryshfetit le te jape pergjigje per disa pyetje me karakter te pergjithshem juridik:

    Pse Enver Hoxha mbahet akoma me vendim te Kuvendit si HERO i popullit dhe i punes socialiste?

    Pse Piramida e tij famekeqe ne qender te Tiranes mbahet akoma 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit si nje ogur i keq i politikes per antarsimin e vendit ne BE? Ne cilin vend te Evropes Lindore nderohet akoma me Piramida dhe homazhe figura e diktatorit gjakatar?

    Pse politika shqyptare nuk ka denuar akoma krimet e enverizmit si shkalla me gjakatare e komunizmit ne baze te kushteve qe i ka vene BE-ja dhe Keshilli i Evropes per antarsimin e Shqypnie ne BE?

    Pse Edi Rama dhe Ilir Mete Ryshfeti nga njera ane deklarojne se jane me NATO-n dhe BE-ne antikomuniste dhe nga ana tejter duan me LEKAT borxh qe kane kollofitur prej tyre te festojne 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal qe vrau dhe masakroi ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit?

    Pse nuk kujtohen fare dhe nuk nderohen nga politika patriotet e vertete properendimore shqyptyare te likuiduar me pabesi si Qemal Stafen nga Enver Hoxha dhe banda e tij katile gjakatare duke filluar qe ne vitet e luftes dhe kryesisht ne vitet 46 e me pas. Pse as Sali Berisha dhe as Edi Rama, sepse per Ilir Meten dhe kusaret e pangopur te LSI-se nuk ja vlen te flasesh per moral dhe nder nuk nderojne kujtimin e HERONJVE te heshtur dhe te vertete te historise se popullit tone si Loni Adhami, Zoi Fundo, Abaz Kupi, Aershi dhe Muzafer Pipa, Sabiha Kasimati, deputetet properendimore te vrare me pabesi ne vitin 46 dhe viktimat e zgjedhura nga Mehmet Shehu per t’u pushkatuar me bomben e sajuar ne ambasaden sovjetike me nje liste shume te gjate nga pas, intelektualesh te arsimuar ne perendim dhe qe u digjte shpirti per nje Shqypni properendimore larg kthetrave te Moskes dhe Beogradit. Keta jane DESHMORET e vertete te Kombit dhe keta duhet te nderoje politika debile dhe dallkauke shqyptare, sot qe kerkon te perfitoje te mira dhe LEKA nga popujt e BE-se dhe jo DESHMORET komuniste te Enver Hoxhes qe me vepren e tyre sollen ne vendin tone MURTAJEN bolshevike dhe implementuan regjimin me te eger dhe me gjakatar ne vendet e Evropes Lindore.

    EPIDEMI QE PO E VUAJNE DERI ME SOT SHQYPTARET.

  9. Endrit Tepelena says:

    O Naco, ti je dhe enverist dhe palaco!
    Je prokuror i diktatures, duhet te te hapet dosja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje