Sesioni i Ministrave të KiE/Bushati: Të respektohet integriteti territorial i Ukrainës

6 Maj 2014, 13:03Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në punimet e Sesionit të 124-t të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, aktivitet që përkoi me 65 vjetorin e krijimit të kësaj organizate pan-evropiane.

Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së Thorbjorn Jagland bëri një prezantim të Raportit për Situatën e Demokracisë, Shtetit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut në Evropë, raport i cili vë në dukje se Evropa sot është duke u përballur me krizën më serioze që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, duke iu referuar tensioneve dhe krizës në Ukrainë. Shkaku kryesor, sipas Jagland, i aksioneve të Rusisë, aneksimit të Krimesë dhe revoltave në vend, kanë si pikënisje mosrespektimin e shtetit ligjor dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Ministri Bushati vlerësoi Raportin e përgatitur nga Jagland duke theksuar se ai vë theksin jo vetëm në sfidat e kontinentit tonë, por dhe në potencialin e organizatës për ruajtjen e tri shtyllave mbi të cilat qëndron: demokracia, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut. Bushati u shpreh se Shqipëria ka shprehur shqetësimin e saj për sa i takon ngjarjeve të fundit në Ukrainën Lindore, duke theksuar nevojën për respektim të integritetit territorial dhe duke inkurajuar dialogun në përputhje me angazhimet e ndërmarra sipas legjislacionit ndërkombëtar.

Situata në Ukrainë ishte dhe pjesë e diskutimeve gjatë drekës formale të punës, ku Ministrat shprehën vlerësim për rolin aktiv dhe konstruktiv të KiE-së në asistencën ofruar autoriteteve ukrainase, sa i takon rishikimit të legjislacionit dhe procesit kushtetues. Gjatë këtij aktiviteti, Ministri Bushati zhvilloi takime me homologët e tij, ku u bashkëndanë mendime dhe vlerësime për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të KiE-së

4 komente në “Sesioni i Ministrave të KiE/Bushati: Të respektohet integriteti territorial i Ukrainës”

  1. Andreas says:

    “Bushati u shpreh se Shqipëria ka shprehur shqetësimin e saj për sa i takon ngjarjeve të fundit në Ukrainën Lindore…” –

    E perse qenka e shqetesuar shqiperia per ngjarjet ne Ukraine? Ku e ka burimin ky shqetesim??!!!

  2. tourkofagos says:

    Bushat,me i kujdesshem ne deklaratat e tua,pikerisht tani qe poutaniari Putin po i afrohet Shkumbinit………..

  3. Leone-53 says:

    Bushati yne “shqetsohet” per Ukrainen sepse qenka “shkelur” atje trekendeshi:DEMOKRACIA, SHTETI LIGJOR DHE TE DREJTAT E NJERIUT!
    Po ne shtepine tone more “zotri” ato nuk egzistojne fare, shiko problemin themelor te PRONAVE se ne çgjendje katastrofike eshte sa sgjen krahasim ne te gjithe planetin!

  4. idealist says:

    Kjo “KiE”, që shqetësohet për ligjshmërinë dhe të drejtat e njeriut dhe mbështet “Qeverinë” e Ukrainës, a mund të na thotë se a është e ligjshme një qeveri e dalë jo nga zgjedhjet, por duke përmbysur një qeveri të zgjedhur…???!!! Edhe paramilitarët fashistë që mbështesin këtë “qeveri”, janë brënda normalitetit dhe ligjshmërisë së të drejtave të njeriut…???!!! Asnjë fjalë nga zoti Jagland, për tmerrin e djegjes masive të njerëzve dhe vrasjes së atyre që donin të shpëtonin, nga ekstremistët kriminelë ukrainas, “ushtarë mercenarë” të bastardes hajdute, Timoshenko…???!!! Ku vajti kultura, drejtësia dhe demokracia evropiane…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje