Majko: Grushtin e ngriti edhe ambasadori amerikan, por kjo nuk e bën komunist

6 Maj 2014, 13:44Politika TEMA

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me komentet dhe debatet përsa i takon nderimit me grusht që ai ka bërë në nderim të dëshmorëve të atdheur

“Për ata që çuditen pse kam ngritur “grushtin” në varrezat e dëshmorëve ju them shkurt se ai ishte simboli i bashkimit kombëtar kundër pushtuesve të vendit. Ata që ranë e kishin simbol të përpjekjes në të cilën dhanë jetën. Mirënjohje në kujtesen time zë sot ambasadori amerikan dhe miku im Frouik që në festen e çetës së Gore-Oparit përshëndeti me grushtin lart veteranët e LANC-it… Nuk na bën komunist përshendetja miqtë e mi ashtu si opozitën nuk e bën të “djathtë” diskutimi për tema të tilla”, komenton Majko në Facebook.

69 komente në “Majko: Grushtin e ngriti edhe ambasadori amerikan, por kjo nuk e bën komunist”

  1. berati says:

    Ore nuk ekuptoj ..perse duhet te shpjegoheni …Te lumte qe e ngrite grushtin …..Ne jemi shqiptare ..dhe kan qene me kokra familjet qe nuk kan pasur njerez komunista …..edhe te jesh komunist nuk eshte turp !!

    1. Elsa says:

      5 Maj. Perulemi sot para sakrifices se atyre qe dhane jeten per atdheun tone. Nje dite si kjo duhet te na beje te reflektojme mbi rrugen qe ne duhet te ndjekim per te plotesuar endrren e deshmoreve tane per nje atdhe te lire e te begate. Lavdi Deshmoreve te Atdheut.

      Kjo ska lidhje me enver hoxhen por me luften e popullit dhe deshmoret e rene

      1. Tigri says:

        Majko eshte korrekt. Ska asnje lidhje kjo qe po thuhet lart e poshte per komunistet e enverin sepse kjo jane dokrra qe doo ti perdore saliu & co

        1. Eol says:

          Amb am nuk eshte komunist – thjesht i papergjegjshem dhe se shpejti i papune

          1. sit. bac.k and. relaks says:

            pffffff, ik e mblidh rradhiqe ti vella se ambasadori amerikan e ka 12.00 sahatin

            1. adriatik says:

              O Pandi…humbe leke te bankat e qipros po tani do e kapesh prape veten mos caj koke.

              Komunizmi ishte nje mallkim ashtu sic ishte 500 vjet islamizem. Jane te pandashme nqs do kuptosh pse punet ketu jane kaq keq.

            2. Eol says:

              12 i rri ne Shqiperi por kur te shkoje ne vendin e vete i shkon 5 am

        2. i sinqerti says:

          Ore vellezer,cdo perpjekje derimesot i berishistanit
          duket pune kalamajsh.Mire puna e Grushtit se fundja
          eshte respektimi i simbolit te bashkimit dhe nuk ka
          vend gjoja pakenaqesia e PD-isteve,por ajo qe e kalone
          vijen e logjikes ne fushen e kalamakllekut eshte
          nderimi i tapetit ne bordin para kembeve te monumentit
          Nene Shqiperi.Shpenzim ky per Tangarllikun eSaliut,
          i cili nuk ka perse ti japi pmpozitet vetes kur eshte thjeshte
          nje Deputet i rendomte.Eshte ky qe jeton me imagjinaten e te qenit Sulejman i Pushtetshem i njehesuar me portretin e
          Donkishotit te Vicidolit.

    2. Skenderi says:

      Secili pershendet ne menyren e vet ashtu sic e ndjen me zemer dhe nuk ka lidhje me komunizmin apo me ndonje tjeter.

      1. Eol says:

        E qarte e qarte – edhe budalleku ska brire

    3. matteo says:

      Presidenti i Italise ka qene anetar i PK italiane qe ne themelim dhe nuk i thote kush te lere postin se ke qene komunist si saliu.

    4. feniks says:

      Nuk e ka patur FAJIN Enver Hoxha,qe pas 24 vjet KAPITALIZEM jetojme si ne MESJETE!!!
      Ja si e vleresojne IDEALISTET sot ENVER HOXHEN :
      -Enver Hoxha dhe dështimi ynë
      -Ka mbi njëzet vjet, sa herë vijnë festat jubilare që kanë lidhje me çlirimin e vendit, debati degjeneron në emrin e Enver Hoxhës … Tridhjetë vjet pas vdekjes, vazhdon t’i imponohet jetës së vendit: ne festojmë 5 Majin e caktuar nga Ai, çlirimin e vendit të udhëhequr nga Ai, përvjetorë festash ku protagonisti, direk apo indirekt ka qenë Ai. Ndërkohë, mallkojmë e shajmë, kë komandoi me dorë të hekurt vendin, duke harruar të pyesim pse ndodhi e gjitha kjo dhe a ishte Ai fajtori i vetëm? Se nëse sundimi i tij ishte më represivi në Lindje, kjo erdhi edhe për fajin tonë, mungesën e reagimit qytetar, mungesën e elitave dinjitoze, shitblerjes së tyre proverbiale, kolaboracionizmit të tyre historik, nënshtrimit të tyre gjenetik. Çerek shekulli pas rënies së rendit që Hoxha themeloi, shqiptarët kanë filluar e qajnë sistemin e tij arsimor, kujdesin shëndetësor, rendin, funksionimin e administratës? Edhe pse shqiptarët që mbaruan shkollat e larta, i degdiste në zona të thella pas mbarimit të studimeve, tani kujtojnë sigurinë e vendit të punës, sesa plasjen nëpër humbëtira; sigurinë e bukës së gojës, megjithëse me standard mizerabël, sesa bollëkun e tanishëm; kanë nostalgji për shërbimin bazik mjekësor sesa janë të gëzuar për mundësinë që të frekuentojnë mjekësinë në shtetet fqinje apo atë private; iu pëlqen terrori i dikurshëm shtetëror më shumë se ai i maskave apo gjobave në kushtet e lirisë; ndiejnë mungesën e administratës së tij represive dhe prezente në çdo qelizë të jetës por eficiente, se të kësaj të sotmes, ku për të mbaruar punë, nëse nuk “lyen rrotën”, të mbin bari mbi varr e punë nuk mbaron. Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, shqiptarë nga jugu e veriu, kanë harruar mbylljen, represionin, varfërinë, dhe kanë filluar i japin shkëlqim një sistemi që nuk do t’i urohej askujt ta provonte. Pas gjithë kësaj kohe lirie, ishte e pritshme që sistemi i ri të dëshmonte supremacinë e tij. Fatkeqësisht, çfarë ka prodhuar, është zhgënjimi. Brezi që përjetoi ’90-ën kishte shpresën e madhe të ndryshimit. Sot, shquajmë për mungesën e idealeve dhe në ekstremin e saj, gjetjen e idhujve vrasës. Mbi 400 shqiptarë që luftojnë nën flamurin e xhihadit në Siri, janë dëshmia e dështimit tonë. Hashashi po kthehet në të vetmin simbol të rimëkëmbjes sonë ekonomike pas rënies së madhe. Pas kaq kohësh, e djathta shqiptare, duhej të kishte gjetur kurajën të pastrohej nga mitet e saj të rreme dhe të përvijohej në një hulli europiane. Por ende drejtohet nga një ish-komunist, si shprehja më shkëlqyese e pafuqisë së saj qindravjeçare, dhe ky nuk është faji i Sali Berishës, por i tyre. Enver Hoxha vinte nga një familje e madhe gjirokastrite, por kjo ka rëndësi vetëm si e dhënë biografike. Udhëhoqi formacionin dominues të Luftës së Dytë, duke e rreshtuar vendin me fituesit. Përkrahja jugosllave, nuk ia zhvlerëson talentin e tij politik. Historia e përbotshme dhe e jona është e mbushur me raste të tilla. Kohëzgjatja e sundimit të tij, nuk ka lidhje vetëm me represionin. Represioni i sistemit që ngriti, nuk ka lidhje vetëm me personalitetin e tij. Personaliteti i tij, nuk ishte i vetmi ngjizës i regjimit. Dhe regjimi i tij, nuk ishte binjako omozigot i komunizmit lindor. Enver Hoxha, është një fenomen kompleks shqiptar, që nuk shpjegohet dot në mënyrë sempliste. Nëse ai ishte antivlera, e vetmja mënyrë që të bëjmë të harrohet dhe takojë historisë dhe historianëve, është ngritja e një sistemi të ri vlerash. Nëse artistët, shkencëtarët dhe shkrimtarët e lindur gjatë sundimit të tij kanë dobësi të kohës apo sistemit, por megjithatë vazhdojnë të dominojnë, vlerat e reja nuk fitohen duke goditur ata, por duke ngritur sisteme të reja funksionale. Nëse e shkuara ishte e keqe në gjithçka, këtë ne nuk e vërtetojmë dot, vetëm se duke prodhuar vlera dhe sisteme të reja më humane dhe produktive. Në të kundërtën, do të rrimë e merremi me datat e ditët që caktoi ai, duke e bërë të gajaset nga bota e përtejme me shterpësinë tonë krijuese dhe pafuqinë ndërtuese, pa pasur Atë në krye.
      Nje “BRAVO” te madhe GSH!!!

    5. Andi shkoder says:

      Tamam @berat nuk eshte aspak turp te jesh komunist. Por komunist ama e jo enverist. Ju ose nuk kuptoni ose jeni mbledhur ketu tek Mero nje dore enveristesh qe nuk e nxjerrin me ju as 20 gabele se bashku. Me marr mendjen tuaj, Rama qe neser duhet te nise nga internimet.

      1. Enver Hoxha says:

        @Andi Shkoder!
        Mesoje nje here e mire nga une,tani pas vdekjes:
        -KOMUNIST ne Shqiperi nuk ka patur asnje,bile as une!!!
        Te gjithe ishim ANTARE TE PPSH-se!!!
        Aq e vertete eshte kjo sa edhe sot ne PD nuk ka ASNJE DEMOKRAT,por vetem antare te BANDES KRIMINALE te Sali Berishes!!!
        Bile,bile,me sa shihet ne Shqiperi nuk ka ekzistuar asnje PARTI DEMOKRATIKE,sepse PD-ja ka qene dhe eshte PRONA PRIVATE E Berishes,BANDE KRIMINALE,qe ka SHKATERRUAR SHQIPERINE PER INTERESAT SERBE!!!
        Kur shani KOMUNIZMIN jeni INJORANTE,se KOMUNIZMI nuk ka ekzistuar ndonjehere ne bote!!
        Ai eshte ASPIRATE e mbare popujve te shtypur e shfrytezuar nga KAPITALI!!!
        Jeni te vegjel per t’u matur me KOMUNIZMIN dhe me sa po shihet ju keni DESHTUAR edhe ne MATJEN me SOCIALIZMIN!!!
        Keni 24 vjet,qe ULURINI si QENTE kunder meje,por ASGJE ME TE MIRE NUK KENI BERE PER POPULLIN FUKARA,qe perben mbi 80% te popullsise!!!
        Ne asnje fushe te jetes nuk me KONKURONI MUA:
        AS NE ARSIM,SHENDETESI,SIGURI JETE,PUNESIM,MINIERA,BUJQESI,VRESHTARI,PEMTORE,BONIFIKIM,RUAJTJEN E TRASHEGIMISE KULTURORE MIJRA VJECARE,NE SPORTE,TEATER,ESTRADE,OPERA E BALETE,NE KLASAT SPORTIVE,NE USHTRI,POLICI etj!!!
        Shteti shqiptar sot per nga DINJITETI eshte nje ZHGARRAVINE,qe nuk respektohet sot si PARTNER,por si VASAL!!!
        Une matresha me LIDERET ME TE MEDHENJ TE BOTES pa m’u bere TERT syri,perfitoja KREDI QINDRA MILIONESHE PER 5 VJECARET MADHESHTORE dhe prap me FALESHIN KREDITE, sepse benim nje POLITIKE TE JASHTEME NE INTERES TE VENDIT e jo te XHEPAVE TANE sic beni ju sot!!!
        MJERE POPULLI,QE JU KA!!!

        1. Bekimi says:

          @ Enver Hoxha
          A kthehesh edhe një herë vetëm për pesë vjet.
          Atë pesëvjeçar ta kesh vetëm për të shfarosur këta kërrma pordhënuhatës të kryeqelbësirës Sali Berisha.
          Ama, ta bësh që gjysëmshekulli yt të duket vërtetë “weekend” përpara ndëshkimit që do t’japësh këytre.

  2. tito says:

    i tremb,ky qerrata grusht,te gjith ata qe e kane ndertuar jeten duke vjedhur dhe mashtruar.

  3. . says:

    ———————————————————————————

    Shume mire,

    te perkulemi dhe nderojme DESHMORET,

    ashtu sic nderon dhe respekton sot
    USA dhe mbare bota “deshmoret” e tyre.

    ———————————————————————————

  4. edi says:

    MAJKO: Leri cfare thone keta Lilipute, por me mire na thuaj kur do ta mbyllni PD ne ne Kopeshtin Zoollogjik.

    1. herta says:

      O zoteri je njish ti po leri ca thojne ato idiotet e PD e te tjere, normale se ato e cliruan shqiperine dhe i pershendete ne menyren e tyre, bravo biles.

  5. Tomi says:

    Monika Kryemadhi do jet vitin tjeter kanditatura e kualicjonit PS- LSI.. Ky eshte lajm i oreve te fundit , prandaj z Basha do ler kete znj Grida Dumen te kandidoj perball znj Kryemadhi .. Qe tani ka filluar blerja e votave nga LSI ja..Ashtu si po kjo znj blevi votat ne Lezhe e Mirdit per nje vot te fotografuar familjare nje tel IPhone

  6. Elsa says:

    5 Maj. Perulemi sot para sakrifices se atyre qe dhane jeten per atdheun tone. Nje dite si kjo duhet te na beje te reflektojme mbi rrugen qe ne duhet te ndjekim per te plotesuar endrren e deshmoreve tane per nje atdhe te lire e te begate. Lavdi Deshmoreve te Atdheut.

    Kjo ska lidhje me enver hoxhen por me luften e popullit dhe deshmoret e rene

    1. Rustemi says:

      Ska lidhje fare enveri e komunizmi me kete gje mos u beni budallenj.

      Ajo qe ka rendesi eshte lavdia e perulja ndaj te reneve per lirine e vendit

      1. Tigri says:

        Majko eshte korrekt. Ska asnje lidhje kjo qe po thuhet lart e poshte per komunistet e enverin sepse kjo jane dokrra qe doo ti perdore saliu & co

  7. ramastan dhe tritolistan. says:

    po majmubnat e ngren grushtin kur shofin babat dhe nenat majmuna.kaq logjik kane.ju ka mbeteur e shkruar ne memorje viti 1945.majmuni arvizu harroi per nje vit bllokun meta e lere 45.po keshtu eshte kur5e era qelbesira dhe ndyresira vjen e sjelle nga rilindasit e negjmijes.po vdisni nje here se u bete hore se pa vdekur nuk rilindni.ose ju jeni specie e veqante e dale nga laboret dhe wc e enverit stalinit dhe negjmijes .

    1. Elisa says:

      Mesoni te shkruani nje here, pastaj hajde dhe bej propaganda gjithe diten.
      Ja c’fare jane rezultatet e shkolles se demokracise. Njerez medioker qe nuk dijne te lidhin dot fjalite, e te shkruajne pa gabime drejtshkrimore.

  8. Besnik says:

    Nderimi dhe kujtimi qe ju behet deshmoreve te kombit eshte shume e rendesishme sesa menyra sesi nderohet ndaj tyre.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Me mire nderim me grusht,se sa lapidar per Hamet Zogun !

  10. Alban says:

    Eshte me te vertete nje budallik qe te diskutosh te tilla budalliqe, jo nderove me grusht, jo nderove me dore.
    Per mua rendesi ka kujtimi i vepres se ketyre njerezeve qe rane deshmore per lirine e shqiperise.

  11. georges says:

    Te djathtet tremben nga grushti! Kane frike mos ngjallet Enveri! Duket qe vetem te Djarhte nuk jane! Por jane ca fshataruce qe mbrojne me fanatizem rolin e te djathtit, qe te jene ne politioke e te vjedhin sikurse edhe keta qe i perulen deshmorfeve.

  12. arben says:

    Edhe dora e djathte e ngritur lart ne kohen e nazizmit ishte pershendetje e marr nga koha e romes, por kjo te bene nazist dhe te perjashton apo te gjobit ne shume gjera

  13. altin says:

    FLM ish Kryeministrit Majko

  14. kevinjon says:

    Ne Gjermani eshte e ndaluar me ligj te pershendesesh me “Heil Hitler” edhe pse kjo pershendetje vjen ne fakt nga koha e lashte. Kaq mjafton per te sqaruar Majko gjermanin se simbolet e diktaturave nuk relativohen nga deshira e nje deputeti apo nje postim ne Facebook. Ai grusht enverist ofendon cdonjerin qe ka vuajtur nen ate regjim. Majko te pyeste mijera ish-te persekutuar e familjare te vraresh se si mendojne ata per ate grusht nqs. do ti respektonte/pranonte edhe ate pjese te shoqerise si e jona e perbashket. Turp !

    1. Ore kevinjon paske probleme me paralelizmat… po normale do kesh ndonje ne fis bashkpuntor te nazizmit apo fashizmit… ca thuar ore vesh… pershendetjen me grusht nuk e shpiku enveri dhe nuk eshte simbol i enverit o lepurush…. kan vdekur per kete vend te gjithe ata qe nderonin me grusht dhe ne me grusht do i nderojme cdo 5 maj… mos bej gabim ne krahasim

  15. ALBO says:

    Nuk është problemi i grushtit të Najkos. Bravo Majko! Çështja është se kjo kategori opozitare nuk i do dëshmorët dhe as luftën NAÇL. Normale, përderisa kanë qenë bashkëpunëtor të nazi-fashizmit, ligji kundër të cilëve është ende në fuqi, por që nuk zbatohet vetëm në Shqipëri. Ndërsa në perëndim i prangosin edhe 90 vjeçar, këtu i bëjnë heronj, nderi i Kombit…

    1. arben says:

      O albi shko meso historine vet, mos na trego perrallat e gjyshit

  16. ANTIKOMUNISTI says:

    MEQENSE KENI NGRITUR QE TE DY GRUSHTIN,
    as ambasadori amerikan nuk u be komunist,
    as ti Pandeli Majko nuk u bere amerikan,

    as ti me familje me prejardhje komuniste
    nuk u bere ne moment nga socialist komunist,

    ti ishe dhe je komunist i shnderruar ne socialist,
    ti ishe dhe je socialist qe shnderrohesh ne komunist.

  17. hasan dami says:

    Grushti nuk ka dhe fort rendesi, por shpjegimet e Majkos. Po te ishte keshtu, te shohe kronikat e Enverit ne tribune te veshur ushtarak, qe nuk nderon me grusht ne nje periudhe te caktuar…

  18. hasan dami says:

    Thjesht per kulture:
    Nderimi me grusht eshte simbol i anarkisteve, komunisteve dhe pacifisteve. Ai shpreh revolte, force dhe solidaritet.
    Ai eshte perdorur edhe nga njerezit me ngjyre ne SHBA(ndoshta kjo e ka shtyre Ambasadorin amerikan te nderoje me grusht, siç pretendon Majko).
    Ndersa nderimi me grusht qe njohim ne dhe qe eshte aplikuar ne Shqiperi, quhet ndryshe “Nderimi, ose pershendetja e Leninit”. (Te gjitha keto lexojini ne Wikipedia).
    Zoti Majko,
    Nuk e dime qe Lenini ka qene Ambasador amerikan…

    1. Elisa says:

      Dhe ju zoteri e merrni Wikipedia si nje burim informacioni jashtezakonisht te besueshem, kur dhe ti normalisht mund te besh korrigjime ne Wikipedia.

      Grushti mund te simbolizoje ide te ndryshme, ne shqoeri te ndryshme, dhe ne kohe te ndryshme. Shfetojini librat me mire zoteri dhe lexojini me vemendje. Sdo te thote se teknologjia ben cdo burim te besueshem.

  19. hasan dami says:

    Kesaj i thone Shqiperia digjet, grushti krihet.

  20. hasan dami says:

    Nuk çalon Shqiperia nga…grushti!

  21. iliria shqiptare says:

    Shqiperine e cliruan partizanet se bashku me pjesen e shendoshe te popullit dhe ata nderonin me grusht.Keshtu qe cdo gje normale.

  22. Kadri Spahiu says:

    Keta “socialistet” po dalin hapur qe jane Komunista. Mjere ata qe nuk kane sy te shikojne se kush jane ne te vertete keta “socialistet”!!!!

  23. shpetim says:

    Ky ne te njejten kohe i pelqen te jete Socialist,enverist, demokrat.Mos u cuditni po te nderoje edhe si zogist.
    Eshte i papare.

  24. esen says:

    Kjo eshte tema me cfare merren shqiptarert. Nuk kane ide te tjera, nuk kane preokupime te tjera dhe e gjejne me te lehte te diskutojne keto. Majko nje personalitet shqiptar, ish-kryeminister dhe politikan tere periudhen e tranzicionit e gjen me vend te justifikohete te mbrohet me ambasadorin amerikan. Nuk ka staturen e vet ta mbroj ate veprim, po qe se e ka bere me ndergjegje dhe nuk ka imituar ambasadorin.

    Turp i madh per shqiptaret qe brenda nates shenderrohen nga komunist ne antikomunist dhe anasjelltas, nga te krishtere ne myslimane dhe anasjelltas, nga heronj ne tradhetar dhe anasjelltas. Njerez nuk ka vetem bardh e zi, por nje spekter i tere ngjyrash ndermjet, bile shume me teper nga ato qe eshte ne gjendje te shquaj syri i njeriut.

    PD e shqeteson grushti i Majkos dhe jo i Saliut per 25 vjet rresht, i Majkos dhe jo i Islamit dhe spiuneve te tjere te sigurimit. Hipokrizi ekstreme!

  25. era says:

    O Majko shihni te tjerat ju, ate Drejtesine, ate te vini ne vend ju, apo i keni pordhe me rigon? Sa per ato qe shkruan PD, jo grushtin por cfardo qe te besh po lehu saliu- je ne rregull.

    Lavdi Deshmoreve te Atdheut! KUSH I NDERON, I BEN NDER VEHTES.
    T’a kene vath ne vesh ata politikane qe bejne “modernin” dhe mundohen te anashkalojne deshmoret dhe gjithe ata te rinj qe luftuan fashizmin dhe ishin gati te jepnin jeten. Ata ishin PATRIOTE. Ata e ben Shqiperine me ato te mira qe munden, e qe kata birbot e zorzopet e politikes po i grabisin dhe po i vjedhin sikur ja u ka lene baba, dhe pastaj lehin e lehin pa fund per ata qe luftuan dhe fillojne e ngrene piedestale per bashkepunetoret e fashizmit dhe gjithe cubat e shpellave.

  26. Gentiani says:

    Mendimi im eshte se demokracia duhet te jete per te gjithe. Tani pas 70 vjtesh akoma ka njerez qe mendojne se Enver Hoxha nuk ishte udheheqesi i fitimtareve te luftes se dyte ne Shqiperi dhe nga kjo del udheheqesi kryesor i luftes. Pasi e fitoj luften PKSH e udhehequr nga Enveri vendosi nje diktature qe zgjati plot 47 vjet pra gjysme shekulli. Te mohosh E.Hoxhes udheheqesine e luftes dyte botrore ne Shqiperi eshte gabim i madh. Eshte tjeter gje te analizohet ne detaje se cfar beri , si e drejtoj, si e fitoj etj. Po kur i mohohet ketij udheheqesi te padiskutueshem kjo e vertete , llogarit te tjeret se cpasoja munde te kene ne te drejten e tyre. Ruajna Zot ! Periudha prej mbi njezet vjet tranzicion demokratik duhet ti kishte vendose shume gjera ne vend te vet. Nuk kane lezet keto ndarje ne mes shqiptareve ne dite perkujtimesh.

  27. Sajmiri says:

    Regjimi komunist ishte ai qe perdhosi gjakun dhe sakrificat e deshmoreve.Erdhen ne pushtet ne emer te tyre,dhunuan ne emer te tyre,mjeruan nje komb te tere ne emer te tyre.Sot sharlatan pseudopatriot me peruljet hipokrite vazhdojne ti cnderojne vetem per interesat e tyre.Nderim per te gjithe heronjte e ketij kombi te te gjitha trojeve shqiptare,ne te gjtha koherat,pavaresisht bindjeve te tyre.Nderim per zotnine Amik Kasoruho.Nderim per vuajtjen,qendresen,fisnikerine qe s’ja zbehu vuajtja ne nje nje regjimi diktatorial .Nderim per cdo shqiptar qe s’ka bere kompromis me roberine e cfaredolloji.

  28. gjergji says:

    Ore akoma ju e lagu se lagu. E kuptoni qe jeni ne demokraci dhe njeriu mund te beje c’te doje.Ku dhe kur e thyen ligjin le te pergjigjet para drejtesise.

  29. Martin says:

    Pershendetja me grusht nuk eshte nje shenje qe personifikon Enver Hoxhen apo komunistet shqiptar.Ajo pershendetje eshte internacionale qe ka patur nje kuptim shume domethenes edhe pse mbeti vetem nje ender Bashikimin Internacional te te gjitha kombeve, pjese e kesaj ideje eshte Bashkimi Europian.Grushti me pese gishta nenkupton 5 kontinentet e globit ku jetohet.

  30. E VËRTETA ! says:

    Vërtet ata të mjerë u vranë për çlirimin e vendit, ndoshta edhe të mashtruar për idealin komunist, se pasi vendi u boshatis nga vetë gjermanët që iknin në panik jo nga shqiptarët, ata të vrarët edhe pse luftuan, ideali i tyre u tradhëtua nga “shokët” e tyre që mbetën pas. Pra, atë vend që ata e çliruan, “shokët” e tyre që nuk luftuan përsëri e pushtuan dhe jo pak por për gati 45 vjet, dhe duhet ta dini o shqiptarë se ish komunistët dhe bijtë e tyre, me të gjithë sa janë në Parlament e Pushtet, të “majtë” e të “djathët” si një alibi e vetë dinakut Ramiz Ali, vendin akoma e mbajnë të pushtuar, kur ata akoma urrejnë për vdekje njëlloj si Enveri pronarin trashëgimtar dhe pronën e tyre të trashëguar, dhe dashurojnë çmendurisht ish “njeriun e ri”, sot të quajtur ndryshe prej tyre, me emërin “pronari i ri”, kjo vetëm për mashtrim, dhe këtu nuk bën asnjë përjashtim as ish Kryeministri juaj i dashur Pandeli Majko.

  31. landi says:

    nje veprim i shkeputur mund te perbeje rastesi…dy veprime (te ngjashme) njekohesisht perbejne objekt interesi shkencor (fakt i dyshimte ose koicidence e rralle)…tre veprime njekohesisht perbejne objekt interesi hetimor (thone italianet) Pandi…4 veprime perbejne objekt interesi frymor (fetar)……:)

  32. Endrit Tepelena says:

    O Pandi, je pionier i Enverit!
    Beri mire Rama qe s’te mori ne qeveri, sepse ti je sh mendjelehte!

  33. BERTO says:

    MAJKO ESHTE POLTIKANI ME SERVIL QE KA SOT SHQIPNIA…

  34. geno says:

    Jevgu i gjirizit

  35. naun prifti says:

    Nje pyetie kam si eshte me mire te jesh komunist i ndershem apo zogist tradhetar

    1. naim hoxha says:

      as komunist, as zogist,

      ME MIRE SHQIPTAR I NDERSHEM.

  36. futja kot says:

    Majko mos u trego frikacak.
    u kan vere para
    mbani qendrim dinjitoz
    Grushti eshte shoqeruar me shprehjet:
    Vdekje Fashizmit
    Liri popullit

    Kush eshte pro fashizmi dhe
    kunder lirise se popullit???

  37. patrioti says:

    persh,bjeni fyellit me nje vrim,,Majko eshte nje figur e pazevecueshme o milet,njihen meritat e tij qe kur ishte student deri sot,njerzit me aq sa kuptojn do flasin te verteten jo me tifozllik apo militant partish,po te jete puna per komonista dihet kush jan,nuk eshte mire duke shprehur mllef apo ofenduar te tregoni qytetari ju demokratet e saliut,po deshet me marr pushtetin pas 12 vjetesh

  38. shqip hesapi says:

    I rregulloje te gjitha punet Saliu dhe i mbeti grushti i Majkos

  39. EKSTREMISTI I MAJTE says:

    E kush thote qe ambasadori nuk eshte komunist? Ku i dini ju bindjet e tjetrit? Je apo nuk je komunist duket nga veprimet, shkrimet, fjalet apo vendimet. Nga keto nuk me rezulton qe ambasadori te mos jete komunist, ose te pakten nuk eshte antikomunist. Hallall.

    1. ncuk says:

      Hungaria e 1956 te zente pra! Ne nje shtylle te bukur telefoni me rripin lidhur te kycet e kembeve…

  40. lili says:

    Asgje nuk ka ndryshuar ne albanistan!
    Ta gezoni grushtin te gjithe,po mos kerkoni evrope me kete grushte,e sidomos mos u ankoni per diktaturen qe pasi pasur….
    Shqipatereve qe ky grushte ofendon,i keshilloj te shikojne ka trojet tons jo komuniste’atje ndihma jone do jeté me e vlevshme,keta komunista le t’i mènd ne bunkerin e tyre,se ju mungon shume koha e arte e tyre!

  41. dn says:

    O majko, ambasadorete edhe gishtin shpesh e kane ngritur,me nje fuck you per shqiptarhanen,po ju kujtoj vetem Burr shtetin,pra vazhdoni idiotine tuaj bashke me ta,po pa ne!

  42. pali kuksit says:

    PS dihet qe kane qene te gjithe komuniste te thekur,por ka pasur dhe ne PD komuniste me tesere, MAJKO ka qene me duket sekretar rinie,te gjithe ne PS kane qene te lidhur me komunistat,qe e shkatarruan kete vend,mjer ne.

  43. ncuk says:

    E vertete… Kjo e ben thjesht lekist!

  44. qytetari shqiptar says:

    o majko ziu, mbete naiv gjith jeten .. se pse te pelqen ta konsiderosh popullin budalla, dhe aq me keq na jep shembuj nga amerika .. ai grushti.. e dime ne se çna ka heq kurrizi prej grushtit .., ti po na flet per grushta amerikan .. grushti mbetet grusht .. gjith jeten jemi gjujt me grushta lindor e perendimor prandaj sja marrim per keq ambasadorit, le ta ngreje edhe ai grushtin … zaten shtet kukullash jemi, kemi qen dhe do mbetemi …

  45. Aqif says:

    Te gjithe qe kane nostargji te madhe per kohen e komunizmit, mund te shkojne ne korene e veriut dhe ta shijojne. Tani filloni shahni sic e keni zakon ?

  46. Petro Luarasi says:

    Grushti lart (anglisht : The Raised Fist) është një simbol solidariteti e rezistence. Eshtë përdorur si akt revolte që në kohë të lashta dhe ka gjetur interpretime nga forca të ndryshme
    (Lexoni http://en.wikipedia.org/wiki/Raised_fist)
    Në luftën e Spanjës (1936-1939) u popullarizua si simbol i solidaritetiit dhe rezistencës në luftën kundër fashizmit. E kanë përdorur dhe e përdorin si përshëndetje udhëheqës të ndryshëm në botë, përfshi edhe presidentët Nelson Mandela ( shihni http://praisecharlotte.com/887558/a-raised-fist-for-nelson-mandela/) dhe Barak Obama ( shihni Camera Lucida: The Raised Fist, Obama , image )
    Kjo temë meriton një analizë më të hollësishme për të dalluar qartë të paditurit ( që duan të mësojnë) dhe spekulantët injorantë ( që nuk duan kurrë të dinë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje